|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
08-04-06, 12:35
|
#1
|
"Mistrece Gjakovare"
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
|
Interviste me Adem Demaēin
Interviste me Adem Demaēin
VLERA KOMBĖTARE SHQIPTARE ANTIKADARISTE DHE ANTIROGUVISTE QUHET ADEM DEMAĒI!
ELHAMI AJETIT: Pse nuk ke marrė pjesė nė varrimin e Presidentit Rugova edhe a i ke treguar vlerat e tua me kėtė veprim? Kaq.
ADEM DEMAĒI:- Zotėri Elhami Ajeti, njeriu i tregon vlerat e veta nė shumė mėnyra e edhe duke marrė pjesė, ose duke refuzuar qė tė marrė pjesė nė njė veprim tė caktuar. Edhe ju duke ma bėrė kėtė pyetje po i tregoni vlerat Tuaja. Po kam dėshirė tė besoj se kėtė pyetje jeni duke ma drejtuar me qėllim jo tė keq. Duhet ta dini se unė nuk kam pritur qė Presidenti juaj tė ndėrrojė jetė e, duke mos marrė pjesė nė varrimin e tij, ti tregoja vlerat e mia. Kur kam dalė para gjyqit ēetnik, nė mars tė vitit 1959 e kur kam pasur guxim tu thoja Kallugjeroviqit e Rakoqeviqit se Serbia ėshtė okupatore dhe se Kosova duhet tė shkėputet nga Jugosllavia dhe ti bashkohet Shqipėrisė, mė duket se atėherė i kam treguar vlerat e mia. Nė atė gjykim, nė vend se tė mė shkonin djersėt mua, u shkonin djersėt Kallugjeroviqit e Rakoēeviēit...Pasi qė pata dalur nga burgu i parė, 18 nėntor 1961, nuk pata ndenjur duarkryq e tė jetoja nga fama e heroit. Nė hezin mė tė madh tė rankoviqizmit, mė 28 nėntor 1963, nė shtėpinė e Hysen Dacit, nė Mitrovicė, bashkė me babėn e tij, Hamdi Dacin, pastaj me Mustafa Venharin, Ramadan Shalėn, Kadri Kusarin, Sylė Shalėn, Din Spahinė, Fazli Graiēevcin, Rexhep Elmazin, Xhylie Radoniqin e Bedri Ēollakun (pėrveē Hysenit e meje, tė gjithė tė tjerėt tė ndjerė), themeluam LĖVIZJEN REVOLUCIONARE PĖR BASHKIMIN E SHQIPTARĖVE. Mė duket se zonja Xhylie e kėta burra dhe me qindra tė tjerė e tė tjera qė pa hezitim na u bashkuan e, bashkė me kėta edhe unė i pėrvuajturi, treguam vlerat tona. Historianėt e shitur pėr poste e pėr para, nėn dirigjimin e Prsidentit tė ndjerė dhe tė dallaverexhinjėve rreth e rrotull tij u munduan dhe po mundohen edhe sot e kėsaj dite qė ta mbulojnė me harresė dhe ta pėrbuzin organizatėn ilegale mė tė fuqishme e cila i dha grushtin mė tė fuqishm rankoviqizmit dhe hapi proceset e mėvonshme tė lėvizjes ēlirimtare nė Kosovė e rreth Kosovės. Ti lėmė burgjet se mos Ju dhemb koka... Kur, nė hovin mė tė madh tė politikės ēetnike-neofashiste tė Millosheviqit, mė 10 dhjetor tė vitit 1991, para deputetėve tė Parlamentit evropian, nė Strasbur, demaskova me argumente veprimet gjakatare dhe politikėn mafioze e kriminale tė hegjemonizmit serb, atje e atėherė i tregova vlerat e mia...Kur, nė shkurt, 1998, nė qendrėn amerikane nė Prishtinė, nė praninė e diplomatėve e gjeneralėve, diplomati i lartė Gelbart mė provokoi tri herė