|
Tema tė vjetra Arkivi i forumit |
24-06-11, 17:26
|
#1
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Xhamitė nė Tiranė, Prishtinė dhe Shkup
Faik Miftari
Edhe pse kanė kaluar plot 20 vjet nga pėrmbysja e sistemit komunist nė Evropėn Juglindore, akoma vazhdon avazi i vjetėr, mos lejimi i ndėrtimit tė xhamive qendrore nė tė tri kryeqendrat shqiptare, si nė Tiranė, njashtu edhe nė Prishtinė e Shkup. Edhe pse nė tė tri qytetet ėshtė nevojė imediate qė prej kohėsh, ndėrtimi i xhamive qendrore, pasi qė nuk ka hapėsirė tė mjaftueshme pėr faljen e namazit tė xhumasė, e tė mos flasim pėr faljen e dy bajrameve vjetore, me ērast vėrshojnė besimtarėt mysliman nėpėr rrugė, trotuare e sheshe rreth e pėrqark xhamive pėr tė gjetur sado pak vend pėr tė falur namazin. Nė tri kryeqendrat shqiptare jetojnė afro 1 milion mysliman shqiptar, nė Tiranė rreth 500.000 mysliman, nė Prishtinė rreth 300.000 mysliman dhe nė Shkup rreth 200.000 mysliman , ashtu qė ndodh qė besimtarėt tė falin namazin e xhumasė verės nėn rrezet e nxehta tė diellit, e nė dimėr nėpėr borė e shi, pėr shkak tė mungesės sė hapėsirave tė mjaftueshme pėr falje.
Edhe pse jemi duke jetuar nė shekullin XXI, dhe thirremi me plotė gojė nė plotėsimin e drejtave elementare njerėzore, njėherit janė edhe kritere pėr plotėsimin e kushteve pėr aderim, asocijim apo anėtarėsim nė Bashkimin Evropian, nė praktik veprojmė diē tjetėr duke mos plotėsuar kėto standarde elementare tė tė drejtave tė garantuara njerėzore. Edhe pse me vite tė tėra kjo temė ėshtė aktuale, dhe flitet pėr nevojėn e ndėrtimit tė kėtyre tri xhamive qendrore nė kėto tri kryeqendra shqiptare, tė cilėt sado pak pėr momentin do tė kishin plotėsuar nevojat elementare tė besimtarėve mysliman pėr kryerjen apo faljen e namazit tė xhumasė nė mėnyrė dinjitoze si i ka hije njė qytetari. Por, pushtetmbajtėsit si nė nivel qendror, ashtu edhe atij komunal, akoma janė duke zvarritur kėtė iniciativė me mos lejimin e trojeve apo parcelave tė nevojshme dhe mospajisjen e tyre me leje pėrkatėse, pėr ndėrtimin e xhamive nė qendrat e qytetit tė Tiranės, Prishtinės dhe Shkupit.
Subjektet politike shqiptare kryesore si bartėsit e pushteteve qendrore dhe vendore, nė Tiranė, PD-ja dhe PS-ja, nė Prishtinė, PDK-ja dhe LDK-ja dhe nė Shkup BDI-ja dhe PDSH-ja, vetėm gjatė fushatave zgjedhore pėr zgjedhjet vendore apo lokale, premtojnė se do tė japin leje dhe troje pėrkatėse pėr ndėrtimin e xhamive qendrore nė Tiranė, Prishtinė dhe Shkup, pėr tė pėrfituar votat e besimtarėve dhe xhematėve mysliman, sapo pėrfundojnė zgjedhjet premtimet mbesin boshe dhe tė parealizuara gjer tani.
Edhe pse nė Tiranė, ekziston akoma prona e Vakėfit, ish Namazgjaja, nė tė cilin ėshtė vendi ideal, dhe nuk ka kontest pronėsor, ngurohet me apo pa dashje pėr tu dal dhe pėr tė realizuar ndėrtimin e xhamisė qendrore nė Tiranė si nevojė imediate e besimtarėve mysliman. E qė prej kohėsh, nė Tiranė ėshtė ndėrtuar katedralja, dhe se tani edhe kisha ortodokse nė oborr apo pranė Ministrisė sė Mbrojtjes sė shtetit shqiptar mu nė qendėr tė Tiranės. Edhe pse apriori nuk ėshtė diē e keqe, por njė e drejtė themelore e plotėsimit tė nevojave tė tyre fetare, tė pakicės krishtere shqiptare, si katolike ashtu edhe ortodokse, pasi qė dihet se nė Shqipėri rreth 70% tė shqiptarėve i pėrkasin fesė Islame, nė Kosovė rreth 98% tė shqiptarėve i pėrkasin fesė Islame, ndėrsa afro 100% tė shqiptarėve nė Maqedoni i pėrkasin fesė Islame, mos plotėsimi i drejtave tė tyre elementare fetare si shumicė absolute qė janė ėshtė atak nė harmoninė fetare dhe identitetin e tyre fetar.
