Synimet, ambiciet tona ne jete
Miq,
secili nga ne ka nje apo me shume qellime ne jete, si ne aspektin profesional ashtu dhe ne aspektet tjera. Sa jeni ambicioz dhe sa mundoheni ti arrini qellimet ,synimet tuaja qe i keni vene vetes? Mendoj se vete jeta merr kuptim me shume kur ne i veme vetes qellime per te arritur diqka qka neve do te na bente te ndihemi me mire. Por jo gjithehre mund ti arrijme ato qka ne deshirojme,megjithate me rendesi osht qe kurre te mos dorezohemi dhe te besojme thelle ne ate qe duam ta arrijme, dhe keshtu besoj se ja dalim secili. Pra duhet shume pune por edhe pak fat per realizimin e synimeve tona.
Po filloj une e para:
te vazhdoj me shkollim te metutjeshem
te vendos mas nje kohe definitivisht se a dua te jetoj ne vendlindjen time, apo jashte saj.
te arrij te kem nje pune te mire qe me ploteson
te kem me vone nje familje te shendoshe
te kem nje dashuri te sinqerte
te mundohem si individ te kontriboj diqka sado te vogel per rrethin tim dhe shoqerine tone, sepse nese secili bejme diqka atehere behet mjaft
dhe mbi te gjitha:
te mundohem te jem nje njeri i mire, mos ta perkrah kurre te keqen dhe genjeshtren, ta luftoj padrejtesine etj etj...
Tash e keni radhen Ju,jeni te mireseardhur me mendimet Tuaja.
|