|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
13-07-07, 17:45
|
#1
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
e qfare tjeter mund te beje une, dhe tjeret pos......
Ne fund te javesJul 13, '07 9:00 AM
for everyone

nga Behxhet Sh. SHALA
BOTĖRISHT DEKLAROJ:
NUK JAM AS KUNDĖR SERBISĖ E AS KUNDĖR RUSISĖ,
PĖR SHKAK TĖ SIGURISĖ
DHE ARDHMĖRISĖ !
Rrapėllima e derės , pėr shkak tė erės : Kohėve tė fundit, anėtarėt e Ekipit tė Unitetit janė radikalizuar, si shumė janė duke kėrcėnuar! Jo do tia ftohim Serbisė. jo do tia ngulim Rusisė, jo nuk e bėjmė hesap Afganistanin, jo do tė behemi bashkė me Ahmadinexhatin, saktėsisht me Iranin, jo nuk ėshtė tuneli pa dritė, jo do tė zėmė pritė nė Korzikė, nuk bėjmė kėrcėnime vetėm dekorative, ua lėshojmė mediat me SIDĖ- n infektivo informative, do tė krijojmė tensione politike duke sulmuar Shumadinė multietnike, do ti pėrdorim armėt strategjike dhe ju qesim fare duke mos kursyer as armėt nukleare, pra, mos na detyroni qė nga pozicionet tona nėntokėsore strategjike, ti pėrdorim bombat made in EU-, pordhėt, me mbushje atomike! E pastaj nuk duam qė dikush tė vjen te dera e tė ankohet se diēka si shumė po vjen era! Andaj, pėr hirė tė paqes, demokracisė dhe stabilitetit, mos luani me durimin e Ekipit tė Unitetit! Ėshtė e vėrtetė se disi po dukemi jo shumė aktiv, se premtimi ynė mė tepėr ka karakter fiktiv, se nuk e mbajmė fjalėn e dhėnė, se nuk e mbajmė besėn, se pėr shkak tė pozitės ia marrim popullit shpresėn, kėto janė mashtrime optike qė prodhojnė pasoja tektonike, nė Azi, Afrikė e sidomos nė Amerikė! Se, pėr nderė tė shqiptarit, pėr kokė tė Ahtisarit e nė veēanti pėr ate tė Hashimit, nuk i thomė, dobar dan, Zhivadinit! Edhe vet e dini, se nuk ia vlen, qė, pėr disa qėllime taktike, ta rrezikoni Kosovėn multietnike! Ėshtė rast i rrallė dhe i paparė, mė beso or mik, kur njė vend me vetėm 7% tė popullatės qė janė pakicė, kushtėzohet, tė bėhet vend multietnik. Meqė ėshtė rast i rrallė, Kosova duhet tė shėrbej si farė, jo pėr respektim tė pamjaftueshėm tė sė drejtave etnike por si njė vend me kod tė dėmtuar politiko- gjenetik dhe perspektivė skizofrenike! Ėshtė e vėrtetė, se flamurin kombėtar, flamurin e Ismail Qemalit, jo pėr interesa tona, por pėr ato tė atdheut, e varėm nė bisht tė kalit! E plandosėm pėr tokė, personin qė e qėndisi flamurin, Marigonė Rinėn vetėm mos ta hidhėrojmė, pa nevojė, Marigonėn e Vėrtetė Shqiptare, Zeuse Tinėn! Nuk e morėm nė konsideratė propozimin pėr himn, tė shkruar nga Millutini e tė pėrdorur si plagjiat nga Behxhet Trimi, Rapsodi pėr Millojkėn , jo se nuk ishte propozim autentik por shkaku se kishte 40 % tekst nė gjuhėn shqipe, pra,nuk ishte tekst i vėrtetė multietnik por diversion romantik! Tash po flitet se simbolet do tė bėhen kur Kosova tė bėhet shtet, haj medet! Ishin kėrcėnimet se do tė shpallet pavarėsia nė mėnyrė unilaterale, nė Kuvendin e Kosovė dhe Metohisė, pėr inat tė Serbisė dhe Rusisė, mirėpo pėr arsye humanitare kėtė nuk do ta bėjnė pa pėrkrahjen e bashkėsisė ndėrkombėtare! Ka edhe kėrcėnime nga carllazaristėt e Vidovdanit, njėsiti i cubave i Gazimestanit, qė kanė deklaruar se pėr Kosovė dhe Metohinė pavarėsia ėshtė autonomia plus Serbia dhe se ēdo pėrpjekje qė pavarėsinė ta qesin nė letėr do tė nxis njė reagim tjetėr! Ky ishte ai reagimi i forcave paramilitare tė Serbisė qė aspak nuk dallon nga reagimi i ushtrisė! Komandanti i ushtrisė serbe gjithashtu tha se reagimi i ushtrisė do tė jetė ashtu si do tė jetė urdhėri i politikės sė Serbisė, me njė fjalė, tė gjithė janė nė tė njėjtat valė, politika, cubėria, policia dhe ushtria! Nė ndėrkohė qė ēdo forcė qė do ta mbronte Kosovėn ėshtė neutralizuar, paralizuar, me njė fjalė, nga politika ėshtė instrumentalizuar! E tash kėrcėnohen se do tė riaktivizohen, nėse statusi i Kosovės vie nė rrezik e ai as qė duket nė fund tė tunelit, or mik! Kėto kėrcėnime qė bėhen nė emėr tė mbrojtjes sė miletit mė shumė janė pėrpjekje pėr ta realizuar njė takim me anėtarėt e Ekipit tė Unitetit! Dhe, ata qė mė parė e kanė provuar ēorbėn e Dragodanit , mos ta pėrmendin shumė fushėn e mejdanit! Nė kohėn kur parapolitikės as qė i intereson ēėshtja e pavarėsisė, pse atėhere unė tė bėhem mė i menēuri nė mesin e budallenjve dhe ta kundėrshtoj politikėn e Serbisė dhe tė Rusisė andaj botėrisht deklaroj : Nuk jam as kundėr Serbisė e as kundėr Rusisė, pėr hirė tė sigurisė dhe ardhmėrisė! Prandaj, besoj se dikush nga Shtypi i Sikletit do ta pėrcjell nė adresat e caktuara, me shifra tė koduara, me fjalėt : ja edhe njėri qė vazhdimisht rebelohej dhe ēdo gjė kundėrshtonte tashmė pozitivisht po reflekton, pėr tia ruajtur nderin dhe dinjitetin nuk po e qujmė kėtė nėnshtrim e as kapitulim por thjesht , risocializim! Pra, lexues tė nderuar tashmė po e shihni se publikisht po dorėzohem, nga e kaluara ime rebele po distancohem dhe, pėr njė kohė thjesht po pensionohem! Kam pėrjetuar goditje me radhė, asnjėhere nuk mė qitėn nė ballė, propozimin pėr flamur nuk ma pranuan, ate pėr himnin e Kosovės ma deklasuan, me njė fjalė, krejt mė turpėruan! As pėr tė blerė ve nė treg nuk mė lanė vend e jo mė qė tė bėhem deputet nė Kuvend, ku pėr 4 vite vetėm do tė mrizoja dhe lekė do tė fitoja! Edhepse, jam njėri ndėr tė parėt qė u angazhua pėr njė Kosovė multietnike, nuk mė bėn as postier nė ekipet politiko strategjike. Ani, kur iu thashė se nė Ekipin e Unitetit e dua njė vend, gati mbetėn pa mend! Kot u pėrpoqa se Skendėn e kam jaran tė vjetėr, nga ditėt e rinisė dhe se bashkė kemi luajtur gogla nė ditėt e fėmijėrisė, se edhe Fatmirin e kam njėfarė jarani se qė tė dy kemi gjak llapjani, se e njoh Kolėn dhe Agimin dhe se njė ditė jam pėrshėndetur pėr dore nė rrugė me Ylberin dhe Hashimin me ērast kam pėrjetuar emocione tė papara dhe qė nga ajo ditė duart i kam tė palara, jo se nuk e dua erėn e pastėrtisė por nė kėto duar po e ndjej puhizėn e pavarėsisė! Blerimin nuk e pėrmenda, jo sepse nuk e dua por meqė kemi tė njėjtin mbiemėr, tė kem konflikt interesi nuk dua! Vetonin nuk e pėrmenda, nė te seriozisht jam hidhėruar sepse qė nga zgjedhjet e fundit , njė borxh nuk ma ka paguar! Nė planin emocional, kam njė bilanc katastrofal, pėrkundėr serenatave tė kėnduara dhe vargjeve tė shkruara nė stilin e Petrarkės, Majakovskit dhe Lorkės jo qė nuk e fitova simpatinė e Tinės por, ēka ėshtė mė e keqja e humba dashurinė e Rinės! Po e paguaj njė ēmim, se ėndėrrat keq i pata projektuar dhe si fort u pata lazdruar! E ndieja veten si kryetar i Kosovė dhe Metohisė, si njėri ndėr prijėsit e Ballkanit dhe si pelegrin permanent i procesioneve politike tė Dragodanit! Lexues tė nderuar, po e shihni se jam mė i madhi pendestar, deri mė tani thjesht kisha qenė njė gomar! Po nėse e pranojnė robėrinė, mos i shqetėso me pavarėsinė! Ēka mė hynė mua nė punė ēėshtja e Albinit dhe Adem Trimit! Edhe unė tash u radhita nė mesin e atyreve qė e gjykojnė Albinin dhe nuk po dua as emrin ti pėrmendi atij tjetrit qė, kishe ka luftuar pėr lirinė e Kosovė dhe Metohisė,e tash, si Donald Trampi, po rrezitet nėpėr plazhet e Shqipėrisė! Pata ra nė pikė tė hallit dhe nuk dija si tia bėja Adem Djalit! Mendoja , si mund tė jetonte, ia dai, me 40 euro pension kombėtar, nė Shqipėri! Kur, nė ditė mė thanė, or djalė, ti paske rrjedhur fare, po Adem Shejtani ka sa tė duash pare! Kur mi treguan do fakte qė ishin nė lojė, mbeta me gishta nė gojė! Ky ishte pėfitimi qė nga Ekipi i Unitetit qė pati Adem Trimi : Kola i ndau 45.000 euro, Fatmiri 48.000, Vetoni 50.000, Hashimi 52.000 ndėrkaq Agimi asnjė cent sepse me ato para, pėr njė invalid lufte e ndėrtoi njė shtėpi! Ky ėshtė vėllaēko fitim, duke u rreshkur nėpėr plazhet e Shqipėrisė, e trashė konton e xhirollogarisė! Nė emėr tė pavarėsisė! As Albini, nga Ekipi i Unitetit nuk ka mbetur keq dhe pa interesin, me para tė shtetit tė Kosovės po e shetisin nėpėr burgjet e Kosovės demokratike, prej izolimi nė izolim! Pra, Ekipi i Unitetit ndaj Albinit e ka pėrmbushur obligimin patriotik dhe moral dhe tani mbetet tė finalizohet ai material! Nesėr mė duhet tė shkruaj diēka pėr vendosmėrinė e Ekipit tė Unitetit pėr tė mos biseduar as me Serbinė e as me Rusinė si edhe pėr njė veturė tė qeverisė, qė nė Mitrovicėn e Veriut ishte pa regjistrim jo se inkasantėt e Ethem Ēekut kanė vepruar pa hezitim por thjesht se atje nuk ėshte Kosovė dhe Metohi por, thuaja tani disi po e zyrtarizojnė , si Serbi! Ju kujtohet se edhe Daci, dikur, kur ishte nė fuqi, do piktura patriotike, nė Kuvendin e Kosovės i pati mbuluar me do pizhama bukolike! Pasi u realizua pavarėsia, kam vendosur tė rri te shtėpia dhe tė merrem ekskluzivisht me punėt e mia! Nėse dikush ėshtė ndjerė i prekur, unė aspak nuk e kam ndjenjėn e fajėsisė, mė parė ua kam treguar adresat e pėrgjegjėsisė!