Nė Prishtinė nė qendėr tė qytetit ėshtė ndėrtuar kisha ortodokse serbe, pėr qėllime politike, nė kompleksin universitar, pranė Bibliotekės Popullore dhe Universitare tė Kosovės, kohė mė parė, nė qendėr tė Prishtinės u ndėrtua katedralja katolike, pėr qėllime politike, edhe atė duke rrėnuar gjimnazin me renome nė Prishtinė, dhe nė vend tė tij u ndėrtua katedralja katolike. Kur them politike, mendoj pėr atė se nuk ka qenė nevojė imediate e plotėsimit tė nevojave elementare njerėzore fetare, pasi qė nė Prishtinė jetojnė njė numėr tejet i vogėl dhe i papėrfillshėm tė besimtarėve katolik dhe ortodoks, dhe se kishat ekzistuese katolike dhe ortodokse si tė tilla kanė qenė tė mjaftueshme pėr momentin. Por sido qė tė jetė, qofshin ato edhe politike si tė tilla, janė ndėrtuar dhe do tė jenė nė shėrbim tė plotėsimit tė nevojave tė tyre elementare njerėzore fetare, qofshin katolike apo ortodokse.
Kėrkesa pėr ndėrtimin e xhamisė qendrore nė qendėr tė Prishtinės, me vite tė tėra ėshtė duke u zvarrit, me apo pa dashje, akoma nuk ėshtė dhėnė as trolli e as leja pėr ndėrtimin e saj nė qendėr tė Prishtinės, si nevojė imediate e besimtarėve mysliman, pasi qė e premtja ėshtė ditė pune dhe se shumica e besimtarėve mysliman qė punojnė, apo studiojnė apo mėsojnė, me mund tė madh ndajnė njė orė pėr tė kryer namazin e xhumasė, i cili si i tillė patjetėr duhet kryer nė kohėn e caktuar, nė mes ditė, dimrit nė ora 12.00, verės nė ora 13.oo, dhe atė patjetėr nė xhami, pėr dallim prej namazeve tjerė, tė cilėt nė pa mundėsi pėr tu falur nė xhami, mund tė falen edhe nė shtėpi, punė, zyre, apo ēfarėdo vendi tjetėr pėrkatės. I njėjti problem qėndron edhe nė Shkup, krahas katedrales ekzistuese, ėshtė ndėrtuar kisha e re ortodokse qendrore maqedone mu nė qendėr tė Shkupit, ndėrsa jo qė nuk lejohet qė tė ndėrtohet xhamia qendrore nė qendėr tė Shkupit, por nuk ekziston as vullneti qė tė rindėrtohet bile Burmali xhamia nė qendėr tė Shkupit e cila ėshtė rrėnuar nė vitin 1925 nga pushteti i atėhershėm serb. Faktori politik shqiptar, si bashkėpjesėmarrės i qeverisė, qoftė BDI-ja, qoftė PDSH-ja, gjer tani fare nuk ka qenė e interesuar, qė tė ushtoj trusni tek partneri i vet bashkėqeverisės maqedon qė tė plotėsoj njė kėrkesė imediate e besimtarėve mysliman tė Shkupit.
Sa pėr ilustrim, do tė ceki, shembullin per exellenc nė qytetin tim tė Prizrenit, gjatė kohės sė Perandorisė Osmane. Nė qendėr tė qytetit, nė Shadėrvan gjendet xhamia e Sinan Pashės, e cila tani ėshtė duke u restauruar, afėr saj nė njė distancė prej 50 m gjendet kisha ortodokse serbe, 50 m afėr kishės ortodokse serbe gjendet edhe kisha katolike, qė tė dyja tė ndėrtuar nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX. Krahas kishave ekzistuese nė Prizren, pushteti i atėhershėm osman, pa kurrfarė problemi ju ka lejuar qė tė ndėrtojnė kishat e tyre nė qendėr tė qytetit tė Prizrenit, nė Shadėrvan, bile bile i ka ndihmuar materialisht dhe financiarisht ndėrtimin e tyre sipas arkivave burimore osmane.
