Reformė myslymane kundėr ideologėve tė Xhihadit:SalmanRushdi
Sipas shkrimtarit, njė interpretim i hapur i religjionit do tė pėrmirėsonte marrėdhėniet me Oksidentin dhe do tė reduktonte tėhuajėzimin qė ka shtyrė tė rinj britanikė myslymanė tė bėhen kamikazė tė mundshėm tė atentateve qė vranė 52 vetė
Salman Rushdie: Reformė myslymane kundėr ideologėve tė Xhihadit
Shekulli
Shkrimtari britanik Salman Rushdi (Salman Rushdie) apelon pėr njė Reformė myslymane qė do ti jepte mundėsi islamit tė modernizohej. Rushdi e ka bėrė kėtė apel nėpėrmjet artikullit tė botuar tė enjten nė tė pėrditshmen londineze The Times. Sipas shkrimtarit, njė interpretim i hapur i religjionit do tė pėrmirėsonte marrėdhėniet me Oksidentin dhe do tė reduktonte tėhuajėzimin qė ka shtyrė tė rinj britanikė myslymanė tė bėhen kamikazė tė mundshėm tė atentateve qė vranė 52 vetė veē terroristėve nė muajin korrik nė Londėr. Salman Rushdi ka qenė i detyruar tė jetojė i fshehur qyshse themeluesi i Republikės Islamike Iraniane, Ajatollah Komeini, lėshoi kundėr tij fatvan duke kėrkuar ekzekutimin e tij nė shkurt 1989, pėr blasfemi dhe mohim tė fesė nė romanin e tij Vargjet satanike. Pėr kokėn e tij u vu ēmimi 2.8 milionė dollarė.
Shkrimtari i lindur nė Indi nė njė familje myslymane, pohon se ėshtė e domosdoshme tė kapėrcehet tradita asgjė mė pak se njė lėvizje reformuese pėr ti sjellė konceptet fondamentale tė islamit nė erėn moderne.
Njė reformė myslymane pėr tė luftuar jo vetėm ideologėt e xhihadit, por edhe shkollat e pluhurosura mbytėse religjioze tė tradicionalistėve, duke hapur dritaret e komuniteteve tė mbyllura pėr tė lejuar ajrin e freskėt, gjė qė pėr tė cilin ato kanė aq shumė nevojė,- shkruan ai. Sipas Rushdisė, shumė myslymanė nė Britaninė e Madhe jetojnė nė periferi tė komunitetit dhe nė mjedise tė tilla tė izoluara, tėhuajėzimi i tė rinjve mund tė zhvillohet pa vėshtirėsi. Shumė pak myslymanė kanė patur mundėsinė qė tė studiojnė Kuranin si njė dokument historik dhe duhet kohė e gjatė qė besimtarėt ta bėjnė kėtė,- pohon ai. Ngulmimi sė brendshmi i Islamit nė lidhje me faktin qė teksti i Kuranit ėshtė fjala e pagabueshme e Zotit e bėn gjithė analizėn thjesht, tė pabesueshme,- kėmbėngul shkrimtari. Pos sė gjithash, pėrse Zoti do tė influencohej nga faktet socio-ekonomike tė Arabisė nė shek. VII? Nėse, ndėrkaq, Kurani konsiderohej si njė dokument historik, ai do tė ishte legjitim pėr ta riinterpretuar, pėr tua pėrshtatur kushteve tė reja tė epokave tė reja nė vazhdim,- shpjegon Salman Rushdie. Vepra e ardhshme e autorit, e titulluar Shalimar Kllouni, e cila do tė hidhet nė qarkullim nė shtator, tregon historinė e njė tė riu myslyman nga Kashmiri i nxitur nga njė imam ekstremist pėr tu bėrė njė terrorist islamik.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|