E pandryshueshme
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
|
Jeta e Sokratit
Jeta e Sokratit
Rallė mund tė gjendet njė vend dhe njė kohė kaq e pasur me njerėz gjenialė,
sesa Athina nė kohėn kur lindi Sokrati. Sokrati u lind nė Athinė nė vitin 470 p.e.s
dhe ėshtė njė ndėr figurat mė interesante dhe mė atraktive nė historinė e filozofisė
sė lashtė greke. Ishte me origjinė tė thjeshtė-nėna e Sokratit ishte amvise,kurse i
ati gurskalitės. Sokrati ishte autodidakt dhe u aftėsua dhe u ngrit nė nivel tė njė
filozofie falė punės sė tij vetanake.
Por megjithėse Sokrati u rrit nė njė periudhė tė artė, nė vitet e tij tė fundit atij
iu desht tė shihte mundjen e Athinės nė luftė dhe ta mbyllte jetėn e tij nė burg nė
vitin 399 p.e.s nė moshėn 71 vjeēare. Sokrati ėshtė i vetmi qė nuk ka shkruar as edhe njė resht (asnjė vepėr). Megjithatė ai ėshtė filozofi qė ka ushtruar ndikim mė tė
fuqishėm pėrgjatė shekujve. Shumica e atyre qė ne dime pėr tė, ka qenė ruajtur nga
tre bashkohės tė rinj tė tij, Aristoteli, Platoni dhe Ksenofoni.
Nga kėto burime del se Sokrati ka qenė njė gjeni, i cili pėrveē njė arsyetimi tė jashtėzakonshėm dhe rigoroz, zotėronte edhe njė ngrohtėsi personale dhe njė ndjenjė humori. Ai ka pasur njė trup tė fortė dhe zotėronte njė fuqi tė madhe fizike.
Nė komedinė e tij, Aristofani e pėrshkruan Sokratin si njė shpezė shtėpiake qė
tė bėn pėr tė qeshur me zakonet e tij tė rrotullimit tė syve, duke u referuar
me ēapkėnllėk nxėnėsve tė tij dhe dyqanit tė mendimit.
Ndėrsa nga Ksenofoni na vjen portreti i njė ushtari besnik, i cili kishte njė
pasion pėr diskutime rreth bazave tė moralit dhe i cili nė mėnyrė tė paevitueshme
tėrhiqte tė rinjtė tė kėrkonin kėshillėn e tij. Platoni e konfirmon portretin e
Ksenofonit dhe shton se Sokrati ishte njė njeri me ndenjė tė lartė detyre dhe me
njė pastėrti morale absolutiste. Nė veprėn "Simpoziumi" Platoni tregon se si Alkibadi,
njė i ri mesatar pėrpiqej tė fitonte simpatinė e Sokratit duke sajuar mėnyra tė ndryshme
pėr tė qėndruar me tė. Por thotė Alkibadi:"asnjėherė nuk ndodhi njė gjė e tillė"; ai thjeshtė mund tė bisedonte me mua nė mėnyrėn e tij tė zakonshme dhe kur e kisht harxhuar ditėn me mua, mė linte e vazhdonte me rrugėn e tij. Gjatė fushatave ushtarake Sokrati mund tė ecte pa ngrėnė mė shumė se ēdo njeri tjetėr dhe ndėrsa tė tjerėt mbėshteteshin me mandeke kundėr tė ftohtit tė ashpėr tė dimrit, Sokrati ecte jashtė nė dimėr duke mbajtur njė pallto qė e kishte zakon tė vishte dhe ai ecte mbi akull mė lehtė pa kėpucė, se sa tė tjerėt me kėpucė-thotė Alkibadi. Sokrati ishte nė gjendje tė pėrballonte njė pėrqėndrim ekstrem. Gjatė njė fushate ushtarake ai qėndroi nė njė meditim tė thellė pėr
njė ditė e njė natė tė tėrė, derisa erdhi agimi dhe lindi dielli, pastaj ai u largua pasi
bėri njė lutje pėr diellin.Ky mbase ka qenė rasti me anėn e tė cilit ai provonte atė qė ai
e quante vazhdim i misionin tė profetit mbi jetėn morale tė bashkėkohėsve tė tij.Ai gjithmonė merrte mesazhe apo paralajmėrime nga njė zė misterioz ose nga si e quante ai- daimoni i tij.
Megjithėse kjo shenjė mbinatyrore ka pėrshkruar mendimet e tij qė nga fėmijėria e hershme, kjo tė sygjeron mė shumė se ēdo gjė tjetėr, sensibilitetin e Sokratit si njė vegimtar, veēanėrisht ndjeshmėrinė e tij pėr cilėsitė morale tė veprimeve njerėzore tė cilat e bėjnė jetėn e vlefshme pėr ta jetuar. Ai duhet tė ketė qenė i familjarizuar me shkencat natyrore tė filozofėve tė hershėm jonianė dhe anaksakgorėsve, sadoqė tel vepre Apologjia ai thotė se "e vėrteta e thjeshtė ėshtė se, o Athinas, se unė nuk kam tė bėj fare me spekulimet fizike".
Ngjarja mė e rėndėsishme qė konfirmoi misioni I tij si njė filozof moral ishte pėrgjigja e Orakullit tė Delfit. Kur Kerofani pyeti Orakullin nėse gjendej ndonjė person I gjallė ql tė ishte mė I zgjuar se Sokrati, Orakulli u pėrgjigj se nuk gjendej. Sokrati interpretoi kėtė pėrgjigje duke thėnė se ai ishte mė I zgjuar sepse ai e kuptoi dhe e pranoi injorancėn e vet. Nė kėtė mėnyrė, Sokrati kishte pėr qėllim, nė kėrkimet e tij, qė tė triumfonte e vėrteta dhe dituria.