13.07.07 Prishtinė
Behxhet SH. SHALA, ( ish mbrojtės i Albinit dhe ish pėrkrahės i Adem Trimit, i injoruar nga Ekipi i Unitetit, i sulmuar nga Shtypi i Sikletit, ish dashnor i Rinės dhe ish Benjamin i Tinės, pra krejt ish, ish, me njė fjalė , pa ardhmėri, nė Kosovė dhe Metohi
|
|
|
13-07-07, 17:52
|
#2
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
GUINNESS POLITIKA SHQIPTARE Jul 10, '07 4:36 PM
for everyone
shkruan Abdullah ZENELI
Se nė Shqipėri ndodhin kriza politike, kur pėr Kosovėn dhe ēėshtjen e saj tė pazgjidhur janė momentet mė vendimtare, kėtė tashmė e dinė edhe fėmijėt.
Se nė Shqipėri ushqehet kriza nga tė djathtė dhe tė majtė, kur Kosova pret zgjidhjen pas dėnimit mė se njėqindvjeēar tė ndarjes nga trungu shqiptar,kjo ėshtė mė se e pafalshme.
Se nė Shqipėri ekzistojnė ngulime nė pozicionet e demokracisė sė brishtėme njė pluralizėm qė as djalli nuk e merr vesh nga serviret, kjo tashmėėshtė gjė e ditur.
E majta, me tė drejtė apo pa tė, nuk lejon ti ketė mazhoranca edhe kryeministrin, edhe kryetarin e parlamentit, edhe presidentin.E djathta, po ashtu, nuk lejon, apo heziton ti lejohet tė majtės qė taketė edhe kryetarin e bashkisė mė tė madhe tė vendit, edhe kryetarin epartisė mė tė madhe opozitare, edhe njeriun e saj nė karrigen e presidentit.
Tė djathtės i ėshtė pamundėsuar lufta kundėr korrupsionit dhe difekteve tėtjera tė premtuara nė fushatėn parazgjedhore tė para dy vjetėve, kur nga elektorati iu dha vota e qeverisjes.
Prokurori dhe institucionet e sė drejtės do tė duhej tė ishin nė krye tė detyrės dhe obligimeve tė marra tė qeverisjes.E majta ishte aq kėmbėngulėse nė shtyrjen e zgjedhjeve tė pushtetit vendor, duke patur shkakun mė tė arsyeshėm se ato do tė bėheshin nė kohėn kur kėtė e pamundėson dimri me infrastrukturėn rrugore qė ka vendi,sidomos veriu. Dimėr nuk pati, por dimri ishte me fat pėr tė majtėn, i pafat pėr tė djathtėn. Tė majtės ia fali qytetet mė tė mėdha, tė djathtės ia gjeneroi krizėn energjetike.PBDNJ-ja ėshtė njė emėrues i pėrbashkėt i qeverive qofshin ato tė majta,qofshin tė djathta. Janė burrat e PBDNJ-sė qė vinė nga minoriteti grek, icili nė njė shtet homogjen siē ėshtė Shqipėria, si pak tė tillė nėEuropė, i kanė tė gjitha, derisa po kėta shtetas, shqiptarėt, nė shtetin me traditė dhe obligime ndėrkombėtare qoftė nga NATO-ja, qoftė ngaBashkimi Evropian, pra nė Greqinė Moderne, sjanė veēse qytetarė tė rendit tė fundit.
Kėtė e dėshmojnė statusi i pazgjidhur i ēamėve, njė genocid i formės sė armenėve (ndaj Turqia ėshtė larg Bashkimit Europian?!), por nė rastin shqiptar fuqitė vendimmarrėse anashkalojnė kėtė fakt, sikundėr mosekzistimi i asnjė shkolle e nivelit mė tė ulėt pėr ata 600.000 shqiptarė qė jetojnė dhe punojnė gjithandej Greqisė Moderne.
Pėrpėrfshirjen eventuale tė tyre nė qeverinė Greke do tė duhej njė Zhyl Verni Ri, apo Xhorxh Oruel i Ri. Me ndonjė titull si: Udhėtimi nė qendrėn eortodoksisė politike, apo 7002! Shteti shqiptar ka njė kushtetutė aktuale, e cila nga konstitucionalistėt, specialistė kėta tė zbėrthimit tė gjuhės mė tė thjeshtė qė duhet ta ketė njė kushtetutė pėr tė qenė, interpretohet nga pozicioni qė mbajnė. Nėse janė tė djathtė, intepretohet me optikėn e djathtė. Nėse janė tė majtė reflektimi do tė jetė krejtėsisht i majtė. Nėse janė tė shoqėrisė civile,intepretimi do tė jetė ekuivok, pėr tė arsyetuar mbėshtetjen jo tė vogėl monetare me prapavijė evidente politike.Presidenti me mandat edhe ndonjė javė, z. Moisiu, kuadėr ushtarak pėr respekt, ēuditėrisht i shkolluar dhe i specializuar nė Rusi, tė paktėn favorin rus duhej ta kishte nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, por kjo nuk ndodhi. Jemi dėshmitarė tė shtyrjes sė radhės.Ish-ministrit tė respektuar tė jashtėm, z. Mustafai, vazhdimisht i ishte pėrsėritur pa tė drejtė ceni i mosnjohjes sė anglishtes nė kohėn kur nga politika anglishtfolėse, dominante nė zhvillimet botėrore, kėrkohej mė shumė pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit. E themi pėrfundimtare, pėrfaktin se nė stadin qė statusi ėshtė tani, pa dyshim se shumė pozitiv nė raport me njė dhjetėvjetėsh mė parė, dhe se e tėra ka mbetur nė do tė ketė veto apo jo Rusia nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė.
Presidenti Moisiu nuk e shfrytėzoi momentin historik si ushtarak karriere,si burrėshtetas jo pa ndikim dhe me njohje perfekte tė rusishtes, tė paktėn ta siguronte atė votė nga nėna Rusi me mosveto.Nuk mė ėshtė e ditur qė nė kėto momente tensionuese deri nė skajshmėri qė Presidenti i Shqiptarėve, z. Alfred Moisiu, tė jetė deklaruar se nė njėmandat tė dytė do tė arrinte tė bindte dashurinė e tij tė hershme,Rusinė, pėr tu rreshtuar nė njohėsit e pavarėsisė sė Kosovės. Madje edhe me njė kusht: pavarėsinė e mbikėqyrur tė Kosovės ta mbikėqyrte vetė Moisiu, njė gjė qė Kosova do ta pranonte pa asnjė hezitim.Kėshtu, nė politikėn e vluar shqiptare edhe mishi do tė piqej, edhe helli nuk do tė digjej. Helena e politikės shqiptare nuk do tė duhej tė ishte Sollaku, do tė duhejtė ishte Kosova! I gjithė ky galimatias (francezėt kanė edhe njė shprehje: koshmar) politik shqiptar ka edhe njė veēanti qė nuk mund tė mohohet. Nė 17 vjet demokracie prodhoi dy liderė qė dinė apo janė tė detyruar tė bėjnė politikė: SaliBerisha dhe Fatos Nano.Kandidatė mė seriozė pėr Guinness politikė.
Prishtinė
10. 07. 2007
|
|
|
13-07-07, 17:58
|
#3
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Peshku ne det statusi per ibret, Jul 6, '07 3:16 PM
for everyone
shkruan Behxhet Sh.SHALA
A U BISEDUA PĖR KOSOVĖN NĖ AMERIKĖ APO AFRIKĖ !
Peshku nė det, statusi pėr ibret : Nė njėrin nga shkrimet e mėparshme, pasi Bushi e shkeli tokėn e Shqipėrisė, duke i injoruar krerėt e Kosovė dhe Metohisė, tė cilėt pritnin nė njė kėmb dhe u shndėrruan krejt nė vesh pasi punėn nė Kosovė e bėnė krejt pėrshesh, mos me thėnė lesh, e sidomos pas fjalėve tė Bushit pėr pavarėsinė e Kosovė dhe Metohisė nuk e dija a jam nė Kosovė apo po bredhi nėpėr xhunglat e Rodezisė! Gjithkund vetėm pėr Bushin flitej, pėr pavarėsinė qė e ka siguruar dhe se me 1 dhe 2 korrik ka me na dhuruar. Madje edhe Ekipi i Unitetit doli nga zgafella, ku ishte mbyllur pėr do hesape tjera! Jo se nuk e ka realizuar pavarėsinė dhe sovranitetin dhe se e ka mashtruar arnaut miletin por disi temperaturat ishin shumė tė larta dhe u krijuan do situata tė paqarta. Dielli Sarkozy iu ra nė kokė dhe i shtriu pėr tokė! Dikush thoshte se i kanė marrė nga 5 apo 10 rroga dhe shumė tenderė tė tjerė, prandaj edhe ndjehen si tė mjerė! Njė mik imi i mirė i ngatėrruar edhe vet nė ēėshtjet pavarėsisė dhe sovranitetit, nė shėrbim tė njė pjese tė pis miletit, mė tha se Statusi i Kosovės pėr politikanėt aktual ėshtė pasuria minus pavarėsia, me njė fjalė, Kosova e mbikėqyrur dhe e deklasuar me kusht qė nuk e pengon krimin e organizuar! Sepse po tė bėhet ndryshe , pasojat do tė kishin jo vetėm efekt lokal, por mė shumė rajonal dhe mbase edhe internacional. Do tė luhatej pozita e liderėve tė Maqedonisė, Kosovė dhe Metohisė, Serbisė pa Malin e Zi, Shqipėrisė europiane me orientim demokratik si edhe hajdutėve tė UNMIK-ut heroik ! Do tė rrezikohet bashkėpunimi politik midis pozitės- opozitės, nė rajonin e Ballkanit, sikur car Llazari nė ditėn e Vidovdanit. Ēka do tė bėnin rezidentėt e Kosovės pa ēaj rusi, duhan fallso tė kontrabanduar, alkool tė destiluar, karburante me kancer tė metastazuar, kafe nga Tetova e Brazilit e importuar, kostumet Versaēe dhe Armani me tė cilat stoliset nėntoka politike tė prodhuara nė Novi Pazar tė Serbisė, me firmė tė Italisė etj. Kėto dhe shumė beneficione tė tjera qė botėrisht nuk dihen por paramendohen , bėnė qė tė besojnė tė gjithė ata zemėrbardhė se pavarėsia e Kosovės , do tė pikė nėn dardhė! Atėbotė pata thėnė se jam djegur shumė here andaj nuk i besoj shumė Big Bossit prandaj, nė vend tė qumshtit i fryj edhe kosit! Kur nipi Putini shkoi te Daja i Madh nė Amerikė, nuk kam pasur asnjė dilemė se Statusit tė Kosovės, nuk do ti vihej presje por njė e madhe pikė! Nė atmosfere pune, duke peshkuar, pėr Kosovėn gjoja paskan biseduar. Ėshtė njė lėshim i vogėl gjatė peshkimit sepse grepi ishte pėr peshkaqen dhe balena e jo pėr lavra peshku, siē konsiderohej Kosova andaj, u ul niveli i marrjes sė vendimit, nga kryetarėt, te sekretarėt! Kėta do tė pėrpiqen qė, nė emėr tė pragmatizmit dhe proceseve demokratike, statusin e Kosovės ta zgjidhin nė mėnyrė hipotetike! Tė gjitha opcionet, qė i propozon Serbia Rusia, do tė jenė nė lojė vetėm jo sovraniteti dhe pavarėsia qė ishin premtim, mbulojė! Edhe pse Xhorxh Babushi i hėngri fjalėt e veta, nga Ekipi i Unitetit i kemi do deklarata tė shkreta! Fatmir Mbeki, nga Mozambiku, me do deklarata me alfabetin kinez, krejt na fiku! I bėn lėmsh e i pėshtjell dhe konfuzion tė madh mbjell. Ndonėse Babushi e la anash pavarėsinė, Ekipi i Unitetit thotė se e ka mundur Serbinė dhe politikisht e kanė deklasuar Tanzaninė! Duket se e kanė huqur me Serbinė dhe ju lutem mos i pyetni asgjė pėr Tanzaninė se as ku ėshtė nuk e dijnė! Pra, niveli i vendimmarrjes po ulet, nga kryetari te sekretari, nga sekretari te drejtori pėr ēėshtje politike, nga drejtori pėr ēėshtje politike deri te administratori pėr ēėshtje strategjike, nga administratori pėr ēėshtje strategjike te nėpunėsi pėr ēėshtje teknike ngase edhe Statusi u pati trajtuar si ēėshtje teknike, pėr njė pavarėsi hipotetike! Pra, kjo ėshtė ajo kur dikush, me instrumente ( premtime ) tė huaja mendon tė bėhet dhėndėrr dhe kur zgjohet nga gjumi e sheh se paska qenė nė ėndėrr! Madje, as nusen nuk e ka te shtėpia sepse ajo ėshtė aty, ku ėshtė pavarėsia! Jo nė shtrat tė dhėndrrit, nė Kosovė dhe Metohi por nė shtrat tė Putinit, diku nė Serbi! Dhe, pastaj quaje kėtė, pavarėsi kur tė hyjnė dhe dhunojnė nė shtėpi, ta dhunojnė pragun e shtėpisė, nė emėr tė demokracisė ! Dikush kėshtu po e quan sepse lekėt po i rruan! Ata e identifikojnė pavarėsinė me xhirollogarinė!
