Alone Ranger
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
|
Seksi i Dyte / Simone de Beauvoir
Simone de Beauvoir (1908 1986)
Eshte filozofe dhe shkrimtare franceze; bashkeshortja e Zhan Pol Sartrit; ithtare e ekzistencialzimit ; politikisht e angazhuar . Vepra kryesore : "Ceremonia e lamturmires" , "Memoart e nje vashe e familjes se mire" etj .
Nuk gabojm nese themi se Simon de Beauvior i dha nje hov te ri feminizmit modern, kur shkroi librin Seksi i Dyte ne vitin 1942. Aty ajo shkruan se burrat dhe grate kryesisht jane te barabarte dhe pervoja e tyre e pabarabarte, nuk ka ne vetvete ndonje gje natyrore .
Beauvior pyet : Cfare ka bere njerezimit me njeriun femer ? Dhe pergjigjet se ai e ka bere gruan , me shume femer sesa njeri.
Cfare eshte gruaja ?
"Tota mulier in utero : gruaja eshte nje miter", thote njeri . Megjithate duke folur per disa gra, njohesit thone hapur: "Ato nuk jane gra", megjithese kane nje miter si gjithe te tjerat
Te gjithe jane te nje mendjeje dhe pranojne se ne racen njerezore ka gra; ato perbejne sot, si dikur , pothuaj gjysmen e njerezimit; e perseri na thone se "feminiteti eshte ne rrezik", dhe na keshillojne "Jini gra, qendroni gra, behuni gra." Pra, cdo qenie njerezore femer nuk do te thote se eshte patjeter grua ; per te qene e tille duhet te besh pjese ne ate realitet misterioz dhe te kercenuar , siq eshte feminiteti
Beauvior pyet : Mos valle feminteti vjen nga vezet ? apo eshte ngurtesuar thelle nje qielli platonik?"
Te qenit grua eshte bere, ne nje shkalle te larte , kthim ne drejtim te biologjise. Puna eshte se vecorite fiziolologjike , i ndajne plotesisht ginite nga njera-tjetra dhe fiziologjia i percakton grate per nje komplet te kufizuar detyrash dhe mundesisht . Ai vendos se cfare u shkon dhe cfare nuk u shkon grave.
Beauvior thote: jam acaruar tere ato here gjate diskutimeve abstrakte duke degjuar burrat te me thone : << ju mendoni keshtu sepse jeni grua>>, e dija se mbrojtja ime e vetme ishte te pergjigjesha: << une mendoj keshtu sepse vertete eshte keshtu>>, duke shmangur me kete subjektivitetin tim; as qe mund te behej fjale tia ktheja : <<dhe ju mendoni te kunderten sepse jeni burre>> ; sepse eshte e kuptueshme, fakti it e qenit burre nuk eshte nje vecanti ; nje burre eshte net e drejten e vet duke qene burre, eshte gruaja ajo qe e ka gabim.
Gruaja ka vezore , ka miter; ja kushtet e vecanta qe e mbyllin brenda subjektivitetit te saj; thuhet tere deshire se ajo mendon me gjendrat e veta
Cuditrisht burri harron se edhe trupi i tij ka hormone , ka herdhe. Ai e kupton trupin e vet si nje lidhje te drejteperdrejte dhe normale me boten , te cilen kujton se e ka mberthyer ne objektivitetin e vet, nderkohe qe e sheh trupin e e gruas sit e renduar nga gjithcka qe e specifikon ate si pengese , si nje burg ( Beauvior , Seksi i dyte I- fakte dhe mite Cabej , fq 11).
Gruaja eshte grua per hir te njefare mungese cilesish- thote Aristoteli, ndersa me vone
THoma Aquini thote se : gruaja eshte nje <burre i deshtuar>, nje qenie rastesore
Pikerisht kete gje e simbolizon historia e Gjenezes, ku Eva paraqitet si e nxjerre , sipas fjaleve te Bossuetse, nga nje <koce e tepert> e Adamit.
Njerezimi eshte mashkullor dhe burri e perkufizon gruan j one vetvete porn e raport me burrin : ajo nuk shihet si nje qenie e pavarur . gruaja qenie relative.. shkruan Michelet . (ibid- Seksi Dyte -I-)
Mirepo, Beauvior nuk sheh n donje baze per ta zmadhur natyren e vecorive fiziologjike te grave dhe burrrave. Kjo pikepamje eshte bere teze baze per nje pjese te madhe te mendimeve feministe.
Ndryshimet e medha midis grave dhe burrave jane nje fakt biologjik : Ato jane ne gjendje te lindin femije gjate shume viteve te jetese se tyre. Ne kete pjese te jetes, ato heqin nje mundim qe meshkujt nuk e kane : menstruacionet.. Analiza qe u ben Beauvior ketyre, mbeshtet tezen e saj qendrore. Kjo teze thote se njerzit ndahen ne kategorite "gra" dhe "burra", per shkaka te qendrimeve qe hasin e misherohen dhe jo nga karakteristikat biologjike.
