Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 30-05-06, 09:18   #1
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Berisha nė Kosovė, mė 15 qershor

Kryeministri i Kosovės tha se Berisha do ta kthejė vizitėn nė mes tė qershorit

N. P

TIRANĖ- E treta dhe e vėrteta duhet tė jetė pėr kryeministrin Sali Berisha vizita qė ky i fundit ka parashikuar pėr tė zhvilluar nė Kosovė. Radio “Kosova” ka cituar nė njė kronikė tė saj njė deklaratė tė kryeministrit kosovar, Agim Ēeku, i cili me tė mbėrritur nė aeroportin e Prishtinės, pas vizitės sė zhvilluar nė Tiranė, ėshtė shprehur se kryeministri Sali Berisha do tė kthejė vizitėn nė Prishtine mė 15 qershor. Gjatė njė deklarimi pėr mediat e Kosovės, kryeministri Ēeku u shpreh se me kryeministrin Sali Berisha janė diskutuar mjaft tema, tė cilat do tė trajtohen edhe gjatė vizitės qė kreu i ekzekutivit shqiptar do tė realizojė nė datėn 15 qershor. Kryeministri Ceku shtoi se Shqipėria ėshtė gjithashtu e gatshme qė tė ndihmojė Shqipėrinė me pėrvojat e saj drejt integrimit nė institucionet ndėrkombėtare. Ndėrkohė, pėr kryeministrin Sali Berisha ėshtė hera e tretė qė planifikon njė vizitė pune nė Prishtinė. Pak kohė mė parė, kryeministri Berisha hodhi idenė e njė tryeze mes kryeministrave tė Malit tė Zi, Maqedonisė, Kosovės dhe Shqipėrisė qė ishte parashikuar tė mbahej nė Kosovė, njė iniciativė kjo qė u anulua mė vonė nga Maqedonia. Mė pas, kryeministri Sali Berisha konfirmoi se do tė realizonte nė Kosove njė vizitė me njė axhendė krejtėsisht tė pėrcaktuar, por vdekja e ish-presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, bėri qė gjithēka tė shtyhej sėrish. Madje kryeministri Sali Berisha, ditėn qė ishte parashikuar vizita e tij, merrte pjesė bashkė me njė delegacion shqiptar nė funeralin e ish-presidentit Rugova. Sė fundmi, duket se vizita e tij do tė realizohet zyrtarisht vetėm nė datėn 15 qershor, njė datė kjo e konfirmuar nga kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku. Ndėrkohė, nga Kryeministria e vendit tonė nuk ėshtė konfirmuar asgjė zyrtarisht, pra nėse ėshtė parashikuar ose jo njė vizitė e tillė. Kryeministri Sali Berisha do tė jetė i pranishėm nė Luksemburg nė datėn 12 qershor pėr nėnshkrimin e marrėveshjes se stabilizim-asociimit dhe menjėherė pas kėsaj date tė rėndėsishme pėr Shqipėrinė, Berisha pritet qė tė niset mė pas pėr nė Kosovė.


30/05/2006
Gazeta Shekulli


__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 30-05-06, 23:12   #2
Agroni22
 
Anėtarėsuar: 03-08-04
Vendndodhja: ku kom lindur
Postime: 3,929
Agroni22 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

kom qejf te vi SALI BERISHA ne KOSOVE sepse eshte njeri shume me ndikim edhe ne kosove dhe ka respekt te madhe te qytetaret e kosoves
__________________
dashuria nuk blihet por fitohet
dashuria nuk shitet por dhurohet
Agroni22 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-05-06, 17:54   #3
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ismet Beqiri, njoftoi se institucioni qė ai drejton nė mesin e muajit qershor do ta nderojė kryeministrin e Shqipėrisė Sali Berisha, me ēmimin “Qytetar nderi i Prishtinės”.
“Ceremonia e dorėzimit tė kėtij ēmimi do tė bėhet mė 16 qershor, kur kryeministri do tė vizitojė Kuvendin Komunal”, ka paralajhmėruar Beqiri.
Sipas tij, ky ēmim Berishes i takon pėr merita tė veēanta nė ndėrtimin e shtetit shqiptar dhe jo vetėm atje, por edhe mė gjerė, si dhe pėr kontributin e tij nė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-05-06, 18:12   #4
prishtinasi
 
Avatari i prishtinasi
 
Anėtarėsuar: 09-03-06
Vendndodhja: Tokyo
Postime: 3,096
prishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dilaver
Ismet Beqiri, njoftoi se institucioni qė ai drejton nė mesin e muajit qershor do ta nderojė kryeministrin e Shqipėrisė Sali Berisha, me ēmimin “Qytetar nderi i Prishtinės”.
“Ceremonia e dorėzimit tė kėtij ēmimi do tė bėhet mė 16 qershor, kur kryeministri do tė vizitojė Kuvendin Komunal”, ka paralajhmėruar Beqiri.
Sipas tij, ky ēmim Berishes i takon pėr merita tė veēanta nė ndėrtimin e shtetit shqiptar dhe jo vetėm atje, por edhe mė gjerė, si dhe pėr kontributin e tij nė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.

