Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 21-01-08, 14:41   #1
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Pitagora dhe magjia e numrave.

"Guri ėshtė muzika e ngurtėsuar"
("Pitagora")

Rreth viteve 600 para lindjes sė Krishtit, nė Greqinė Antike ka jetuar njė njeri vėrtet i jashtėzakonshėm i quajtur PITAGORA, i cili ka tentuar qė tė vėrtetojė ekzistimin e tė gjitha gjėrave nė Univers pėrmes harmonisė sė pėrsosur tė veprimit hyjnor tė numrave.

▪ Jo vetėm qė konsiderohej si themelues dhe baba i njohurisė mbi analizėn e veprimit tė numrave nė natyrė-NUMEROLOGJIA, por ishte dhe mbetej mistiku, okulisti, matematikani dhe filozofi mė i madh i tė gjitha kohėrave.

Qė nė fillim duhet konstatuar se, shumė mėsime tė Pitagorės, edhe sot e kėsaj dite konsiderohen si fshehtėsi e madhe dhe se tė gjitha shkathtėsitė dhe praktikat okuliste tė Perėndimit, burojnė nga mistika pitagoriane. Pesėdhjetė e katėr vitet mė tė frytshme tė jetės i ka kaluar nė Egjipt. Persi, Indi dhe nė vendet tjera tė Lindjes, vende kėto qė atėbotė, konsideroheshin si qendrat mė tė mėdha tė dijes, urtėsisė mistike dhe mendimit filozofik tė mbarė botės.

Qėndrimi i tij i gjatė nėpėr vendet e Lindjes, sigurisht ka pasur ndikim vendimtar nė formimin e besimit mbi veprimin e Ligjit tė KARMĖS - tė shkakut dhe pasojės, Ligjit tė DARMĖS - se asgjė nė kėtė botė nuk ėshtė krijuar dhe nuk ndodh rastėsisht, si dhe REINKARNIMIN-transformimin e shpirtit nga njė jetė nė jetėn tjetėr, ligjshmėri kėto qė shpesh ceken dhe trajtohen nė mendimet e tij filozofike.

Si hulumtues i pandalshėm nga kėrkimi i rrugės qė do ta shpinte kah bėrthame e krijimit tė jetės, nė njė moment tė pėrndėritjes shpirtėrore, pėrjetoi vetėdijesimin e plotė se, njerėzimi jeton nė tri botė: botėn natyrale, njerėzore tė qenėsisė dhe atė hyjnore. Me kėtė e pa tė qartė se, nga tė gjitha besimet e deritanishme nė shumė zota, realisht ekziston vetėm njė ZOT, i cili ėshtė esenca dhe burimi i ēdo gjėje.

Tek bashkėkohėsit e vet, Pitagora ka ofruar njė mėnyrė tė re tė tė menduarit e cila, njė njėrėn anė pretendonte t'i mbante njerėzit fort tė lidhur me kėtė botė, dhe njėkohėsisht, nga ana tjetėr, kėrkonte qė ata tė jenė tė kthyer dhe tė pashkėputshėm nga krijuesi i tyre - ZOTI.

Pėrmes filozofisė sė vet nė pėrgjithėsi, Pitagora ka pasur ndikim tė pakontestueshėm tek shumė mendimtarė tė famshėm tė Greqisė Antike, e veēanėrisht te Platoni dhe Aristoteli. Po ashtu, mėsimet e tij kanė luajtur njė rol tė madh edhe nė ndėrtimin e mendimit tė ri filozofik bashkėkohor evropian. Nė kėtė kontest, veēanėrisht duhet pėrmendur teorinė e famshme tė Pitagorės nė matematikė.

Por, nga tė gjitha qė theksuam nė sipėr, baza e njohurive pitagoriane mbėshtetet nė faktin e pamohueshėm se, fshehtėsia e tė kuptuarit nė thelb tė Universit, qėndron kryekėput nė harmoninė e pėrsosur tė magjisė sė numrave, qė janė nė raport tė pėrhershėm me formėn. Sipas Pitagorės, katėr elementet kyēe: ajri, zjarri, uji dhe toka, formojnė katėrfishin magji, qė ndryshe ai e quajti TETRAKTIS. Kėshtu, pitagorianėt, TETRATIKSIT i kanė thurur edhe njė ditiramb qė e kėndonin si lutje:

Na beko o numėr i lartėsuar,
Ti qė i ke krijuar zotat dhe njerėzit,
O i ėmbli dhe i shenjti Tetratiks,
Ti qe zgjedh sistemimin e ēdo gjėje,
Ti qė je burim dhe strehė,
Shkėndi e jetės nėpėr ndryshime tė mėdha
Na bėj qė t'i njohim fshehtėsitė e gjithėsisė.

Pitagora dhe nxėnėsit e tij kanė themeluar shumė postulate filozofike si parime dhe mendime tė pranuara logjike. Nė mes tė postulateve pitagoriane, ėshtė e njohur ajo e dhjetė kundėrshtive themelore, veprimi i pėrhershėm i tė cilėve e ndėrton realitetin tonė objektiv: 1. E lehta dhe e rėnda; 2. Tek dhe ēift: 3 Kufizuar dhe pakufizuar; 4. Pak dhe shumė: 5. E djathta dhe e majta; 6. Mashkullorja dhe femėrorja: 7. Lėvizshmėria dhe palėvizshmėria; 8. Drejtė dhe shtrembėr; 9. Dritė dhe errėsirė; 10. Sistematike dhe josistematike.
Kėshtu, ata kanė konstatuar se, pikėrisht nga ekzistimi i kėtyre dhjetė kundėrshtive, buron e gjithė harmonia e pėrsosur e cila vepron nė Univers.
Sa i pėrket klasifikimit domethėnės, tė gjithė numrat ēift, konsideroheshin si: tė pjesėtueshėm (ndashėm), jo tė pėrhershėm, femėror dhe qė i takojnė kėsaj bote materiale; ndėrsa numrat tek: tė pandashėm (papjesėtueshėm), mashkullor dhe hyjnor. Ēdo numėr e kanė ndėrlidhur me njė atribut tė njeriut. Kėshtu numri 1, nėnkupton arsyen, ekzistencėn, vetėdijesimin; 2. tė menduarit, mendimin dhe hamendjen; 3. marrėveshjen , harmoninė dhe baraspeshėn; 4. drejtėsinė (pasiqė ajo formon katėrkėndėshin me formė tė pėrsosur); 5 nėnkuptonte martesėn (si tėrėsi e shumės sė numrit tė vėrtetė femėror 2 dhe atij mashkullor 3)... etj. Sipas pitagorianėve, tė gjitha sendet e njohura pėr ne nė kėtė botė e kanė numrin e vet. Pa logjikėn e numrave nuk do tė kishte as dije dhe as njohuri. Andaj, bazėn themelore numerike tė formimit tė tė gjitha vlerave tjera e ndėrtojnė dhjetė numra; 0,1,2,3,4,5,6,7,8 dhe 9.


__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:03.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.