Presidenti Sejdiu viziton Shqipėrinė, pritet tė marrė titullin "Honoris Causa"
Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, i cili do tė zhvillojė njė vizitė zyrtare dyditore nė Shqipėri, sot dhe nesėr (27-28 Qershor), do tė zhvillojė takime tė shumta me zyrtarėt mė tė lartė tė vendit dhe disa prej drejtuesve tė partive politike. Sipas axhendės sė bėrė publike dje nga zyra e shtypit pranė Presidentit, takimin e parė zoti Sejdiu do ta zhvillojė me Presidentin Moisiu, ndėrsa mė pas, tė dy presidentėt do tė japin njė deklaratė tė pėrbashkėt pėr shtyp. Mė tej, zoti Sejdiu do tė pritet nė njė takim tė veēantė nga kryeministri Sali Berisha, ndėrsa mė pas ėshtė parashikuar njė takim me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjatė pasdites sė sotme, Presidenti i Kosovės do tė flasė para Kuvendit tė Shqipėrisė dhe mė pas do tė ketė njė takim tė veēantė me Kryetarin e LSI-sė, Ilir Meta.
Nė ditėn e dytė tė vizitės nė Shqipėri, zoti Sejdiu do tė takohet me Kryetarin e PS-sė, Edi Rama, dhe mė pas nė Rektoratin e Tiranės, ku do t'i akordohet dhėnia e Titullit "Honoris Causa".
Gjithashtu, nė axhendėn zyrtare tė zotit Sejdiu ėshtė parashikuar njė vizitė nė Memorialin e Skėnderbeut nė qytetin e Lezhės si dhe njė vizitė nė Portin e Lezhės, ku Presidentit Sejdiu do t'i bėhet njė ekspoze mbi punimet qė po kryen dhe perspektivėn e zhvillimit tė portit.
Rilindja Demokratike
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|