Se shpejti edhe ne qytetaret e Prishtines, Ismet Beqirit do t'ia dorezojme nje dekorate per meritat e veqanta qe sot Prishtina duket me aq shume gropa!
Perndryshe per nder te tij, edhe nje grope ne qender te Prishtines, quhet "Gropa e Ismetit"
prishtinasi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-06-06, 22:19   #5
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kryeministri Berisha nesėr drejt Prishtinės
14-06-2006

Kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha do tė niset nesėr pėr njė vizitė tre ditore nė Kosovė. Ai pritet tė takohet me pėrfaqėsuesit e lartė tė UNMIK-ut, KFOR-it dhe drejtuesit qeveritar dhe politik tė Kosovės.
Kjo ėshtė vizita e tij e parė zyrtare nė Prishtinė, ndėrsa vdekja e presidentit Ibrahim Rugova bėri qė tė anullohej pak muaj mė parė udhėtimi i parashikuar i kreut tė qeverisė shqiptare. Disa vite mė parė zoti Berisha u nis pėr nė Kosovė, por udhėtimi i tij u ndėrpre pas sugjerimeve tė UNMIK-ut, atėherė i drejtuar nga Bernard Kushner, se kushtet e sigurisė nuk e mundėsonin vizitėn e tij.
Gjatė qėndrimit nė Kosovė kryeministri Berisha do tė vizitojė edhe disa qytete. Nė Prishtinė e Gjakovė ai pritet tė dekorohet dhe me titullin Qytetar Nderi. Vizita e kryeministrit shqiptar pason atė tė kreut tė qeverisė sė Kosovės Agim Ēeku pak kohė mė parė nė Tiranė, ndėrkohė qė kushtet e kėqija tė motit anulluan nė momentet e fundit, ardhjen nė Tiranė tė kryeadministratorit Soren Jessen Petersen, pak ditė pėrpara se ai tė njoftonte dorėheqjen e tij nga posti. //rd//
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-06-06, 23:25   #6
Dardani_K1
 
Avatari i Dardani_K1
 
Anėtarėsuar: 15-09-05
Postime: 427
Dardani_K1 e ka pezulluar reputacionin
Gabim hjnf

hajmedet e haj paska me jau shurdhue veshet qeveritareve tane ty ju majten fjalim me ate tonin e tij te larte dhe posa ti shoh gropat e Prishtines kame thanen
VELLEZER KETO GROPA SJAU SOLLA UNE KETO I GJETA KETU MU NE MESIN TUAJ,e pastaj dihet fjalimet skane te ndalur vetem nje kisha dashur me e diten a i dhem najher fyti keti Berishes sa shume bertet si te ishte ne mal.
Dardani_K1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-06-06, 06:50   #7
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Saliu do ishte me shum i respektuar po te mos ishte nderliku me ato kompanite piramidale qe sollen katastrofen ne 1997 ne Shqiperi. I vetmi ngushellim qe ndjej nga kjo katastrofe eshte se disa nga armet e depove te ushtrise kaluan ne duart e UCKs per luften ne 1999.
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-06-06, 10:30   #8
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Berisha: Shteti shqiptar mbėshtetė pavarėsinė e Kosovės duke respektuar tė drejtat e pakicave





Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha tha tė enjten nė Prishtinė, se Tirana zyrtare mbėshtetė pavarėsinė e plotė tė Kosovės, duke i respektuar tė drejtat dhe liritė e komunitetit serb dhe pakicave tė tjera, si njė kusht pėr stabilitetin e Kosovės.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-06-06, 21:47   #9
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Vizita ime mė emocionale e karrierės sime politike.

Nė Prishtinė, kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka bėrė homazhe nė varrin e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, ku vendosi dhe njė kurorė lule.
Kryeministri shqiptar tha se “e fillova vizitėn nė Kosovė duke bėrė homazhe nė varrin e arkitektit tė Kosovės sė pavarur, mikut tė shquar, burrit tė madh tė kombit, Presidentit Rugova. Edhe njėherė shpreh nderimin tim mė tė thellė”.