Mjerė i ligu sa i fort ėshtė: Sekretari i NATO sė erdhi nė Prishtinė dhe na e tha nė fytyrė se me biseduar me Serbinė, pėr shėndet ėshtė mė mirė dhe na kushton mė lirė! Por, tek e fundit edhe pėr ata qė duan pavarėsi pėr Kosovėn apo siē themi ne,kėrkojnė zgjidhje me dhunė, ne do tua bėjmė njė qare, do tua lėshojmė KFOR- in dhe NATO-nė, qė do tiu qesė fare! Me njė fjalė, shumė bre jeni duke kėrkuar dhe Serbinė fort jeni duke e hidhėruar ndėrkaq, ne nuk e lėmė Serbinė, pėr Kosovė dhe Metohinė! Jam mik i madh i Kosovės dhe po mė vjen shumė vėshtirė, qė po ua sjell njė lajm jo tė mire! Po e shihni se edhe unė jam mėrzitur shumė dhe nuk kam qetėsi dhe nė fytyrė mė ka rėnė njė qehre e rėndė por mė kanė dėrguar qė kėtė me ua thėnė . Nėse ėshtė nevoja , pas 6 muajve do tua them pėrsėri tė njėjtat fjalė, se , nė fund tė fundit ashtu ka me dalė! Ne, fjalė dhe premtime , u japim sa tė doni dhe, ėshtė ēėshtja e juaj nėse do tė besoni! Por, ju lutem tė duroni! Dėgjojeni shumė Ekipin e Unitetit, fjalėt tona ua pėrcjellim pėrmes Shtypit tė Sikletit. I kemi do gazeta qė janė shumė realiste, kanė doktoruar nė shkollėn titiste! Ato , natėn ua bėjnė ditė, dimrin ua bėjnė verė, shkurt shqip, ua lėnė kopilin nė derė! Pėr kėtė arsye ne edhe kemi investuar, nuk kemi pare kot pėr tė shpenzuar. Nėse Hudini ka bėrė mrekulli me litar, kėta tė bekuar, nė asfalt tė detyrojnė tė hash barė! Dikush i quan spiun qė janė zėnė me pelė nė dorė, pėr ne janė thjesht informatorė! Ėshtė e vėrtetė se zyrat tona shpesh i frekuentojnė, nganjėhere edhe e teprojnė por ne i durojmė dhe i kėshillojmė! Pra, nėse keni pritur qe 2000 vjet , pse tash i jepni siklet! Ta dėrgojmė UNMIK-un nė Nju Jork, ta fusim BE nė Kosovė dhe Metohi, mos u merrni me shifra 1244dhe, rrini edhe pak nė Serbi. Pas nja 6-10 vjetėve do tė ēliroheni , me Serbinė nė BE do tė integroheni! Me Serbinė dhe car Llazarin, nė tė njėjtėn paket por pa Ahtisarin.
Robert Deani- babadimėr pėr policėt e Rumanisė dhe prokuror pėr shqiptarėt e Kosovė dhe Metohisė!: Prokurori ndėrkombėtar, Robert Dean, me dy raporte qė i kishte pėrpiluar, policėt rumunė nga krimi i ka amnestuar! Madje, edhe pėr sė vdekuri na ka nėnēmuar duke thenė se i vetmi faj i policėve ėshtė se kanė pėrdorur plumba gome me afat tė skaduar! Pra, sa i pėrket kėtyre plumbave nė tė ardhmėn, mund tė flejmė rehat por mund tė na vrasin me plumba qė kanė afat! I keni parė reagimet e Institucioneve dhe miletit, mė tepėr kanė reaguar pėr qent e Ismetit! Nuk e di ēpo bėn Ministria apo Qeveria dhe pse Robert Deanit, nuk ia tregon pėrrallėn pėr gomarin e Nastradinit! Se nėse e ka stupcin nė dorė, nuk mund tė na bėj horė dhe tė na e shes, miellin pėr borė! Por duket se shpirti i robit i nėnshtrohet lehtė manipulimit pėr aq kohė sa krimi ėshtė larg ndėshkimit!
Nesėr do tė shkruaj diēka pėr tallava nė muzikė dhe, po ēka tjetėr veē pėr super tallava nė politikė! Edhe zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale, janė temė atraktive pėr kėto institucionet, nė esencė dekorative, qė pėr tė mbijetuar, koalicione tė forta janė duke ndėrtuar! Janė edhe do gjėra tjera, jo fort interesante, por kanė pėrmbajtje intrigante!
06.07.07 Prishtinė
Behxhet Sh. SHALA, denoncues i Robert Deanit dhe dėshmitar okular i krimit!
|
|
|
13-07-07, 18:07
|
#4
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
REZOLUTA SKIZOFRENIKE PĖR KOSOVĖN HEROIKE !
Ngadalė dalė po vjen pleqėria, bashkė me te edhe Serbia, mė mungon veē Tanzania se shumė larg na ėshtė Shqipėria! Shumė mė larg ėshtė pavarėsia , qė na e prunė deri te dera e pastaj e barti era. E barti era nė maje tmalit, kah ngushtica e Gjibraltarit. Pėrmes Francės dhe Gjermanisė deri nMoskė tė Rusisė. Vendi mik i shqiptarėve, fushėgjuetie i zagarėve! Ne pėrkrahėm atėbotė Leninin, shumė mė tepėr Xha Stalinin, sishim keq as me Putinin! Seē u bė e ēka na gjeti, pse nuk na pėrkrah rus mileti, mbetėm peng tė besnikėrisė ndaj politikės sė dyfytyrėsisė! Nuk na duan ashiqare dhe me neve bėjnė hajgare! Mund tė gėnjesh 100 herė, tė mashtrosh 200 herė, do tbesojnė 500 herė, mirėpo dimri sbėhet verė! Vjen njė kohė e vjen njė ditė, kur ipen llogaritė! Pėr ata qė kanė njė gram fytyrė, ky nuk ėshtė lajm i mirė! Tashmė e din edhe fėmia, si do tė duket pavarėsia. Mė sė miri e din Rusia! Fjalėt e Bushit i barti era, tash kėndohen do kėngė tjera. U dridh mali u dridh trolli, vallė ku ėshtė Skendė Kaprolli, shpresa e vetme e shqiptarisė, sinonim i burrėrisė, trimėrisė, vendosmėrisė dhe pathyeshmėrisė! Ku ėshtė shtypi i Sikletit, jashtėqitje e Ekipit tė Unitetit! Ku mbetėn baballarėt e pavarėsisė qė ia mėrdhinė edhe Serbisė dhe ia hodhėn shqiptarisė! Nuk janė gjėkundi sepse u ka hyrė uji pėrfundi! A ėshtė ky ujė nga lotėt e pendimit apo djersa e mashtrimit?! Pėrshėndetje e Ramė loparit, lamtumirė Ahtisarit! Tė gjithė thonė cofi gomari, kėta shpresojnė te Ahtisari! Po ta mbronin pavarėsinė si tashti ahtisarinė, do tė luhej ndryshe loja, nuk do tu dilte krejt boja! Tash ėshtė njė gjendje tjetėr, pakoja e Ahtisarit mbeti nletėr. U bė mire qė u dogj fare, vlera e saj ishte 0.5 pare! Ekipi i Unitetit e mbron ende pakon e Ahtisarit sepse aty e gjen pavarėsinė qė ėshtė e vėrtetė aq sa kur djalli nė parajsė ndanė drejtėsinė!Disi edhe mua mė hyri nė qejf pakoja e Ahtisarit dhe Ekipi i Unitetit, kur sot nė shtypin e sikletit mu shpėrfaq hyjnesha nga Arbėria, qė dikur mė quajti armik ndonėse e di se mė ka shumė mik dhe jo mik sa pėr tė thėnė, pėr babe e nėnė dhe pėr kurtoazi, e as mik dilingji dhe dallaveraxhi qė, si tia sheh gishtin e disiplinon bishtin por njė mik besnik dhe simpatik, ngapak euforik, me shpirt 100% multietnik i cili ėshtė shumė mirėnjohės pėr kushtetutėn e shkruar dhe flamurin e arrnuar! Kam njė mik i cili thotė se lodhet shumė duke punuar nė Kushtetutė dhe betohet nė kokė tė Rinės, ndėrkaq infuzionin e parė e ka marrė me ta dėgjuar emrin e Zeuse Tinės! Hej, merreni me mend, 2000 propozime pėr flamuj tė krahinės, nuk vlejnė as as njė ēorapė e bardhė e Zeuse Tinės! Kur kam lexuar pėr numrin 2000 pata menduar se kanė konkuruar nė konkurs pėr flamur tė Kinės! Me fjalė tjera, njė flamur, njė shqiptar, njė bajraktar! Ēdo shqiptar, bajraktar! Kėto dy simbole tė shtetėsisė u kryen, nė partneritet me ndėrkombėtarė tė cilėt na konsiderojnė dhe trajtojnė thjesht si tė ishim gomarė qė merren me politikė duke kullotur bar dhe, na kanė mbetur edhe dy simbole tjera, stema e grushtetit e Ekipit tė Unitetit qė Kosovėn e bėnė shtet, pėr ibret dhe Himni i Kosovė dhe Metohisė ,me kazaēok tė Rusisė dhe shiri kollo tė Shumadisė! Kur kėto tė bėhen komplet, atėhere Kosova