Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 21-06-08, 09:22   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Nevojshmeria e ndersjelle Diaspore -Atdhe

Nevojshmeria e ndersjelle Diaspore -Atdhe

Nga Uk Lushi

Diasporat kane qene dhe vazhdojne te jene te rendesise primare ne determinimin e zhvillimeve ne vendet e tyre origjinale qe nga perpjekjet per dalje nga zgjedha e roberise e deri te ceshtja kruciale e perparimit ekonomik. Shqiptaret ne gadishullin ballkanik, sot, kane nje diaspore globale nder me te fortat dhe larmishmet si nga prejardhja territoriale etnike ashtu edhe per nga shperndarja gjeografike neper bote. Porse ne jemi prapa te gjithe tjereve ne Ballkan sa i perket mbeltimit te marredhenies vend i prejardhjes- diaspore.

Sukseset, fuqia, profesionaliteti, dhe rendesia e diaspores shqiptare jane deshmuar ne menyre konsekuente prej se ekziston historia e saj. Fatkeqesisht, perfaqesuesit e institucioneve te shqiptareve ne Ballkan, me shpesh se me rralle, e kane trajtuar diasporen sikur te ishte nje karte nen menge per te cilen mendohet vetem kur nevojitet. Koha ka ardhur qe relacioni vendlindje- diaspore shqiptare te vendoset ne binare instituticionale dhe te ndersjellshmerise. Kjo thirrje behet edhe me urgjente kur venerohet fakti qe tani Kosova eshte e pavarur dhe Ballkani eshte ne udhekryq se cfare drejtimi do te merr ne aspektin e (ri)organizimit politik dhe ekonomik.

Organizata te shumta ne diaspore kane qene vazhdimisht te angazhuara dhe tash jane duke arritur klimaksin e perpjekjeve per lobim (ekonomik) ne perfaqesite e shteteve nga mbare bota ne KB ne New York e Gjeneve dhe ne zyrat e Kongresit dhe Senatit te fuqise numer nje ne planet, SHBA-ve, ne Washington D.C. Sido qe te jete, ndersa eshte arritur objektivi i shpalljes se pavaresise se Kosoves, radiusi i veprimtarise se diaspores per te miren e vendlindjes eshte zgjatur shume dhe rrezikon te arrije pike inflekcioni ne kah te indiferences, margjinalizimit, dhe terheqjes nga aktivizmi patriotik nese ai nuk merr perkrahje nga vendet tona ne Ballkan. Diaspora shqiptare nuk mund te mbaje barren e reprezentimit vullnetar te interesave te shqiptareve ne Ballkan pa bashkepunimin dhe kunderpeshen e vijes se institucioneve nga vendlindja. Ora eshte dymbedhjete pa pese dhe ende kemi edhe pese minuta qe me ne fund te shtyjme perpara ide te kahershme dhe te nevojshme sic jane pjesemarrja ne qeverisje dhe perfaqesimi i diaspores me delegate direkt ne Kuvendet e Republikes se Shqiperise, Kosoves, Maqedonise, dhe Malit te Zi. Diaspores shqiptare i nevojiten kanale zyrtare komunikimi dhe bashkerendisje me vendlindjen ashtu qe ajo te mund te jete efektive dhe efikase. Nje pune tjeter qe nuk pret eshte hapja e zyreve per bizenes te ngjashme me dhomat e komercit ane e kend ku ka shqiptare neper bote.

Mergata shqiptare ne fillim te shekullit XXI eshte duke u ngjitur me shpejtesi drejt nje zeniti premtues. Ajo asnjehere me pare nuk ka pasur gjak kaq te fresket, anetare kaq te edukuar, kaq te sukseshem ne biznes, shkence, lobim, dhe, te shpresojme seshpejti, ne politiken amerikane ose te vendeve ku jetojne shqiptaret. Diaspora jone dergon mbi nje miliard dollare ne Ballkan ne formen e remitancave per cdo vit, mirepo cfare nevojitet per ndryshime ekonomike rrenjesore jane investime private ose direkte te jashtme, te cilat mund te vijne ose te ndermjetesohen nga anetare te diaspores, qe punojne per korporatat dhe fondet me te medha dhe moderne ne bote apo kompanite private te tyre. Natyrisht, nga entitetet tona ne Ballkan kerkohen sisteme politko-ligjore qe jane stabel dhe penalizojne korrupsionin.

