|
Feja e Shqiptarit Besimi dhe njeriu! Fetė, librat e shenjtė, mėnyrat e besimit .... |
04-07-05, 01:03
|
#1
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Shkolla juridike islame (Medh-hebe)
Shkolla juridike islame (Medh-hebe)
Nga: Dr. Feti Mehdiu
Ēka ėshtė feja dhe ēka janė sektet shkollat fetare
Paraqitjet e ndryshme tė njohura ndėr ne si medh-hebe, tarikate, sekte
kėrkojnė dhe meritojnė pėr aktualitetin tonė tu kushtohet mė tepėr kujdes me qėllim qė ti dilet nė ndihmė opinionit islam tė mos bien ndesh me burimet themelore, dhe mė pastaj ndokush tė paraqitet me ide pėr themelim tė ndonjė feje tė re duke u mbėshtetur nė ndonjėrėn prej shkollave ( medh-hebveve ose tarikateve), siē ndodhi nė Shqipėri nė vitin 1994 ku shkolla Bektashije u shpall fe e katėrt nė Shqipėri, kurse institucionet nė Kosovė dhe nė Maqedoni e Mal tė Zi heshtėn.
Nė botėn islame nė pėrgjithėsi janė tė njohura katėr shkolla juridike islame katėr medh-hebe, si edhe 12 shkolla filozofike islame tarikate, porse tek shqiptarėt praktikohet vetėm njė shkollė juridike islame (njė medhheb, ai Hanefi), ndėrsa prej shkollave filozofike islame janė tė pranishmedisa sish; bektashij, rufaij, melamij, helvetik, kaderij, sadij etj. Dhe nė Kosovė kėto shkolla filozofike, tė ashtuquajtura sufiste, janė tė pėrqendruara mė sė shumti nė Gjakovė.
Kėto katėr shkolla juridike islame (medh-hebe: Hanefij, Malikij, Shafiij dhe Hanbelij) tė cilat janė tė pranuara si interpretues autentik dhe korrekte tė normave islame janė formuar dhe janė licencuar nė njė periudhė jo fort tė larg kohės pas vdekjes sė pejgamberit a. s. Dhe sahanėve tė tij. Autoritetet etyre kanė jetuar pothuaj se nė tė njėjtėn kohė dhe shumė ēėshtje i kanė trajtuar duke konsultuar dhe marrė nė konsideratė mendimet e njeØri tjetrit, sepse kanė jetuar nė hapėsirėn ku ėshtė shpallur Kurani dhe ku e kishte kaluar jetėn Muhammedi a. s. Mund tė thuhet se ata mendimtarė mbi mendimet e tė cilėve janė ngritur kėto katėr shkolla juridike islame (pėr numrin e tyre pse janė katėr, kėtu nuk shohim tė arsyeshme tė leshohemi mė thellė) e kanė ndier shumė mė afėr frymėn e veprimeve dhe interpretimeve tė sahanėve, e pėr mes tyre edhe atmosferėn e periudhės sė Muhammdit a. s. Kėta i kanė trajtuar me devotshmėri dhe korrektėsi vėnien nė praktikė, nė rrethana e kohė tė caktuara, veprimet e ndryshme islame si namazin, agjerimin, pastėrtinė, kurorėn, trashėgimin, raportet tjera ndėrnjerzore etj. Duke i mbėshtetur tė gjitha nė burime tė dorės sė parė.
12 tarikatet, shkolla filozofike islame janė formuar nė mbėshtetje tė veprimeve dhe mendimeve tė njerėzve tė devotshėm e me autoritet, por nė periudha shumė mė tė vinshmee ne rajone tė ndryshme tė botės islame. Kryesisht trahtojnė ēeshtje teorike tė shtresimeve kulturore e filozofike nė kulturėn shpirtėrore dhe nuk i pėrfillin plotėsisht normat praktike tė kodifikuara me shkollat juridike-islame, e ndonjė prej kėtyre tarikateve, nė praktiken e vet u bie ndesh edhe urdhėrave tė Kuranit.
