Anėtarėsuar: 17-04-07
Postime: 2
|
Per inferioritetin e femrave
PĖR INFERIORITETIN E FEMRAVE
Valon Xharra
Javen e kaluar, nė debatin televiziv Jeta nė Kosovė qė kėsaj here iu pėrkushtua shėndetėsisė kosovare, u pėrvodh edhe njė mini-debat njė minutėsh ndėrmjet ish ministrit tė shėndetėsisė dhe parlamentarit Numan Baliq dhe dy femrave nė emision, moderatores dhe mysafires prezente nė debat. Ky debat u nxit rastėsisht nga dėshira e pjesėmarrėsve pėr tė marrė fjalėn, dhe gjatė kėsaj lufte pėr mikrofon, zoti Baliqi pohon se si mashkull, dhe si mysliman, ai duhet tė ketė pėrparėsi tė flasė pėrpara doktoreshės. Mė saktėsisht, gjatė kėsaj pėrplasjeje pėr tė fituar tė drejtėn e tė shprehurit, zoti Baliq pohon se Te myslimanėt burri ka pėrparėsi. Kur moderatorja dhe mysafirja iu kundėrvunė pėr kėtė koment, ai me njė vetėbesim naiv insiston se meshkujt janė tė privilegjuar nga Zoti dhe deklaron se Kėto janė ligje tė zotit qe askush nuk mund ti ndryshoj.
Po ta analizojmė kėtė koment nga kėndvėshtrimi historisė sė aplikimit tė fesė, na del se zoti Baliq ka tė drejtė. Feja me shekuj tė tėrė ėshtė pėrdorė pėr ti fuqizuar meshkujt dhe pėr ti vendosur ata nė pozita dominuese ndaj femrave. Tekstet religjioze si Bibla e Kurani i japin meshkujve njė pėrparėsi ndaj femrės nė shumicėn e sferave jetėsore. Dhe ky nėnshtrim i femrės ndaj mashkullit fillon me librin e parė tė Biblės, Zanafillėn, ku femra formohet nga brinjėt e mashkullit, dhe si e tillė ajo gjithmonė do tė prezantohet si inferiore ndaj fuqisė intelektuale, shpirtėrore dhe fizike tė gjinisė sė kundėrt. Pėrpiluesit klerikė tė Biblės e konsideronin menstruimin e femrave si njė burim tė njollosjes, si njė dėnim nga Zoti, dhe gjatė kėsaj periudhe ato ndaloheshin tė merrnin pjesė nė ritualet religjioze. Kisha Ortodokse Greke, edhe sot e kėsaj dite i ndalon femrat tė rrėfehen nė kishė gjatė periudhės menstruale. Nė Bibėl, njė pjesė e madhe e femrave janė tė pabesa, ziliqare dhe gjithmonė janė duke planifikuar komplote tė ndryshme. Dhe porosia e Biblės pėr kėto femra tė pabesa ėshtė e qartė: "Zoti tė bėftė objekt mallkimi dhe nėme midis popullit tėnd, kur do tė bėjė tė tė dobėsohen ijet dhe tė fryhet barku yt [Numrat 5:27]. Megjithatė, theksi i veēantė nė pabesinė ndaj femrave ka tė bėjė mė pak me qėndrimet e Zotit ndaj femrave, derisa kjo mund tė interpretohet mė shumė si njė agresivitet i drejtuar ndaj femrave qė thelbin e ka nė paaftėsinė e meshkujve pėr ti kontrolluar impulset e tyre seksuale.
Nė Kuran, gjithashtu, meshkujt udhėzohen qė nė rast se masat tjera nuk funksionojnė pėr tė shtypur kryelartėsinė e femrave, atėherė ata kanė tė drejtė edhe ti rrahin gratė e tyre. Nė njė shembull tjetėr tė diskriminimit tė pėrditshėm fetar , nė xhami, meshkujt e femrat nuk mund tė falen bashkė si rezultat i pozicioneve jo modeste qė besimtaret duhet tė marrin gjatė faljes. Dhe si rezultat i kėsaj femrat duhet tė falen prapa perdeve, ose nė podrume e tavane tė xhamive derisa hyrja kryesore pėr nė xhami dhe dhoma qendrore e shtėpisė sė Zotit do ti takoj meshkujve. Kjo rregull natyrisht se nuk mund tė gjendet askund nė Kuran dhe ilustron edhe njėherė faktin se interpretimi i njėanshėm i teksteve fetare bėhet pėr tė rrėnjosur edhe mė thellė superioritetin gjinor. Prandaj interpretimi i fesė dhe aplikimi i ligjit fetar nėpėr shumė gjykata fetare, qofshin ato gjykata tė sheriatit, hebreje apo krishtere, institucionalizon diskriminimin ndaj femrave.