Por fajtorėt pėr mos lejimin apo zvarritjen e ndėrtimit tė xhamive qendrore nė Tiranė, Prishtinė dhe Shkup, sipas mendimit tim, nuk janė pushtetmbajtėsit aktual qendror dhe lokal, por janė vet besimtarėt mysliman shqiptar si dhe institucionet legale qė udhėheqin nė aspektin shpirtėror besimtarėt mysliman, sikurse KMSH-ja nė Tiranė (Komuniteti Musliman Shqiptar), BIK-u nė Prishtinė (Bashkėsia Islame e Kosovės), si dhe BFIM-ja nė Shkup (Bashkėsia Fetare Islame e Maqedonisė). Prijėsit e tyre, Selim ef. Muqa nė Tiranė, Naim ef.Tėrnava nė Prishtinė si dhe Sylejman ef. Rexhebi nė Shkup, duhet tė kenė tė qartė, qė amanetin qė e kanė marrė mbi supet e veta, pėr tė udhėhequr kėto institucione fetare tė shenjta, nuk do tė thotė privilegj, por pikėsėpari pėrgjegjėsi, llogarinė e tė cilit do tė japin para Krijuesit fuqiplotė nė ditėn e gjykimit. Pikėsėpari pėrgjegjėsia i bie atyre si udhėheqės tė institucioneve legale myslimane si mbarėvajtės tė tyre, nė zgjidhjen e problemeve akute me tė cilėt ballafaqohen pėr momentin myslimanėt shqiptar, sikurse qė ėshtė edhe mos lejimi i ndėrtimit te xhamive qendrore, mos lejimi i shamisė, mos aplikimi i lėndės sė mėsimbesimit fetar nė shkollat publike e kėshtu me rradhė. Nė vend se tė vihen nė ballė tė kėtyre nismave imediate tė besimtarėve mysliman, tė ndėrtimit tė xhamive qendrore nė Tiranė, Prishtinė dhe Shkup, ata hezitojnė, ngurojnė, apo akoma i besojnė premtimeve boshe tė pushteteve qendrore apo lokale, e drejta e tyre individuale dhe njerėzore ėshtė tė kenė qėndrimet e tyre, ama, kur tė jesh nė krye tė njė institucioni tė tillė tė shenjtė, atėherė duhet tė jesh gati tė ballafaqohesh dhe tė realizosh interesat e besimtarėve mysliman.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
24-06-11, 17:26
|
#2
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Xhamitė nė Tiranė, Prishtinė dhe Shkup
Sikur tė bėjė thirrje pėr protestė dhe tė vihej nė ballė, Naim ef. Tėrnava, pas apelit imamėve dhe xhematėve tė Kosovės, ditėn e premte, pas namazit tė xhumasė, me siguri do tė tuboheshin 200.000 besimtar mysliman nė Prishtinė, njashtu po tė bėjė thirrje pėr protestė dhe tė vihej nė ballė, Sylejman ef. Rexhebi, pas apelit tė imamėve dhe xhematėve, ditėn e premte, pas namazit tė xhumasė, me siguri do tė tuboheshin 100.000 besimtar mysliman nė Shkup, njashtu po tė bėjė thirrje pėr protestė dhe tė vihej nė ballė, pas apelit imamėve dhe xhematėve tė Shqipėrisė, do tė tuboheshin 50.000 besimtar mysliman nė Tiranė, kjo punė do tė realizohej dhe do tė plotėsoheshin kushtet elementare pėr faljen e namazit tė xhumasė dhe gjer tani me siguri do tė ishin tė ndėrtuara xhamit qendrore si nė Tiranė, Prishtinė e Shkup. Por kurrė prijėsit tanė fetar legal dhe legjitim nuk ndėrmarrin aksione tė tilla, atėherė nuk mbetet gjė tjetėr, por qė individėt, besimtarėt, xhematėt, organizatat dhe shoqatat e ndryshme tė shoqėrisė civile myslimane, tė vihen nė ballė pėr sensibilizimin dhe realizimin e drejtave themelore fetare tė tyre, qoftė nėpėrmjet peticioneve, thirrjeve, protestave apo formave tė ndryshme demokratike, sikurse qė ishte edhe falja e namazit tė xhumasė nė rrugė pėrball xhamisė sė Ēarshisė, nė mes tė Kuvendit tė Kosovės dhe Komunės sė Prishtinės, me 17 qershor 2011.
