Sulmohet fizikisht kryetari i Komunės sė Fushė Kosovės
Aktuale
Afėr ndėrtesės sė Kuvendit tė Kosovės sot paradite deputeti Fadil Geci e ka sulmuar fizikisht kryetarin e komunės sė Fushė Kosovės, Skėnder Zogajn. Sulmin e konfirmoi pėr Radio Kosovėn, zėdhėnėsi i komunės sė Fushė Kosovės, Ali Topalli. Ai tha se nuk i dinė motivet e sulmit, ndėrsa presin qė me rastin tė merren organet kompetente. Ndėrkaq, zėdhėnėsi rajonal i Shėrbimit Policor tė Kosovės, Agron Borovci, tha se janė duke u hetuar rrethanat e incidentit. 
Topalli tha se nuk i dinė motivet e sulmit dhe presin qė me rastin tė merren organet e hetuesisė.
Ndryshe, edhe kryetari i komunės, Zogaj, edhe deputeti Fadil Geci janė nga radhėt e tė njėjtės parti, Lidhjes Demokratike tė Kosovės, por tė ndarė tani nė fushatėn zgjedhore tė kėsaj partie. Sulmin ndaj kryetarit tė komunės e ka konfirmuar edhe policia, e cila pohoi se ka filluar hetimet pėr incidentin. Zėdhėnėsi rajonal i Shėrbimit Policor, Agron Borovci, tha se policia po zhvillon hetime pėr tė zbardhur rrethanat e incidentit, ndėrkohė qė nuk i publikoi emrat e personave tė pėrfshirė nė kėtė incident. Hetimet janė filluar me autorizim tė prokurorit publik", bėri tė ditur ai.
RTK
17/10/2006
15:06:23
Zgjedhje te "mira" po mbajkan
.