Aspirina
Nė temperaturėn e ambientit paraqitet si njė trup i ngurtė me kristale pa ngjyrė; pak e tretshme nė ujė (3 g/l), shumė e tretshme nė etanol.

Aspirina pėrbėn detyrėn e saj si analgjezik (qetėsues) pėr dhimbje tė durueshme, si antipiretik (pėr tė reduktuar ethen) dhe si antiinflamator. Ka po ashtu njė efekt antikoagulant (kundėr mpiksjes sė gjakut) dhe fluidifikues mbi gjakun, prandaj pėrdorimi i saj nė doza tė vogla ndihmon pėr tė parandaluar pėr njė kohė tė gjatė ataket kardiake.
Nė tė kaluarėn aspirina ka patur njė detyrė tė madhe nė luftimin e simptomave tė gripit; ndėrsa sot preferohen barna tė tjerė, siē ėshtė psh: paracetamoli.
Njė dozė e vogėl aspirine pėr njė kohė tė gjatė bllokon nė mėnyrė tė pakthyeshme formimin e tromboksanit A2 nė trombocite, me njė efekt frenues mbi grumbullimin e trombociteve qė pėrkthehet nė njė fluidifikim tė gjakut. Kjo veēori e bėn tė dobishme pėr tė reduktuar incidencėn e infarkteve. Aspirina e prodhuar pėr kėtė qėllim zakonisht paketohet nė 100 mg; doza tė forta aspirine shpesh jepen si recetė menjėherė pas atakeve kardiake akute.
Efektet e saja anėsore mė tė padėshirueshme, kryesisht nė doza tė larta, pėrfshijnė traktin gastrointestinal, nga ku mund tė shkaktojė ulēera dhe hemorragji. Mekanizmi i veprimit nėnkupton reduktimin e sintezės sė substancave qė mbrojnė mukozėn gastrike. Njė efekt tjetėr i padėshiruar, nė sajė tė veēorive tė saja antikoagulante, ėshtė shtimi i humbjes sė gjakut tek gratė gjatė menstruacioneve.
Zbulimi i aspirinės.
Emri aspirina e ka prejardhjen nga Bayer Company mė 6 mars 1899, tė cilėt formuluan parashtesėn a (pėr grupin acetil) me spir (nga bima Spiraea, nga ku del acidi spireik, ose acidi salicilik) dhe me prapashtesėn ina (qė pėrdorej nė pėrgjithėsi pėr ilaēet e epokės).
Sipas gojėdhanave nė tė kaluarėn ekzistonte njė popull i cili nuk sėmurej kurrė; njė popull i tillė hante gjethet e salicit. Hipokrati, i konsideruar si babai i mjeksisė, pėrshkroi nė shek.V para erės sė re njė pluhur tė marrė nga lėvorja e salicit qė ishte e dobishme pėr tė lehtėsuar dhimbjet dhe pėr tė reduktuar ethen. Njė mjet shėrimi i tillė ėshtė cituar edhe nga egjiptianėt e vjetėr. Edhe amerikanėt e njihnin dhe e pėrdornin pėr tė kuruar dhimbjen e kokės, ethen, dhimbjen e muskujve, reumatizmėn dhe tė dridhurat.
Substanca aktive e ekstraktit te lėvores sė salicit tė bardhė (Salix alba), u kristalizua nė 1828 nga Henri Leroux, njė farmacist francez, dhe nga Raffaele Piria, njė kimist italian. Salicina ėshtė mjaftueshmėrisht acide kur tretet nė ujė, pėr kėtė u quajt dhe acid salicilik. Pėrbėrja u izolua edhe nga bimėt ulmaria (Spiraea ulmaria) nga disa kėrkues gjermanė nė 1839.
Shelgu i bardhė (Salix alba) ėshtė njė burim natyror i acidit salicilik
Nė 1897 Felix Hoffman, pas idesė sė superiorit tė tij Arthur Eichngrun, kimistė qė punonin pranė Friedrich Bayer & Co. pėrftuan grupin hidroksil (OH-) tė acidit salicilik me njė grup acetil, duke formuar kėshtu acidin acetil salicilik. Njė pėrbėrje e tillė paraqiste tė njėjtat efekte terapeutike tė acidit salicilik, por me mė pak efekte anėsore. Lindi kėshtu ilaēi i parė sintetik, njė molekulė e re, jo mė njė kopje e njė molekule qė ekzistonte tashmė nė natyrė
dhe kėshtu lindi industria farmaceutike moderne.