Por tani e tutje, ka ardhur koha qė shqiptarėt mysliman qė tė organizohen edhe politikisht dhe tė formojnė subjektin e tyre politik, si nė Tiranė, Prishtinė e Shkup, qė ti realizojnė pikėsėpari konceptin programor tė tė drejtave elementare, njerėzore, kulturore, shoqėrore, fetare, politike, ekonomike, e assesi tė realizimit tė qėllimeve individuale apo personale tė individėve, kushdo qoftė ai, dhe qė tė bėhen faktor politik qė do tė ndikojn nė shoqėrinė shqiptare duke garuar me subjekte tjera politike nė garat elektorale si nė nivelin kombėtar (qendror) ashtu edhe atij vendor (lokal), e jo si gjer tani, votat e besimtarėve mysliman i kanė shkuar subjekteve tė ndryshme, prej tė cilėve nuk ua kanė pa hairin pėr kurrgjė. E dihet se nė demokraci mund tė vjen rasti apo momenti qė edhe me 5-6 deputetė subjekti politik mund tė ketė rolin vendimtar nė formimin e koalicionit qeveritar, njashtu qė pėr momentin ndodhi me LSI-nė nė Tiranė, apo me AKR-nė nė Prishtinė, dhe atėherė jo qė do tė realizohen tė gjitha kėrkesat e parashtruara tė besimtarėve mysliman, por do tė pyesin se edhe nė ēvend dėshiron ta ndėrtosh xhaminė qendrore qoftė nė Tiranė, Prishtinė apo Shkup.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
24-06-11, 17:27
|
#3
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
A po kanoset rreziku i ekstremizmit fetar nė Kosovė?
A po kanoset rreziku i ekstremizmit fetar nė Kosovė?
Leon Duhanaj
Besimi fetarė, ėshtė njė e drejtė e pa kontestueshme, njėra ndėr tė drejtat themeltare njerėzore, e si tė tilla janė tė njohura ndėrkombėtarisht, tė paktėn nė boten demokratike. Kjo ėshtė njė nga themelet e shteteve moderne dhe kujtoj qė kėshtu duhet edhe tė vazhdoj. Mirėpo, nė qoftė se besimi fetar i kalon kufijtė e sė lejuarės, apo nė qoftė se prijėsit fetar i mobilizojnė masat duke thirr nė urrejtje dhe duke mbjell hasmėri ndėr-vėllazėrore siē jemi ne shqiptarėt, atėherė kjo nuk mund tė quhet mė lutje e mirėfilltė ndaj Zotit dhe ėshtė njėkohėsisht manipulim i rrezikshėm me masa, i cili shumė shpejt mund tė eskaloj, gjė qė mund tė prodhoj dhunė.
Tė gjitha fetė monoteiste besojnė qė ėshtė vetėm njė zot. Gara nė mes besimesh bėhet nė atė mėnyrė, se cila i shėrben Zotit mė mirė, mė direkt dhe nė mėnyrėn e duhur. Parimisht tė gjitha fetė, tė paktėn nė mėnyrė publike thėrrasin pėr paqe dhe tolerancė fetare. Asnjėra nga to nuk ishte dashur tė propagandoj ndarje dhe hasmėri ndėrvėllazėrore. E kjo mė sė paku na duhet ne si komb, qė jemi tė ndarė nė shumė besime. Feja ėshtė njė rit, i cili do duhej ushtruar, nė mėnyrė qė nėse i lutemi Zotit pėr diēka, atėherė vėrtet ta bėjmė nė atė mėnyrė qė Atij ti pėlqej, dhe tė tregoj mėshirėn e vet ndaj atij, asaj apo atyre tė cilėt i drejtohen. Unė tė paktėn nuk besoj se Zoti i thirr njerėzit ti luten pėr teke dhe inate qė kanė ndaj tė tjerėve.
Intensifikimi i ekstremizmit fetarė islam nė hapėsirat shqiptare gjegjėsisht nė Kosovė, po bėhet gjithnjė me radikal dhe me i pa kontrollueshėm. Si rezultat i investimeve tė shumta tė shumė organizatave Aziatike, sidomos pas pėrfundimit tė Luftės nė Kosovė, tashme po i jep frytet e veta tė turpshme, ekstremiste, fundamentaliste dhe me prirje armiqėsore dhe anti-kombėtare. Falja nėpėr rrugė dhe vende publike ėshtė njė proces i cili ka filluar qėmoti, por kohėve tė fundit e sidomos falja masive qė ndodhi tė Premten, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve, nė afėrsi tė Parlamentit, ėshtė njė gjest qė nuk do koment. Pėr tė gjithė ata qė mendojnė sado pak mirė pėr kėtė vend dhe pėr shqiptari, ky ishte njė demonstrim jo fetar, por politik. Ishte njė mesazh i cili do duhej marrė shumė, shumė seriozisht.