duke quajtur UĒK-nė, me zė tė lartė organizatė terroriste, unė, tri herė, me zė edhe mė tė lartė, iu pėrgjegja se UĒK-ja ėshtė ushtri ēlirimtare. Zotėri Gelbartit i vloi gjaku nė fytyrė. Edhe mua mė vloi gjaku nė fytyrė dhe me aq pėrfundoi dialogu ynė. Nė atė mėnyrė unė tregova vlerat e mia. Mirėpo, po atė natė, presidenti pėr tė cilin Ju po mė pyetni, nėnshkroi kumtesėn me tė cilėn dėnohej ēdo veprim jopaqėsor nė Kosovė. Aluzioni ishte i qartė: dėnohej kryengritja e popullit tonė nė krye me UĒK-nė... Duke refuzuar qė tė fshihem, por duke dalur nga tri herė nė ditė, bashkė me motrėn Ajshe, e duke shėtitur rrugėve tė Prishtinės, tė mbushura me tė gjitha llojet e ushtrive e policive serbe, nė atė mėnyrė kam treguar vlerat e mia... Kur mė arrestuan komandot serbe e kur ma futėn automatikun nė gjoks, nė maj tė 1999, e kur komandosit Janaēkoviq i thashė:Mė vrit, por mos mė shajė! Edhe atėherė tregova vlerat e mia. Ndoshta Ju mėrzita paksa zotėri Elhami, mirėpo Ju vėtė me pyetjen Tuaj sikur deshėt tė vėnit nė dyshim vlerat e mia dhe prandaj mė tėrhoqėt pėr gjuhe. Profetėve e liderėve tė rremė unė nuk ju bėj nderime. Kaq.
|
|
|
08-04-06, 15:04
|
#2
|
Anėtarėsuar: 02-02-05
Postime: 16,716
|
Asgje e re! Te gjitha dihen per veprimtarine, sakrificen, bashkpunetoret.
Por dihet edhe per qendrimin e Bacit Adem Demaci, ndaj Presidentin historik dhe realizuesin e Pamvaresise se Kosoves, burreshtetasin boteror, kolosin qe mposhti propaganden 200vjecare te Serbise kunder shqiptareve te Kosoves vetem per 10 vite, atdhetarin qe shpetoi popullin e vet nga gjenocidi serb, dr.Ibrahim Rugova.
Krenohem me vepren e Presidentit Rugova dhe i falemnderohem Zotit qe jetova ne kohen kur jetoi Presidenti i Kosoves dr.Ibrahim Rugova.
Me respekt edhe per sakrificen e Baces Adem Demaci!
Domira
__________________
Ėndrrat e mia dua ti fal vetem ty!
|
|
|
08-04-06, 15:50
|
#3
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Edhe nje here si shume hera te tjera Demaci na tregon qarte se eshte nje zog i Shkines.
Fare e flliqte stalinisti...
|
|
|
09-04-06, 11:49
|
#4
|
Anėtarėsuar: 08-04-06
Postime: 5
|
Me doket qe Demaēi po i ngaterron kapak sendet.
Nuk iu ka pergjegj pytjes qe ia ka shtrue gazetarja po perfiton me na komunikue vuejtjet dhe veprimtarin e vete ( ato jane, pa dyshim te verteta).
Pastaj i "fut ne te njejtin thes" Kadaren e Rugoven. Madje keta dy te fundit pasakne krijue sisteme ideologjike me ithtar te tyne : "kadarist" e "rugovist" ?
Karriera e ketyne dy personaliteteve divergjon ne shume pikepamje : Kadare asht ilustrue si shkrimtar i madh i letersise bashkohore shqiptare, po, besa edhe botnore.
Rugova asht ndodhun para sfidave te medha politike ku ēashtja e vendit dhe popullit te vet ndodhej ne rrezik per zhdukje.
Te dyte ia kane dal ne krye...