Organizimi i jetės fetare nė Kosovė, duhet tė kultivojė vigjilencėn nė mėnyrė qė tendencave tė reja tė cilat paraqiten kinse me programe reformuese dhe qė kėmbėngulin pėr zėvendėsimin e formave tė deritashme me forma tė reja, tu tregojė se nuk ėshtė nė frymėn e parimeve burimore fetare. Tu tregojė se ne botė fryjnė erėra qė bartin skelet fetar tė veshur me ideologji tė ndryshme, prapa se cilave qėndrojnė, sigurisht, individė a grupacione me qėllime destruktive tė cilėt mbase deshirojnė tė dalin nė sipėrfaqe nė kėto rrethana tė tranzicionit si ndonjė shkollė e re fetare...
Pėr asnjėren nga kėto veprime tė reja populli i Kosovės nuk ka nevojė.
**********************************************
Duke pas parasysh se shkrimet e gjata rrall herė lexohen, shkeputa disa pjesė nga shkrimi i Dr Fehmi Mehdiut,
Dilaver
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
15-07-05, 21:18
|
#2
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Nė formimin e shkollave dallohen dy sisteme juridike:
- Sistemi i parė qė mbėshtetet nė Tekst (Kuran e Sunnet) dhe nė shkencė e popull, tė njohur si ehlu-l-hadith ( Sunnitėt), dhe
- Sistemi i dytė qė pjesėrisht, pėrkatėsisht nė mėnyrė tendencioze mbėshtetet nė Tekst dhe nė vete pėrmban elemente ekstreme, shpesh politike, dhe quhet ekstrem dhe si i tillė ka numėr tė vogėl ithtarėsh, qė dmth. se nga shumica muslimane janė refuzuar si tė pabaza dhe joautentike. Ndėr shkollat kryesore ekstreme janė: Shiitėt (esh-shiatu) dhe Havarixhėt ose Harixhitėt (el-Hevarixhu), doktrina e tė cilėve karakterizohet me elemente politike-fetare. Edhe njėrėn edhe tjetrėn, ortodoksia islame (sunizmi) i ka hedhur si tė pabaza, jokorrekte e jo tė rregullta. [34]
www.zeriislam.com
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
15-07-05, 21:36
|
#3
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
SHTRIRJA E SHKOLLĖS HANEFITE
Ky medhheb-shkollė juridike sot dominon nė Irak e Siri, pastaj nė Pakistan, Afganistan, Kinė, Indi, Kaukaz e Turkestanin Lindor, Ēeēeni, Oseti, Kabardino-Ballkar, Ingushi; hanefitė janė shumica e kurdėve, karaēejėt, uzbekėt, kazasėt, azarbajxhanasit, turkmenėt, kirgizėt etj. etj. [399]
Mė pak janė tė pranishėm nė Iran. Nė Egjipt gjithashtu janė mė pak tė pranishėm, edhe pse nė kodin e tyre penal, disa segmente tė tė drejtės rregullohen sipas medhhebit hanefit, psh. e drejta martesore.
Nė Libi, Tunizi, Maroko dhe nė vendet tjera tė Afrikės Qendrore ka hanefitė.
Sa i pėrket kontinentit tė ri- Amerikės, nuk kemi tė dhėna tė sakta: njė, pasi qė askund nė botė nuk mbahet njė evidencė e tillė, dhe dy, lėvizjet e fundit nė botėn islame dhe nė diasporė pamundėsojnė njė vlerėsim mė tė saktė.
Popullata ballkanike e nė tė ajo e Rumanisė, Bullgarisė, Bosnjės, Kroacisė, Serbisė, Malit tė Zi dhe Shqipėrisė etnike janė 100 pėr qind hanefitė. Me kėtė pėrqindje ėshtė edhe Turqia.
Muslimanėt e Evropės Perėndimore qė kapin numrin deri mė 20 milionė banorė, mė tepėr janė hanefitė (punėtorė nga Turqia, Maqedonia, Kosova, Shqipėria e Bosnja). Ka edhe medhhebe tė tjera (punėtorė nga shtetet e Magrebit etj). Por, duhet tė kihet parasysh edhe numri gjithnjė e mė i madh i muslimanėve autoktonė nė kėto vende.
www.zeriislam.com
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:25.
|
|