Nėse ka diēka qė ėshtė ndėrtuar vėrtet nė ēdo vend dhe nga ēdo kush, shumė herė edhe pa asnjė kriter dhe pa nevojė, atėherė ato janė Xhamitė. Qė nga pėrfundimi i Luftės nė Kosovė janė ndėrtuar me qindra Xhami. Unė nuk jam ai qe mėtoj ta vlerėsoj se a i duhen vendit si tė tilla dhe nė aq sasi, mua as nuk me bėn pėrshtypje fare ajo punė, sa janė dhe edhe sa duhet. Tek e fundit, ne tashmė jemi tė lirė dhe nėse qytetarėt mendojnė qė kanė nevojė le ti ndėrtojnė. Por mua vėrtet me intereson dhe me pengon shumė mėnyra e artikulimit tė kėrkesave tė BIK-ut dhe njė numri tė komunitetit islam kėtu nė Kosovė pėrsa i pėrket ushtrimit tė fesė. Nuk mund tė jetė mėnyrė tolerante, dhe smund as Zotit ti pėlqej nėse njė komunitet kėrkon diēka , jo pėr nevoja, por pėr inate tė tjetrit. Nuk besoj qė ka Zot qė thotė lutu tek unė pėr inat tė atij. Kėrkesat e disa besimtarėve tė besimit islam pėr ndėrtimin e ndonjė xhamie vetėm e vetėm pse tash na qenka ndėrtuar Katedralja nė Prishtinė dhe se katolikėt na qenkan shumė pak, dhe se ata nuk paskan nevojė fare, janė vėrtet jo reale, jo tė ndershme, jo njerėzore dhe jo kombėtare.
Nuk ka kisha as xhami qė ka kapacitet ti zėnė tė gjithė besimtarėt, qofshin ata myslimanė, katolikė, protestantė, ortodoksė apo tė tjerė, nė qoftė se ata mblidhen tė gjithė nė njė vend. Prandaj mėnyra e demonstruar nga besimtarėt islam qė nuk na zė xhamia dhe tash po i lėmė tė gjitha xhamitė thatė dhe po dalim nė rrugė tė falemi, si shenjė proteste ndaj ndėrtimit tė katedrales, vėrtet nuk ėshtė korrekte, nė asnjė mėnyrė. Sidomos kur bėhet fjalė pėr njė katedrale e cila ėshtė ndėrtuan pėr nderė dhe lavd tė bijės sė kombit tonė, njė bije shqiptare, njė humaniste tė pashoqe pėr njerėzimin, pėr tė cilėn jemi krenar para gjithė botes. Ajo ishte vėrtet njė person shembull pėr njerėzimin se si duhet njė njeri tė jetojė, se si duhet ti ngjaj Zotit. Duke dashur te afėrmin nė emėr tė Zotit, pa dallim feje, race, kombi apo ēfarėdo qofshin ato.
Njė tjetėr shqetėsim i madh, e qė burimin e ka tė njėjti ėshtė edhe peticioni i organizuar nė Pejė, kundėr vendosjes sė shtatores se Nėnės Terezė, nė vendin nė tė cilin unanimisht e votuan tė pėrzgjedhurit e popullit, nė bazė tė votės sė lirė dhe demokratike. Sė pari duhet shtruar pyetja a duhet qė vendimet ti merr kuvendi komunal qė ėshtė i pėrberė nga pėrfaqėsuesit legjitim tė popullit? Apo ēdo kush qė ka ndonjė pretendim ose ndonjė fobi ndaj diēkaje ka tė drejt tė organizoj dhe bllokoj ato vendime. Nė gjithė kėtė ēoroditje, shtrohet njė pyetje e madhe. Po e parashtroj vetėm pėr tė gjithė tė interesuarit. Ku ishin kėta kundėrshtar tė mėdhenj tė figurės sė Nėnė Terezės gjatė viteve tė 90-ta? Kur para dyerve tė shoqatave pritej nė rėnd pėr ushqim dhe veshmbathje. Ku ishin ata patriotė shqiptarė qė atėherė nuk u deklaruan kundėr kėsaj figure, e cila u bė sinonim i lirisė sonė? Ku ishin patriotėt shqiptarė, kur nga kisha e Shėn Ndout nė Prishtinė, fillonin pothuaj tė gjitha aktivitetet kombėtare pėr liri?
