Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-11-04, 18:46   #5
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Jam i zhgėnjyer e njėkohėsisht i befasur qė nė Web shqiptarė, shumė pak ose tė them sipėrfaqėsisht i ėshtė kushtuar kujdes kėsaj sėmundje tė shekullit AIDS.

Materialet qė gjeta janė material informativ nga Ministria e Shėndetėsisė sė Zvicrės tė pėrkthyera nė gjuhėn shqipe, por gjithsesi me karakter tė fortė informativ.


Ēfarė do tė thotė AIDS dhe HIV?
HIV/AIDS
Si bartet virusi–HIV?

Si nuk bartet virusi–HIV?
Si mund tė mbrohemi?
Ēfarė do tė thotė «Safer Sex»
Si pėrdoret prezervativi nė mėnyrė korrekte?
Si mund ta di nėse jam apo nuk jam bartės i virusit-HIV?
Kush duhet tė bėjė testin?
A ėshtė e mundur tė reagohet shpejtė pas infektimit
eventual me virusin-HV?
A ėshtė i mundur shėrimi nga AIDS?
Si duhet tė sillemi me njerėzve tė infektuar me HIV,
apo tė sėmurė nga AIDS?



AIDS ose «Acquired Immune Deficiency Syndrome» ėshtė shenjė e dobėsimit tė imunitetit (sistemit mbrojtės tė organizmit) dhe shkaktohet nga infektimi me «Human Immunodeficiency Virus» (HIV). Virusi-HIV e
shkatėrron sistemin mbrojtės tė organizmit; e bėn organizmin tė paaftė pėr t‘u mbrojtur nga sėmundjet dhe infektimet; lehtėson zhvillimin e sėmundjeve tjera tė cilat nė mėnyrė afatgjate janė tė pashėrueshme dhe
me pasoja vdekjeprurėse

Si bartet Virusi-HIV?

Virusi bartet nėpėrmjet tė lėngjeve/sekreteve trupore. Gjaku – edhe ai menstrual – dhe sperma kanė pėrqendrim tė lartė tė kėtij virusi. Pėrqendrimi pak mė i ulėt ėshtė nė sekretin e vaginės dhe nė qumėshtin e nėnės. Njė kontakt i mukozave me lėngjet/sekretet e kėtilla mund tė mjaftojė pėr bartjen e virusit. Prandaj, HIV mund tė bartet nėse ndonjėra nga kėto sekrete trupore depėrton nė qarkullimin e gjakut ose nė mukozat
e organeve seksuale, tė gojės apo tė zorrės sė trashė tė personit tjetėr.

Rregulla e artė: ikni kontaktit tė drejtėpėrdrejtė tė gjakut me plagėt e hapura nė lėkurė! Nėse kjo megjithatė ndodhė, kėshillohet larja e menjėhershme e pjesės sė trupit/lėkurės me ujė dhe sapun.

• Virusi bartet mė sė shpeshti gjatė marrėdhėnieve seksuale pa pėrdorimin e prezervativit.

• Pėr njerėzit qė marrin drogėn, duke e injektuar atė me shiringė tė pėrbashkėt, ekziston rrezikshmėri e lartė e infektimit.

• Virusi mund tė bartet nga njė grua qė ėshtė HIV-pozitive tek fėmija gjatė shtatzanisė, gjatė lindjes si dhe gjatė mėndjes sė foshnjes.
Shatzania, lindja dhe mėndja e foshnjes, janė rrugė tė mundshme tė bartjes sė HIV nga nėna tek fėmija.

Shiringat sterile me rastin e marrjes sė drogės nė mėnyrė
intravenoze mbrojnė nga HIV.

Vėnia e prezervativit gjatė aktit seksual mbron nga HIV.

Si nuk bartet virusi-HIV?

Virusi-HIV i takon grupit tė shkaktarėve tė sėmundjeve qė barten shumė vėshtirė. Virusi ėshtė shumė i ndieshėm dhe jashtė organizmit tė njeriut, nė kushtet e pėrditshmėrisė, ėshtė i paaftė pėr jetė. Prandaj nuk ėshtė ngjitės (infektues) si virusi i gripit. Virusi nuk bartet as: Nga pėrdorimi i
pėrbashkėt i enėve. Gjatė pėrqafimit, puthjes, aktit seksual me mbrojtje,
pėrkatėsisht Safer Sex-it. Nga tualeti, nė saunė, gjatė aktiviteteve sportive dhe nė shkollė. Nga pickimi i insekteve.

