mė 17 nėntor tė miratohet rezoluta pėr pavarėsinė e Kosovės
Shumica janė qė mė 17 nėntor tė miratohet rezoluta pėr pavarėsinė e Kosovės, Hydajet Hyseni paralajmėron dorėheqje
Prishtinė, 1O nėntor - Fakti qė pėr datėn 17 nėntor ėshtė paralajmėruar miratimi i Rezolutės pėr rikonfirmimin e vullnetit tė popullit tė Kosovės pėr pavarėsi, ndėrkaq ende nuk ishte e qartė se si do tė duket teksti final i kėsaj rezolute, ka qenė arsye e mjaftueshme pėr njė takim tė kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci dhe tė anėtarėve tė Kryesisė me shefat e grupeve parlamentare dhe me anėtarėt e Komisionit pėr Ēėshtje Juridike, Legjislacion dhe Kornizė Kushtetuese dhe tė Komisionit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar dhe Integrime Euroatlantike.
Kryetarėt e grupeve parlamentare: Alush Gashi, Jakup Krasniqi, Gjylnaze Syla, Teuta Sahatēija, e Mahir Jagxhilar dhe kryetari i Komisionit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar dhe Integrime Euroatlantike, Sabri Hamiti, kanė mbajtur qėndrimin tė fortė se teksti i Rezolutės, i nėnshkruar nga ata ėshtė punė e kryer, se vendimi ėshtė marrė me konsensus tė plotė dhe se Rezoluta pėr konfirmimin e shpalljes sė Kosovės shtet tė pavarur dhe sovran, nė bazė tė vullnetit tė popullit, duhet tė miratohet nė Kuvend, nė seancėn e 17 nėntorit. Kėtė e kanė mbėshtetur edhe shumica pjesėmarrėsve nė kėtė takim, por ka pasur edhe vėrejtje pėrmbajtėsore pėr tekstin e nėnshkruar, thuhet nė njė njoftim nga ky takim.
Kryetari i Komisionit Parlamentar pėr Ēėshtje Juridike, Legjislacion dhe Kornizė Kushtetuese, Hydajet Hyseni, (nga radhėt e PDK-sė) ka rikujtuar se propozimi i komisionit, tė cilin e udhėheq, qė nė pikėn e parė tė Rezolutės tė theksohet konfirmimi i vullnetit tė popullit tė Kosovės pėr pavarėsi (nė vend tė konfirmimit tė shpalljes sė pavarėsisė) nuk ishte gabim, por ishte pikėrisht pėrmirėsim gabimi. Ai, ndėrkaq, ka theksuar se shumėēka duhet tė riformulohet nė tekstin e Rezolutės.
Komisioni pėr Legjislacion ka vazhduar mbledhjen, sipas sugjerimit tė kreut tė legjislativit tė vendit, por disa nga anėtarėt e tij, paraprakisht, kanė pohuar se e shohin tė tepėrt kėtė takim, duke theksuar se ata me kohė e kanė pranuar tekstin e nėnshkruar nga shefat e grupeve parlamentare.
Pasi qė nuk janė pėrfillur vėrejtjet e tij pėr tekstin e Rezolutės, deputeti Hydajet Hyseni, u ka thėnė pjesėmarrėsve nė mbledhje se do tė japė dorėheqje nga posti i kryetarit tė Komisionit pėr Ēėshtje Juridike, Legjislacion dhe Kornizė Kushtetuese.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|