Ku ishin ata tė cilėt tani po dalin dhe po lobojnė qė ne nuk qenkemi shqiptar, por se po dashka ta ndėrtojmė njė komb tė ri Kosovar, i cili nuk ka flamur te Kastriotit, sepse ai nuk na pėrket neve, i cili nuk ka tė kaluar, por fillon nga e tashmja. Nė tė cilin nuk kanė vend as Nėnė Tereza as ata qe i ngjajnė asaj. A ėshtė ky ndoshta qėllimi pėrfundimtar i kombit tė ri tė pretenduar? I cili mė se paku mund ti ngjaj Shqipėrisė, e mė se shumti Bosnjės. Kėto dhe shumė pyetje tė tjera do duhej secili Shqiptar tia parashtroj vetės. Ta pyes secili veten se kush jam unė? Nga jam? Ku gjendem? Dhe ku dua tė shkoj?
Njė gjė jam i sigurt se shqiptaria do rrojė edhe pa mua edhe pa disa shqiptarė tė cilėt mund vetėm ta pengojnė nė rrugėtimin e vetė, ashtu siē e kanė penguar shekuj me radhė, por assesi ta ndalin. Dhe pėr ti dhėnė vulė gjithė kėsaj, del Adem Demaē dhe vjell vrer kundėr Papės dhe Vatikanit, duke harruar se ishte pikėrisht Vatikani dhe Papa Gjon Pali i II, vendi qė i ēeli dyert sė pari Kosovės. Shpikjet e ulėta ndaj Papės dhe krahasimi nė njė kontekst krejtėsisht absurd dhe tė marrė, me Gadafin, janė sinjale tepėr shqetėsuese pėr Kosovėn dhe tė ardhmen e saj. Nė kėto ditė tė nxehta, duket se feja ėshtė bė njė temė me pėrmasa tė rrezikshme. Nėse shteti nuk ndėrmerr masa preventive, qė tė parandaloj kėtė fushatė, atėherė shteti ynė vėrtetė po futet nė njė qorrsokak.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|
24-06-11, 18:47
|
#4
|
Anėtarėsuar: 16-05-05
Postime: 6,480
|
Titulli: Xhamitė nė Tiranė, Prishtinė dhe Shkup
Provokim i paparė nga ana e " besimtarėve" musliman.
Cenimi i lėvizjes sė lirė pėr shoqėrin nga ana e kėtyre " besimtarėve" kalon ēdo kufi tė mirėsjelljes sė muslimanit, kalon ēdo kufi tė frymės sė lirė, frymės sė mirė, frymės sė mirėkuptimit.
I mjerė populli i cili nė emėr tė ndjenjave shpirtėrore, manipulohet nga lloji i kėtillė i "muslimanėve".
Pėrkrah Policinė e cila kryente detyrėn e vet dhe inkurajojė ēdo veprim kundėr kėtyre cenimeve tė lėvizjes sė lirė.
.
__________________
Te jesh i Sinqert,do te thote:
Edhe shokun me te ngusht,
duhet ta kritikosh
---kur e ka keq----
|
|
|
24-06-11, 19:20
|
#5
|
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
|
Titulli: Xhamitė nė Tiranė, Prishtinė dhe Shkup
ai polici ju thojke "ju lutem lirojeni rrugen sepse nuk keni te drejte ta bllokoni levizjen e qytetareve"... ata bertitshin sa mujshin "allahu ekber" hahahahaa
gjynah!
hasanmehmeti ju ka thane "Mbylli syte". Nuk kane faj ata.
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
|
|
|
24-06-11, 19:32
|
#6
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Xhamitė nė Tiranė, Prishtinė dhe Shkup
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga panta_rhei
ai polici ju thojke "ju lutem lirojeni rrugen sepse nuk keni te drejte ta bllokoni levizjen e qytetareve"... ata bertitshin sa mujshin "allahu ekber" hahahahaa
gjynah!
hasanmehmeti ju ka thane "Mbylli syte". Nuk kane faj ata.
|
qe vlla tash po shtrohet autobani let i shtrejn postat e let falen deri sa te knaqen
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|
|
|
24-06-11, 20:01
|
#7
|
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
|
Titulli: Xhamitė nė Tiranė, Prishtinė dhe Shkup
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh
qe vlla tash po shtrohet autobani let i shtrejn postat e let falen deri sa te knaqen
|
jo po sikur ketyre reperave tane qe ju digjet zemra per me u ba njehere ne jete zezak, qashtu ketyre harapve tane u digjet zemra per me gjujte njehere ne jete me gure e ma kalle goma neper rruge si palestinez.