Kryeministri i Shqiperisė, Sali Berisha, sapo ka vėnė kėmbėn nė Aeroportin e Prishtinės tha pėr mediat prishtinase sė vizita nė Kosovė ėshtė mė emocionalja e terė karrierės sė tij politike.

__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-06-06, 22:25   #10
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Kryeministri Berisha vazhdon qėndrimin nė Kosovė, viziton Prekazin, Fushė-Kosovėn, takon shumė politikanė
Berisha pėrlotet nė kullėn e Jasharajve
Berisha: Fonde dhuratė pėr kishėn serbe tė Fushė-Kosovės
Bashkim SHALA

Serbi, Dragisha Miriq: “Partia ime dhe tė zhvendosurit serbė, presim shumė nga ju dhe nga vizita juaj nė Kosovė. Ne besojmė se ju do ta shfrytėzoni autoritetin e madh qė keni te liderėt shqiptarė tė Kosovės, pėr tė na ndihmuar nė kthim dhe jetė tė pėrbashkėt”.

Oliver Ivanoviq: “Ėshtė me rėndėsi, qė mos tė lejohet ndonjė zgjidhje unilaterale. Kėto zgjidhje mund tė sjellin destabilizim. Mos harroni Republikėn Serbe, ende situatėn e pazgjidhur nė Maqedoni, e gjithkund rreth nesh”.

Kryeministrit Sali Berisha i kanė rrjedhur lotėt nė Prekaz. Ka duruar gjatė gjithė kohės sa ka bėrė homazhe para varreve, por nuk ėshtė pėrmbajtur kur ėshtė ulur nė odėn e madhe tė Jasharajve. Me dorė ka fshirė lotin qė po e tradhtonte. Para kėsaj kishte vizituar varret e Jasharajve dhe kishte kaluar pranė shtėpive rrėnoja tė kėsaj familje. Kishte dėgjuar gjithė rrėfimin pėr flijimin e kėsaj familjeje nga i biri i saj, Murat Jashari. Kryeministri ka qėndruar dje, herėt nė mėngjes nė Prekaz, fshatin e familjes sė heroit kombėtar Adem Jashari, qė do ta quante si tempull i lirisė dhe shtėpi tė komandantit qė luftoi pėr dinjitetin kombėtar tė shqiptarėve. Dy kurora lulesh janė vėnė nga Berisha nė varre. Murat Jashari i ka treguar emrat e familjarėve tė vrarė. “Ky ėshtė varri i gjyshit, ky i Hamzės e ky tjetri i Ademit...”,- ka thėnė ai, teksa shoqėronte kryeministrin shqiptar nėpėr varreza. Njė histori e treguar pėr dhjetė minuta, nė njė rrugė nga varrezat, nėpėrmjet dy shtėpive tė shkatėrruar e deri te shtėpitė e reja tė familjes mė tė sakrifikuar nė Kosovė. Gjithsesi, emocionues ka qenė momenti, kur Murati ka folur pėr granatimet e shtėpive. “Kjo ka qenė shtėpia e burrave, odė, qė e themi ne. Tjetra kėndej, ka qenė shtėpia e grave, ku ėshtė pėrgatitur buka”,- ka thėnė ai. “Kėtu kanė vdekur tė gjitha, me pėrjashtim tė vajzės sė Ademit qė ėshtė futur nėn magje”. Berisha ka dėgjuar pa bėrė zė gjithė kohėn. Ka marrė vesh qė ėshtė njėri nga gjashtė milionė vizitorėt, qė deri tash e kanė vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari”. Ka marrė vesh qė Jasharajt janė ripėrtėrirė si familje e madhe dhe se pas luftės kanė edhe shtatė fėmijė. “Pa Prekaz, nuk do tė kishte Kosovė!”, ka thėnė ai pasi ka nisur tė flasė nė odė, me emocione. “Nė Prekaz janė themelet e lirisė sė Kosovės”. Kėto emocione nuk do t’i shmangeshin as nė momentin kur do dilte nga aty. “Vizita nė Prekaz ėshtė vizita nė tempullin e lirisė, flaka e sė cilės kėtu nuk u shua kurrė”,- ka thėnė ai.