bėhet shtet! Ashtu thotė Nexhi nga Mitrovica e decentralizuar , si tė jetonte nė Hongkong tė Kinės, dikur koloni nėn Angli, i cili i ka dy statuse politike, fytyrė me dy faqe, njė komuniste , tjetrėn kapitaliste krejt pėr shkaqe ekonomike, pragmatiste, ashtu do tė jetė edhe Mitrovica, si abort nė diplomaci, Jugu me BE Kosovėn, veriu me Serbi, veriu me pavarėsi faktike, jugu me pavarėsi kozmetike! Ose, sipas Ahtisarit dhe Nazif Gomarit, srce moje i tvoje, u ljubavi stoje ali svaki nek uzme svoje, ti Drenicu ja Mitrovicu! Njė falenderim i posaēėm pėr UNMIK- un, i cili po ndahet me fytyrė, pėrveē se na la Ekipin e Unitetit, Shtypin e Sikletit, krimin e organizuar, korrupsionin e legalizuar, mishin e gjallė tė kontrabanduar, murin e Alisė, televizionin e spikericė Hajrisė, mafinė politike dhe faktike, ndėrkombėtare dhe vendore, si mėlmesė na e lane edhe njė pėrmendore, pėr cubat e Mitrovicės dhe popat e Graēanicės! Jo me leje tė Refikut por me leje tė UNMIKut! Vidovdani dhe Gazimestani pėrfunduan mirė e mbarė, sipas traditės sė popullit shqiptar, nuk e arrestuan ata tė SHPKsė Millutinin, qė tha se kėtu nuk ėshtė Kosovė por Serbi dhe se pėr ta dėshmuar kėtė kanė pėr tė luftuar ndėrkaq e arrestuan Albinin qė shpėrndante harta se kėtu nuk ėshtė Serbi por Iliri! Ngjarja ishte e vėrtetė por personazhet kishin tjetėr identitet, as Millutin e as Albin! Kam rėnė nė pike tė hallit or djalė dhe nga kjo situate e kam pak vėshtirė me dalė! Kėtė vit bėri mirė bereqeti prandaj edhe plasi kiameti, pėr ta korrė dhe fshirė njė arė, nuk di kend me marrė?! Janė dy oferta serioze nė horizont, njėra e pozitės tjetra e opozitės, qė ia kanė dhėnė hakun trollit, njeri kundėrshtar i Naim Pykės, tjetri mik shpirti i Skendė Kaprrollit. Tė dytė mė pėrshtaten nė planin politik, por kam drojė se po i futi veti njė kunj strategjik, nėse e marr Fatmirin dhe injoroj Hashimin, mund ta mbushi magjen e shtėpisė, por nuk i dihet ardhmėrisė, nesėr shkon Fatmiri dhe vjen Hashim Shefi, letė mund tė pėlcasė edhe i veshit defi, mund ta pėsojė fatin e Adem Daisė, qė me 40 euro nė muaj po mbijeton nė shkėmbinjt e Allbanisė ( niko ne zna shta su muke teshke dok ne pregje Allbaniju peshke!), kėtė mund tua thotė Adem Daia, kur tė kthehet nga Shqipėria! Kosova do tė bėhet njė autonomi ekologjike nė njė mjedis krejtėsisht tė kontaminuar ideologjik, me njė Hiroshimė politike! Me papastėrti kronike ekologjike, vėshtirė mund tė ketė pastėrti politike! Nėse mbushen dy thasė me bėrllog politik nuk do tė thotė se hiqet ndryshku patriotik! Para protestave tė 10 shkurtit tė Vetėvendosjes, Zeuse Tina pati deklaruar se tė gjithė ata protestues qė e ndjijnė veten shqiptarė, nė fakt janė tė Kosovės tradhėtarė dhe tė gjithė ata qė i pėrkrahin , punėve tė kota ua grahin, ndėrkaq edhe ata qė vėzhgojnė, me njė fjalė ju mashtrojnė pra, ishte porosi shumė e qartė pėr ata faqebardhė , se si duhet tė veprohet me tradhėtarė! Dhe, si rrjedhim logjik, ishte njė pėrfundim tragjik, dy tė vrarė, 82 tė lėnduar, 38 tė burgosur dhe mijėra nė shpirt tė sakatosur! Edhe tash ėshtė njė intervistė e Tinės prandaj kam frikė se do ti kahet nėna Rinės! Ekipi i Unitetit, me ndėrkombėtarėt, pavarėsinė e Kosovės e barazuan me problemin e ngrohjes globale e nė fakt doli se ishte njė pordhė e ftoftė lokale!
Kush i shkruan shkrimet e mia, i coftė dhia dhe i raftė lia :
Pas disa shkrimeve nė Epokėn e Re dhe do gazeta tjera, kam marrė do komente tė mjera si, qysh ti, me njė shkollė tė mesme dhe ate fillore , pa pasur diplomė akademike tė Enver Babės nė dorė, po na bėn krejt horė! Hajt na trego se kush artikujt po ti shkruan, dhe nga hija me neve k
po luan! Nėse i thua veti burrė dhe e pranon, ne do ta falim dhe nuk do ta harrojmė kurrė , madje dicka edhe fiton! Ndryshe, i kemi edhe do metoda tjera, pas tė cilave mund tė vjen edhe era! Pėr shkak tė mungesės sė ujit qė ma pamundėson tė pastrohem rregullisht, kam vendosur tė deklarohem publikisht e jo se kam frikė andaj paloj bisht. Tė fillojmė pra, artikujt pėr Naim Pykėn, Skendė Kaprrollin dhe xhevahirėt e skenės politike tė Kosovės asnjėhere nuk i shkruaj te shtėpia, por nga Saranda mi dėrgon Adem Daia, qė ashiqare, artikujt i shkruan nė baza shoqėrore dhe pėr kėtė nuk mė merr asnjė pare! Nė disa artikuj ka elemente tė psikologjisė rrush, e kėto mi shkruan Pajazit Nushi qė e ka shpirtin babush. Kur ia pėrmendi shpėrblimin material ai pėrgjigjet se e ka obligim kolegial dhe, botėrisht mė ėshtė kėrcėnuar se nėse vazhdoj tė bėjė pėrpjekje pėr ta korruptuar asnjė artikull mė nuk ka pėr ta shkruar! E unė nuk jam aq i marrė, qė tė luaj me zjarrė. Nė shpirt jam si Enver Hoxha i Shqipėrisė, kur mė duhej ndonjė shkrim shpejt e shpejt dhe diskreditues, e thirrja Ibrėn e Pacollit dhe i thoja ta pėrdor metodėn e Ramiz Alisė! Kėshtu, po jetoj si nė ėndėrr, me halete ( shkrime ) tė huaja po bėhem dhėndėrr! Prandaj, tė gjithė ata qė nė njė mėnyrė e ndijnė veten tė goditur dhe u ėshtė cenuar nderi i burrėrisė dhe shqiptarisė, i lus tė mė lėnė rehat sepse tani i kanė adresat e pėrgjegjėsisė , Pajazitit, Ibrės dhe Adem Daisė! Unė kam vepruar si anėtarė i Ekipit tė Unitetit, ju kam mashtruar se kėta artikuj vet i kam shkruar por, pėr dallim prej tyre, duke lexuar edhe jeni argėtuar! Nuk jam i pari shqiptar qė stolisem me pupla tė tė tjerėve por nuk e pranoj kurrė se tash, pas demaskimit, jam nė pozitėn e tė mjerėve! Jam krenar qė nuk jam kosovar por nuk dua ta mbroj identitetin shqiptar, si disa patriot tė mėdhenj do ditė mė parė opusi patriotik, intelektual, kombėtar i tė cilėve ėshtė ndėrtuar duke lexuar literatureė filozofike si: Afėrdita pėrsėri nė fshat dhe Sikur tė isha djalė! Kėta edhe nuk besojnė se kėto janė shkrimet e mia andaj pėr dėnim : iu coftė dhia dhe u raftė lia! Ndonėse, moti ia kanė kthye shpinėn dhisė dhe janė vaksionuar kundėr lisė prandaj janė bėrė dekor i shėmtuar i pavarėsisė! Dhe, rroftė Kosovė dhe Metohia, me Nexhin nė ballė, si baba i jashtėligjshėm i identitetit kosovar dhe poshtė armiqt e Tinės , qė deklarohen si shqiptarė!
30.06.07 Prishtinė,
Behxhet Sh.SHALA, portparoll i Ekipit tė Unitetit dhe zot i trollit, nė mungesė tė Skendė Kaprrollit, qė diku po mrizon derisa kjo furtunė tė kalon dhe Rezoluta skizofrenike tė na shalon!
|
|
|
13-07-07, 18:09
|
#5
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
nga Behxhet Sh. SHALA
(Kosova nė BE , si pjesė e Serbisė apo Transilvanisė, Vidovdani i Gazimestanit dhe car Llazari i Dushanit, Ngrohje globale- ftohje lokale, kush i shkruan tekstet e mia, i coftė dhia dhe i raftė lia etj.)
MOS E ARRESTONI MILLUTININ, PRANGOSENI ALBININ !
