Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 26-01-07, 21:38   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Propozimi i Marti Ahtisarit pėr Kosovėn me elementė tė njė shteti tė pavarur

Propozimi i Marti Ahtisarit pėr Kosovėn me elementė tė njė shteti tė pavarur

Linda Karadaku
Prishtinė
26-01-2007


Kryenegociatori ndėrkombėtar pėr statusin e Kosovės Marti Ahtisari i paraqiti sot Grupit tė Kontaktit propozimin e tij pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės.
Nė propozimin e zotit Ahtisari, qė ka mundur tė sigurojė Zėri i Amerikės, bėhet e qartė se Kosova nuk duhet tė qeveriset mė bazuar nė rezolutėn 1244. Propozimit qė paraqiti sot zoti Ahtisari, ende mund t’i bėhen ndryshime tė fundit, por, ajo qė mund tė thuhet pasi lexon dokumentin, ėshtė se ai e ēon qartazi Kosovėn drejt pavarėsisė. Mėnyra, apo rruga qė do tė arrihet aty, mbetet ende pėr t’u parė.
Nė rekomandime parashikohet qė Kosova tė mos qeveriset mė nga Kombet e Bashkuara, nga rezoluta 12-44, e cila ruante parimin e sovranitetit dhe integritetit territorial tė Jugosllavisė, njė shtet qė sot nuk ekziston mė.
Procedura e statusit komplikohet mė tej nga qėndrimi rus. Moska ka ngritur kundėrshtime deri mė sot, por qėndrimi pėrfundimtar i Kremlinit ende nuk dihet. Prandaj ka dalė edhe teza tjetėr e zgjidhjes sė statusit, sipas tė cilės, pavarėsia e Kosovės nuk do tė njihej me njė akt tė vetėm nė Kėshillin e Sigurimit, por nga njohja prej vendeve tė veēanta.
Dhe nė dokumentin e zotit Ahtisari ka elementė tė shumtė, tregues tė funksionimit tė Kosovės si njė shtet i pavarur, siē ėshtė e drejta pėr tė negociuar dhe nėnshkruar marrėveshje ndėrkombėtare, pėrfshi tė drejtėn pėr tė kėrkuar anėtarėsi nė organizata ndėrkombėtare.
Propozimi jep kornizat e funksionimit tė shtetit tė ardhshėm tė Kosovės, por nė tė njėjtėn kohė ofron garanci tė fuqishme pėr pakicat. Nė propozim parashikohet qė nė Kosovė tė vendoset njė mision civil ndėrkombėtar me kopetenca te gjera, qė do tė ketė tė drejtėn e vetos pėr vendime tė qeverisė dhe tė drejtėn pėr tė larguar zyrtarė qė pengojnė zbatimin e marrėveshjes. Kompetenca tė ngjashme me ato tė Bosnjes.
Siguria do tė garantohet nga prania ushtarake ndėrkombėtare. Por Kosova do tė ketė njė agjensi tė shėrbimit tė sigurisė, agjensi e shėrbimit sekret, dhe njė forcė tė re tė sigurisė, profesionale dhe jo-politike, me 2500 ushtarė aktivė dhe 800 rezervistė, tė armatosur me armė tė lehta.
Sipas dokumentit Trupat Mbrojtėse tė Kosovės do tė shpėrbėhen dhe forca e re qė do tė formonte bėrthamėn e njė ushtrie tė ardhshme, nė se mund tė shprehemi kėshtu, do tė jetė njė forcė e stėrvitur nga Natoja.
Sipas dokumentit, Kushtetuta e re e Kosovės do tė duhet tė bazohet nė nenet e marrėveshjes. Ēdo ndryshim kushtetues mund tė bėhet vetėm mė dy tė tretat e votave tė deputetėve, pėrfshi edhe dy tė tretat e votave tė deputetėve tė pakicave.
Qytetarėt e ish-Jugosllavisė qė kanė qenė banorė tė Kosovės mė 1 janar 1998 dhe pasardhėsit e tyre, do tė marrin qytetarinė e Kosovės, pavarėsisht nga vendi ku jetojnė aktualisht.
Nė territorin e komunės aktuale tė Mitrovicės, do tė krijohen dy komuna tė reja, Mitrovica veriore dhe Mitrovica jugore. Njė bord i pėrbashkėt i Veriut dhe Jugut, do tė krijohet pėr tė realizuar bashkėpunimin funksional nė fushat ku kanė kompetenca. Komunat e tjera me shumicė serbe do tė kenė kompetenca nė ēėshtjet kulturore dhe fetare dhe tė drejta mė tė mėdha pjesėmarrjeje nė zgjedhjen dhe heqjen nga puna tė komandantėve tė stacioneve tė policisė nė kėto zona.
Dokumenti parashikon krijimin e zonave tė mbrojtura tė kishave dhe manastireve ortodokse dhe objekteve historike serbe. Kosova nuk do tė ketė fe zyrtare dhe do tė jetė neutrale pėrsa i pėrket besimeve fetare. Serbia do tė duhet tė kthejė objektet arkeologjike tė marra nga muzeumet e Kosovės nė periudhėn 1998-1999, brenda 3 muajsh nga hyrja nė fuqi e marrėveshjes. Kosova do tė marrė pjesėn e saj tė borxhit tė jashtėm tė Serbisė, kjo pjesė do tė pėrcaktohet nė negociata midis Kosovės dhe Serbisė, nėse palėt nuk arrijnė ta bėjnė kėtė, do tė caktohet njė arbitėr ndėrkombėtar pėr ta pėrcaktuar.
Sipas dokumentit kufijtė do tė bazohen nė kufijtė e ish-krahinės autonome, ndėrsa cėshtja e kufirit me Maqedoninė, do tė duhet tė zgjidhet pėrmes krijimit tė njė komisioni tė pėrbashkėt teknik midis Kosovės dhe Maqedonisė, pėr tė pėrcaktuar fizikisht vijėn kufitare dhe pėr tė trajtuar cėshtje qė kanė lindur nga marrėveshja e vitit 2001 midis Shkupit dhe Beogradit.
Gjuhėt zyrtare do tė jenė shqipja dhe serbishtja. Kosova do tė ketė simbolet e saj, flamurin, vulėn dhe himnin.
Zoti Ahtisari do shkojė mė 2 shkurt, brenda tė njejtes dite ne Prishtinė dhe Beograd pėr t’u dorėzuar tė dy palėve propozimin e tij. Pritet qė mė pas tė ketė pėrsėri takim mes Prishtinės dhe Beogradit dhe mė tej ēėshtja tė kalojė nė Kėshillin e Sigurimit. //rd//


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 02-02-07 nė 17:26
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:07.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.