Mesazhet pėr pajtim
Patriotizmi i Berishės i fituar nė Prekaz, ėshtė zbutur paksa nė vizitėn qė ky i ka bėrė komunės sė Fushė-Kosovės. Kėtu ai u ėshtė kthyer apeleve tė tij, pėr jetė tė pėrbashkėt tė shqiptarėve nė Kosovė me tė gjitha komunitetet e tjera. Njė takim nė zyrėn e kryetarit tė kėsaj komune, ku kanė qenė tė pranishėm edhe dy serbė dhe njė ashkali, e ka bėrė kreun e qeverisė shqiptare, tė nxjerrė fjalė pėr kujdes ndaj pakicave. Sidomos, pasi ka dėgjuar fjalėt e Dragisha Miriqit, njė serb dhe Sherif Garės, njė ashkali, nėnkryetar i kėsaj komune. “Partia ime dhe tė zhvendosurit serbė presim shumė nga ju dhe nga vizita juaj nė Kosovė. Ne besojmė se ju do ta shfrytėzoni autoritetin e madh qė keni te liderėt shqiptarė tė Kosovės, pėr tė na ndihmuar nė kthim dhe jetė tė pėrbashkėt”,- ka thėnė Miriq. Berisha ka lavdėruar atė qė ka parė nė Fushė-Kosovė. Nė tė vėrtetė, ai ka thėnė se e ka ditur qė kjo komunė qėndron mirė, pėrsa u pėrket raporteve ndėretnike. “Marrėdhėniet ndėretnike nė Fushė-Kosovė, janė dėshmi e njė bashkėpunimi dhe miqėsie qė duhet tė ndėrtojnė serbėt dhe shqiptarėt nė Ballkan”,- ka thėnė ai gjatė kėtij takimi, qė e ka quajtur momentin mė tė mirė tė gjithė vizitės sė saj nė Kosovė. “Fushė-Kosova ėshtė njė shembull i shkėlqyer, se si njerėzit mund tė shkėputen nga e kaluara dhe tė kapen pėr tė ardhmen. Gara mė fisnike pėr njeriun, ėshtė gara pėr njė tė ardhme tė ndritshme”. Berisha u ka thėnė pėrfaqėsuesve tė pakicave, se i ka pėrjetuar me njė ndjenjė shumė tė hidhur ngjarjet e marsit 2004. “Neve nuk na duhen grupet ekstremiste. Ato janė rrezik real pėr ne, qė dėshirojmė njė tė ardhme evropiane,- ka thėnė ai. Ne, shqiptarėt, jemi tė varfėr, por mė e shkėlqyera qė kemi ėshtė toleranca jonė fetare. Ajo qė ndodhi me objektet e kultit, ka qenė diēka kundėr praktikave tona”. Berisha ka thėnė se Fushė-Kosova ėshtė i vetmi vend nė Ballkan, qė nė mėnyrė perfekte ka shėruar dhe mbyllur plagėt e freskėta, tė krijuara mė 1998-1999 dhe 2004. Madje, ai u ka bėrė thirrje serbėve tė tjerė tė Kosovės, kudo qė janė, qė tė marrin si shembull serbėt e Fushė-Kosovės.

Ndihma pėr restaurimin e kishės
Kryeministri shqiptar i ka premtuar priftit serb, Dragisha Jeremiē tė kishės ortodokse tė Shėn Nikollės nė Fushė-Kosovė, se qeveria e tij do ta bėjė njė dhuratė pėr kėtė kishė, e cila nėnkupton restaurimin e saj pas shkatėrrimit nė mars 2004. Premtimi ėshtė bėrė gjatė vizitės qė Berisha i ka bėrė kėsaj kishe, nė kuadėr tė qėndrimit nė Fushė-Kosovė. Nė fakt, para premtimit tė bėrė nga Berisha, Jeremiē i ėshtė ankuar atij, se mjetet e ndara pėr rindėrtim tė kėsaj kishe nuk mjaftojnė. “Presim nga ju qė na vizituat, qė tė dėshmoni pėr atė qė patė kėtu, nė mėnyrė qė kjo kishė tė restaurohet dhe ne tė kthehemi,- ka thėnė ai. Vetėm kur ne do tė kthehemi tė kryejmė shėrbesat tona kėtu, Fushė-Kosova do tė jetė krejtėsisht multi-etnike”. Pėrgjigjja e Berishės ka ardhur menjėherė. “Pata kėnaqėsinė tė ofroja njė dhuratė financiare pėr restaurimin e Kishės sė Fushė-Kosovės, kėtij monumenti tė shkėlqyer tė kulturės. Ministria shqiptare e Kulturės dhe Institucioni i Restaurimit tė Monumenteve, do tė vijnė kėtu t’i sjellin kėtė dhuratė komunės dhe Kishės sė Fushė-Kosovės, pėr tė realizuar sa mė shpejt restaurimin e saj. Hirėsia e tij, Dragisha Jeremiē, mė tha njė fjalė, me tė cilėn jam plotėsisht dakord: Me restaurimin tėrėsor tė kishės, do tė jemi nė harmoni dhe mirėkuptim tė plotė”,- u shpreh kryeministri.

