Ajo eshte e bukur,
Ajo ka nje shiqim melankolik,
Nje shiqim ashtu te pafajshem,
Ajo, rremben zemren e gjithesecilit.
Dhe mundohesha sot, gjersa e shiqoja fshehurazi ti kuptoja fjalet qe i degjova sot nga nje njeri i rastit.
Thene te drejten kishte kohe qe kisha verejtur shume njerez gjersa belbezonin ne pranin e saj, dhe kurr nuk me kishte shkuar mendja te fjalet qe degjova sot. Sa vij e mundohem ta zberthej te gjithen, E shiqoj ate, dhe me duket sikur nje Mona Liza e pa perfunduar.
Ajo sikur ka kuptuar diēka, me shiqon dhe buzeqeshet leht, kesaj here nuk u mundova ta fsheh shiqim tim, nuk u mundova sepse ndoshta edhe nuk munda, ajo me zuri befasisht gjersa shijoja bukurin e saj.
U terhoqa nga puntoria ne dhomen e bisedimeve (ndejes) ndeza nje cigare dhe pija nje kafe.
Nuk vonoi dhe degjova te thirresha, me kerkonte dikush, ne drejtim te personit qe me kerkonte ajo me "gervishti" krahun me doren e saj.
Duket te kisha pyetur shpesh per pyetjet qe mu drejtoheshin nga konsumtori i ri.
Zoteri, ēdo gje ne rregull me ju ?