Kosova nė BE, si pjesė e Serbisė apo Transilvanisė: Tė gjithė po brengosen pėr statusin e Kosovės, Rusia, Serbia, Anglia, Franca, Indonezia dhe shumė shtete tė tjera, mike dhe jomike, serioze dhe komike, demokratike dhe ato qė demokracinė e krahasojnė me Serbinė, qė nga koha e Rankoviqit deri te biseksualiteti politikodemokratik i Koshtunicės dhe Tadiqit! Vetėm Ekipin e Unitetit e ka kapluar zhegu dhe nxehtėsia, andaj po rrinė aty ku ėshtė dhe nuk po shkon te shtėpia sepse ashtu po don edhe kryetari i Pakos, ish Ahtisari i cili, duket se do ta pėsojė edhe mė keq se Hajdari! Do tė bėhet edhe pak muhabet, sa pėr adet! Cirku i Vjenės mori fund, tani nė radhė ėshtė Brukseli, me gjasė nė ndonjė katund. Edhe Ahtisari duket se do tė jetė jashtė loje, jo pėr shkak tė pesė gabimeve personale por kinse ka probleme tė natyrės politike, pėr shkak tė komplikimeve kardio-vaskulare! Kėshtu e kanė konstatuar mjekėt e Serbisė dhe Rusisė duke e injoruar diagnozėn e mjekėve tė Kosovė dhe Metohisė! E pati bėrė njė pako qė dukej pėr mrekulli (pėr miopėt politik dhe grupin politiko strategjik) mirėpo, nuk ishte gjendje qė pėr zbatimin e saj ta caktojė njė terapi! Ekipit tė Unitetit, me diploma tė Enverit, kurrė mos iu qoftė hallall, sepse, pėrveē se u treguan analfabetė nė politikė, nuk ditėn as tė qesin dhe shesin fall! Disi si tepėr u zgjeruan, jo do tė kemi ushtri, jo pėr punė tė jashtme ministri, jo akademi pėr diplomaci, jo do tė kemi ambasada dhe pėrfaqėsi tė tjera diplomatike, nė tė gjitha vendet me peshė dhe rendėsi strategjike, jo do ta kemi sekretarin e OKBsė tė radhės, Ylber Carin e Gornja Mahallės, jo do ta bindim majka Rosinė, ta pėrkrahė Kosovėn dhe jo Serbinė se Kosova ka pasuri natyrore dhe resurse intelektualomendore (sidomos), se Amerika nuk ka problem tjetėr veē pavarėsinė e Kosovės me e qitė nė letėr, se Bushi i ka thėnė Kondolizės, ta ndjek Arteminė me bisht tė fshisės nė drejtim tė Graēanicės sepse po thotė se nuk ka Serbi, pa Kosovė dhe Metohi! Prandaj, nuk ka pavarėsi por vetėm autonomi, nėn Serbi, si nė kohėn e Kolės, Rrahman Galanit, Ali Shukranit dhe Sinan Ēobanit! Atėbotė, Azem Taraku nga Karadaku, pėr kokė tė Rinės, e pati bėrė njė flamur qė do tia kallte datėn sot edhe Tinės! Nuk ishte lehtė tė mbrohej atėhere flamuri kombėtar, me shqiponjėn dykrenare, njė yll i madh nė ballė si simbol i patriotizmit proletar, dhe jo ngjyrė e bardhė, qė e bėnė kėta tė Ekipit tė Unitetit, me urdhėr tė Zeuse-Tinės dhe me pėrkrahje tė plotė tė Shtypit tė Sikletit! Atėbotė, Azem Taraku nga Karadaku pėr mosbindje dhe demonstrim tė jolojalitetit ndaj Serbisė dhe bivsha Jugosllavisė e humbte karrikenskemlinė e pushtetit, qė ishte njė burim i lezetit dhe, shkonte nė fllad, nė pushim shumėvjeēarė, me gjasė edhe mos tė kthehej i gjallė! E ēka humbin sot kėta qė janė dorėzuar, janė poshtėruar dhe idealet e atyre qė derdhėn gjak i kanė harruar, me njė fjalė, ēdo gjė qė ka vlerė e kanė diskredituar ndėrkaq materialisht kanė pėrfituar! Nga persona tė pėrfshirė nė skema sociale, kanė bėrė plaēkitje kapitalepasuri kolosale! Nė emėr tė Kosovės sė pavarur dhe sovranitetit, kanė formuar Ekipin e Unitetit! E kanė formuar grupin e Ali Babės qė ka kullotur si nė Bahqe tė Babės! Ēka humbin pra, kėta dai? Padyshim se e humbin karriken e pushtetiteliksirin e lezetit dhe kėtu pėrfundon tregimi, nėse pėr diēka tjetėr nuk iu del timi! I humbin do tenderė, qė i fitojnė me mend si edhe mundėsinė pėr tė pushuar, gjatė seancave nė Kuvend! I marrin tė vogla edhe do flakaresha, iu kthehen grave pasi mbesin pa sekretaresha! Lirohen nga krimi politik, bėhen kriminelė ekonomik. Mbesin pa gjeografi politike dhe lobime ekzotike! Nga mafia politike, bėhen nėntokė faktike dhe klasike! Nuk ka mė verėra Chianti dhe Dom Perinjon konjak, Zeusi i Dragodanit nuk iu bėn mė konak! Me njė fjalė, nuk i bėn hesap fare dhe dėnimi mė i madh pėr ta ėshtė, Shuk C Stiveni, nuk hedh me ta valle! Ēfarė nėnēmimi, nga Mont Everesti bėhen fund thesi, nga deveja e Allaudinit bien nė gomar tė Nastradinit! Dhe, pėr tė mbetur aty ku janė, me shpirt do tė angazhohen pėr statusin politik tė Abhazisė dhe Osetisė, pėr tė drejtat e shoqatės sė vejushave tė Mongolisė, pėr mbrojtjen e llojit tė orangutanėve tė Tanzanisė, pėr homoseksualėt e Lituanisė, pėr familjen perandorake tė Etiopisė, pėr arinjt Panda tė Manxhurisė, pėr tezet e Hugo Chavezit dhe dosjet erotike nė pronėsi tė Nikollė Lesit, qė nėse pėrdoren me mend, shkaktojnė cunami, nė Shqipėri- nė kuvend, me njė fjalė, do tė merren me probleme globale, pavarėsinė e Kosovės e konsiderojnė se ka peshė lokale andaj, pėr hirė tė partneritetit me ndėrkombėtarė dhe pėr interes tė popullit shqiptar e sidomos korrektėsisė, kėtė ēėshtje e lėnė si ēėshtje e brendshme e Serbisė, si pjesė e Rusisė! Ashtu tha edhe mikja e madhe e shqiptarėve se nuk ka aspak rėndėsi statusi i Kosovės, a ėshtė pjesė e Serbisė apo Transilvanisė dhe kjo ēėshtje as nuk duhet tė trajtohet sepse Kosova ėshtė pjesė e Evropės dhe atje do tė integrohet!
Vidovdani i Gazimestanit dhe car Llazari i Dushanit : Vidovdani pėr serbėt ėshtė sinonim i krenarisė, nderit, dinjitetit kombėtar dhe komplotit ndėrkombėtar si edhe elementit tradhėtar, ku serbi i tradhėtoi traditat kombėtare pėr tu shėrbyer gospodarėve-ndėrkombėtarėve! Njė vonesė e vogėl e Vukut, jo Drashkoviqit por e Brankoviqit ishte vendimtare pėr epilogun e kėsaj tragjedie kombėtare qė tash nga serbėt tregohet nė formė pėrralle dhe ka efektin e njė andrralle! Pėr herė tė parė ndaj car Llazarit, nga kirurgu Pajazit u zbatua llaparaskopia ndėrsa ndaj sulltan Muratit u bė dekapitimi, zvogėlimi i peshės sė trupit pėr njė okė, ose me fjalė tė tjera, shkurtimi i trupit tė njeriut pėr njė kokė! Me lojė tė shahut, rezultati ishte pat, historikisht serbėt e pėsuan mat! Prej asaj kohe, nė ditėn e Vidovdanit, nė fushėn e Gazimestanit, nė emėr tė kujtesės historike dhe tradhėtive politike, serbėt mblidhen ēdo verė, nė pėrpjekje qė dimrin ta bėjnė verė! Edhe kėsaj radhe kanė vendosur qė nė Gazimestan ta bėjnė njė marshim historik, shetitje epike, me motive tė ēarta politike! Si ambientalistė tė dėshmuar edhe mė parė, sidomos ndaj boshnjakėve dhe popullit shqiptar, kanė vendosur qė mos tė vijnė as me autobusė, makina, avionė , helikopterė, as me autoblinda dhe tankse tė blinduar por, megjithatė kėmbė do tė vijnė shtruar! Ky procesion i tyre politik dhe patriotik ka edhe njė kontribut ambientalistik. Marshimi do tė udhėhiqet nga popat e Beogradit, Graēanicės dhe Hilandari ( udhėheqja shpirtėrore ), ministrat e qeverisė sė Serbisė dhe ndoshta nga vet kryetari (udhėheqja politike) dhe gardistėt e car Llazarit (udhėheqja paramilitare dhe logjistike)! Humbjen historike duan ta shndėrrojnė nė fitore politike! UNMIK u dėshiron mirėseardhje, KFOR-i sigurinė, UNMIKpolice rehatinė ndėrkaq SHPK si zot i shtėpisė, nė emėr tė pakos sė Ahtisarit, krenarisė dhe burrėrisė nuk do tė reagojė fare dhe do tė mrizojė nėn hije, me njė fjalė, do tė pushojė, qė mė 30 qershor, nė protestat e Vetėvendosjes, tė jetė e gatshme tė reagojė, nė mbrojtje tė rendit dhe qetėsisė, pėr interesa tė gjithė njerėzisė! Ėshtė e ndaluar ta prekėsh me dorė Millutinin ndėrkaq ėshtė e lejueshme, madje shumė e preferueshme ta dėrrmosh me stupc Albinin, me pėrkrahje ndėrkombėtare dhe institucionale! Ėshtė bėrė njė luftė e ashpėr mediale me kėrcėnime virtuale, carllazaristėt thonė se pavarėsinė e Kosovės do ta bėjnė hi e shkrumb, AKSH dhe veteranėt e luftės premtojnė se do ti presin me plumb, qė prodhohet nė Qipron e Mitrovicės kundėr atyre qė bekimin e marrin nė Hilandarin e Graēanicės! Mė duhet ta citojė (kopjojė) Shekspirin dhe tė birin, U dridh Gazimestani dhe polli miu nga lufta qė e bėnė Millani dhe Avdiu, Millani i Serbisė, Avdiu i Portokallisė! Ti lėmė kėto kacafytje mediale dhe kėrcėnime virtuale si xhevahire triviale dhe llafe pa pare! Ta ndėrmarrim hapin konkret praktik, siē thotė Ibra, ta nisim procesin e pajtimit ndėretnikt, midis Shqipėrisė dhe Bullgarisė, nėn mbikėqyrjen e Serbisė e nėse mbetet diēka, le tė shkojė nė adresė tė Kosovė dhe Metohisė! Gjenerali i KFORit u bė burrė, pasi u takua me generalėt serbė nė njė shkurrė i propozoi kryeadministratorit tė Kosovė dhe Metohisė, ti ndalojė cubat e Serbisė, nė veri tė Kosovės dhe ta shpall organizatė ilegale, si ushtrinė pėr bashkimin e trojeve kombėtare tė Shqipėrisė! Rykeri e nėnshkroi njė ferman dhe foli njė fjalė, nė Gazimestan nuk mundeni me dalė! Ēka tė doni bėni nė Mitrovicė sepse ajo nuk ėshtė pjesė e Kosovės por e Serbisė! Kėshtu, carllazaristėt festuan dhe parakaluan nė Mitrovicė duke sharė Kosovėn dhe duke i kėnduar Serbisė! Nėse nė ditėn e Vidovdanit , nuk bėhem hero i Gazimestanit ose nė ndėrkohė nuk pjell diēka tjetėr, besoj se do tė shkruaj diēka edhe nesėr!
28.06.07, Prishtinė e jo Klinė
Behxhet Sh. SHALA
pelegrin i Vidovdanit nė skupshtinėn e Gazimestanit
|
|
|
13-07-07, 18:26
|
#6
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
SIMBOLET SHTETĖRORE NĖ PRISHTINĖ , SI TRAJTIMI I SHQIPTARĖVE NĖ ATHINĖ !
Muja dhe Halili nė Udbinė Ekipi i Unitetit nė Gėrmi, i fundosur nė pishinė : Blerim begu o kėqyrė sahatin, n Dragodan o e kem konakun. Me Zeusin o kem takim, nesėr heret nė agim. Duhet krejt me e ul tonin, do tė shkojmė pa Vetonin! Gjendjen e kemi tė vėshtirė, o Zeus bėje mirė! Nėse punėt shkojnė keq, ne si grup shkuam nė dreq! Duhet thėnė pike sė parit, ne i shėrbyem gospodarit. Andaj ke pak mėshirė, kemi qenė rrogtarė tė mirė! Ju betohem nė guri tė Qabes se ju kemi ,nė vend tė babės. Edhe ėndėrrat qė i keni treguar, si tė vėrteta i kemi paketuar! Na the bėjeni decentralizimin ne si shtesė burgosėm Albinin. Pėr hirė tėndin, pėr gjumė tė mirė, ne premtuam Kosovė tė lire, me sovranitet nė Tibet dhe pavarėsi nė Manxhuri, dikund nė brendi tė Kinės, sall pėr hatėr tė Tinės! Ishte disi shumė lehtė, pavarėsinė me futė npaketė, jo npaketė tė pazarit por ate tė Ahtisarit! Shumė tu falenderuam kur na solle Kushtetutėn e Zhablakut, me do nene tė Bablakut, me flamur tė bardhė- borė ndonėse krejt u bėmė horė, u bėmė hora e dynjasė, nė kurriz tė fukarasė! Flamurin e bėre poēavėr, sna le vend pos nė zgavėr. Bira e minit 300 grosh, pavarėsia shkoi nė kosh. Na the, shkoni nė Beograd dhe Cetinė dhe mos shkoni nė Vraninė, mos tju shoh nė Udbinė! Ne tu bindėm pa bėrė fjalė, po disi dredhtė do me dalė! Tju them me pak fjalė, nuk kemi mbetur as pėr Udbinė, Vraninė apo Cetinė dhe e kemi shumė tė qartė, nėse duam nė BE tna integrojmė, me Beogradin edhe nja 12000
ditė duhet tė bisedojmė dhe bashkėjetojmė! Do tė bindemi dhe nuk do tė kundėrshtojmė! Pasi nuk kemi gogla pėr Udbinė dhe Vraninė dhe nėse ju nuk na ndihmoni, nuk na mbetet asgjė tjetėr pos tė shkojmė nė Gėrmi dhe tė fundosemi politikisht , moralisht, kombėtarisht, nė pishinė!