Menstruacionet jane pare, gjithashtu, si nje problem edhe per sa u perket mundesive te grave per te punuar dhe per te pasur nje karriere jashte shtepise. Beauvior pyet se ku qendron p roblemi net e vertete : ne trupin e gruas , apo ne qendrimin e grave dhe burrave ndaj trupit te gruas ?? Ajo do te dije : "Ne cilen mase konstrukti fizik i gruas perben nje cen ne vetvete??
"Grate e njohura nepermjet punes dhe veprimtarise se tyre, mendojne se kjo ka pak rendesi . Fakti qe kane pasur kaq pak probleme, i ka beret e kene sukses ? Njeriu mund te pyese veten nese eshte e kunderta :zgjedhja e nje jete active dhe ambicioze , u ka dhene atyre privilegjin qe me interesin qe ato shikojne bezdisjen e tyre, i ben qe te rrisin.. Ka sigurisht edhe shkaqe organike dhe une kam pare gra shume energjike, qe e kalojne nje dite te tere ne shtrat, cdo muja, te flijuara nga dhimbje te pameshirshme, por veprimtaria e tyre nuk ka qene penguar nga kjo gje . Une jam e bindur se pjesa me e madhe e kesaj se keqeje dhe semundjet qe mundojne grate , kane shkaqe psikike
Kjo pershkak te
. te gjitha detyrave qe marrin persiper dhe kundershtimeve me te cilat luftojne. Grate vuajne vazhdimisht, deri ne skaj te fuqive te tyre dhe kjo nuk do te thote se vuajtjet e tyre jane te perfytyruara , ato jane reale , njesoj perpirese si situate net e cilen ndodhen . Mirepo, situate nuk eshte e varur nga trupi , eshte trupi i varur nga situate. Keshut qe shendeti i gruas nuk e demton punen e saj , kur gruaja e punesuar ka zene vendin qe kerkohet ne shoqeri; perkundrazi puna e ndihmon ate fuqimisht qe ta beje ate te barasvlershme fizikisht , duke e penguar qe te jete vazhdimisht e zene me shendetin".
Beauvior e ndan ate qe ndodh ne trup , si rezultat i menstruacioneve , me pervojen e gruas mbi ate qe ndodh. Nga ana fiziologjike ajo qe ndodh eshte pasoje e shperberjes se vezes . Beauvior i ndan dhimbjet nga format e tjera te shqetesimeve qe sjellin menstruacionet, shqetesime qe vijne nga shkaqe te ndryshme.
Per grate qe punojne jashte shtepise , ato lidhen me vetedije mbi nje dyzim: zgjedhin "midis gjendjes pa femije, qe eshte nje ndjenje e dhimbshme , dhe detyrimeve te veshtira te ushtrimit te profesionit"
Per sa u perket grave qe nuk punojne jashte shtepise, menstruacionet zgjojne mendime dhe shqetesime , qe vijne thjesht nga jeta e tyre monotone, qe u jep raste te shumta per te menduar mbi ate qe ndodh. Keshtu qe shume shqetesime kane "shkaqe psikike" , ne kuptimin qe ndryshimet ne organziem nuk jane te vetmet qe nxisin shqetesimet.
Beauvior nxjerr si perfundim se per situaten net e cilen ndodhen grate, kur kane mensturacionet , nuk ka faj ajo cfare ndodh ne trupin e tyre . Perkundrazi , trupi eshte i varur nga situata. Vecorite e gjendjes se tyre sociale vendosin kryesisht se sa e lehte ose sa e veshtire , do te jete jeta ne ditet pas shperberjes se vezes .Shqetesimet varen , per shembull nga vendi dhe koha e lire gjate punes .
Kjo nuk do te thote se pjesa me e madhe e "problemeve te permuajshme" te grave, jane konstruksione mendimesh. Te gjitha llojet e pervojave jane realitetet . Perberja molekulare e veezeve eshte aq reale sa ceshte . E njejta gje mund te thuhet edhe per ndjenjat dhe perftytyrimet e grave me menstruacione.
Beauvior nuk thote se ka dy bote fiziologjike, nje bote klinikisht objective dhe nje bote grash subjective. Problemet mujore nuk jane perfytyrime. Ato nuk jane product i ndonje mendjeje gruaje dhe as menyre te foluri. Ato jane nje cope realiteti mendor dhe realitetet mendore , pikepamjet dhe qendrimet, mund te ndryshohen.
Sipas Beauvoir , ndryshimet do te ndodhin vetem kur te ndryshojne kushtet e grave . Atehere grate do te clirohen nga dilemma e zgjedhjes midis karrieres dhe femijeve . Kjo bie poshte tani qe nuk mungojne "cerdhet dhe kopshtet qe jane organizuar mire", dhe pergjegjesia per femijet "nuk e paralizon plotesisht veprimtarine e gruas"
Arsyetimi i Beauvoir le vend per pergjithesime. Grate, rendom kane nje ane natyrore dhe nje ane sociale. Ky eshte , pjeserisht, nje komplet vecorish trupore (qe gjenden pavaresisht nga raporti dhe pervoja mbi to ) pjeserisht product artifical : nje komplet shpresash qe ushqehen, midis te tjerash nga zakonet dhe traditat .
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !
Be yourself, everyone else is taken.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga LABI : 08-12-07 nė 15:10
|