Vendim i Kėshillit tė Ministrave nė nderim tė kujtimit tė Arbnorit
Kėshilli i Ministrave shpalli ditėn e diel, 9 Korrik 2006, Ditė Zije Kombėtare. Pėr tė nderuar kujtimin e burrit tė shquar tė kombit, zotit Pjetėr Arbnori, kryeministri Berisha nėnshkroi dje vendimin e posaēėm, qė detyron institucionet shtetėrore dhe publike tė ulin flamurin kombėtar nė gjysėm shtize.
Pėr tė nderuar figurėn e tij, edhe qeveria e Kosovare ka lajmėruar se njė delegacion i lartė i Kosovės do tė marrė pjesė nė varrimin e ish-kryetarit tė Kuvendit tė Shqiperisė, Pjetėr Arbnori.
Ngrihet Komisioni pėr organizimin e ceremonisė sė varrimit
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vendosi dje ngritjen e Komisionit pėr Organizimin e Ceremonisė zyrtare tė varrimit, tė ish-Kryetarit tė Kuvendit, personalitetit tė shquar tė shtetit, ikonės sė historisė sė re tė pluralizmit shqiptar, frymėzuesit tė qėndresės dhe mbrojtėsit mė tė paepur tė tė drejtave tė njeriut, zotit Pjetėr Arbnori.. Sipas njė njoftimi tė Zyrės sė Shtypit pranė Kuvendit, ky Komision do tė kryesohet nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe do tė ketė nė pėrbėrje tė tij, Fatos Beja (anėtar) Ylli Bufi (anėtar), Bamir Topi (anėtar) Pandeli Majko (anėtar), Pal Dajēi (anėtar) dhe Astrit Bushati (anėtar). Komisioni do tė merret me tė gjitha organizimet e nevojshme tė ceremonisė zyrtare tė varrimit tė zotit Pjetėr Arbnori. Ish-kryeparlamentari Arbnori u nda nga jeta nė moshėn 71-vjeēare, nė njė spital tė Napolit (Itali) ku ishte shtruar pėr kurim.
Tė dielėn, nė datė 9 korrik 2006, ora 8.00 do tė pritet trupi i tė ndjerit, nė sheshin e trageteve nė Portin e Durrėsit si dhe do tė bėhet shoqėrimi i tij nė familje. Mė pas, nė selinė e seancave plenare, pritet tė zhvillohen homazhet e rastit.
Programi i ceremonisė mortore tė zotit Pjetėr ARBNORI
Data 09.07.2006 (E Dielė)
08:00 Pritja e trupit tė tė ndjerit nė sheshin e trageteve nė Durrės.
Marrin pjesė pjesėtarė tė familjes, Komisioni pėr Organizimin e Ceremonisė Zyrtare tė Varrimit tė ish-Kryetarit tė Kuvendit, Pjetėr Arbnori, i ngritur me kėtė rast nėn drejtimin e Kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli, si dhe me praninė e tė gjithė anėtarėve tė tjerė tė Komisionit, miq e tė afėrm.
11:00 - 13:00 Homazhet nė nderim tė zotit Pjetėr Arbnori do tė zhvillohen te salla e seancave plenare.
14:00- (vazhdim) Familjarėt presin vizita nė shtėpi, nė adresėn e mėposhtme:
Rr."Emin Duraku", pranė stadiumit "Dinamo".
Data 10.07.2006 (E Hėnė)
08:00 Trupi niset nė drejtim tė qytetit tė Shkodrės.
11:00 Homazhe nė Prefekturėn e Shkodrės.
12:00 Meshė nė njė nga kishat e qytetit tė Shkodrės.
13:00 Varrimi nė varrezat e qytetit tė Shkodrės.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|