"Talebani dje, Kosova nesėr"
Mė 8 qershor gazeta Roll Koll, botoi njė reklamė qė mbush njė faqe gazete, nė tė cilin bėhet thirrje qė tė mos njihet pavarėsia e Kosovės. Nė kėtė reklamė shqiptarėt cilėsohen si terroristė, krahasohen me Talebanin e Osama Bin Ladenin, dhe me Iranin. Zoti Engel e kundrshtoi fuqimisht kėtė karakterizim:
Ligjvėnėsi Engel: Unė e them me krenari se e mbėshtes pavarėsinė e Kosovės
Isabela Ēoēoli
13-06-2006
Anėtari i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė Kongresit Amerikan, Eliot Engel, pėrkrahės i vendosur i pavarėsisė sė Kosovės, pėsėriti edhe njė herė sot nė njė konferencė shtypi, qendrimin e tij nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės. Zoti Engel shprehu indinjatėn e tij pėr njė deklaratė tė Kėshillit Amerikan pėr Kosovėn, qė i lidh qytetarėt e Kosovės me terrorisėt. Kėshilli Amerikan pėr Kosovėn ėshtė njė grup lobist qė u shėrben interesave tė Kėshillit Kombėtar Serb pėr Kosovėn dhe Metohinė, i cili e kundėrshton pavarėsinė e Kosovės. Deklarata u botua nė formėn e reklamės nė gazetėn e pavarur, Roll Koll, qė financohet nga Ekonomist e Londrės.
Ligjvėnėsi amerikan, Eliot Engel, shprehu edhe me kėtė rast mbėshtetjen e tij pėr pavarėsinė e Kosovės si e vetmja zgjidhje e drejtė pėr statusin e saj pėrfundimtar. Ai theksoi pėrsėri se shqiptarėt janė njė popull laik, me prirje shumė perėndimore dhe populli mė pro amerikan nė botė.
Ligjvėnėsi Engel shprehu indinjatė tė thellė pėr njė reklamė tė botuar mė 8 qershor nė gazetėn Roll Koll, nė tė cilėn bėhet thirrje qė tė mos njihet pavarėsia e Kosovės. Nė kėtė reklamė shqiptarėt cilėsohen si terroristė, krahasohen me Talebanin e Osama Bin Ladenin, dhe me Iranin. Zoti Engel e kundrshtoi fuqimisht kėtė karakterizim:
Nuk ka asnjė lidhje mes kosovarėve dhe terroristėve, dhe aq mė pak lidhje tė tyre me Osama bin Ladenin, al-Kaidėn apo Iranin, siē thuhet nė kėtė reklamė indinjuese.- tha ai.
Ligjvėnėsi Engel i bėri thirrje gazetės Roll Koll tė kėrkojė tė falur pėr botimin e reklamės. Ai tha se gazeta tė njohura dhe tė pėrgjegjshme nuk duhet tė botojnė materiale propagandistike tė mbushura me urrjetje.
Unė e them me krenari se e mbėshtes pavarėsinė e Kosovės. Ēdo kush ka tė drejtė tė mbajė qendrim tė ndryshėm ndaj statusit pėrfundimtar tė Kosovės, por deklaratat e mbushura me paragjykime dhe ofendime nuk janė tė lejueshme pėr njė gazetė te respektuar.- tha ai.
Zoti Engel tha se Kėshilli Amerikan pėr Kosovėn po pėrhap gėnjeshtra qė mund tė kenė pasoja tė rėnda pėr popullin e Kosovės, mund tė kushtojnė jetė njerėzish dhe tė dėmtojnė marrėdhėniet e Shteteve tė Bashkuara me njė nga aleatėt e tyre mė besnikė nė luftėn kundėr terrorit. "Ne si anėtarė tė Kongresit nuk mund tė lejojmė qė kjo tė ndodhė", tha ligjvėnėsi Eliot Engel.
Ndėrsa ligjvėnėsi Joseph Crowley, qė po ashtu mbėshtet pavarėsinė e Kosovės, shprehet nė njė deklaratė me shkrim se "reklama nė fjalė, qė u botua javėn e kaluar kundėr pavarėsisė sė Kosovės, i kapėrcen kufijtė e shprehjes sė njė opinioni, ajo mbjell urrejtje. "Unė mbėshtes ligjvėnėsin Eliot Engel", thotė ai, "dhe dėnoj karakterizimin pa tė drejtė tė popullit tė Kosovės, si njė popull qė ka lidhje me terrorizmin".
Nė konferencėn e shtypit bėri njė deklaratė kundėr reklamės sė gazetės Roll Call edhe Drejtori Ekzekutiv i Kėshillit Kombėtar shqiptaropamerikan, Avni Mustafaj.
Reklama, qė mbush njė faqe gazete, mban titullin "Talebani dje, Kosova nesėr. A do me tė vėrtetė Amerika njė shtet tė pėrgjegjshėm kėtė herė nė Evropė?"
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|