Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 17-05-11, 15:30   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Serbia justifikon kėrkesat pėr ndarje tė Kosovės

Serrbia ka shpeshtuar kėrkesat pėr ndarjen e Kosovės, pėrderisa politikajt Kosovarė, pozitė dhe opozitė e kundėrshtojnė njė mundėsi tė tillė.
Mendimi juaj pėr kėtė temė ėshtė ?













S’duan tė dėgjojnė pėr ndarjen



Pėrfaqėsuesit e qeverisė dhe ata tė opozitės kundėrshtojnė ashpėr idetė e ndarjes sė Kosovės, qė po lansohen kėto ditė nga zyrtarė nė Beograd. Ēdo zgjidhje qė bie ndesh me Kushtetutėn e Kosovės, pėr Prishtinėn zyrtare konsiderohet e papranueshme.


Opsionet e ndarjes sė Kosovės vazhdojnė tė kundėrshtohen me ngulm nga pėrfaqėsuesit politikė nė Prishtinė.

Ndėrsa zyrtarė nė Beograd, ditėve tė fundit, nė disa raste e kanė pėrmendur edhe ndarjen si njė prej opsioneve, duke apostrofuar veriun e Kosovės, ata nė Prishtinė thonė se zgjidhjet pėr problemet nė Kosovė duhet kėrkuar brenda Kushtetutės sė Kosovės dhe jo nė bisedime me Serbinė.

Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi thotė se janė institucionet dhe qytetarėt e Kosovės ata qė vendosin pėr Kosovėn, e jo Serbia. Pėr temat qė mund tė bisedohen me Serbinė, ai thotė se ka edhe vija tė kuqe.

“Ne marrim pjesė aktive nė ēėshtjen e dialogut. Nuk kemi ndonjė iluzion se gjėrat do tė lėvizin shumė shpejt. Por, ne do tė jemi specifikė nė kėrkesat tona, nė tė drejtėn tonė, e njėkohėsisht edhe nė zgjidhjet, tė cilat duhet tė jenė nė kuadėr tė objektivave tona politike, kufizimeve kushtetuese qė i kemi dhe standardeve ndėrkombėtare”.

“Nė kėtė drejtim dėshirojmė zgjidhje tė qėndrueshme dhe jo zgjidhje pėr hir tė kohės”, thotė Kuēi.

Anėtari i Kryesisė sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Kujtim Shala, thotė se bisedimet me Serbinė janė politike, ndėrsa e kundėrshton ashpėr futjen e veriut si temė nė agjendėn e kėtyre bisedimeve.

Shala thotė se as idetė pėr reciprocitet zgjidhjesh, duke krahasuar Luginėn e Preshevės me veriun e Kosovės, nuk mund tė jenė objekt diskutimi me Serbinė, sepse nė kėtė mėnyrė vetvetiu do tė hapej edhe ēėshtja e ndarjes.
Ēėshtja e veriut ėshtė ēėshtje e Kosovės dhe problemet nė veri ndodhin sepse ndėrhyn Serbia.

“Nėse kėrkohet reciprocitet, i bie qė ėshtė hapur tema e veriut dhe ėshtė hapur tema e ndarjes. Ndėrkaq, ėshtė e palejueshme qė tė hapet njė temė e tillė. Ēėshtja e veriut ėshtė ēėshtje e Kosovės dhe problemet nė veri ndodhin sepse ndėrhyn Serbia. Por, Serbia ēdo ditė shkel sovranitetin e Kosovės”, thotė Shala.

Zgjidhjet qė do tė ēonin kah ndarja e veriut tė Kosovės janė luftėnxitėse, thotė nė anėn tjetėr sekretari i pėrgjithshėm i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Burim Ramadani.

Ai thotė se Qeveria e Kosovės duhet tė vendosė menjėherė sundimin e rendit dhe ligjit nė veri. Kjo, sipas tij, do tė ishte pėrgjigjja mė e mirė qė Kosova mund t’iu japė deklaratave tė zyrtarėve serbė pėr ndarjen e Kosovės.

Ramadani i kundėrshton edhe idetė e pėrqendrimit tė bisedimeve nė temėn e veriut tė Kosovės dhe kėrkesat pėr reciprocitet me Luginėn e Preshevės.

“Kjo logjikė e zgjidhjes sė konflikteve besoj se ėshtė e tejkaluar, sepse kjo hap rrugė pėr ndryshimin e pothuajse tė gjithė kufijve tė Ballkanit. Nuk ėshtė e pranueshme. Ne duhet ta funksionalizojmė shtetin e Kosovės”, thekson Ramadani.

Bisedimet Prishtinė - Beograd, tė cilat po zhvillohen aktualisht, janė paralajmėruar nė vazhdimėsi si teknike. Por, qė nga fillimi, njė pjesė e spektrit politik nė Prishtinė si dhe analistėt kishin parashikuar se ato mund tė pėrfundojnė me inicimin e temave politike, duke pėrfshirė sidomos ēėshtjen e veriut tė Kosovės.

Njė temė e tillė nuk ėshtė hapur dhe tė paktėn zyrtarisht nuk ėshtė paralajmėruar se do tė hapet. Por, kohė pas kohe, nga Beogradi dėrgohen sinjale pėrmes deklarimeve publike, se njė ditė edhe kjo ēėshtje, edhe ndarja do tė jenė nė tavolinėn e bisedimeve.


Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:35.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.