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
|
|
|
24-06-11, 22:22
|
#8
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Titulli: Xhamitė nė Tiranė, Prishtinė dhe Shkup
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh
une pasi e lexova ket shkrim ,po shkij drejt e nė kish po kryqohna
mjaft i tolerum arabt e zi
|
prit Guri , prit mos u nis pa te vet diqka ,
mos te ra kund me pa police se sot e dy dite perball fakultetit Filologjik , ne trotuarin e kompleksit te Lesnes , nese te kujtohet eshte rruga me e frekuentuar per kembesor e automjete , (ani qanejne kalon edhe Qeveria me qerre me drita ngjyra ngjyra se le nderkombetar e delegacione po qe po, se i lidh rruga prej aeroportit ) rrine i shtrire ton diten e lume gjone e gate nje njeri i leckosur nashta edhe i vdekur eshte , por une po sypozoj qe ate parcell e ka shenjeu si shpi te veten , e kush prej policise nuk ndalet me e largu ..
p.s.
thash ti djal se edhe per ty nuk eshte ndjenje e mire tuj hy ne katedralen Nena Tereze me e pa ate skene , se qanej edhe ty rruga te bjen ka te hysh e te dalesh ...
__________________
--------------------------------------------------------------------------------
Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh
lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!
Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),
por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!
[ e vodha, nga Panta_rhei ]
|
|
|
24-06-11, 19:56
|
#9
|
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
|
Titulli: Xhamitė nė Tiranė, Prishtinė dhe Shkup
Levizje e lire per te gjithe atehere kur plotesohen te drejtetat e te gjitheve.Atehere kur u prish Shkolla Xhevdet Doda sahanlepiresit nuk qelnin gojen ne mbrojtje te Arsimit.
Me 100-ra here u bllokuan rruget nga serbet , policia e Kosoves nuk beri gje. Artisiti-> flente n'Allmani.
Mirepo kur vjen puna e demostrimit te drejte te mungeses se vendfaljes, i pergjumshem ngrihet ne mbrojte te dhunes ndaj atyre qe kerkojne te drejtat e tyre esenciale. (bashke me phanten)
Sa te pa gedhendur perkunder vendit qe jetojne.
Kur behet protesta e Myslimaneve(protesta ka forma te ndryshme : dikush si A.Kurti, dikush veshen nje ngjyre,dikush s'vesh gje etj , por pa dhume dhe demokratike) ata zotrinjet kerkojne largime me dhune.
Sido qe te jete , neve fal Zotit nuk i kemi lene mangu keti vendi gje qe te ndihemi te turperuar apo te huaj , kur ishte koha aty ishim, e ai qe kerkon te bej histori pas lufte duhet shkel mbi nderin dhe mundin tone, kuptohet nese i'a del. Tani spo bejme gje vetem po kerkojme qe demokracine dhe te drejtat esenciale ti shijojne te gjithe , e jo vetem pjese te njerezve apo konfesioneve.
Dhe kjo me lejen e All-llahut do arrihet, deshen apo nuk deshen Sy Mbyllurit(pa dhonjeza) , ngase mjafte jemi paraqitur Sy Mbyllur (per hater te situatave te ndryshme qe kalonte Kosova), jo qe skemi pare por kemi nder dhe sakrifikonim vazhdimish, por cdo gje ne kete Bote ka nje fund , anipse fundi nganjehere eshte euforike , por pas euforis eshte plote shije, per ate qe ka caktim ta shijoj.
All-llahu i shperblefte te gjithe qe dolen per Namazfalje aty.
Hasani
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"
"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve
"Nena" Tereze:Ami Bharater Bharat Amar (I am Indian and India is mine) Une jam indiane dhe India eshte imja.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga hasanmehmeti : 24-06-11 nė 19:58
|
|
|
25-06-11, 09:47
|
#10
|
Moderator
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
|
Titulli: Xhamitė nė Tiranė, Prishtinė dhe Shkup
Fuad Ramiqi !!!!?????
Kerkoj falje por mos po gaboj!
A eshte ai i anijes!???
Mendoj se ketu nuk eshte ne pytje vetem Xhamija po edhe dicka perte por nśk duhet harru se Kosova nuk eshte as ne avganistan e as ne Siri ! Jemi pak si larg tyre dhe nese dikujt ju ka ba marak me nrru sistemin e ka pak zor.
A din dikush me tregu se sa Xhami te reja jan ndertu ne Kosove mbas lufte dhe a ka ba kush zhurem pse jan ndertu!???
Kosova eshte plote carje e percarje dhe sikur nuk i mjaftojne .
Dhe ,shih ,per qudine e Allahut as besimtaret musliman nuk jan te nje mendimi ....Pse More?????
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|
|
|
25-06-11, 14:36
|
#11
|
mire ....