__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-06-06, 22:26   #11
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Berisha - Oliver Ivanoviē
Nė orėt e pasdites, Berisha ėshtė takuar me pėrfaqėsuesin e listės serbe pėr Kosovėn, Oliver Ivanoviē. Pas takimit me Berishėn, lideri i serbėve nė Kosovė ėshtė prononcuar pėr mediat. “Si pėrfaqėsues i njė vendi fqinjė, Berisha duhet tė ketė kujdes, sepse secila deklaratė e tij duhet tė jetė e matur. Ne tė dy jemi angazhuar pėr njė lloj procesi tė qetė dhe pėr gjetjen e njė zgjidhje kompromisi. Zgjidhja e njėanshme nuk do tė sillte qetėsi dhe stabilitet. I kemi shpjeguar se si do tė dukej kjo pėr tėrė rajonin. Pa qetėsi nė rajon, sigurisht nuk do tė ketė prosperitet, e mos tė flasim pėr investime, sepse nė rajon tė destabilizuar askush nuk do tė investojė. Pa investime nuk ka punėsim, kėshtu qė pėr kėto ēėshtjet e tjera flasim kot”,- tha Ivanoviē, pas takimit me Berishėn. Nė vijim, Oliver Ivanoviē ka thėnė se, ėshtė mirė qė tė gjithė tė angazhohen pėr vendosjen e marrėdhėnieve tė mira nė mes tė serbėve dhe shqiptarėve. “Problemet e kanė filluar nė mes kėtyre dy bashkėsive etnike dhe kėto duhet ta gjejnė zgjidhjen. Tė gjithė duhet tė kuptojnė se duhet tė gjendet kompromisi e jo zgjidhje e njėanshme”,- tha pas takimit Ivanoviē. Ndėrkaq, kryesuesi i listės serbe pėr Kosovėn ka pohuar pas takimit me Berishėn, se kryeministri shqiptar ka pėrshėndetur iniciativėn rreth decentralizimit pa hyrė nė detaje. “Kryeministri i Shqipėrisė, konsideron se pala kosovare do ta shqyrtojė seriozisht propozimin serb dhe se politizimi i decentralizimit nuk ėshtė zgjidhje e mirė”,- tha Ivanoviē. Nė fund, ai deklaroi se kufijtė ndėrkombėtarė kanė qenė temė e bisedės midis tij dhe Berishės, dhe sipas Oliver Ivanoviēit, ndryshimi i kufijve ndėrkombėtarė nuk do tė ishte zgjidhje. “Ėshtė me rėndėsi, qė mos tė lejohet ndonjė zgjidhje unilaterale. Kėto zgjidhje mund tė sjellin destabilizim. Mos harroni Republikėn Serbe, ende situatėn e pazgjidhur nė Maqedoni, e gjithkund rreth nesh”,- pėrfundoi Oliver Ivanoviē, lideri i serbėve tė Kosovės. Ndėrkaq, kryeministri Berisha mė pas ka zhvilluar edhe njė takim me pėrfaqėsues tė minoriteteve joserbe nė Kosovė, dhe me pėrfaqėsues tė zyrave tė akredituara nė Prishtinė, qė pėrfaqėsojnė vendet e Grupit tė Kontaktit. Tė gjitha kėto takime janė zhvilluar nė selinė qendrore tė UNMIK-ut nė Prishtinė. Kryeministri Sali Berisha, ka vizituar edhe Akademinė e Shkencave tė Kosovės. Nė mbrėmje, kryeministri Berisha sė bashku me bashkėshorten, kanė realizuar njė vizitė private nė familjen e ish-presidentit tė ndjerė Ibrahim Rugova, nė lagjen “Velani”.

