Anėtarėsuar: 13-11-09
Postime: 31
|
Isuf Luzaj: Komunizmi, ēfarė ėshtė?
Isuf Luzaj
Komunizmi ėshtė njė filozofi jete antinatyrale, kundėr ligjeve tė natyrės, e dėnuar tė falimentojė, sepse ėshtė false me premisat logjike, e gabuar dhe pa themel nė arkitekturėn e ideve dhe fiksion imagjinate tė sėmurė. Epistemologjia na mėson se ligjet e natyrės nuk janė tė barabarta me ligjet e shkencave dhe kurrė nuk venė nė akord me kėto; na mėson edhe se ligjet e shkencave nuk janė absolutisht tė vėrteta, por relativisht: 2+2 nuk bėjnė 4 as nė fizikė, as nė kimi. Nuk ekziston barazi absolute nė asnjė ligj tė jetės dhe tė natyrės (mendo inteligjencėn mendore njerėzore dhe shtazore). Porse kjo mosbarazi jep barazinė harmonioze tė ēdo jete organike. Po tė prishim kėtė ekuilibėr, vemi nė gabim tė sigurt. Komunizmi, marksizmi, leninizmi janė tė dėnuar si njė utopi, nga tė gjithė heronjtė e mendimit tė shekujve tė 19-tė dhe tė 20-tė. Epistemologjia qė vjen si kritikė matėse: peshim distance nė tė katėr dimensionet e esencės dhe ekzistencės sė filozofisė sė shkencave, provon qė komunizmi, me brenda marksizmin, engelizmin, leninizmin, nuk ka bazat e nevojshme pėr tu quajtur filozofi, sepse nuk paraqet asnjė strukturė aparati origjinal tė mendimit ndėrtonjės, por ėshtė vetėm njė spekulim idesh sofistike tė prejardhura nga baza false, subjektive dhe nga statistika tė pasakta dhe tė painterpretuara nė kohė tė caktuar, nė vend tė caktuar, nė funksion tė caktuar. Kėshtu, komunizmi mbetet vetėm njė fushatė politike pėr atė kohė kur u konceptua, u shkrua dhe u pėrhap, nė njė popull tė prapambetur: anakronik pėr qytetėrimin perėndimor dhe teknologjinė moderne. Po tė kuptohet mirė Sooren Kierkegard, Martin Heideger, Jean Paul Sartre, Gabriel Marcel, Benedeto Croce (pėr tė pėrmendur vetėm pak heronj tė mendimit) zbulohet mirė dhe shpjegohet qartazi dobėsia, sipėrfaqėsia, fjalamanėria, falsiteti integral i komunizmit, i cili, duke shkuar nėpėr shoshėn e logjikės sė lirė, reduktohet nė hime dhe nuk mbetet tjetėr, veēse njė novelė fiksioni e njė imagjinate tė dobėt, qė nuk respekton as ligjet mė tė thjeshta tė mendimit natyral (senso commune), pale ligjet e logjikės shkencore. Statistika e komunizmit, qė jep pėrfundimin nė Mbivlerėn, ėshtė njė anėvėshtronjėse (unilaterale tė njė ane tė interesit), ėshtė sipėrfaqėsore, pėrgjithėsonjėse, qė i vėshtron gjėrat nė pėrgjithėsi dhe jo nė analizė e nė veēantėsi, sikurse janė virtytet e Epistemologjisė, prandaj nuk ėshtė shkencore nė interpretimin gjenetik, duke mos pėrmendur qė nuk ėshtė as matematikisht e saktė. Materializmi ėshtė vetė njė filozofi gjysmake, sepse mohon ose harron, ose nuk sheh si i verbuar nga dukja dhe mirazhet aspak vlerat e instinktit, intuitės, imagjinatės, evolucionit krijues tė neuro-transimterve femra, qė, me njė fjalė, me njė term teologjik, quhen SHPIRT, vlera, aktivitete mendore tė jetės ndjenjėse (sensibiliteti krijonjės) qė kanė krijuar qytetėrimet (21 sipas Toynbee) dhe sidomos qytetėrimin e 21-tė euro-amerikan. Po tė zbresim nga materializmi i gabuar nė interpretimin materialist tė historisė, atėherė gabimet e Komunizmit zmadhohen shumėfish nė teori, derisa arrijnė aberracione mendore nė praktikė, si njė shkėmb me borė, qė, duke u rrėzuar nga mali, duke u rrukullisur, mbledh borė tė re dhe bėhet aq i madh sa mė shumė distancė udhėton tatėpjetė. Pėr tė provuar kėtė tė vėrtetė, nuk ėshtė nevoja qė njeriu tė jetė as filozof, as epistemolog, mjafton ti hedhėsh njė sy Historisė sė Shkencave, pėr tė parė e kuptuar qė qytetėrimin nuk e kanė krijuar masat proletare, porse e kanė krijuar gjenitė individuale me dritė truri mbi normale. Kjo ėshtė njė nga padrejtėsitė e Natyrės, qė nė funksion tė dinamikės, siē ėshtė netropia nė fizikėn e nxehtėsisė sė pakthyeshme, qė ėshtė Drejtėsia e Shenjtė, e cila formon ekuilibrin dhe harmoninė e Pėrparimit. Vini njė milion proletarė bashkė pėr njėqind vjet imagjinarė, nė kazerma studimi dhe pritni qė ata tė shprehin njė sistem filozofik ose njė krijim shkencor si telefoni i Belit, penicilinėn e Flemingut, ose ligjet elektromagnetike tė Ajnshtajnit. Pritni qė masat proletare tė pėrparojnė (jo qė tė krijojnė) teknologjinė moderne. Pritni qė ata bashkė tė shkruajnė njė poezi; poezi, jo himne diktatorėve qė u ngjajnė kakarimave tė patave natėn kur e ndiejnė dhelprėn pėrreth qymezit
|