|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
17-06-06, 19:34
|
#1
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Ismet Beqiri nderon SALI BERISHĖN, Edi Rama nderon Goran Bregoviqin
EDI RAMA ISMET BEQIRI
Vetėm madhėsia dallonte ēelėsin e nderit tė Sali Berishės nga ai i kėngėtarit serb Goran Bregoviq. Ismet Beqiri i hakmerret homologut tė tij Edi Ramės, i cili para disa kohėsh kishte nderuar ish anėtarin e grupit Bjelo Dugme me ēmimin Qytetar Nderi i Tiranės.
Nebih Maxhuni
[email protected]
Prishtinė,15 qershor Pamjen e bukur dhe mirė tė rregulluar tė oborrit tė Komunės sė Prishtinės e prishte era e ziftit dhe terit tė asfaltit tė saposhtruar para shkallėve tė hyrjes sė komunės. Kjo pasojė e arsyes pėr tė parė diēka bukur nė oborrin e Komunės.
Tepihu i kuq, oborri mirė i pastruar si dhe dalja nė hyrje tė Komunės sė Prishtinės e Ismet Beqirit tregonin shenjat e para tė ardhjes sė kryeministrit shqiptar pėr tė pranuar ēmimin Qytetarė Nderi i Prishtinės.
Pas pėrshėndetjeve vėllazėrore plot emocione, kryetari Ismet Beqiri ka shtrėnguar fort kryeministrin shqiptar duke i uruar mirėseardhje.
Prapa shpinės sė Sali Berishės, Ismet Beqirit, Shefki Gashit, Sami Hamiti si dhe Arsim Janovės, nė Kuvendin Komunal qėndrontesfondi Prof. Dr. Sali Berisha, Qytetar Nderi i Prishtinės. Pasi ka lexuar njė biografi qė nga lindja e deri te emėrimi si kryeministėr i Shqipėrisė, kryetari i Komunės ka thėnė se kjo ėshtė ditė e madhe pėr Prishtinėn dhe Kosovėn. Pa harruar tė pėrmendė kryetarin e ndjerė dhe mikun e mirė tė Berishės, Ibrahim Rugovėn, Beqiri ka pohuar se vizita e kryeministrit shqiptar ka dy tė veēanta, Ditėn e ēlirimit tė Kosovės si dhe ndarjen e ēmimit pėr Berishėn.
Beqiri nė praninė e shumė personalitetet shtetėrore e institucionale, nė sallėn e Kuvendit Komunal ka pohuar se nuk ka qenė aspak vėshtirė qė Sali Berisha tė zgjidhet personaliteti pėr tiu ndarė ēmimi Qytetar Nderi.
Kryetari Beqiri ka lexuar tekstin me anė tė tė cilit shpalli zyrtarisht kryeministrin Berisha Qytetar Nderi i Prishtinės.
Kuvendi i Prishtinės nė seancėn e mbajtur mė 30 maj, mori vendim qė Prof. Dr. Sali Berisha, kryeministėr i Shqipėrisė, shpallet Qytetar Nderi i Prishtinės, pėr merita tė veēanta nė lindjen dhe zhvillimin e demokracisė si dhe pėrkrahjen e vazhdueshme pėr pavarėsinė e Kosovės. Urime z. Kryeministėr dhe fat, ka thėnė Ismet Beqiri.
Nė mėnyrė simbolike kryeministri Berisha ka pranuar njė ēelės tė punuar nga mjeshtėr prishtinas i pėrbėrė nga argjendi.
Me tė marrė ēmimin, kryeministri Berisha ka thėnė se ėshtė mjaft i prekur nga vendimi i Komunės, me tė cilin ėshtė shpallur qytetar nderi i kryeqytetit.
Pa lexuar fare dhe herė-herė duke pauzuar gjatė fjalimit tė tij, Berisha ka vlerėsuar se ky ēmim jo vetėm qė ka nderuar atė, por gjithė popullin shqiptar.
Po marr kėtė titull si njė nder tė madh qė ju bėni bashkėqytetarėve tė mi tė cilėt nga Saranda, Gjirokastra, Korēa, Konispoli, nė njė moment kritik pėr vendin, hapen dyert dhe zemrat e tyre dhe pritėn qindra dhe mijėra qytetarė tė Kosovės, ndanė me ta dhembjet, ndanė me ta kafshatėn, ndanė me ta ēėshtjen e tyre tė madhe dhe bėnė tė dėshtojė njė nga skenarėt mė makabėr tė kasapit tė Ballkanit, qė tė nxirrte jashtė Kosovės tragjedinė e saj, ka thėnė kryeministri shqiptar, qė me profesion ėshtė kardiolog.
Ai nuk ka harruar tė pėrmendė edhe kontributin e dhėnė tė tropojanėve gjatė luftės nė Kosovė, duke aluduar edhe nė vetveten.
Berisha ka kthyer kujtesėn shtatė vjet prapa, duke treguar njėrėn nga ngjarjet qė kishte ndodhur nė Tropojė, nė Malėsinė e Gjakovės. Kryeministri Berisha kishte lėshuar shtėpinė e tij duke mundėsuar qė Ushtria Ēlirimtare e Kosovės tė pozicionohej aty.
UĒK vendosi njė bazė nė shtėpinė time. Vėrshuan gazetarė dhe dijetarė nga mbarė bota duke mė pyetur dhe thėnė se kjo ėshtė angazhim. Unė kam patur vetėm njė pėrgjigje tė thjeshtė: Po i pėrmbahem Kodit tė familjes sime, ka thėnė Berisha, duke bėrė qė duartrokitjet nė sallė tė mos pushonin minuta tė tėrė.
Shefi i opozitės sė dikurshme nė Shqipėri ka premtuar se me ēdo pėrpjekje tė tij do tė mbajė titullin me nderė, duke shpresuar shumė shpejt nė finalizimin e ēėshtjes sė statusit tė Kosovės.
Kam besim dhe bindje tė madhe qė ju sė bashku me qytetarėt e Kosovės se do tė vėni sė shpejti kurorėn e pavarėsisė, kurorėn evropiane qė Kosova ka pritur me shekuj dhe mė gjatė, ka thėnė ai.
Rrugėt e kryeqytetit kanė qenė tė stėrmbushura me policė tė Shėrbimit Policor tė Kosovės pėr tė siguruar qė gjithēka tė shkojė mirė gjatė vizitės triditėshe tė kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, nė vend.
Qindra kosovarė kishin dalė nėpėr rrugėt e Prishtinės duke pėrshėndetur atė.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
17-06-06, 21:36
|
#2
|
Anėtar nderi/ Nėndor 2006
Anėtarėsuar: 04-03-06
Postime: 1,616
|
Berisha viziton Gjakoven ,Pejen dhe Prizrenin
Pas vizites se djeshme ne prekaz(te Premten), kryeministri Berisha bėri homazhe pran varrit te komandantit legjendar Adem Jasharit. Ku vizitoi edhe Fushė Kosovėn,me ē'rast ka vizituar edhe shkollen shumė etnike dhe kishen ortodokse serbe, ndersa sot pritej edhe ne Prizren.
Si duket Kryeministri Shqiptar e ndien veten me mirė ne Kosovė, do ti preferoja te ndrrohej me homologun e tije Kosovar, e te mesoj nje qikez me teper se si ecen pas vetem 7-tė vitesh qlirimi shteti perpara.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:15.
|
|