Se fundi, edhepse nuk me takon t'i jap keshilla kurkujt, mendoj qe njerzit qe tani kane vdek, duhet me i lan te qete : nuk asht fer me kritikue dikan mas shpine, e aq ma pak nese ka dek. Kjo pune me doket e pamoralshme.
|
|
|
10-04-06, 15:59
|
#5
|
Anėtarėsuar: 06-03-04
Vendndodhja: Suedi
Postime: 360
|
Ju pershendes te gjithve, Une kame nje dilem, pas gjitha ato vuajtje qe ju shkaktuan zotri Adem Demaqit per 28 vite burg, ai prap na preferon turli far opcioni ( ballkanin, kryetare e kosoves rada, kryeminister gjukanoviqi dhe qka jo tjeter) qe prap te mbetemi lidhur me serbin. une edhe pa asnje dite burg nuk po pajtohem qe te kemi qfardo lidhje me sllav, Prandaj nga keto rrethana kame ardhur ne nje dyshim, se zotri Adem Demaqi mund me qene nje njeri i klonuar nga serbija, kurse Adem Demaqi i vertet veqe nuk egziston fare, ose per ta ma me rendsi jane vllazrit e idealit se sa vllazrit e gjakut, siq beri edhe Enver Hoxha gjate luftes se dyte botrore, ose Adem Demaqi u perdor me decenje te tera( nga serbija) per ti identifikuar te gjithe ata qe u vrane u burgosen u torturun prej viteve 1956 e deri me vitet 90.
Dilem e madhe: Adem Demaqi
|
|
|
10-04-06, 16:29
|
#6
|
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga IB
Ju pershendes te gjithve, Une kame nje dilem, pas gjitha ato vuajtje qe ju shkaktuan zotri Adem Demaqit per 28 vite burg, ai prap na preferon turli far opcioni ( ballkanin, kryetare e kosoves rada, kryeminister gjukanoviqi dhe qka jo tjeter) qe prap te mbetemi lidhur me serbin. une edhe pa asnje dite burg nuk po pajtohem qe te kemi qfardo lidhje me sllav, Prandaj nga keto rrethana kame ardhur ne nje dyshim, se zotri Adem Demaqi mund me qene nje njeri i klonuar nga serbija, kurse Adem Demaqi i vertet veqe nuk egziston fare, ose per ta ma me rendsi jane vllazrit e idealit se sa vllazrit e gjakut, siq beri edhe Enver Hoxha gjate luftes se dyte botrore, ose Adem Demaqi u perdor me decenje te tera( nga serbija) per ti identifikuar te gjithe ata qe u vrane u burgosen u torturun prej viteve 1956 e deri me vitet 90.
Dilem e madhe: Adem Demaqi
|
Po do me than si "spijun" i serbisė a ? Gjthėēka mund tė ndodh !
|
|
|
10-04-06, 17:38
|
#7
|
Anėtarėsuar: 06-03-04
Vendndodhja: Suedi
Postime: 360
|
Te pershendes Fshatar, une nuk mud ta them ate titull, sepse eshte i rande, dhe kete mund ta vertetojn vetem historija dhe gjyqesija, por une vetem jame ne dilem, se qka mshifet pas keti personi, duke i ditur rrethanat e tije se sa vite qendroj ne burg, por gjithmon del me deklarata qe jane ne favor te serbis, une po e ceku nje deklarat te tije ne radio ne vitin 1999, kur gazetari e pyti per blerjen e pasurive te serbeve, ai u pergjegj me cinizem citoj" po mundeni me ua bler pasurin, por mos ua nxini bishtin me der, dhe me ua marr per kafshat te gojes", prandaj sikur te takohesha ndoni her me zotri Adem Demaqin do ta pyetesha se sa here duhet shqipetaret ti blejn tokat e tyre? dhe se cdo her po u dufka, me ua paguar serbeve keto toka, me vleren reale dhe prap te kthehen e ti marrin falaz.
|
|
|
10-04-06, 17:53
|
#8
|
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
|
Edhe mua i dyshimtė me duket. Ajo qė mė habit mė sė shumti janė idetė qė Demaēi hedh nė publik. Gjithėmonė tė papritura. Nuk di kush po e furnizon me ide, plane, prralla, thashethėna...!
Pse nuk e merr njė llullė si Aga Syl, me u ul pran oxhakut e me u marr me punėt e pleqnisė...!
|
|
|
11-04-06, 14:40
|
#9
|
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
|
Propaganda e Prishtinės nė dėm tė Malit tė Zi
Enver Robelli

Ditė mė parė, njė grumbull shqiptarėsh u mblodhėn nė sheshin e qytezės sė Tuzit nė Mal tė Zi pėr tė protestuar publikisht, siē thuhej, kundėr refuzimit tė qeverisė sė kryeministrit Milo Gjukanoviq qė kėtij vendbanimi ti jepte statusin e komunės. Derisa mediet serbe, pjesa mė e madhe e tė cilave kundėrshtojnė pavarėsinė e Malit tė Zi, me qejf publikuan lajmin se nė Tuz ėshtė brohoritur edhe pėr UĒK-nė, politikanėt shqiptarė nė Mal tė Zi vrapuan pėr tė sqaruar se nuk ka pasur thirrje pėr UĒK-nė. Sidoqoftė, nėse diku nė Ballkan shqiptarėt nuk kanė nevojė tė rrokin armėt pėr tė sfiduar shtypjen, atėherė ky vend ėshtė Mali i Zi. Me njė politikė pragmatike qeveria e Podgoricės viteve tė fundit ka pėrmirėsuar dukshėm pozitėn e pakicave. Natyrisht pėrherė ka vend pėr kritika, pėrherė ka vend pėr arritje mė tė mėdha nė fushėn e garantimit tė tė drejtave tė njeriut dhe stimulimit tė zhvillimit ekonomik.
Por, irituese nė protestat shqiptare nė Mal tė Zi ėshtė momenti: mė 21 maj nė kėtė republikė do tė mbahet referendumi pėr pavarėsinė e vendit. Kėtė tė drejtė Malit tė Zi ia garanton jo vetėm vendimi i komisionit tė Badinterit nga fillimi i viteve 90-tė, por edhe tradita e gjatė shtetėrore e Malit tė Zi. Me protestat e tyre, tė cilat nė atmosferėn e tensionuar para referendumit nga kundėrshtarėt e pavarėsisė sė Malit tė Zi interpretohen nė favor tė propagandės serbe, shqiptarėt rrezikojnė ti bėjnė njė shėrbim tė keq sė pari interesave tė tyre, pastaj edhe shumicės sė malazezėve. A ėshtė nė interes tė shqiptarėve qė Mali i Zi tė fitojė pavarėsinė apo Tuzi tė bėhet komunė? Pėrgjigjja mė duket e tepėrt.
Sikur tė mos mjaftonin protestat e gabueshme nė Tuz javėn e kaluar nga Prishtina me deklarata tė pamatura ėshtė lajmėruar nė opinion Adem Demaēi. Ai ka zgjedhur gazetėn proserbe Dan tė Podgoricės pėr tė parashikuar se pasi Mali i Zi tė bėhet i pavarur, ekzistuaka mundėsia qė ky shtet tė bashkohet me Kosovėn. Shqiptarėt nuk do tė shqetėsoheshin sikur Milo Gjukanoviq tė vinte nė krye tė qeverisė sė Kosovės. Nė politikė gjithēka ėshtė e mundshme, vetėm diēka ska ndodhur ende: qė i vdekuri tė ngjallet, ka thėnė Demaēi, duke i bėrė kėshtu temena argumenteve serbe se pas idesė pėr krijimin e shtetit tė pavarur malazez fshihet qėllimi pėr Shqipėrinė e Madhe. Deklarata e Demaēit, tė cilin mediat serbe e prezantojnė si ish-lider politik tė UĒK-sė, u cilėsua nga kryetarja e Qendrės Koordinuese pėr Kosovė dhe Metohi Sanda Rashkoviq-Iviq si pjesė e konceptit strategjik pėr Shqipėrinė e Madhe. Kėshtu, deshi apo sdeshi, Demaēi me prononcimin e tij ēoj ujė nė mullinjtė e kundėrshtarėve tė pavarėsisė sė Malit tė Zi. Sduhet qenė ndonjė strateg i madh pėr tė kuptuar qėllimin e gazetės proserbe Dan: pėrmes intervistės me Demaēin ajo synon tė alarmojė opinionin mbi rrezikun e krijimit tė Shqipėrisė sė Madhe dhe tė mobilizojė kundėrshtarėt e pavarėsisė.
Pėr shkak tė vetėizolimit politik, mendor dhe kulturor shumica e politikanėve nė Prishtinė as qė e kanė tė qartė se pėr ēfarė media flasin. Me rėndėsi ėshtė tė jenė tė pranishėm nė opinion. Nė kėtė kontekst mund tė shikohet edhe fakti se gazeta Dan ishte e para qė kishte mundėsinė ti merrte deklaratė Agim Ēekut, derisa ky ende ishte kandidat pėr kryeministėr. Ska lidhje se deklarata e tij u lakua nė pėrputhje me politikėn redaktuese: Serbėt duhet tė jenė tė gatshėm tė pranojnė atė ēka u ofrohet, citohej tė ketė thėnė Ēeku. Kėshtu Dan transportonte mesazhin ndaj lexuesve nė Mal tė Zi dhe nė Serbi se pushtetin nė Prishtinė po e merrte njė militant i lidhur me Al-Kaidėn, siē e kishte kualifikuar kjo gazetė Agim Ēekun nė nėntor 2004.
Pothuaj pavėrejtshėm nė opinion ka kaluar edhe njė deklaratė shkurtpamėse e kryetarit Fatmir Sejdiu nė lidhje me referendumin nė Mal tė Zi. I pyetur nga gazeta Standard e Vjenės, se a do tė ketė referendumi nė Mal tė Zi ndikim nė bisedimet pėr Kosovėn, Sejdiu ka thėnė: Ne nuk mund ta krahasojmė gjendjen nė Kosovė me atė tė Serbisė dhe Malit tė Zi. Sepse, shikuar nga grupi etnik, ata janė vėllezėr. Ne kemi zgjedhur rrugėn tonė.... Ky ėshtė nonsens, sepse nėse merret si argument afėrsia etnike, atėherė do tė mund tė kėrkohej shpėrbėrja e tė gjitha shteteve sllave dhe krijimi i njė perandorie tė tipit sovjetik. Ose do tė mund tė mohohej ekzistenca e Maqedonisė, pėr shkak se sllavėt e atjeshėm nga nacionalistėt nė Sofje shikohen si bullgarė perėndimorė. Nganjėherė, madje shpesh, politikanėt ėshtė mirė tė heshtin kur skanė asgjė pėr tė thėnė, aq mė tepėr kur, si nė rastin e Kosovės, janė tė rrethuar me kėshilltarė kryesisht injorantė, tė cilėt si punė primare e shohin vjedhjen e benzinės nė vend tė punės profesionale.
Sa i pėrket raporteve me Malin e Zi Prishtina sdo ishte keq tė mėsonte nge Tirana. Si qeveria e mėparshme socialiste, ashtu edhe kjo e demokratėve kanė thelluar bashkėpunimin me qeverinė e Milo Gjukanoviqit pa bujė mediale dhe krekosje. Fundja, ēdo shtendosje dhe rėnie e skemave tė vjetra mbi armiqėsinė e pėrjetshme ballkanike ėshtė nė tė mirė tė qytetarėve.
11/04/2006
Gazeta Shekulli
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:42.
|
|