Si mund tė mbrohem?

I vetmi mjet i mundshėm qė mbron nga infektimi me HIV ėshtė parandalimi. Pėr njerėzit tė cilėt e marrin drogėn me injektim, parandalim do tė thotė gjithnjė pėrdorimi i Shiringės sė pastėr dhe i mjeteve tjera ndihmėse personale.

Parimisht, ēdo njeri qė ka patur marrėdhėnie seksuale pa pėrdorur prezervativin, mund tė jetė i infektuar me HIV. Ne kurrė nuk mund tė
jemi tė sigurtė. Por ne mund tė mbrohemi nga infektimi me HIV. Mbrojtja e tillė quhet «Safer Sex».

Ēfarė do tė thotė «Safer Sex»?


Njeriu duhet tė ndjekė dy rregullat e arta tė
«Safer Sex-it»:

• Aktin seksual vaginal ose anal duhet bėrė vetėm duke pėrdorur si mjet mbrojtės prezervativin, gjegjėsisht femidomin e testuar
– (dhe lubrifikantė qė treten nė ujė).
• Nuk duhet futur nė gojė spermėn apo gjakun menstrual.
«Safer Sex» mund ta praktikojė vetėm njė ēift (kur janė dy njerėz)! Prandaj kjo ėshtė edhe ēėshtje e ndarjes sė pėrgjegjėsisė. Pėr mospėrfilljen e rregullave tė «Safer Sex-it», secili partner bartė pasojat dhe rreziqet e sjelljes sė vetė.


Si pėrdoret prezervativi nė mėnyrė korrekte? Personat qė aktin seksual e bėjnė me penetrim (futja e penisit nė vaginė), prezervativi ofron mbrojtjen mė tė mirė nga HIV, nga sėmundjet tjera qė barten nėpėrmjet seksit (STD), si dhe nga shtatzania e padėsHIVrueshme. Masat tjera pėr pengimin e shtatzanisė, si: pilulat dhe spiralja, nuk mbrojnė nga HIV e as nga sėmundjet seksuale (STD).

Si mund ta di nėse jam apo nuk jam bartės i
virusit-HIV?


Duke bėrė testimin e antitrupave tre muaj pas kontaktit tė mundshėm me virusin-HIV.

Personat tė cilėt nuk kanė patur kontakte me rrezikshmėri, ose qė nuk kanė pėrjetuar situata ku mund tė jenė infektuar me virusin- HIV, nuk duhet bėrė testin.

A jam unė HIV-pozitiv?

Kush duhet tė bėjė testin?

• Nėse keni patur marrėdhėnie seksuale me ndonjė person pa e pėrdorur prezervativin, «biografinė seksuale» tė tė cilit ju nuk e njihni.

• Nėse gjatė marrjes sė drogės jeni shėrbyer me Shiringat tė pėrdorura mė parė nga persona tė tjerė.

• Nėse gjatė tetovimit nuk keni pėrdorur shiringė sterile.

• Nėse keni marrė transfuzion gjaku ose produkte tė gjakut tė patestuar sa i pėrket antitrupave- HIV.

• Nėse keni marrėdhėnie jetėsore stabile dhe me partnerin/partneren tuaj keni vendosur qė nė tė ardhmen tė mos e pėrdorni prezervativin.

Nėse jeni shtatzanė ose e dėshironi shtatzaninė, ju duhet t’i nėnshtroheni anamnezės sė rrezikut nga infektimi i mundshėm me HIV duke bėrė testin pėrkatės.

Nėse keni frikė se jeni infektuar me virusin-HIV,

konsultoni mjekun/mjeken tuaj tė besueshėm. Ai/Ajo do t’ju ndihmojė nė marrjen e vendimit mbi mos/domosdoshmėrinė e bėrjes sė testit.
Ju mund tė drejtoheni edhe drejtėpėrdrejtė nė institucione tė caktuara siē janė Aids-HIV, ose nė qendrat pėr testime anonime nė regjionin
ose kantonin tuaj.


A ėshtė e mundur tė reagohet shpejtė pas infektimit eventual me virusin-HIV?