Kryeministri:
“Serbėt tė mos bėhen pre e manipulimeve, t’i afrohen institucioneve”

Tiranė - Kryeministri Berisha, zhvilloi nė Prishtinė njė takim me shefat e zyrave ndėrlidhėse tė Grupit tė Kontaktit, pėrfshi Austrinė, BE-nė dhe Komisionin Evropian. Ai iu pėrgjigj interesimit tė kėtyre pėrfaqėsuesve, nė lidhje me ēėshtjet e rėndėsishme tė politikės kosovare. Nė takim u theksua rėndėsia e madhe e tė drejtave dhe lirive tė njeriut. Kryeministri Berisha, theksoi se kjo ka qenė ēėshtja kryesore e bisedimeve tė tij me udhėheqėsit kosovarė dhe se ai ka konstatuar pėrkushtimin e udhėheqjes kosovare pėr thellimin e mėtejshėm, pėr garantimin e kėtyre tė drejtave. Berisha theksoi, se ndėrsa ka progres nė zona tė tilla si Fushė-Kosova, Gjilani, ku standardet ekzistuese tė bashkėpunimit ndėretnik pėrmirėsohen dita-ditės, e njėjta situatė nuk mund tė thuhet pėr pjesėn veriore tė Kosovės. Nė kėtė kuadėr, Berisha theksoi se ėshtė shumė e rėndėsishme qė minoriteti serb nė Kosovė tė mos bėhet pre e manipulimeve, por tė tregohet realist dhe t’i afrohen institucioneve dhe procesit tė qeverisjes nė Kosovė. Kryeministri nėnvizoi se dokumenti i paraqitur nga udhėheqja kosovare nė Vjenė, dėshmon vullnetin e qartė tė udhėheqjes kosovare pėr garantimin e standardeve pėr njė Kosovė multi-etnike evropiane. Gjithashtu, kryeministri Berisha theksoi se vendimi i komunitetit ndėrkombėtar pėr tė respektuar kufijtė ekzistues ne Ballkan, ėshtė njė vendim i rėndėsishėm dhe pėrbėn njė garanci pėr paqe dhe stabilitet nė rajon. Berisha theksoi se pavarėsia e Kosovės, ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė siguruar paqen dhe stabilitetin nė Kosovė dhe nė rajon. Ai shtoi se procesi i pėrcaktimit tė statusit final tė Kosovės, nuk duhet tė jetė njė proces i gjatė dhe i zvarritur. Ai u shpreh, se e ardhmja e Kosovės ėshtė e ardhmja evropiane.

17/06/2006
SHEKULLI
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-06-06, 22:44   #12
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Kryeministri Berisha i jep fund vizitės nė Kosovė Besim Abazi
17-06-2006

Degjoni korrespondencen

Kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha i dha fund vizitės treditėshe nė Kosovė, e para vizitė zyrtare e tij atje. Gjatė kėsaj vizite ai u shpall qytetar nderi i Prishtinės dhe tė shtunėn edhe i qytetit tė Gjakovės. Kryeministri Berisha, i cili zhvilloi takime me zyrtarėt mė tė lartė ndėrkombėtarė dhe vendas, shprehu mbėshtetjen e tij pėr pavarėsinė e Kosovės dhe bėri thirrje pėr mbrojtjen e pakicave kombėtare atje.



VOA
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-06-06, 10:11   #13
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kryeministri Sali Berisha ngre Gjakovėn nė kėmbė. Kryeministrin e tradhtojnė lotėt edhe nė Gjakovė