Rapsodi pėr Millojkėn, Elegji pėr Sorrojkėn :
Kam pasur do dilema tė natyrės morale dhe personale a tė konkuroj pėr simbole tė njė shteti, sepse krejt i ka dalė lezeti. Disi po mė pėrngjani si nė AKM, nė procesin e privatizimit, pa u shpallė tenderi, dihet ēmimi dhe dihet shumė mirė te kush shkon fitimi! Mendoja tė luaj fer, dhe tė jem i sinqertė pėr Kushtetutė nuk mė punon truri por mund tė kėrset edhe druri, nė formė huri! Jo qė jam frikacak dhe qė jam nė lule tė rinisė, por nė ēaste kur truri mė noton nė birrrėn e Pejės, ndjehem si tė jem trashėgimtar i vetėm i Selman Kadrisė dhe Ahmet Delisė! Permutacion gjenetik dhe manipulim strategjik! Ky ėshtė rast tipik kur hynė dhėndėrr me rekuizite tė rentuara, pėr natėn e pare, nė sy tė miletit me dalė faqebardhė! Nuk ėshtė me rėndėsi kush tė shalon, ėshtė me rendėsi tė krijosh opinion se nuk je impotent nė njė mjedis potent. Kaq pėr Kushtetutėn qė doli nga zyrat e Arbėrisė e qė ėshtė pėrkthyer nga dikush, qė shumė lehtė nesėr mund tė bėhet minister i punėve tė jashtme tė Shqipėrisė, si Luli i Salės, bandilli i mėhallės! Siē po shihni, kėtu nuk po dihet ēka ėshtė personale e ēka ėshtė dilemė morale por nė pyetje ėshtė njė tradhėti kardinale e ēėshtjes kombėtare, si ma treguan gishtin, nė mėnyrė diskrete e palova bishtin, i kėndoja ahtisarisė dhe i ktheva shpinėn Selman Kadrisė e sidomos Ahmet Delisė. Deri nė njė rast tjetėr kur tė furnizohem mirė me birrė dhe ia nisi nga fillimi
pritni pak se po vjen Behxhet trimi, dhe kėshtu me radhė, si ēdo patriot shqiptar! Natėn, nė ēastet e vetmisė, do ti vazhdojė ti kėndojė Selman Kadrisė dhe Ahmet Delisė, ndėrkaq ditėn nė takime me tė huajt, nuk guxoj bishtin me e luajt! Zyrtarisht, profesionalisht, moralisht, politikisht dhe kombėtarisht do tė angazhohem pėr ahtisari, qė ėshtė mė shumė se pavarėsi! Pėr flamur ma punuan dhe mė mashtruan dhe, mė besoni se nuk kam pasur asnjė interes tė fitoj njė garė, pėr tu dėshmuar se jam puro shqiptar por nga natyra jam filantrop dhe dua ti ndihmoj miletit, nė radhė tė pare Ekipit tė Unitetit! Tash janė pushimet, u duhen lekė shtesė andaj e kisha njė adresė, as nė Arbėri, as nė Velani dhe as nė Shqipėri por dėshiroja tė kontribuojė pėr bisedimet Kosovė Serbi! Dikush mė tha, nėse e fiton ēmimin e pare, pse nuk i jepė Adem Daisė, qė po kacavjerret shkėmbinjve tė Shqipėrisė! Pata vendosur , qė mė pare, qė Bacės ti ndajė, si Hashimit, 0 dinarė! U ngatėrrua puna, si nė kuvendin e Tibetit dhe pa lekė ( jo me fajin tim ) do tė mbetet edhe Ekipi i Unitetit! Mos ia shihni pėr tė keq Rinės, kėtė dhuratė e keni prej Zeuse- Tinės! Pėr flamur, ėshtė njė kriter, qė edhe nėse je beter, nuk ke gjasa ta plotėsosh, andaj tė trashėt e Sulės do ta fitosh, dhe sipas Kanunit premtimi duhet tė respektohet, dhurata , cilado ajo ēoftė, nė adresėn e premtuar duhet tė dėrgohet. Meqė dėshtova nė dy rastet e radhės, mė ėshtė luhatur seriozisht kredibiliteti dhe mė ka rėnė imuniteti. Disi, po e ndiej veten krejt tė mjerė kur po mė trokasin nė derė dhe mė pyesin ku e kam sovranitetin dhe pavarėsinė, kur tė tjerėt mė kanė shtrirė tė deklasuar nė shpinė! Mė akuzojnė pėr hipokrizi dhe pafytyrėsi, mė thonė a ta kemi dhėnė votėn pėr bishtin e gomarit apo pėr pakon e Ahtisarit!? Duke mė pėshtyrė nė fytyrė, mė vjen si puhi, si nė njė ditė vere me shumė vapė, pasi tė bjerė shi! Tė shohim a mund tė shpėtohet edhe njė gram fytyrė dhe nė ēmėnyrė? Ta provojmė me Himnin e Kosovės dhe Metohisė, pėr inat tė Serbisė, duke injoruar krejtėsisht Sorrojkėn e Astrirtit, pra e fillojmė :
Rapsodi pėr Millojkėn
Dul Millojka te bunari o te bunari ( dy here )
dobar dan o dobar dan i tha Miftari( jedan put )
ēok gyzel o ēok gyzel i tha Jashari ( njė here )
shukarie, shukarie i tha Sedllari ( njė here )
Veēno da zhivi Millojka e Radovanit,
stėrmbesa e car Dushanit( refren )
Rroftė Miftari i Andreut, stėrnip i Skenderbeut ( refren )
Dul Millojka n kapixhik o n kapixhik ( dy here )
me taku Ademin arshik o , Ademin arshik e ( dy here)
ko to kazhe ko to llazhe, da je Adem malli ( refren)
nije malli, nije malli veē je ko svi ostalli
i nishta mu ne falli ( refren )
Oj Kosovė oj nasha majka
me bo lesh punėn po bajka!
Od Horgosha deri nė Dragash,
e fituam o daj shta dash!
e fituam o daj shta dash!
Shoqja Tina, mi ti se kunemo
da sa tvoga kursa ne skrenemo
tė betohemi nėn kėtė dardhė
me Millojkėn nkali tė bardhė!
Rrofsh e qofsh, Kosova trime
se ke mbetur krejt jetime!
Nuk e di a ta angazhoj pėr muzkė , Gencin , kusheririn e Zakes, me prejardhje nga Mali i Zi, jo, jo, po e lė krejt sepse ma bėnė punėn llugė, thotė se kėtu ėshtė Shqipėri pastaj ai e don flamurin kuq e zi dhe me Tinėn mė fut nė armiqėsi! Prandaj, tua them tė vėrtetėn, do ta leja ēdo gjė nė kėtė botė, pėrfshirė edhe Rinėn, vetėm e vetėm
..ta kem njė minut tė mirė me Tinėn! Ndėrkaq, sa i pėrket Himnit, ju e vlerėsoni, nė radhė tė pare ėshtė rapsodi, mund tė merret edhe si elegji, dikush e merr edhe si tragjedi, ka elemente tė dashurisė multietnike, me do mėlmesa cinike, ka elemente tė kujtesės historike, janė pėrjashtuar elementet pornografike, mund tė merret si kėngė pėr kushtrim, ėshtė rast tipik si duket njė nėnshtrim dhe dorėzim, nuk ėshtė projekt lokal por projekt i BE pėr integrim rajonal dhe ruajtje e integritetit territorial tė Serbisė, sipas ahtisarisė, ka optimizėm por mė shumė realizėm e qė dikush mund ta interpretojė si pesimizėm, nė njė formė ėshtė edhe muzikė klasike me do finesa retorike dhe , nuk e di a ka mbetur diēka pa u pėrfshirė qė tė duket diēka mė mire! Nėse edhe kėsaj radhe do tė dėshtoj dhe nuk fitoj, nga ky mjedis do tė zhdukem fare sepse do ta humb besimin e madh qė e kam pasur, nė Ekipin e Unitetit dhe institucionet tjera, vendore dhe ndėrkombėtare!
Tash e kam nė dilemė, vėrtet dilemė, pėr njė kohė a tė pushoj apo tė rrah ujė me havan tė vazhdoj?!
Nuk kam shumė lekė pėr tė shpenzuar, nėse vendosi tė shkoj nė pushim por e kam njė pėrvojė tė mire nga Ekipi i Unitetit se si duhet tė bėhet njė mashtrim, e bėjė sefane e lezetit dhe llogarinė e ēojė nė adresė tė Ekipit tė Unitetit. Nė emėr tė pavarėsisė dhe majka Rosisė! Pastaj, nuk mund tė mė ndjekin penalisht dhe mund tė marr frymė lirisht, nėse vjen pavarėsia dhe sovraniteti i Kosovės, borxhin do ta shlyej me tre qypa flori qė mi kanė dhuruar shehlerėt e Teqes sė Madhe tė Gjakovės!
23.06.2007,
Behxhet SH. SHALA, emigrant nė Serbi dhe konsull i Kaligules nė Bruksel ( Rusi )
|
|
|
13-07-07, 18:54
|
#7
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Become his contact
Take the Tour
Find friends before you join
nga Albion Topia
Tri gabimet e pafalshme tė Ilirve!!!
Kur ske nge, shtin rruza nė pe thotė populli. Prandaj sillu e pėshtillu duke medituar kush ma ka fajin qė jam pasardhės i Ilirve, fillova ta zbėrthej Historinė gjenetike tė Dėshtimit (njė disiplinė e re kjo e Biokimisė politike-inorganike). Nėse nuk e kuptuat pėr cilėn disciplinė ėshtė fjala mos u shqetėsoni, as unė vetė qė e shkrova nuk e kuptoj fare!!! Nejse!
Ska dyshim qė fajtor janė paraardhėsit tanė, (tė shumėpėrfolurit, mohuarit, idealizuarit, piratėt, hajdutėt, kolosėt, titanėt, trimat si kuēedra
) me njė fjalė Ilirėt. Tani ska rėndėsi qė dikush me gjithė vrullin pėrpiqet tė ma mohoj identitetin Ilir, dhe trumbeton andej-kėndej qė unė jam tatar, azer, ēeēen, ēerkez apo edhe vetė biri i dreqit me brirė, ajo qė ėshtė e rėndėsishme nė kėtė mish-mash faktesh e provash (herė tė njėmendėta, herė tė trilluara) ėshtė ajo qė ndjej Unė. Krejt krejt, nuk lejoj qė dikush tjetėr tė ma pėrzgjedh Paraardhėsin!!! Derisa dikush e ka zgjedhur Ademin (jo Demaēin) por atė dashnorin e Havės, ai tjetri ka zgjedhur majmunin (me duket se ishte orangutan), unė kam zgjedhur qė paraardhėsi im tė jetė Ilir. Kush ka bėrė pėrzgjedhje mė tė mirė nuk e di, por kėtė nuk do ta ndryshoj kurrė sepse as nuk dua ti rrasem nė shtrat Adamit dhe as nuk dua tė ngjitem nė degė e tė qėroj banane.
