Disa kėshilla tė shkurtėra mbi shėndetin
Kujdes nga Paracetamoli
-Shumė tableta qė disa i gėlltisin me shumicė kundėr kokėdhembjeve, pėr qetėsimin e dhembjes sė dhėmbit dhe dhembjeve tjera, pėrmbajnė paracetamol. Ky analgjetik, mjaft mirė e zavendėson aspirinėn dhe ėshtė i pėrshtatshėm pėr personat qė kanė ithate nė lukth dhe pėr ata te tė cilėt herė pas here paraqitet gjakredhja nė lukth. Por kujdes ! Paracetamoli dėmton veshkat. Kėshtu, ata qė e shfrytėzojnė kanė mundėsi tri herė mė shumė tė sėmuren nga veshkat se ata qė nuk e pėrdorin barėra qė nuk kanė paracetamol.
Jogurti. Me sukses mund tė evitojė barkqitjen tek fėmijėt. Bakteret "mike" tė jogurtit dhe prodhimeve tė tjera qumshtore mund tė pakėsojnė numrin e viruseve.
Rrahjet e shpeshta tė zemrės. Keni kujdes pas pirjes sė disa kafeve me radhė ndjeni rrahje tė shpeshta tė zemrės, ėshtė mirė qė tė kontrollohet mėlqia. Nė rastet kur keni probleme me funksionimin e mėlqisė, kofeini i kafesė grumbullohet nė gjak dhe kėshtu fillojnė tė rrahurat e shpeshta tė zemrės.
Mungesa e vitaminės A. Mungesa e vitaminės A shkakton shkurtpamėsi dhe vėrbimin e natės. Andaj, pos tė tjerash hani majdanoz tė freskėt i cili ėshtė i pasur me vitaminėn A, por pėrmban edhe kalcium tė nevojshėm pėr elasticitetin e muskulaturės sė syve. Gjysėm filxhani majdanoz plotėson nevojėn ditore tė organizmit me vitaminė A.
Lėndimet. Plagėt e ndotura lani me ujė tė ftohtė e pastaj dezinfektoni me jod dhe etil-alkool. Gėrithjet e vogla mos i lidhni. Ato mė mirė shėrohen nė ajėr. Plagėt pakėz mė tė mėdha dhe ato qė ndeshen me rroba mbuloni me faster ose me fashė.Ndėroni ēdo 24 orė.