Gjakovė, Berisha: Kjo, dita mė e shumėpritur e jetės sime


Bashkim SHALA

Pejė, Gjakovė, Prizren - Kryeministrin Sali Berisha e kanė tradhtuar lotėt edhe nė Gjakovė, ku nikoqirėt e kanė quajtur Gjakovėn si vendlindjen e tij, ndėrkohė qė tė pranishmit qė kishin mbushur sallėn e pallatit tė kulturės “Asim Vokshi” tė kėtij qyteti, brohorisnin me ovacione: Berisha… Berisha. Vizitėn nė Gjakovė Berisha e ka cilėsuar si ditėn mė tė shumėpritur tė jetės sė tij, ndėrsa titulli mė i lartė pėr tė ishte prania e tij para fansave gjakovarė, tė cilėt e pritėn pėrreth 1 orė e gjysmė nė sallėn e pallatit tė kulturės Asim Vokshi, ndėrkohė qė qindra tė tjerė qė nuk ishin tė ftuar, ishin mbledhur nė sheshin para pallatit tė kulturės pėr t’u pėrshėndetur me Sali Berishėn. Dita e tretė dhe e fundit e vizitės nė Kosovė e kryeministrit Sali Berisha ka qenė vizita e tij nė tri qytetet e zonės sė Dukagjinit si nė Pejė, Prishtinė e Prizren. Kosova, ose dita e tij shpirtėrore qė e ka quajtur vetė Berisha. Kryeministri Sali Berisha ka qėndruar mėngjesin e sė premtes nė qytetin e Pejės, ku ka zhvilluar njė vizitė nė Kuvendin Komunal tė kėtij qyteti. Kryetari i Kuvendit Komunal tė Pejės, Ali Lajēi, i ka uruar mirėseardhjen nė Pejė Sali Berishės, ndėrkohė qė e ka shoqėruar kryeministrin nė vizitėn e tij nė kullėn e Haxhi Zekės. Ndėrkohė qė kryeministri Sali Berisha ka bėrė njė vizitė tė paplanifikuar nė Grykėn e Rugovės. Kjo ka qenė arsyeja qė takimi nė Gjakovė ka filluar me 1 orė e gjysmė vonesė. Nė qendrėn e Malėsisė sė Gjakovės, kryeministrit Sali Berisha do t’i jepej titulli i dytė “qytetar nderi i Gjakovės”, pas atij tė akorduar nė Prishtinė. Ceremonia pėr dhėnien e titullit “Qytetar nderi” i Gjakovės ėshtė zhvilluar nė pallatin e Kulturės “Asim Vokshi”. Nė kėtė ceremoni kanė qenė tė ftuar pushtetarė vendorė tė Gjakovės, pėrfaqėsues tė shoqatave tė dala nga lufta, intelektualė, pėrfaqėsues tė familjeve tė dėshmorėve. I ftuar nderi nė kėtė ceremoni ka qenė edhe vėllai i Azem Hajdarit, Rasim Hajdari, Ilmi Haradinaj, babai i dėshmorėve Shkėlzen e Luan Haradinaj. Ndėrkohė qė nuk kanė munguar edhe tė zgjedhur vendorė tė Tropojės e Hasit. Kryetari i komunės sė Gjakovės, Haqif Shehu, nė fjalėn e hapjes ka pėrdorur njė fjalor tepėr tė zgjedhur pėr Sali Berishėn, duke e quajtur si njė burrė me vlera kolosale, qė pėrfaqėson mė sė miri vlerat dhe virtytet e larta tė trevės sė Malėsisė Gjakovės. “I nderuar Berisha, treva jonė tė shpall “Qytetar Nderi” dhe falėnderon Zotin dhe kombin pėr personalitetin tuaj” - tha nė fjalėn e tij Haqif Shehu, kryetar i Komunės sė Gjakovės. Me vendimin 01, numėr 615 742, tė datės 07.06.2006, Kuvendi Komunal i Gjakovės shpall kryeministrin e Shqipėrisė, prof. dr. Sali Berisha “Qytetar Nderi” i Komunės sė Gjakovės, me motivacionin “Pėr angazhimin e jashtėzakonshėm dhe nė vazhdimėsi pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės si pėrsėritės, kryetar partie, president, pėrfaqėsues i opozitės dhe kryeministėr i popullit shqiptar. Pėr vazhdimėsinė e punės patriotike, familjare pėr ēėshtjen kombėtare pėrgjithėsisht dhe veēanėrisht pėr Gjakovėn dhe Malėsinė e Gjakovės. Pėr zhvillimin e demokracisė dhe mbrojtjes sė vlerave njerėzore e kombėtare”.

