Pavarėsi e kufizuar pėr Kosovėn, autonomi e gjerė pėr serbėt ...!
7 vjet luftė e paqe pėr njė rezultat tė mjerė : njė status i pezulluar, i kontrolluar nga spiunjė e sabotues tė huaj, i paqartė, pa perspektivė as politike as ekonomike pėr Kosovėn. Kėtė pamje do tė ketė dokumenti i Ahtisarit i cili do tė "lexohet me sy kritik" nga grupi negociator dhe qeveria e Kosovės.
Nė kėtė kontekst nuk u duhej bėrė thirrje shqiptarve tė Luginės tė Preshevės qė tė votojnė nė zgjedhjet e serbisė por duhej kėkuar me ngulm te "bashkėsia ndėrkombtare" qė Luginės t'i sigurohej autonomi e gjerė, me proporcione tė njėjta me ato tė autonomisė tė serbve brėnda Kosovės.
Para dy tre ditėsh, kryeparlamentari pati deklaruar pėr median se nuk do ketė kurfarė autonomie pėr asnjė pakicė brėnda kufijve politikė tė Kosovės : kjo deklaratė bie ndesh, mė sa duket, me dokumentin e Ahtisaarit. Javėt nė vijim do tė na mėsojnė se cila palė do tė ngadhnjejė : kundėrshtarėt e "Kosovės tė re" (tė cilėt duhen arrestuar, sipas propozimit tė kryetarit tė Senatit amerikan, Biden) ose klika e koshtunicės, sollanės, e ndonjė tjetėr qė ndodheshin mu nė shėnjestėr tė Kongresit dhe Senatit amerikan.
Shpresoj se momenti po afron kur Kuvendi i Kosovės do tė vėrė nė praktikė planin B tė Ekipit Negociator tė Kosovės : shpallja e Kosovės shtet i pavarur dhe sovran ku askush nuk do mund tė ingjerojė mė nė punėt e saja tė brendshme pa pėlqimin e qeverisė legjitime tė saj. E dokumentėt e ahtisaarit, propozimet e sollanės pėr sabotimi e pavarėsisė tė Kosovės e "pallavra" tjera nuk do tė kenė mė vlerė dhe do tė fshihen pėrfundimisht nga memorja jonė...!
|