Aq shumė jam dehur nga kjo ndjenjė-pėrzgjedhje saqė kam filluar tė shkruaj edhe vjersha, poezi, besa edhe tekste kėngėsh (tė tė gjitha zhanreve) me motiv-Ilirėt. Kjo po mė krijon kėnaqėsi tė shumta dhe po mė ndihmon nė shumė dimensione; Skam nevojė tė pi 7-8 birra e tė dehem (kursej e nė tė njejtėn kohė vazhdimisht jam i dehur), nuk kam nevojė tė ndez bari se mund tė mė quajnė me atė emrin e keq, nuk kam nevojė as tė madhe as tė vogėl
Ėhė, kėtu hapa parentezė, por po i kthehem vargjeve
Kur barbari mbjellte tuten,
Botėn e virgjėr e bėnte lesh,
Mbreti Agron bashkė me Teutėn
Shėtiteshin me Mercedes.
Ngritnin kėshtjella e qytete,
Ndėrtonin pallate kat mbi kat,
Verės shtegtonin nėpėr dete,
Ishin tamam libero-demokrat
Siē mund tė kuptohet edhe nga kėto vargje, unė qė nė origjinė kam kultivuar vlera demokratike-liberale
po mendoj paraardhėsit e mi. Nė kėtė frymė jam edhe kritik, sepse demokracia nėkupton pikėrisht kritikėn e mirėfilltė tė mbėshtetur nė prova. Shih pėr kėtė, nuk hezitoj aspak ti numroj tri gabime fundamentale tė Ilirve (kjo rrėzon njė Teori tė Mikeshės sime pėr pagabueshmėrinė absolute tė paraardhėsve).
GABIMI I PARĖ
Gabimi i parė nė vazhdėn e shumė gabimeve pasuese, ėshtė padyshim ai qė Ilirėt e shpikėn Mercedesin por jo edhe rrotėn!!! Tash kur e kompletuan tė tėrin, me sistem ABS frenimi, hapje dixhitale tė dyerve-dritareve, sistem ngrohje-ftohje (klima), system surround 10 000 W etj. e nxorėn nė njė ekspozitė (nė amfiteatėr). E kishin mbuluar me njė pėlhurė tė kuqe mėndafshi dhe vetė Mbreti e zhveshi lakuriq (ia preu me gėrshėrė kollanėn apo ta quajmė ushkurin)
I gjithė mileti u zhgreh nė vaj nga entuziazmi ndėrsa mahnitje tė vėrtetė shfaqėn shumė emisarė tė shteteve barbare, tė cilėt mund ta vėzhgonin e shikon shpikjen, kuptohet nga njė distancė e caktuar (pėr shkaqe sigurie, tė mbrojtjes nga spinunimi teknologjik). I bukur, famėmadh, mahnitės por
i palėvizshėm. Si funkciononte pyeteni? Po lehtė ore. E bartnin nė krahėt e tyre tė fuqishėm (ishin titan tė vėrtetė). Dhe kjo nuk kishte shumė rėndėsi. E rėndėsishme ishte qė e kishin Mercedesin!
Ēdo ngjashmėri me atė se pasardhėsit e tyre sot e shpikėn Shtetin por jo edhe mekanizmat pėr ta bėrė tė pavarur (rrotat e tij) mund tė jetė e rastit, por edhe mund tė mos jetė!!!
GABIMI I DYTĖ
Gabimi i dytė i pafalshėm i Ilirve ėshtė ai qė ata nuk e zbuluan Amerikėn, edhepse kishin mundėsi (si detar tė njohur dhe tė shkathtė qė ishin). Merreni me mend, nė vend qė ta zbulonin Amerikėn dhe paqėsisht ta pushtonin, tė vendosnin rregullat dhe ligjet e veta liberal-demokratike, tė hapnion shkolla dhe gjuhėn shqipe ta bėnin zyrtare (mė vonė vjen CNN), ata zinin peshq e rreziteshin nėpėr plazhe. Me njė fjalė, pritnin. Pritnin qė dikush tjetėr ti zbulonte ata vetė. P.sh. Stėrgjyshi i Winettou-s, Kali i ēmendur nė mėngjes, i cili as nuk kishte anije, as nuk e dinte ēka ėshtė deti, as nuk i hante palla pėr shpikje e zbulime. Dėm i madh qė nuk e zbuluam Amerikėn. Merreni me mend, tash nė vend tė ndonjė George W. Bush, si president tė USA do ta kishim ndonjė Hajdar Kalaveshin apo Mahmut Poēinkėn
vallaj ka mundėsi edhe ndonjė Esmeralda Zuzakun apo Fexhirije Pufkėn (nė vend tė asaj Condoleeza Rice)!!!
Ēdo ngjashmėri me atė se pasardhėsit e tyre sot presin ti zbulojė dikush mund tė jetė e rastit, por edhe mund tė mos jetė!!! Hajde Amerikė, na zbulo ti se ne po rrezitemi!!!
GABIMI I TRETĖ
Eh, gabimi i tretė ėshtė edhe mė i pafalshmi. Ishte orė e ligė ajo, sdo mend njė nga ēastet mė tė kobshme tė historisė sonė. Ishte fati futė kur njėfar lahperi e ndėrtoi njė shkam me katėr kėmbė tė gjata, bile edhe ia ngjiti njė shilte tė butė. Jo ky nuk ishte problemi! Shpikja si shpikje sishte e keqe
E keqja ishte qė ai shkam (qė mė vonė u quajt karrige) ishte i namur. Po, po, besojeni kėtė. Kush ulej nė tė, shndėrrohej nė monstrum. Sakaq! Hap e mbyll sytė njeriu mė i urtė, mė i mirė, mė i devotshėm posa ulej shndėrrohej nė tiran, hajn, gėnjeshtar
Aq shumė iu neverit njerėzve saqė kur vendosėn ta pagėzonin shpikjen e gjetėn njė emėrtim tepėr tė shėmtuar K- - -. Shumė mė vonė njerėzit filluan ta modifikonin kėtė shėmti dhe ia shtuan dy shkronjat e shpikėsit, i cili Zoti mos e bėftė rehat as nė atė botė, e kishte emrin Gent. Pra kush ulej nė tė si tė ishte ulur nė atė sendin e Gentit. Prap mė duhet ta them edhe kėtė; Nuk ishte problemi qė uleshin dhe tėhuajsoheshin tėrėsisht, por problemi mė i madh ishte qė pastaj nuk dėshironin tė ngriteshin! Pederat e fėlliqur.
Ēdo ngjashmėri me atė se pasardhėsit e tyre sot janė ngulur nė tė Gentit dhe nuk ngriten as me lutje as me shkop, mund tė jetė e rastit, por nuk do tė thotė!!!
|
|
|
13-07-07, 18:57
|
#8
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
nga Albion Topia
Dehje patriotike nė Muēivėrc!
Prit me muaj prit me vjet, o Albin e bėre shkret. Kėtė e dėgjova nė njė ambient tė zakonshėm katundi, derisa me mikun mbetėm pa cigare dhe u desh tė ndaleshim pėr tė blerė. Tre-katėr burra ishin ulur nė njė qoshe tė njė shitoreje, dy nė njė stol qė bėnte kėc-kėc, e dy tė tjerė nė arkėza shishesh (gajbe), njėra e kuqe e tjetra e gjelbėr. Dy tė parruar, u ngjanin filozofėve antik ndėrsa i treti nuk pėrshtatej aspak me atė ambient surrealist, sepse kishte njė kostum tė shtrenjtė dhe kravatė vizėlluese. Mund ta merrni me mend, ishte njėri nga ata tė ministrisė (ndonjė shėrbyes qė i kishte bindur bashkėfshatarėt e tij se ėshtė ngjitur lartė), por qė i kishte trajnuar tė shkretėt ta quanin Ministėr. I katėrti ishte me rroba gjuetie dhe njė sheshir si Buffalo Bill qė skajonte shishet dhe mirėmbante tavolinėn e improvizuar, herė duke hapur konserva e herė duke grimcuar ndonjė spec apo domate. Ska se si pėrshkruhet ndryshe, veē atmosferė e avullt!!! Pasi blemė cigare, nga ato tė shtrenjtat se nuk kishte tė tjera, filozofi numėr njė pa njė pa dy na u drejtua;
- Jeni gazetarė?
- Jo, u pėrgjigj miku.
Sigurisht nga frika se do tė mund tė pėrgjigjesha ndryshe sa pėr tė hapur muhabet, i cili nė atė ambient i ishte dukur krejtėsisht i panevojshėm, diēka si telashe e paplanifikuar.
- Eh, shumė mirė. Po shihet qė jeni tė ndershėm dhe sdo tė kishte kuptim tė ishit gazetarė, vazhdoi komentin e tij filozofi i dytė (rezervė)
Shoferi i ministrisė (mė vonė e morėm vesh se ishte shofer) na shikoi me bisht tė syrit dhe si duket kur u bind se nuk ishim nga ajo Bota e tij e ndjeu vetėn mė lehtė.
- Do pini nga njė me ne, se nuk bėn ndryshe, tha Buffalo Bill.
- Ėshtė zakon i shitores, dhe i katundit, shtoi ministri-shofer
Pasi na sollėn para njė vendimi tė kryer, nuk na mbeti hapėsirė tė kundėrshtonim, mendova vet me vete shyqyr qė nuk e keni ndonjė zakon tjetėr tė bazuar nė emrin e katundit (diēka sikur ajo qė do tė thotė me asish) se vaj halli pėr kalimtarėt e rastit.
- Shikoni djema, vazhdoi filozofi i parė; - Krejt fajet i kemi ne! Ne dhe askush tjetėr. E shikoni, krejt bota ėshtė ēuar nė kėmbė pėr tė na dhėnė Pavarsinė, e ne nuk e duam! Se duam pėr inati! Gjynah prej Zotit ēfarė bėjnė disa gazetarė tanė
- Jo gazetarėt, por kėta flliqanat e Vetvendosjes, ndėrhyri shofer-ministri.
- Po de, pėr ta e kam fjalėn, u "korrigjua" filozofi, duke e ēuar te buzėt shishen e zdralavtė, ndėrsa me dorėn tjetėr po mbante njė spec tė trashė
- Vetėvendosja paguhet nga Serbia
tha me plot bindje Buffalo Bil. Ska se si tė kuptohet ndryshe. Dhe nuk ėshtė e vetmja, jooooooooo
Ka edhe shumė gazetarė, OJQ, besa edhe politikanė, po!
E ngriti zėrin nė fund duke vėnė theksin nė kėtė Po.
- O djema, qenkeni tė mirė, se pėrndryshe kėto muhabete nuk i bėjmė jashtė rrethit tonė
por, po pijmė bashkė dhe kush pi, keq nuk mendon, a ėshtė ashtu!? - Po, po, u pėrgjigjėm.
Skishte logjikė tė thoshim ndryshe, ngase shikimi i ashpėr dhe dyshues i Buffalo Bil-it nuk lejonte shumė hapėsirė pėr mendim tė kundėrt.
- Dhe, ne e kemi bėrė njė kėngė e cila denoncon tė gjithė kundėrshtarėt e Pavarsisė sė shenjtė
shtoi shofer-ministri.
Pa e mbaruar mirė, tia krisi filozofi numėr dy.
Prit me muaj, prit me vjet, Albin Kurti e bėre shkret, oiiiiiiiiii
"Iu hodhe nė qafė tradhėtisė sė Zotit,"
"Ua ktheve shpinėn, Djemve tė Kastriotit
"
(Kėta janė djemtė e Grupit tė Unitetit) mė pėrshpėriti ministri nė vesh, derisa vazhdonte isoja e Buffalo Bilit, ooooiiiiiiiiiiii
- Kur mė nė fund tė gjithė politikanėt tanė u bėnė bashkė, grusht, ia dhanė besėn njėri-tjetrit qė do tė punojnė veē pėr popull, doli ky birazeli e tua futi thikėn nė shpinė. Pse? Hajt, mė thoni ju mua, pse?
Heshtje.
- Sepse ėshtė i paguar. Ka marrė para tė majme nga Koshtunica (kushėriri i Milloshit).