Berisha
Berisha, nė fjalėn e tij para pjesėmarrėsve nė kėtė takim, e ka quajtur vizitėn nė Gjakovė si ditėn mė tė shumėpritur tė jetės sė tij. “Sot unė pėrjetoj njė nga ditėt mė tė shumėpritura tė jetės sime. Kryetari dhe Parlamenti i Komunės mė kanė nderuar mua me njė titull shumė tė lartė, por unė dua t’ju siguroj ju, se titulli mė i lartė pėr mua ėshtė se sot unė jam njėri nga ju, kėtu midis jush. Kam nder tė madh, kam krenari tė veēantė, qė unė sot jam njėri nga ju nė kėtė sallė, nė kėtė qytet, tė cilin Zoti e pagėzoi gjak pėr kombin, gjak pėr lirinė, pėr flamurin, pėr tė ardhmen, pėr Kosovėn, pėr Shqipėrinė, pėr Evropėn”, - tha me plot emocion Sali Berisha, ndėrkohė qė edhe kėsaj radhe, si nė kullėn e Jasharajve nuk i ka pėrmbajtur lotėt. Ai ka falėnderuar gjakovarėt pėr pritjen vėllazėrore. “Kam tri ditė nė Kosovė, por sot kam ditėn time shpirtėrore dhe sot shoh me sytė e mi, kudo qė kalova pashė madhėshtinė e shpirtit tuaj. Kalova nė fshatra e qytete, tė cilat kasapi i Ballkanit i shkrumboi dhe ju i ngritėt dhe i ndėrtuat si Feniksi nė emėr tė ardhmes suaj evropiane, tė lirisė dhe vlerave qė u besoni. Ju, pas njė shtypjeje tė egėr, nė njė periudhė tė shkurtėr kohe keni arritur tė krijoni vlera tė mėdha, visare tė paēmuara, thesare tė pafundme pėr kombin shqiptar”, - theksoi nė vijim Berisha. Nė vijim ai u tha gjakovarėve se Shqipėria dhe Kosova janė nė njė kah, pėr t’u vendosur sa mė shpejt nė piedestalin evropian qė meritojnė, ku Kosova pret me padurim kurorėn e pavarėsisė, tė cilėn do ta festojė sė bashku me Shqipėrinė. Berisha, edhe nė qytetin mė tė martirizuar, nė Gjakovė, ka bėrė thirrje pėr pajtim. “Unė e di se ju keni humbur qindra dhe mijėra bij, njerėzit mė tė dashur tuaj. Intelektualėt e shquar tė kombit si Bardhyl Ēaushi e shumė tė tjerė. Por me njė menēuri tė pashembullt, ju nė kėto pak jetė, ia dolėn tė shndėrronin shpirtin e tyre nė dritė pėr Kosovėn, nė dritė pėr ju, nė dritė pėr tė ardhmen. Ne nuk kemi varre askund, veēse nė trojet tona, por ne dimė tė falim dhe tė mos harrojmė. Ndaj ne le tė pėrpiqemi t’ia faktojmė vetes, t’ia faktojmė tė gjithė atyre qė erdhėn dhe bėnė njė luftė, do ta quaja tė shenjtė pėr lirinė dhe tė drejtat e qytetarėve tė Kosovės. T’ia faktojmė bijve dhe bijave qė u martirizuan pėr liri dhe flamur, se ne duam tė ndėrtojmė njė shtet demokratik, njė shtet me qytetarė tė barabartė para ligjit, tė padiskriminuar nga pėrkatėsia e tyre etnike, nga besimi i tyre fetar, ku pasuria mė e ēmuar pėr ne shqiptarėt, sesa tolerancė e shkėlqyer fetare”, - tha nė pėrfundim tė fjalės sė tij kryeministri Berisha nė Gjakovė.



Shekulli
18/06/2006
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-06-06, 21:32   #14
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim

krye ministrit SALI BERISHA populli i kosoves i ka organizue mir se ardhje isha ne pushim ne kosov shkova ne prishtin ishte nji atmosver e posqme vrehej buzqeshja e gjdo shqiptari ishte fest ne gjdo shtepi ishte nji vizit qe ne koh te gjat e kami prit por ne prag te pamvarsis u realizue


nuk na kerkoj permbushjen e standardve per tna njohur shtetsin ne krahasim me ish krye kriminelin fatos nano
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-06-06, 23:41   #15
prishtinasi
 
Avatari i prishtinasi
 
Anėtarėsuar: 09-03-06
Vendndodhja: Tokyo
Postime: 3,096
prishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh
krye ministrit SALI BERISHA populli i kosoves i ka organizue mir se ardhje isha ne pushim ne kosov shkova ne prishtin ishte nji atmosver e posqme vrehej buzqeshja e gjdo shqiptari ishte fest ne gjdo shtepi ishte nji vizit qe ne koh te gjat e kami prit por ne prag te pamvarsis u realizue


nuk na kerkoj permbushjen e standardve per tna njohur shtetsin ne krahasim me ish krye kriminelin fatos nano

Une se di ku i ke pa ti ato buzqeshje, veq une per veti 1 ore e kam share, ( e s'isha i vetmi) se kam mbetur ne komunikacion pasiqe te gjitha rruget u mbyllen! Nejse shkrimet e tuaja dihen, ti je ketu per te bere fushate per partine tende....
"Ishte feste ne gjdo shtepi", pse more po rren shokit...se kurrfare feste s'ka pase kerkun, mos je kane ne Tropoje ti...hahah


prishtinasi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:13.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.