Anėtarėsuar: 12-01-10
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 1,776
|
Titulli: Xhamitė nė Tiranė, Prishtinė dhe Shkup
Kercovar, mos ta kane llapangjesh naj shpull dje aty ke udhekryqi? se nuk u doke hic.
|
|
|
25-06-11, 16:48
|
#12
|
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
|
Titulli: Xhamitė nė Tiranė, Prishtinė dhe Shkup
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zanzi/M
Kercovar, mos ta kane llapangjesh naj shpull dje aty ke udhekryqi? se nuk u doke hic.
|
Aty jam aty..kur harove se me lemoje b...t.
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
|
|
|
25-06-11, 19:01
|
#13
|
Banned
Anėtarėsuar: 20-06-11
Postime: 1,208
|
Titulli: Xhamitė nė Tiranė, Prishtinė dhe Shkup
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zanzi/M
Po me duket se ai qe i ra polici ne krye shqelem je kane ti  .
Marre duhet me te ardh me e blloku rrugen e me lane auto-ambulancen ne rrug.
Makresh
A e hangre naj dajak a jo? Leja do ipet mos u ngutni. Vec mane qetesine edhe respektone ligjin. Se palidhje me ju rreh rrugve.
|
Ku jeton ti abej ? a po vjen be ti merre uniformen edhe deklarohu qe po sejll dajak ashiqare...edhe merri kamerat e CNN e qka jan me fam botrore... edhe fillo me dhan dajak, qe une i pari po te pres aty...besen e Zotit po ta dha..., se kerqovari o pak larg..., qe une pe zv kerqovarin..., a po vjen .. javen e ardheshme...
Mue me dhimbsen policia qe ka urdher e duhet me krye patjeter se eshte nen komand, bonja nje te mire atina merre uniformen edhe doku aty te veni qe edhe une po ja boj nje sherbim kerqovarit...e hadje doku po te presim... merre edhe eulexin me veti mos harro.... edhe ndihmen e vatikanit edhe edhe te brukselit e vashingotnit e..., jo veq ti po doknu kush doni ... ndrroni uniformat me policet qe me zemer smuj sjellin me qu dore ne popull... por e ka komand, e ju deklaronu haptas sikur ktu....
Sherro, financimi ka qen edhe eshte gjithmon por sherbtoret e unmikut dhe vatikanit siq kan qen ... nuk po lejojn sepse mbi krye po i rrin vatikani edhe unmiku apo eulexi..., lokacioni eshte kerkue me viteee 12 vite...
|
|
|
25-06-11, 19:09
|
#14
|
Anėtarėsuar: 03-02-05
Vendndodhja: underground
Postime: 422
|
Titulli: Xhamitė nė Tiranė, Prishtinė dhe Shkup
e be n.... shkijet i bllokojn rruget ne veri me dit te tera edhe s'guxojn me shku me nderhy e kta kishe pe kallxojna forcen ne kon ne shqyptar,ncnnccn ani edhe do do qitu en forum qe po munohen mu vesh nen petkun e "atdhedashuris" apo pseudopatriota om shiten eiiiiiiii pfffff u kon koha para 12 viteve me tregu patriotizmin po 99 % ju e ki ik b... e tash om shitni patrota .
|
|
|
25-06-11, 20:44
|
#15
|
Moderator
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
|
Titulli: Xhamitė nė Tiranė, Prishtinė dhe Shkup
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga the godfather
e be n.... shkijet i bllokojn rruget ne veri me dit te tera edhe s'guxojn me shku me nderhy e kta kishe pe kallxojna forcen ne kon ne shqyptar,ncnnccn ani edhe do do qitu en forum qe po munohen mu vesh nen petkun e "atdhedashuris" apo pseudopatriota om shiten eiiiiiiii pfffff u kon koha para 12 viteve me tregu patriotizmin po 99 % ju e ki ik b... e tash om shitni patrota .
|
Po me rastise shpesh te lexoj krahasime te tilla .
Nuk jan te njejte xhemati musliman dhe shkijet e verit !!Ky krahasim eshte fyes dhe ,ju lutem ,kujdese!!
Se ,pa dashje ,mund te vij krahasimi tjeter qe ;
Me kan Simiqi as nermene nuk te bjen me blloku rrugen!!
E mbasi edhe ne polici e edhe ne xhemate jan shoket e djeshem te pushkes duhet ftohe gjakrat ,duhet pa problemet me shtruar dhe duhet bere zgjidhjen me te mire.Ndertimin e nje Xhamije te Madhe ne Prishtine.
Por ,ne asnje rast ,kjo nuk guxon te sherbej si pyke per perqarje e ndarje te cfardo forme qofshin .E, edhe me pak, te jete leter ne duart e atyre qe nuk i dojne te miren Kosoves!!
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:26.
|
|