Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 30-05-09, 21:50   #1
e-uritura
 
Avatari i e-uritura
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Postime: 1,893
e-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėm
Gabim Muhamedi a.s. sipas kendveshtrimit te krishtere

Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė



Nė kėtė ese autori Keith Ward shpjegon kėndvėshtrimet mė tė fundit tė krishera rreth figurės sė Muhamedit a.s.


Nga: Keith Ward


Nė kėtė ese dėshiroj tė tregoj se ndonėse shumė vlerėsime tradicionale tė krishtera pėr figurėn e Muhamedit kanė qenė negative, gjithsesi duke nisur nga shekulli i nėntėmbėdhjetė janė bėrė shumė pėrpjekje domethėnėse pėr ta parė figurėn e tij nė njė kėndvėshtrim mė pozitiv. Unė do tė shqyrtoj veprėn e peshkopit Kenneth Cragg si njė shembull prijatar i pėrpjekjeve tė tilla. Ai tregoi se si tė krishterėt mund ta shihnin figurėn e Muhamedit si atė tė njė profeti tė vėrtetė, tė njė njeriu tė frymėzuar nga Zoti, dhe se si tė krishterėt mund ta shohin Kuranin si njė shpallje hyjnore, ndonėse duke mos pranuar pagabueshmėrinė e tij. Cragg-u skicoi njė dallim tė theksuar midis Jezusit tė parė si shprehja e dashurisė sė pakushtėzuar dhe Muhamedit tė parė si burrė shteti dhe njė luftėtar i shqetėsuar pėr drejtėsinė sociale. Nė vijim do tė sugjeroj se ky kontrast nuk ėshtė absolut, dhe se jetėt dhe mėsimet e Jezusit dhe Muhamedit mund tė shihen si revelata plotėsuese tė vullnetit hyjnor. Ndonėse kjo nuk do tė zgjidh disa dallime thelbėsore midis Islamit dhe Krishterimit, pėrsėri ėshtė e rėndėsishme pėr tė krishterėt qė tė vlerėsojnė idealin e devocionit tė plotė ndaj Zotit qė Muhamedi simbolizon pėr myslimanėt.


Vlerėsimet negative tė krishtera pėr Muhamedin

Me keqardhje mė duhet tė them se historia e vlerėsimeve tė krishtera pėr Muhamedin ka qenė njė historie e shpifjeve dhe e shtrembėrimeve. Arsyet pėr njė qasje tė tillė nuk janė tė vėshtira pėr tu gjetur. Kurani i ndalon myslimanėt tė flasin pėr njė "Bir tė Zotit", apo tė thonė se
"Zoti ėshtė njėri prej tė treve". Dukeqenėse kėto tema janė qendrorė pėr besimin e krishterė, shumė tė krishterėve i ėshtė dukur se revelata e Muhamedit duhet tė ketė qenė e gėnjeshtėrt, dhe se Muhamedi duhet tė ketė qenė i mashtruar, pėr tė mos thėnė qėllimisht kundėrshtues ndaj besimit tė krishterė.

Pėr rrjedhojė, nuk janė bėrė orvatje tė shumta pėr tė formuluar njė vlerėsim pozitiv tė profetit Muhamed, i cili tė ishte nė gjendje tė kapte diēka nga nderimi qė myslimanėt kanė pėr tė, apo nga ideali i jetės njerėzore qė ai pėrfaqėson pėr ata. Qasja e pėrgjithshme ka qenė ajo e paraqitjes sė tij si njė heretik, me njė kuptim tė gėnjeshtėrt dhe tė papėrshtatshėm pėr Zotin. Nė kohėt mesjetare, ai ėshtė emėrtuar nga disa tė krishterė si 'Maohund', djalli ose shpirti i errėsirės. Pasja e njė numri tė caktuar grash nga ana e tij pėrshkruhej si shthurje seksuale (ndonėse mbreti Salomon kishte pasur njėmijė gra dhe i kishte shpėtuar ēdo kritike nga ana e tė krishterėve). Zgjuarsia e tij e suksesshme ushtarake pėrshkruhej si agresivitet luftėdashės (ndonėse kryqėzatat e krishtera duartrokiteshin ndėrsa masakroheshin tė krishterėt ortodoks tė lindjes nė Konstandinopojė). Po ashtu edhe pėrshkrimet e tij mjaft poetike tė parajsės pėrshkruheshin si premtime pėr njė orgji seksuale tė pafund me virgjėresha tė reja (ndonėse fjala seks nuk ėshtė pėrmendur asnjėherė nė pasazhet kuranore tė cilat flasin pėr bashkimin me hyriet e bukura tė parajsės).

Pėr ta zbutur, duhet tė themi se rrėfime, tė cilėt nė ditėt tona, mund tė duken tė ekzagjeruara apo tė pahijshme pėrhapeshin nga vetė myslimanėt, tė cilėt ishin tė etur pėr tė theksuar superioritetin e Muhamedit si luftėtar dhe hero seksual, si dhe pėr tė zhvilluar njė pėrfytyrim tepėr materialist tė parajsės. Nė kėto veprime, ata ndoshta ishin mė shumė tė shqetėsuar pėr tė legjitimuar varėsinė e tyre ndaj zhvatjeve ushtarake dhe seksuale, si dhe orientimin e tyre tepėr materialist. Sidoqoftė, ata e pėrshkruanin profetin nė njė mėnyrė tė cilėn e shihnin si pozitive, por e cila perceptohej nga tė krishterėt (tė cilėt e ndjenin veten tė kėrcėnuar nga suksesi ushtarak i myslimanėve) si moralisht i dyshimtė. Ky fakt siguroi municione tė shumta pėr kritikėt e krishterė, por unė mendoj se jemi tė autorizuar tė themi se Islami, ngjashėm edhe Krishterimi, ndonjėherė ka nevojė tė mbrohet nga vetė mbrojtėsit e tij tė mėparshėm. Padyshim qė tė krishterėt kanė qenė mė shumė se tė gatshėm pėr tė parė njė anė negative tė Muhamedit. Ata i zhvilluan dhe i ekzagjeruan ato aspekte tė traditave rreth Muhamedit tė cilat theksonin superioritetin ushtarak dhe dominimin patriarkal tė tij. Pėrkatėsisht, ata minimizuan dhe anashkaluan elementet e tjera po aq tė fuqishme tė traditave tė cilat bėnin fjalė pėr tolerancėn e Muhamedit, prirjet e tij demokratike dhe johierarkike si dhe besnikėrinė e tij tė papėrkulur ndaj monoteizmit.

Si rrjedhojė nė prej poetėve mė tė mėdhenj tė krishterė, Dante Aligieri, e vendosi Muhamedin nė ferr, i shqyer nė copa nga derrat. Martin Luteri e shihte Muhamedin dhe papėn si armiqtė kryesorė tė Krishtit. Volteri, nė vitin 1742, shkroi njė sulm sarkastik mbi profetin nė dramėn e tij tė titulluar "Muhamed". Ėshtė tepėr e turpshme pėr tė vazhduar me ngjarjet tė tilla tė cilat synonin tė demonizonin Muhamedit. Ato kanė ekzistuar, e tė krishterėt duhet tė pendohen dhe tė kėrkojnė falje pėr idiotėsinė dhe keqdashėsinė e tyre.



e-uritura Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:21.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.