EULEX-i kontrollon kryeministrin Thaci dhe SHIK-sat e tjerė nė Aeroport
Prishtinė. Kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēit dhe katėr ministrave tė kabinetit tė tij u janė kontrolluar nė detaje bagazhet me skaner nga doganierėt e misionit EULX nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės (ANP).
Thaēi bashkė me Fatmir Limajn, Enver Hoxhajn, Lutfi Zharkun dhe Blerand Stavilecin kanė pėrjetuar njė kontroll tė detajuar teksa po kalonin pėrmes zonės VIP tė aeroportit pėr tė udhėtuar pėr nė Turqi.
Pėrveē se janė kontrolluar, kreu i ekzekutivit dhe ministrat janė detyruar tė ecin nė kėmbė pėr disa metra, ngase veturat e tyre nuk janė lejuar tė hyjnė deri nė pikėn mė tė afėrt, siē e praktikojnė zakonisht.
Veturat e tyre janė parė tė kthehen prapa tek shenja Gate 1 nė aeroport, ndėrsa zyrtarėt qeveritarė kanė ecur nė kėmbė. Porta VIP, pėrmes sė cilės kalojnė zyrtarėt mė tė lartė tė institucioneve tė vendit me vetura, ėshtė bllokuar nga njė veturė e doganierėve tė EULEX-it, ndėrsa afėr sa janė parė disa doganierė tė kėtij misioni.
Zyrtarė nga EULEX-i nuk kanė dhėnė shumė detaje lidhur me kėtė kontroll doganor jo fort tė zakonshėm, megjithatė, kanė sqaruar se bėhet fjalė pėr njė procedurė tė ligjshme.
Sot, zyrtarėt doganorė tė Kosovės dhe EULEX-it nė bashkėpunim me
sigurimin e aeroportit, kanė kryer kontrolle tė bagazhit me skaner me rreze X nė zonėn VIP nė Aeroportin e Prishtinės. Kėto janė procedura tė ligjshme, ka bėrė me dije zėdhėnėsi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, duke mos specifikuar nėse kontrollimi nė ditėn kur po udhėtonin zyrtarėt qeveritarė ėshtė bėrė me ndonjė arsye tė caktuar.
Me gjithė kontrollimet, kryeministri Hashim Thaēi dhe ministrat Limaj, Hoxhaj, Zharku e Stavileci tė mėrkurėn nė mesditė kanė udhėtuar zyrtarisht pėr nė shtetin e Turqisė.
Pėrmes njė kumtese tė lėshuar, kryeministria ka bėrė me dije se nė ditėn e parė tė vizitės, kreu i ekzekutivit do tė takohet nė Ankara me homologun e tij turk, Tayip Erdogan. Nė ditėn e dytė ndėrkaq, sipas kumtesės, kryeministri do tė qėndrojė nė qytetin e Stambollit, ku do tė takohet me zyrtarė lokalė.
Kryeministri Thaēi dhe katėr ministrat e kabinetit qeveritar, gjatė kėsaj vizite pritet qė me Qeverinė e Turqisė tė nėnshkruajnė marrėveshje bashkėpunimi nė disa fusha.
Vizita e Thaēit, Limajt dhe ministrave tjerė nė Turqi po ndodh vetėm pak ditė pas shpalljes sė njė konzorciumi turko-frances fitues tė tenderit pėr koncesionimin e Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės. Kjo pėrzgjedhje u pėrcoll me akuza pėr korrupsion nga disa kompani konkurrente, parti opozitare dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile.
Currently 5.00/512345
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
|