Po, por pa garancion. Qė nga viti 1998 ekziston mundėsia qė barėrat (ilaēet) mė tė reja pėr trajtim mjekėsor tė pėrdoren pėr veprim parandalues.

Gjatė trajtimit tė tillė, barėrat merren para verifikimit tė pranisė sė antitrupave kundėr virusit-HIV nėpėrmjet testit. Kjo metodė quhet PEP (Post Exposition Prophylaxis) Dy dallimet kryesore midis trajtimit PEP dhe atij tradicional kundėr virusit-HIV janė:

• Afati shumė i shkurtėr kohor i aplikimit, dmth. trajtimi me PEP duhet tė fillojė brenda 72 orėve pas infektimit eventual me HIV.

• Trajtimi me PEP ėshtė i kufizuar nė kohė (trajtimi i tillė normalisht zgjat katėr javė). Njė problem tjetėr ėshtė se trajtimi PEP nuk ėshtė terapi e thjeshtė, por ėshtė terapi qė pėrcillet me marrjen ditore tė shumtė barėrave, e qė mund tė kenė edhe efekte anėsore. Pėrdorimi me qėllim parandalimi i kėtyre barėrave ėshtė metodė relativisht e re. Edhe pse pėr
efektshmėrinė e kėsaj metode ende nuk ekziston njė pajtueshmėri midis mjekėve apo dėshmi statistikore, megjithatė ka shenja tė cilat flasin
se trajtimi i kėtillė mund tė konsiderohet si terapi premtuese.

Pėr kėtė arsye, PEP ėshtė njė trajtim i jashtėzakonshėm, duke pėrfshirė edhe mundėsitė e kufizuara si dhe anėt e pakėndshme tė tij. Ky trajtim ėshtė shumė i shtrenjtė, prandaj edhe janė raste tė rralla qė trajtohen me kėtė metodė.

A ėshtė i mundur shėrimi nga AIDS?

Jo! Edhe pse sot ka raporte qė dėshmojnė se ekzistojnė metoda trajtimi shumė tė mira, tė cilat i pakėsojnė ndjeshėm efektet e infektimit,
megjithatė, si edhe mė parė, nuk ekzistojnė as vaksina e as trajtime shėruese kundėr kėsaj sėmundje. (Po ashtu as me bimė ose edhe me
metoda alternative nuk ėshtė e mundur tė shėrohet sėmundja e Aids-it).

Prandaj, parandalimi mbetet i vetmi mjet pėr luftimin e HIV-it!

Shumė barėra tanimė tė njohura e ngadalėsojnė shtimin e HIV nė organizėm dhe rrjedhimisht pengojnė paraqitjen e menjėhershme tė
Aids-it. Ka edhe barėra qė pėrdoren pėr trajtimin e sėmundjeve tė tjera tė shkaktuara nga Aids (infektimet opurtuniste). Efektet anėsore
tė trajtimit tė kėtillė nuk duhet nėnēmuar.

Pėrparimet nė lėmin e hulumtimeve mjekėsore, lėnė tė shpresohet se njė ditė do tė zbulohet njė vaksinė apo bar qė do tė shėrojė kėtė sėmundje. Por kjo shpresė nuk pritet tė realizohet qė nesėr!

Si duhet tė sillem ndaj njerėzve tė infektuar me HIV apo tė sėmurė nga AIDS?

Pėr njerėzit e infektuar me HIV apo tė sėmurė nga Aids, jeta nė shumė raste bėhet e padurueshme. Diagnoza pozitive tė goditurve ua ndryshon mjaft kuptimin mbi jetėn dhe mėnyrėn e jetesės. Pikėrisht pėr kėtė arsye, ata kanė nevojė pėr mbėshtetje nga tė tjerėt dhe nga shoqėria: (Solidaritet nė vendin e punės, nė shkollė dhe nė jetėn e pėrditshme).
Kundėr Aids nuk ka bimė mjekuese. Solidaritet nė vendin e
punės, nė shkollė, nė jetėn e pėrditshme.
__________________
Unė nuk jam i pari, por jam Nr.1 !kėte qė po e shkruaj e din edhe ti !!!

...sikur une te isha ti, me miliona here do i lutesha Zotit te jam une !!!

http://www.youtube.com/watch?v=HV5GQkDbKpM
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė