|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
21-05-11, 17:13
|
#1
|
Guest
|
Leter e hapur
Ismail Kadare i shkruan letėr tė hapur Lulzim Bashės
Tėrhiqur nga kandidatura pėr kryetar tė bashkisė sė Tiranės
Zoti Lulzim Basha,
I shqetėsuar seriozisht, si shumica e shqiptarėve brenda dhe jashtė vendit, po ju dėrgoj kėtė letėr tė hapur, me shpresė se ndoshta mund tė ndihmojė nė zgjidhjen e kolapsit tė papritur nė tė cilin ėshtė gjendur jo vetėm shteti, por gjithė kombi shqiptar.
Sėshtė nevoja tė zgjatem kėtu pėr pasojat e rėnda tė kėtij kolapsi, qė nis prej tronditjes sė demokracisė dhe kalendarit tė jetės sė brendshme, gjer te rreziku i izolimit tė ri tė vendit, ēka do tė ishte fatale sot pėr tė dy shtetet shqiptarė nė Ballkan.
Nisur nga kjo, shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim, i cili nga kėndvėshtrimi i klasės politike shqiptare mund tė duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht etj.,etj. por nga njė tjetėr pikpamje, nga interesat e larta tź vendit, tė republikės dhe tė kombit do tė ishte i drejtė dhe i saktė.
Si politikan dhe si zyrtar ju jeni gjendur kohėt e fundit, nė qendėr tė njė cikloni, i cili jo vetėm mund tia mbyllė rrugėn pėrparimit tė kombit shqiptar, por ta kthejė atė shumė vite prapa nė histori. Sėshtė nevoja kėtu tju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do tė jetė kjo mbrapėshti.
Nisur nga kjo, nė kushtet e njė fitimi ose tė njė humbjeje fare tė paqartė, do tju propozoja njė gjest , qė, sot pėr sot ėshtė i rrallė, gati i pėrjashtuar nga jeta politike shqiptare : tėrheqjen nga kandidimi pėr kryetar bashkie.
Nuk e kam vėshtirė tė marr me mend , nė kėtė rast, reagimet e militantėve tė krahut tuaj politik. E bashkė me tė, hamendjet, dyshimet e gjithė britmat rituale. Do tju thoshja se prej kohėsh ato smė bėjnė asnjė pźrshtypje. Ndėrkaq, meqenėse kanė lidhje me njė pjesė tė popullit shqiptar, do tė doja tju jepja thelbin e mesazhit tim : Me kėtė propozim, pavarėsisht se si do ta kuptoni, unė ju nderoj.
Qė tė jem i saktė gjer nė fund, do tė shtoja se kjo nuk ėshtė ēėshtje preference pėr ju, ēėshtje afėrsije etj. Dhe aq mė pak nuk ėshtė sfidė ndaj kundėrshtarit tuaj politik. Propozimi pėr tėrheqje mund tia bėja secilit prej jush , por mendova se tėrheqja do tė ishte mė e lehtė pėr ju qė jeni nė pushtet, sesa pėr tjetrin , qė ėshtė shef i opozitės.
Prej kohėsh jam i paanshėm dhe ky qėndrim mė shumź se ndonjė meritė apo mosmeritė e imja, ka tė bėjė me profesionin tim. Pėr shkrimtarin gjithė bashkėkombasit janė, nė radhė tė parė, lexuesit e tij, ndaj ai e ka vėshtirė tė jetė me njerėn gjysmė kundėr tjetrės. Ky vizion dikujt mund ti dukej egocentrizėm prej shkrimtari, por nėse kjo do tė gjykohej e fajshme, do ta pranoja kėtė faj apo kėtė cen gjenetik.
Duke ju propozuar tėrheqjen prej kandidimit, desha tju kujtoj se gjeste te tilla janė tė njohura nė historinė e pjesės mė tė emancipuar tė njerėzimit. Janė tė njohura dhe te ēmuara si gjeste tė mėdha tėrheqja nga njė kėmbėngulje, nga njė post, nga njė dyluftim, madje nga njė fron, nėse kėmbėngulja , posti, dyluftimi apo froni shkaktojnė fatkeqėsi. Desha tju kujtoja se themeluesi i shtetit shqiptar, I.Qemali, mė 1912 , ka qenė njėkohėsisht themeluesi i dorėheqjes shqiptare, kur me gjestin e tij madhėshtor, pas kėrkesės sė fuqive europiane, u tėrhoq nga posti i vet, pėr tė mirėn e Shqipėrisė.
Mendoj se Shqipėria nuk duhet ti harrojė kėto shenja tė mėdha tė qytetėrimit tė saj. Ajo duhet ti kultivojė ato, tė tregojė se nuk ėshtė njė shtet tribal, por shtet europian demokratik, pjesė e familjes mė tė emancipuar tė kombeve. Ajo duhet tė tregojė se ėshtė nė gjendje, se mundet, se duhet te jetė anėtare e denjė e familjes.
Gjesti i juaj do tė jetė njė mesazh emancipimi dhe shprese pėr brezin e ri shqiptar, duke pźrfshirė edhe atė tė politikanėve. Cdo gjest i tillė, pėrpara se tź nderojė njė politikan, njė krah apo njė stinė tė politikės, na nderon tė gjithėve.
Jemi mėsuar me shprehjen « turp i pėrbashkėt », qė mirė a keq, e kemi pźrjetuar gjatė shumź viteve, por rrallė herė me shprehjen tjetėr : « nder i pźrbashkėt ».
Le tė shpresojmė se do tė vijė edhe koha e saj.
Miqėsisht, me shpresė,
Ismail Kadare, shkrimtar
|
|
|
21-05-11, 18:10
|
#2
|
Anėtarėsuar: 21-01-10
Postime: 6,415
|
Titulli: Leter e hapur
I vetmi intelektual qe ka fol hapur,edhe pse nuk e di a eshte koha e duhur tashme,sepse duheshin me te vetedijshem te dy palet,por me sa duket Odiseja s'ka te sos!!!!!
|
|
|
21-05-11, 19:42
|
#3
|
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
|
Titulli: Leter e hapur
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga elvio
I vetmi intelektual qe ka fol hapur,edhe pse nuk e di a eshte koha e duhur tashme,sepse duheshin me te vetedijshem te dy palet,por me sa duket Odiseja s'ka te sos!!!!!
|
Rama nuk duhet tė ndihmohet nga askush pėr tė rrėnuar Shtetin Shqiptarė.
Mė vjen keq elvio qė mė duhet tė them se, Kadare nuk ėshtė nė koshiencė dhe nė linjė tė drejtė demokratike njė kėrkesė tė tillė tė i drejtojė Bashės.Kjo kėrkesė do tė duhej tė i drejtohet Ramės po vetėm athere kurė KQZ tė del me rezultatet pėrfundimtare.
Rama,dy vite ushtroj dhunė dhe terror rrugėve tė Shqipėrisė me kėrkesėn"Hap kutitė",tani edhe dy vite tė tjera prtitet tė ushtrojė dhunė me kėrkesėn"Mbyllė kutitė mos numro votat",dhe nė fund pėr ēdo dėshtim tė tij nė politikė"Saliu e ka fajin"dhe kėtė faj ka mundėsi Kadare t`ja sqaroj Ramės pikė pėr pikė.Sa kam mundėsi tė kuptoj unė,ky ėshtė njė qėndrim i pastėr jo konstruktiv i Kadaresė nė kėto ēaste kur ligji dhe organet ligjore tė Shtetit kan marrė situatėn nė dorė,kėtu nuk duhet tė harojmė se tė pėrcaktohesh duke mbėshtetur njerin krah politik ėshtė gjest demokratik po duke ja dhanė votėn e fshehtė partisė ose individit partiak e jo me letra tė hapura tė bėjsh presion mbi njė platforme evorpiane dhe mbi Bashėn pėr tė mbeshtet format staliniste tė vandalistėve Ramo-Enveriste.
Me kėtė letėr Kadare ka rrėnuar reputacionin dhe respektin e njė intelektuali tė rangut tė tij jo vetėm nė hapsirat shqiptarė po edhe mė gjėrė.Demokracia nuk gjunjėzohet mė presione dhe letra tė hapura,pėrkundrazi, ky gjest i Kadares mund tė llogaritet si fillim i rrėnimit tė autoritetit Kadare.
Koha shėron plagėt elvio,nese jo, ka sanatoriume psikiatrike pėr ēdo individ,dhe pėr diēka tė tillė mė sė shumti ka nevojė Rama dhe vendalėt e tij.
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
|
|
|
21-05-11, 19:50
|
#4
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Leter e hapur
sido qe te jet as sala nuk esht moll e embel po me dhimset LULZIM BASHA qe po bkjen pre e pazareve politike ,per edvinin nuk e kam aq brendg te madhe
po LULZIMI esht i ri e ka perspektiven e sigur po sala po e devalvon
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
21-05-11, 21:06
|
#5
|
ZoT DhE KrenaR
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
|
Titulli: Leter e hapur
Eeeee pse si ka shkru Rames???
Thjesht po veti veq..:(
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
|
|
|
21-05-11, 22:06
|
#6
|
-Shum i Thjeshte-
Anėtarėsuar: 26-09-06
Vendndodhja: FRANKFURT
Postime: 16,506
|
Titulli: Leter e hapur
Dallavere ka shum ketu ,,te mjeret na ,qe hupim kohen e te lumet ata qe i mbushin,qepat pare,,
http://www.youtube.com/watch?v=x0iPp...eature=related
__________________
C'do dite zgjohem me nje mendim te ri me mall,pendim apo zemerim
ky eshte vec fillimi i dites por asgje nuk ka kuptim.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga SANTANA-29 : 21-05-11 nė 22:13
|
|
|
22-05-11, 01:20
|
#7
|
Nothing to declare
Anėtarėsuar: 01-12-05
Vendndodhja: Ne Horizont
Postime: 2,016
|
Titulli: Leter e hapur
I paska ra puna I.Karades se te kishte pune ne profesionin e vet si kishte fut hunde ne politik aq sa i ka interesu shqiperia vite me pare aq i intereson tani keti patrioti.
L.Basha duhet ta pret rrezultatin perfundimtar te KQZ dhe nese KQZ e nxjerr ate fitues, atehere L.Basha duhet te dal me deklarat para TV dhe te thot une zgjedhjet i fitova por per hire te popullit dhe qe te mos ngecim prapa nga vendet tjera une do ja liroj rrugen rames. Dhe me kete rast L.Basha nuk humb asgje sepse vetem sa ka filluar karriera e ti politike dhe me kete hap qe do marr L.Basha do te fiton edhe me shume besimin e qytetareve ku ne zgjedhjet e arshme ne 2013 mund dhe te kandidohet per kryeminister i vendit dhe ku mund ta ket te sigurt fitoren.
__________________
Fjalė me vlerė, ku tė gjesh merr.
|
|
|
22-05-11, 01:56
|
#8
|
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,493
|
Titulli: Leter e hapur
Mesazh i drejtė, Kadare ka bėrė mirė qė ėshtė kyqur.
Kadare ama duhej tė kishte nisur pėrnjėhersh dy letra, njėrėn pėr Lulin e njėrėn pėr Edin !
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
|
|
|
22-05-11, 06:39
|
#9
|
Guest
|
Titulli: Leter e hapur
Basha i pėrgjigjet Kadaresė: Pse nuk tėrhiqem dot nga gara
Letėr e hapur e Lulzim Bashės pėr Ismail Kadarenė
I nderuar Zoti Kadare,
Lexova me vėmendje letrėn tuaj dhe ju falenderoj pėr shqetėsimin qė shprehni nė lidhje me tė ardhmen europiane tė Shqipėrisė. Ky shqetėsim i pėrbashkėt duhet tė na preokupojė tė gjithėve. Ndaj pėrfitoj nga kjo mundėsi tė paraqes kėndvėshtrimin tim mbi faktet.
Nė kėto zgjedhje kanė votuar mė shumė qytetarė tė Tiranės se asnjėherė tjetėr nė historinė e saj. Votuesit e kanė shprehur tashmė vullnetin e tyre dhe institucionet pėrkatėse janė duke bėrė ndėrkohė numėrimin e votės. Qytetarėt kanė vendosur se kush e ka fituar kėtė garė dhe se kush do tė vijojė tė administrojė qytetin.
Unė kam vendosur tė respektoj tė gjitha procedurat normative qė parashikon proēesi i numėrimit tė votės nė respekt tė shtetit ligjor duke frymėzuar njė qėndrim paqėsor qytetar dhe nė shėrbim tė stabilitetit e paqes sociale.
E gjithė filozofia e fushatės sime ėshtė mbėshtetur nė dėgjimin dhe dialogun e drejtpėrdrejtė me qytetarėt. Ndaj sot e kam tė pamundur tė mbys zėrin e mbi 124 mijė qytetarėve tė cilėt i janė pėrgjigjur pozitivisht planit dhe projektit tim pėr shndėrrimin rrėnjėsor tė kryeqytetit tė shqiptarėve, qė mjerisht po pėrjeton njė kolaps urban, mjedisor dhe mund tė themi ekzistencial. Nuk jam unė ai qė vendos nėse do tė bėhem apo jo kryetari i ardhshėm i Bashkisė. Ky ėshtė vendimi i votuesve dhe unė nuk kam asnjė tė drejtė, qė nė asnjė rrethanė tė braktis zgjedhjen qė ata kanė bėrė.
Unė besoj se gara dhe demokracia i vlejnė tė ardhmes europiane tė Shqipėrisė. Ndėrkohė qė dhurimi nė tavolinė ose pazaret nė favorin tim apo tė kundėrshtarit, e dėmtojnė atė. Mė mirė njė garė deri nė votėn e fundit sesa njė garė e munguar.
Duke u tėrhequr, unė fyej votuesit, komisionerėt, ligjvėnėsit, ligjet, gjykatat dhe vetė demokracinė. Me tėrheqjen pėr shkak tė presioneve politike, i bie tė mos bėhen mė zgjedhje nė Shqipėri. Vėrtet mund tė shpresohet tė kalohet mė lehtė njė sfidė imediate, por me ēmimin e madh tė rėnies sė demokracisė. Sistemi ynė demokratik ėshtė mė mirė tė pėrballojė sfida tė vėshtira sesa tė shpallė se pėrfundimisht nuk bėn dot zgjedhje.
Unė nuk mendoj se instalimi i njė pushteti qė do mbante peng kryeqytetin nė kundėrshtim me vullnetin e zgjedhėsve ėshtė mė europian dhe demokratik sesa rotacioni politik qė ėshtė baza e ēdo demokracie.
Ēdo terheqje e imja nė kėto kushte jo vetėm do tė ishte njė akt anti-demokratik, por besoj se nuk do tė pranohej as nga rivali im pėr Bashkinė e Tiranės sepse pėr pasojė edhe legjitimiteti i vijimit tė kryetarit aktual tė Bashkisė do tė ishte i kompromentuar.
Jam i bindur se rrethimi i institucioneve, kėrcėnimet me djegje dhe kryengritje apo pushteti i rrugės nuk janė mė tė pranueshme sesa votimi i lirė, numėrimi i votės sė vlefshme dhe vendimet e institucioneve.
Unė respektoj vullnetin e tė gjithė atyre qė kanė votuar pro meje, qė kanė votuar pėr njė ndryshim nė Tiranė, si edhe ata qė kanė votuar kundėr, duke lexuar dhe respektuar ēdo votė tė tyre, respektoj ata qė po presin me qytetari, pa dhunė, pa presion, si qytetarė tė vėrtetė europianė.
Jam i gatshėm tė takohem para publikut dhe mediave, kudo dhe kurdo me rivalin tim pėr Bashkinė e Tiranės pėr njė pakt moral dhe qytetar pėr respektimin e ligjit, pėr tė pritur me qetėsi vendimin e institucioneve, pėr ti dhėnė fund gjuhės sė dhunės dhe pėr tė pranuar verdiktin e qytetarėve tė shprehur me votė.
Me respekt,
Lulzim Basha
>> Kadare i drejtohet Bashės: Tėrhiqu nga kandidatura pėr Tiranėn >> Komente (79)
|
|
|
22-05-11, 07:17
|
#10
|
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
|
Titulli: Leter e hapur
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga murrizi
Mesazh i drejtė, Kadare ka bėrė mirė qė ėshtė kyqur.
Kadare ama duhej tė kishte nisur pėrnjėhersh dy letra, njėrėn pėr Lulin e njėrėn pėr Edin !
|
Mire e ke murriz,po nuk e ben nje gje te tille sepse ka frik nga Qosja altoparlanti i Rames dhe PPSH,edhe ashtu ne marrėdhenje jo aq te mira dhe fisnike.
Po tė kishte lexu me heret kete editorial as qe duheshte te lodhet Kadare.
Ishte Rama ai, i cili nė emėr tė kozmopolitizmit, e dekoroi njė kėngėtar serb, Goran Bregoviē, me Ēelėsin e Tiranės (2006) titullin mė tė lartė tė nderit qė e jep kryeqyteti i Shqipėrisė, pak vite pas luftės nė Kosovė. Ėshtė interesant qė pavarėsisht fuqisė politike qė e tregoi nė Shqipėri, nė tri mandate kryetar i Tiranės, dhe rreth gjashtė vjet kryetar i PS-sė, ai kurrė nuk u mirėprit nė Kosovė, pavarėsisht ithtarėve jo tė paktė majtistė. Pra, ai shihej me mosbesim nga tė gjithė nė Kosovė, veēmas u bė irritues kur doli hapur kundėr ndėrtimit tė Rrugės sė Kombit, ndėrsa asnjėherė nuk doli nė krah tė proceseve nė Kosovė, nė kohėn e bisedimeve kur po ndėrtohej e tmerrshmja Pakoja e Ahtisarit. Ai u soll me indiferencė totale edhe atėherė, edhe tani pas Pavarėsisė sė Kosovės, nė mė shumė se tri vjet tė pasluftės, ndėrkohė qė Veriu vazhdon tė mbahet peng nga Beogradi. Ku ishte shqiptaria pėr tė cilėn fliste ai? Ky konceptim i tij pėr shqiptarinė ėshtė shpėrfytyrimi mė i ēmendur qė mund ti bėhej kombit tonė nė periudhėn postkomuniste.
Ky numėrim votash ia pėrplasi nė sytė e tij, humbjen e dyfishtė Ramės, si kryetar i PS-sė dhe Tiranės, humbjen morale nga Lulzim Basha, nga njė njeri qė dėshmoi qytetari dhe kulturė tė lart demokratike, i cili hoqi dorė pėr garėn nga ēdo pushtet, ėshtė njė humbje nga e cila se shpėtojnė as proceset ankimore; Dhe humbjen e 2009-ės, duke dėshmuar se kontestimi i votave (vjedhja) ishte njė shpifje e tij.
Njė qetėsi vrasėse kishte pushtuar tė dyja kampet e kandidatėve derisa po numėroheshin votat nė kutinė e fundit, ankthi dhe tensioni shkatėrrues, por qė kjo urojmė dhe besojmė ti japė dėrrmėn, ndjenjės dhe mendėsisė sllavo-komuniste nė Shqipėri, dhe shqiptarėt tė kthehen tek rrėnjėt dhe identiteti i tyre, i cili ka formėsuar fisnikėrinė nė shkallėn mė njerėzore nė botė, por qė nėpėr tranzicione tė ndryshme u pėrvodh dhe u pėrzie me elemente tė huaja negative, deri tek ai sllavo-komunist qė ishte mė i ndyri pėr shoqėrinė shqiptare.
Pra, kjo transparencė e numėrimit tė votave e paparė nė fytyrėn e asnjė demokracie perėndimore, e bėri Shqipėrinė dhe shqiptarėt, popullin qė demokracinė e pėrqafon nė mėnyrėn mė fisnike. Kultura dhe demokracia, po kthehen nė djepin ku aty kanė lindur, nė brigjet e Jonit dhe Adriatikut, tokėn historike dhe prehistorike shqiptare, ilire-pellazgjike, ku janė rrėnjėt e qytetėrimit perėndimor!
Editorial i botuar sė pari nė tė pėrditshmen e Prishtinės Bota Sot
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
|
|
|
22-05-11, 09:51
|
#11
|
KoordinatoR
Anėtarėsuar: 26-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
|
Titulli: Leter e hapur
20 vjet me vonese u shpreh njeri... Donte te behej faktor me Cdo kusht.. duke folur percart e duke belbezular ne menyre te pazakonte..
dhe ky ishte Ismaili i Kadareve
Honesty
__________________
vetėdija e lartė e rėndon njeriun
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Honesty^uk. : 22-05-11 nė 09:51
|
|
|
22-05-11, 10:39
|
#12
|
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
|
Titulli: Leter e hapur
Shqetesimi i Kadarese eshte shqetesim i te gjithe shqiptarve. Do te thote i 7 milion shqiptarve.
Ai e ka drejtuar letren aty ku shpreson se ka njitrohe arsye e civilizim.
"Leshoja rrugen te cmendurve, idioteve!".
Kur behet keq, dhe na e dijme qysh din me u ba keq ne Shqiperi, e kemi pa, bash qata qe thojne "Kadareja po don me u ba faktor, prandaj po perzihet", do te thone "u kall shqiperia e Kadareja nuk e rrujti bile as nje mesazh nuk e dha". Pra, shqiptaret te vrasin nese hyp, te vrasin nese zhdryp.
Kur kish pas ardh ne trojet shqiptare per here te pare nje nderkombetar, kish pas thane "more ketu pernimen po ta lypka b*tha, spaskan faj keta qe po lypkan me ua ngule".
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
|
|
|
22-05-11, 10:47
|
#13
|
Anėtarėsuar: 21-11-10
Postime: 24
|
Titulli: Leter e hapur
une nuk brengosem fare se kush do ta sundoj tiranen ne vijim por brengosem per dukurit e shemtuara te shqiptarit qe ironikisht perseriten neper stine e neper shekuj!
shume shtete dulen nga sistemi njepartiak por pasojat ishin te padukshme, derisa tek shqiptari lene vrrage, vrere e qelb.
e deshem aq shume komunizmin apo ironia, zilia dhe lakmia na verbuan jo vetem syrin por edhe trurin.
deri kur do rrokullisim shekujt per ta kuptuar se at qe bene bota eshte e mire dhe jo at qe bene shqiptari, nuk jemi, nuk ishim dhe nuk do jemi kurr Ne strumbullari i dikujt madje as edhe i vetes tone.
fundja i menēuri meson nga pesimi i tjetrit e ne qe nuk mesojm nga pesimet tona nuk e di si do vlersohemi.
vlersimi im eshte se neve na mungon mesi (mesatarja, shumica), Ne ose jemi te paret ose te fundit, ose me trimat ose me frigacaket, ose me patriotet ose me tradhetaret, ose me te menēurit ose me budallenjet, ose me te pasurit ose me varfanjaket, ose me te bashkuarit ose me te perēaret....
neve turprohemi te vlersohemi si mesatare! turp.
shumica e shteteve te botes jane me dhjetra here me te medha se shqiperia dhe neve llomotisim gjithe diten shypnija madhe, absurd!
shumica e shteteve te botes (fal edhe patriotizmit) e kane fituar lirine dhe pavarsine me shekuj perpara, derisa Ne ende brohorisim parulla ptriotike per liderin i cili ēuditrisht dhe njekohsisht (sipas Neve) eshte edhe hajn edhe i ndershem, edhe genjeshtar edhe i sinqert, edhe patriot edhe tradhetar, edhe i menēur edhe budall....
per fund, e vlersoj shume porosine e Kadares sepse eshte e vetmja rruge apo i vetmi shteg prej kah me leht do shtegtoj shqiperia, kundershtare ka madje edhe neper forume por te tillet i paraqet ne letren e vet edhe Kadare, keta jane militant qorra ose qe per zili a budallaki mbyllin njerin sy.
nuk kam se si mos ta falenderoj edhe "Kerēovarin" per kontributin qe jep ne ket forum (edhe pse futem shume rralle) e lexoj me endje, por ne kete tem desha ta rikujtoj se votat qe futen ne kuti te gabuar me ligjet e shqiperise vlersohen te pavlefshme.
keshtu jane vresuar edhe ne 2009 edhe ne 2007.... dhe si te tilla(pavlere) as qe jane numeruar ndojher, madje ato te 2009 u perbalten dhe u dogjen ne delten e nje lumi apo llymi thua se nuk paten nje mundesi me te kulturuar per t'u asgjesuar.
pra une jam per nje ligj, ose ate te llymit ose te numrimit.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rrush : 22-05-11 nė 10:51
|
|
|
22-05-11, 10:56
|
#14
|
Guest
|
Titulli: Leter e hapur
.....une e perkrah mendimin e te madhit Ismail Kadare sepse per mua me e rendesishme eshte e ardhmja jone kolektive se sa ajo partiake, prandaj
|
|
|
22-05-11, 11:29
|
#15
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Leter e hapur
ashtu siq tha panta rhei
i madhi ISMAJL KADARE frigohet se mos po ndodh si 1997 e kta socialistat gjithmon punojn me kall shqiperin
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Funksionet e Temės |
|
Shfaq Modėt |
Modė Lineare
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:32.
|
|