Sokrati si njė filozof
Pasi qė Sokrati nuk ka shkrimet e tija, sot ka disa mosmarėveshje se ēfarė idesh
filozofike mud t`i atribohen atij nė tė vėrtetė. Burimet tona mė tė gjėra pėr
idetė e tij janė dialoget e Platonit, nė tė cilat ai ishte veēanėrisht nė
dialogjet e hershme, personazhi kryesor.
Por ēėshtja kryesore ėshtė nėse Platoni ėshtė kėtu pėr tė sqaruar se si
mendonte Sokrati, apo shprehte idetė e tij nėpėrmjet figurės sė Sokratit.
Disa argumentojnė se Sokrati i gjetur nė dialogjet e Platonit ėshtė historikisht
Sokrati i vėrtetė.
Nga ana tjetėr Aristoteli bėn njė dallim midis kontributit filozofik tė dhėnė nga
Sokrati dhe atij tė dhėnė nga Platoni. Sokrati, sipas Aristotetlit ka merita pėr
"argumentimet induktive dhe pėr pėrkufizimet univerzale", ndėrsa Platoni atij I
atribon zhvillimin e teorisė sė formave, nocionin e ideve ose formace univerzale,
qė ekzistojnė pavarėsisht nga sendet e veēantė qė ato personifikojnė. Argumentimi,
se kush e zhvilloi teorinė e formave nė pjesėn mė tė madhe ka pėrfunduar.
Derisa vetė Aristoteli ka qenė veēanėrisht I interesuar nė kėtė temė, duke e
diskutuar atė gjatė me Platonin nė Akademi, duket e arsyeshme tė mendohet qė
dallimi I tij, midis ideve tė Sokratit dhe tė Platonit ėshtė I saktė. Nė tė
njejtėn kohė, disa nga katalogjet e hershme janė pėrshkrime tė qarta dhe tė sakta
tė mendimeve tė vetė Sokratit, si nė rastin e Apologjisė dhe Euthifro.
Mbi kėtė bazė, Sokrati ėshtė pare si njė filozof origjinal I cili zhvilloi njė
metodė tė re tė kėrkimeve intelektuale.
Qė Sokrati tė ishte I sukseshėm nė kapėrcimin e relativizmit dhe tė skepticizmit
tė sofistėve, ai duhej tė zbulonte ca themele tė palėvizshme, mbi tė cilat tė
ndėrtohej godina e diturisė.
Kėto themele Sokrati I zbuloi jo nė faktet e botės jashtė njeriut, por brenda njeriut.
Bota e brendshme e njeriut, thotė Sokrati, ėshtė vendi I njė aktiviteti unik, vendi
I aktivitetit njohės I cili udhėheq aktivitetin praktik.
Pėr tė pėrshkruar kėtė aktivitet Sokrati krijoi konceptin e shpirtit tė psiqikės.
Pėr tė shpitri nuk ėshtė ndonjė dhunti e veēantė, as ndonjė lloj I veēantė substance,
por ėshtė deri nė njė farė shkalle kapacitet pėr inteligjencė dhe karakter. Sokrati
mė vonė pėrshkroi se ēka kuptonte me shpirt si "diēka brenda nesh nė bazė tė sė cilės
ne jemi tė pėrcaktuar, tė zgjuar ose budallenj, tė mire ose tė kėqij ".
Duke e pėrshkruar atė me kėto terma, Sokrati identifikoi shpirtin me fuqitė normale tė
inteligjencės dhe tė karakterit, vė vend qė ta identifikonte me ndonjė substance
mbinatyrore. Shpirti ėshtė struktura e personalitetit. Sado qė pėr Sokratin,
shpirti nuk ishte njė send, ai mund tė thoshte qė qėllimi mė I madh I njeriut
duhet tė ishte kujdesi pėrkatės pėr shpirtin sa mė tė mire qė tė ishte e mundur.
Pika e patundshme nė kėtė konceptim tė shpirtit ishte, pėr Sokratin, ndėrgjegjėsimi
I vetėdijshėm I njeriut se ēfarė kuptimi kanė disa fjalė pėr tė. Tė dish se disa gjėra
kundėrshtojnė disa tė tjera, qė drejtėsia nuk mund tė ketė pėr qėllim tė dėmtojė tė
tjerėt, paraqet pėr Sokratin njė shembull tipik tė njė lloj njohjeje tė shpirtit,
qė mund tė arrihet pikėrisht duke pėrdorur fuqinė e tij. Tė veprosh nė kundėrshtim
me kėtė njohje, tė dėmtosh tė tjerėt edhe kur dihet qė njė sjellje e tillė ėshtė nė
kundėrshtim me njohjen e tij tė drejtėsisė ėshtė tė ushtrosh dhunė mbi natyrėn e
tyre si njė qenie njerėzore. Sokrati ishte I sigurtė qė njerėzit mund tė arrinin
njohjen e vėrtetė dhe tė besuseshme dhe se vetėm njė njohje e tillė mund tė ishte
baza e vėrtetė e moralit.
Detyra e tij e pare kryesore ishte pra, tė sqaronte veten dhe pasuesit e tij se si
arihej njohja e besueshme.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim tė mirat vijnė pastaj
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 23-08-07 nė 22:39
|