Qeveria e Kines aktivisht ka mirembajtur relacionin me diasporen kineze qe nga fillimi i hapjes ekonomike duke theksuar rendesine e patriotizmit por duke ofruar paketa shume stimuluese taksore dhe te investimeve per kinezet nga diaspora dhe sidomos nga Tajvani. Perndryshe, investimi direkt i jashtem ka qene faktori qe ka percaktuar Kinen te behet fuqi e rendesishme prodhuese dhe tregtuese ne ekonomine boterore. P.sh. ne vitin 2002, nga 48 miliarde dollare, qe kane rrjedhur drejt Kines si investim direkt i jashtem, me se gjysma e asaj shume zanafillen e ka pasur ne diasporen kineze. Pyetja qe shtrohet ketu eshte: a kane entitetet shteterore shqiptare ne Ballkan te tille strategji per investoret nga diaspora shqiptare dhe a ka, fjala bie, Republika e Shqiperise te tille trajtim per investoret nga Kosova apo anasjelltas?

Eshte nje fakt qe meriton te ceket, remitancat qe Kina ka marre prej viti 1991 deri me 1998 kane qene vetem 4 miliarde dollare. Kjo e dhene reflekton perfundimin se relacioni i Kines me diasporen e saj ka qene nje model biznesi, qe ka pasur si parakusht transferin e kapitalit the dijes profesionale. Entitetet shqiptare ne Ballkan jane ndoshta te vetmet sot ku nuk ka tregje formale kapitali dhe bursa(t) ekzistojne vetem si eksponate. Diaspora shqiptare mund te jete infuzioni i trurit, qe do te etabloje tregjet e kapitalit monetar dhe atij njerezor. India, ne vitin, 1998, p.sh. emitoi nje shitje te madhe te bonove te thesarit me afatizim prej pese vitesh te garantuara nga Banka Shteterore e Indise. Bleres te ketyre bonove me leverdi financiare per Indine dhe investoret mund te ishin vetem indianet jorezident nga diaspora. Izraeli, Meksikoja, Ekuadori, Argjentina, Malejzia, Franca, jane vende tjera qe rrine ne kontakt dhe i ikin ambivalences se panevojshme ne raport me diasporat e tyre. Shembujt jane te shumte dhe ne shqiptaret nuk nevojisim te rizbulojme rroten por te kerkojme nga njerezit e instituticioneve ate per cfare jane votuar- te qeverisin per interesin e qytetareve dhe njerezve te tyre ne diaspore.

Diaspora shqiptare ne mbare boten, sidomos ajo ne SHBA, mund te jete burim i avantazhit politik dhe ekonomik. Qeverite qe jane indiferente, mosmirenjohese, dhe perjashtuese per diasporen me gjase te madhe i heqin vetes nga dora nje mjet te fuqishem per perparim. Strategjia per diasporen nuk eshte zevendesim i politikave zhvillimore, mirepo te dyja sebashku mund te prodhojne rezultate me sinergji te larte.

Shekulli i XXI-te ka vazhduar tkurrjen metaforike te koncepteve kohe dhe distance dhe bota sot, virtualisht, i ngjason nje fshati global. Sot eshte koha e transnacionalizmit. Rendesia e diaspores eshte e padiskutueshme, por pervoja e te jetuarit larg nga vendet ame eshte nje shpate me dy teha. Ne histori, diasporat, hera te shpeshta, edhe jane zhdukur pa shenje e nam duke u bere pjese e bashkesive njerezore te reja ose paraekzistuese ne vendet e emigrimit. Nevojshmeria e ndersjelle diaspore-atdhe do te mundesoje qe ky relacion te jete me fitues te dyanshem. Shumica absolute e njerezve ne diaspore jane te bindur per kete. A jane qeveritaret tone ne entitetet tona ne Ballkan?


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:37.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.