SAMI FRASHĖRI
PĖRHAPJA E ISLAMIT
Shkup,
1415/1994
Biblioteka
Historia
Titulli i origjinalit:
HIMMETUL-HIMAM FI NESHRIL-ISLAM
(Pėrpjekja e heronjve nė pėrhapjen e Islamit)
Botuar nga:
Mihrani, Stamboll, 1302 h.
Pėrktheu nga gj. Arabe
Miftar Ajdini
SAMI FRASHĖRI
PĖRHAPJA E ISLAMIT
PĖRHAPJA E ISLAMIT
HYRJE
Nė emėr tė All-llahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!
Falėnderimi i qoftė All-llahut xh.sh. i cili ka thėnė: "Te Zoti fe (e vėrteta dhe e pranuar) ėshtė vetėm Islami" (Kur'ani, III:19), pėrshėndetja, paqja e shpėtimi (i All-llahut) qofshin mbi zotėriun tonė Muhammedin, njeriun mė tė mirė, mbi familjen dhe shokėt e tij tė spikatur dhe mbi ata qė i udhėhoqėn muslimanėt pas tyre; halifėt, udhėheqėsit dhe dijetarėt e mėdhenj, tė cilėt fenė e Zotit e sollėn nė viset e botės dhe i pėrhapėn dritat e saj me shpatė e penė, e kėshtu u largua errėsira e mosbesimit nga popujt; posaēėrisht mbi atė qė tash ėshtė udhėheqės i besimtarėve (emiri-l-mu'minin) dhe mbrojtės i tyre nė Perėndim dhe nė Lindje. Lumturia e tij ende vazhdon pandėrprerė, halifi i kohės, krenaria e osmanlinjve, sulltani Abdu-l-Hamid Hani, i biri i sulltan Abdu-l-Mexhid Hanit. O Zot, ruaje se ai ėshtė ndihmė e Islamit nė ēdo gjendje dhe kohė, e Ti (o All-llah) je fatprurės dhe tė kėrkojmė ndihmė!
Robi i ngratė i nevojshėm pėr mėshirėn e All-llahut tė tij tė fuqishėm, Shemsudin SAMI FRASHĖRI thotė:
Pėrse e shkrova nė gjuhėn arabe?
Pasi qė gjuha arabe ėshtė gjuhė e pėrgjithshme pėr tė gjithė muslimanėt dhe gjuhė e pėrbashkėt shkencore midis dijetarėve unik, pata dėshirė qė kėtė traktat tė shkurtėr ta shkruaj nė kėtė gjuhė, pėrkundėr pėrvojės sime tė vogėl nė te, pėr arsye tė shoqėrimit tim me gjuhėn turke. Andaj kėrkoj ndjesė nga lexuesit e ndershėm pėr gabimet e ndodhura dhe eventualisht pėr ndonjė lėshim me harresė, sepse unė nuk kam synuar demonstrimin e diturisė e as shfaqjen e aftėsive, por qėllimi im ėshtė qė dobia e saj tė jetė e pėrgjithshme, pėr tė gjithė vėllezėrit tonė tė fesė.
Dije, All-llahu tė shpėtoftė, se nė kėtė traktat hulumtohet mėnyra e pėrhapjes sė Islamit nėpėr krahina, gjendja e popujve islamė, vendeve nė tė cilat popujt e tyre herėt e vonė e pranuan Islamin, e dobia e saj ėshtė e qartė, kurse domosdoshmėria pėr secilin besimtar ėshtė e dukshme.
PĖRHAPJA E ISLAMIT
S'do mend se paraqitja e Islamit ka ndodhur tek arabėt, pasi qė i Dėrguari ynė (paqja e shpėtimi qoftė mbi te!), ka qenė arab dhe Kur'ani ėshtė shpallur nė gjuhėn arabe.
Arabėt nė xhahilijet kanė qenė tė shtrirė nė fise tė shpėrndara pa unitet as pajtim ndėrmjet vete. Secili fis, fliste gjuhė tė veēantė dhe ndėrmjet tyre vazhdimisht zhvillohej luftė dhe grindje.
Me paraqitjen e Islamit, u bashkuan tė gjithė dhe u bėnė njė popull (ummet). Edhe Kur'ani zbriti nė gjuhėn e tyre mė tė rrjedhshme, duke i zhvlerėsuar tė tjerat.
Islami mbeti i izoluar nė Siujdhesėn Arabe vetėm gjer nė hilafetin e Omer el-Hattabit, All-llahu qoftė i kėnaqur me te! Mė parė, arabėt u kėnaqėn me shkretėtirė, tenda dhe deve. Nuk patėn rast mė parė ta sundonin ndonjė popull apo vend. Pasi qė u bashkuan dhe u ndriēuan mendjet e tyre me mėsimet e Islamit, u erdhi fuqi e re dhe entuziazėm shpirtėror, saqė iu duk e ngushtė Siujdhesa Arabe. Dolėn prej saj duke marrė Shamin, Irakun, Persinė dhe Horasanin e pastaj Egjiptin dhe Afrikėn. Atėbotė, nė secilin nga kėtė vende, kishte kombe dhe popuj tė ndryshėm si: sirianėt, keltėt, persianėt, koptėt dhe berberėt. Tė gjitha kėto u asimiluan pėr njė kohė tė shkurtėr, u bėnė arabė tė arabizuar, pėrveē banorėve tė Persisė dhe Horasanit. Banorėt e kėtyre dy pjesėve mbetėn persianė. Mirėpo, pasi u islamizuan pėr gjuhė tė tyre letrare e morėn gjuhėn arabe dhe filluan tė lexojnė e tė shkruajnė arabisht.
Ēlirimet dhe pėrhapja e Islamit, u vonuan pėr njė kohė pėr shkak tė mospajtimeve qė ndodhėn ndėrmjet Aliut r.a. e Muaviut dhe tragjedisė nė Kerbela, gjersa ndodhi udhėtimi nė Afrikėn Perėndimore dhe u ēliruan vendet sot tė njohura me emrin Tunizia, Algjeria dhe Maroku nga ana e guvernatorėve tė shtetit Emevij Mė vonė Musa Ibn Nusajri dhe Tariku kaluan nė pjesėn evropiane duke e marrė Andaluzinė. Ajo ėshtė njė pjesė e madhe qė i pėrfshin sot dy shtete: Spanjėn dhe Portugalinė. Asaj ia bashkangjitėn edhe gjysmėn e mbretėrisė franceze. I ēliruan edhe shumicėn e ujdhesave tė detit Romak si Qipron, Kretėn, Sicilinė e tjera.
Vendet muslimane atėbotė po ashtu u zgjeruan edhe nga Lindja, kėshtu qė u ēlirua Transaksonia, Havarezmi, vendbanimet e turqve, tatarėve dhe rrethi i Heratit, Kabulit, dhe Kelatit gjer te kufijtė e Indisė dhe Kinės.
Pastaj u paraqit sulltan Mahmud es-Sebuktegini, shkoi nė Indi, ku ia bashkon shteteve islame edhe shumė vende.
Njerėzimi pėrfitoi nga ndalimi i rrethanave tė ēuditshme tė adeteve tė mosbesimit (kufrit) si ėshtė djegia e femrave tė gjalla me rastin e vdekjes sė burrave tė tyre.
Kėshtu u pėrfunduan ēlirimet muslimane tė qindvjetėshit tė parė.
Vazhdon...