Megjithatė, diskriminimi ndaj femrave nuk pėrfundon me tekste fetare. Edhe jashtė sferės religjioze, femrat janė viktima tė diskriminimeve dhe konflikteve nėpėr botė. Sipas njė raporti tė OKB-sė, njė grua vdesė ēdo minutė nga komplikimet e lindjes dhe shtatzėnisė, nė ShBA, njė grua sulmohet ēdo 15 minuta; femrat janė pesė herė mė tė prekshme se meshkujt ndaj sėmundjeve tė transmetuara seksualisht, dhe rreth 333 milion femra infektohen nga kėto sėmundje ēdo vit. Tė paktėn 130 milion femrave u janė gjymtuar organet seksuale pėrmes prerjes sė klitorisit; derisa mijėra vajza vdesin ēdo vit nė vrasje nderi nė botė. Ēdo vit, rreth 2 milion vajza tė moshės 5 deri 15 vjeēare trafikohen pėr tė kėnaqur kėrkesėn e tregut pėr prostituta.
Qasja diskriminuese ndaj femrave shqiptare ėshtė gjithashtu e rrėnjosur edhe nė Kanun, njė libėr qė preferohet nga shumė shqiptarė si njė dhuratė pėr ndėrkombėtarėt me besimin se ky libėr prezanton civilizimit tonė tė lashtė. Sa pėr fillim, pėr Kanunin "Grueja ėshtė shakull per me bajtė". Pėr mė shumė, "Kanuja e konsideron gruen si njė tepricė nė shtėpi [tė saj para martesės]." Dhe mbi tė gjitha "Burri ka tager (te drejtė): me kshillue e me qortue gruen; b) me rrahe e me lidhė gruen e vet, kur te mbrrijė me i a perbuzė fjalen e urdhnin." Ēėshtė mė fatkeqe, edhe sot ligjet e kanunit ende gjejnė aplikim nėpėr shumė vise shqiptare. Prandaj, nuk ėshtė pėr tu ēuditur kur organizata me renome botėrore pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, Amnesty International, vitin e kaluar publikoj njė raport ku theksohet se 40 pėrqind e femrave shqiptare nė Shqipėri janė keqtrajtuar nga burrat e tyre.
Dhe prapa kėtyre rregullave dhe statistikave marramendėse, qėndron besimi i shumicės sė meshkujve, duke pėrshfirė edhe zotin Baliq, nė inferioritetin e femrave. Po tė mos ishte zoti Baliq njė anėtar i institucionit mė tė lartė nė Kosovė, dhe ish ministėr qeveritar, ndoshta edhe nuk do tia vlente qė dikush tė merrej me njerėz tė tillė. Por, duke marrė parasysh se zoti Baliq ėshtė fytyrė publike nė jetėn kosovare, dhe ēėshtė mė ironike, ai ėshtė anėtar i komisionit pėr barazi gjinore nė kuvendin e Kosovės, atėherė nuk bėnė tė lejohet qė ky koment i tij tė kaloj pa ndonjė reagim tė mirėfilltė nga mediat, shoqėria civile e mbi tė gjitha nga vetė pjesėtaret e gjinisė femėrore nė kuvend. Ky do tė duhej tė ishte rasti kur femrat nė kuvend do tė duhet ta justifikojnė forcėn e tyre tė ofruar pėrmes diskriminimit pozitiv. Pėr ndryshe, ato vetėm do ti justifikojnė kritikėt nė pohimet e tyre se femrat nė parlamentin tonė janė vetėm kukulla tė liderėve partiakė dhe se ato nuk kanė fuqi vendimmarrėse.
Si anėtar i institucionit mė tė lartė qė pėrpilon ligjet nė Kosovė, zoti Baliq do tė duhet ose tė filloj ti respektojė ato ligje (njė ndėr to edhe ligji pėr Barazi Gjinore qė thekson se Garantimi i tė drejtave tė barabarta ėshtė detyrė e tėrė shoqėrisė dhe nėnkupton mėnjanimin e pengesave nė realizimin e barazisė gjinore) ose tė tėrhiqet apo shkarkohet nga pozita e tij e tanishme. Ndoshta, nė bazė tė mendimeve dhe besimeve tė tij fetare, zoti Baliq do tė ketė jetė mė tė rehatshme nė ndonjė shtet nė Afrikė apo Lindje tė Meme ku kėto ligje tė Zotit tė tij gjejnė ende aplikim. Shpenzimet e njė bilete njė-drejtimėshe pėr nė atė vend me gjithė qejf do tė ja mbuloja unė.
|