Po, po, pohuan me kokė tre tė tjerėt, ndėrsa Buffalo gjithė pezm ofshau shumė thellė
- Gjithmonė kemi pasur tradhtarė dhe gjithmonė do tė ketė, por kur ta marrim Pavarsinė do tė jetė mė lehtė, konkludoi filozofi i parė. Dhe vazhdoi.
- Unė se kuptoj pse e lirojnė atė nga burgu? Dikush atje nė shtet ėshtė i korruptuar se pėrndryshe Ai ka bėrė aq faje saqė lehtė do tė mund dėnohej me 40 vjet burg. Pas kėsaj kohe nuk mund ti bėj dėm askujt, e aq mė pak Grupit tė Unitetit (kėtyre patriotave tė vėrtetė). Nė pranga, nė qeli, nė Hagė bre nė Hagė duhet me ēue!!!
- Pritni pak, t'i dėgjojmė lajmet tha shitėsi, i cili ia ngriti zėrin televizorit tė vendosur nė njė nga raftet, skaj dere.
"Sipas tė gjitha gjasave do tė ketė akoma shtyrje pėr sjelljen e njė vendimi rreth statusit tė Kosovės..." murmuriti spikerja plot patetikė!!!
- Po de po... E shihni ē'na bėri Albini? Krejt faji i tij, tha me gjithė dėshpėrim Buffalo.
- O mbanu Burrat e Unitetit, mos lėshoni pe para njė tradhtari, shtoi filozofi numėr dy dhe e kafshoi specin e trashė, lėngu i tė cilit kėrceu drejt e nė sy tė ministrit... - Mė qorrove bre !!! - Hajt gėzuar, pėr Pavarėsinė e Kosovės, ngriti shishen filozofi numėr njė, dhe vdekje tradhtarėve tė kombit. Urraaaaaaaaaaaa!!!
- Sa kemi borxh ore djalė, i ra nė mend dikur vonė Buffalos ta pyeste shitėsin i cili s'do mend qė ishte mėsuar me atė lloj tė pėrditshėm tė muhabetit.
- Krejt apo tė sodit?
- Krejt, krejt...
- Ti i ke 46 euro!
- Mirė, shkruaj diku se ti paguaj kur ta merr plaku pensionin!
- Po pensioni ėshtė 40 euro!
- Nejse de, ia marr edhe 6 euro nėnės edhe t'i paguaj, mos u bėn tahmaēar. S'e kam mendjen tė ikė askund, as tė vdes, nuk vdes pa e hangėr njė ditė Pavarėsi.
- Ah, tė lumtė bre Mic Sokol, ia rrahu shpinėn ministri, ndėrsa filozofėt i ngritėn shishet lartė sikur tė ishin kobure...
Kėnga e rikomponuar u pėrsėrit dhe stėrpėrsėsrit. Kėta i paskan dhėnė "karar" enigmave, mendova. E paskan gjetur "fajtorin" dhe e paskan dėnuar! Sa mirė qė janė vetėm katėr karikatura, e nuk janė nė krye tė ndonjė gjykate!!!
Apo ndoshta edhe janė!? Kush ta dij... Ikėm nga ai vend tė pasuruar pėr disa rima tė reja qė na ushtonin nė veshė; " Prit me muaj, prit me vjet o Albin e bėre shkret..."
|
|
|
13-07-07, 19:12
|
#9
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Na prit Leskovc se tash po vimė,
Zgjohu Ulqin, gzohu Janinė
Pranė filialave tė bankave (tė cilat nuk punojnė) veē policėve ka edhe uniforma tė tjera, kryesisht pjestarė tė agjencioneve Security. Pėr ēdo eventualitet, edhepse do tė ishte turp i turpeve qė ditėn e parė tė pavarsisė, dikujt ti shkonte mendja pėr punė tė liga
Afaristėt e mėdhenj, por edhe ata tė vegjėl e bėjnė garėn mė tė ėmbėl tė Jetės, se kush mė shumė do tė jap falas pije e ushqime
dikush njė kamion, tjetri njė rimorkio traktori plot me kanaēe
Fabrikat e ujit kanė krijuar stoēe dhe degustojnė publikisht duke bėrė edhe pak reklamė. Gjithandej vjen era ēebapa, virshle, dhe kofsha pule, sdo mend
Aty kėtu ndojė petarde, pak mė larg ndonjė TT, e krejt nė periferi rafale kallashash, tė pandėrprera
Nė xhaminė e madhe nė lutjen e drekės, imami do ta mbaj edhe njė fjalim tė zjarrtė duke theksuar mbėshtetjen e Ligės arabe dhe angazhimin e myslimanėve tė tėrė botės, qė Kosova tė jetė e lirė dhe e
(nuk po e them se tash nuk e ka peshėn e dikurshme, apo duhet? Nejse de, e pavarur). Katolikėt nė meshėn e jashtėzakonshme sė pari do tė luten pėr shėndetin e Papės dhe falėnderimi i veēantė do ti drejtohet Vatikanit. Agnostikėt do tė gjejnė shpjegime nga mė tė ndryshmet, vetėm e vetėm qė ta pėrligjin totalitetin e Biblės dhe Kuranit, gjithsesi duke iu falėnderuar fuqive tė padefinuara por tė pamohueshme
Pra, ėshtė harmoni absolute, tė nesėrmen e pritjes, ditėn e parė tė asaj qė mbante dhe do ta mbaj emrin e shenjtė-Pavarsi!
Helikopterėt e KFOR-it rrotullohen pandėrprerė, nga njė lartėsi e sigurtė qė mos tė zihen nga ndojė plumb qorr. Vėzhgojnė kryesisht vendbanimet serbe, ku patrullat tokėsore qė nga nata e mbrėmshme kanė zėnė vendet kyēe, duke bėrė kontrolle tė detajuara dhe duke legjitimuar tė gjithė pa dallim, pra civilė, policė tė SHPK-sė, pjestarė tė TMK-sė, po qofshin ata edhe me grada gjeneralėsh, kolonelėsh etj. Dėgjohen sirena tė ambulancave, dhe zhurma e ngasjes sė shpejtė sepse numri i infarkteve pėr ēudi ėshtė shumė-shumė i madh. Duhet tė jenė kėta padyshim, njerėzit mė tė pafat nė faqen e dheut, tė cilėt ditėn e parė
nejse, nuk do ta pėrsėris mė. Por, merreni me mend, ditėn kur tė gjithė festojnė, atyre tu bėj vaki kjo!? Ska fjalė, mė shumė se tragjedi, por jeta vazhdon. Nė fund tė fundit dikush do tė thotė Hallall edhe infarktin, se ėshtė i gėzimit
!!!
Prap rafale, diku nė periferi.
Dikush pėrcjell fjalėt e tė tretit apo katėrtit, se nė kufi me Serbinė kishte parė lėvizje tė ēuditshme tė njerėzve tė uniformuar
por askush nuk e merr seriozisht kėtė, dhe tallen me kėso barcoletash, megjithėse kėrcėnimet e fundit ishin shumė tė hapura dhe nga gjuha lakuriqe!
Flitet se shqiptarėt nė Maqedoni po solidarizohen me kremtėn tonė. Nė Bit-Pazar kėndon Xhezair Elezi dhe Big Mama. Nė sheshin Skėnderbej tė Tiranės, kreu i shtetit amė paskėsh bėrė njė sheti rasti duke imituar kremtėn e madhe tė Kosovės, dhe ishte rast i rrallė kur presidenti konsensual, kryeministri, ministra, deputetė tė pozitės e opozitės bėnė njė xhiro nė kėmbė. Edi Rama pėr tu dalluar nga ajo masė e njėtrajtshme qenka detyruar hėpėrhė tia futė allti pėrpjetė, plotė 6 herė, mu pranė monumentit tė Gjergjit
Brenda sekondės tė gjithė VIP-at ishin shtrirė pėr tokė nga frika e ndonjė atentati, por shpejt e kishin marrė veten duke shikuar me pėrbuzje Eduan e qejfleisur. Harmoni gjithėshqiptare, ska fjalė!
Kėtu, te sheshi para teatrit ndodh njė incident i vogėl. Grumbullohen njerėzit pėr ta penguar policinė e cila kishte qėllim tia merrte flamurin kuq e zi njė personi nė karrocė invalidėsh! Reagojnė qytetarėt e tjerė. Invalidi i luftės nuk e jep flamurin, policia kėrkon pėrforcime. Konsultohet me bazėn e cila pret pėrgjigje nga lartė. Mė nė fund policėt arsyetohen se urdhėri ėshtė i tillė; Vetėm sot nuk bėn tė shpaloset tjetėr flamur, pos atij tė konkursit, pra vetėm sot, kuptoni, luten
Gjithēka pėrfundon paqėsisht, pasiqė turma me lutje e fjalė miradie, pėr hirė tė harmonisė sė gjithėpushtetshme tė kėsaj dite e bind tė rebeluarin tė ul flamurin
Nė park shumė njerėz tė shtrirė, sdihet a janė tė vdekur, tė dehur apo vetėm po pushojnė nga vapa pėrcėlluese
Kėngė, valle, piskama, sharje gėzimi, tamam karneval
Gazetat jepen falas. Faqja e parė vetėm njė titull- Pavarsi. TV-tė shfaqin program special, radiot gjithashtu. Merret vesh qė Albin Kurtin sėrish e kthyen nė burg, vetėm 2 orė pasiqė ishte liruar. Presidenti pret delegacione partiake dhe lexon telegrame. Kryeministri bile flet serbisht para kamerave pas njė takimi me njė pjestar tė njė Partie serbe tė Kosovės, duke i garantuar se Kosova ėshtė edhe shteti i tyre. Turqit nė Prizren e kallin ēyēek! Boshnjakėt pėrmes Nadira Avdiq-Vllasit "deklarohen" se kjo ėshtė njė ditė e jashtėzakonshme, sidomos pėr ta, pavarsisht disa vėrejtjeve qė ka "disidenti" i tyre doktor Numani!!! Hashkalinjtė dhe Egjiptianėt, ndaras organizojnė kremtat, bile Hashkalinjtė e shfrytėzojnė rastin qė ta bėjnė njė synetllak grupor, masiv qė ta kujtojnė sa mė mirė dhe sa mė gjatė kėtė ditė. Edhe Romėt kanė nxjerrė instrumentet nga tavanet dhe bodrumet, me flamuj tė ri, bėjnė sefa si pėr Shėngjergj. Me njė fjalė, mė shumė se kremte gjithpopullore. Le tė na shkoj tash e tutje vetėm kėshtu, dėgjohen urimet!!!
Rafalet janė mė tė rralla.
Infarktet thuajase kanė rėnė nė shkallėn normale.
Ėshtė pasdite e vonė.
Edhe trotuaret janė dehur!
Tė rraskapitura duken laraskat, sorrat, qentė...
Vetėm KFOR-i nuk ėshtė lodhur dhe qėndron stoik nė tokė, i pakapshėm nė ajėr.
Pėr fund tė karnevalit, DJ Kukureci nga terraca e sipėrme e hotelit ka lėshuar Hit-kėngėn, refreni i sė cilės dikur tingėllonte vrazhdtė, ndėrsa sot pėr ēudi, tingėllon ėmbėl
Pavarsi oj pavarsi, nanėn naj ke
!
Ska asnjė dyshim, dita do tė jetė e premte. Po, po e premte. Vetėm le tė mos qėlloj data 13
|
|
|
13-07-07, 19:13
|
#10
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Realiteti fantastikJun 26, '07 3:12 AM
for everyone
nga Albion Topia
Tė nesėrmėn!!!
Nėse nuk do tė jetė e hėne apo e marte, patjetėr qė do tė jetė e mėrkurė ose e enjte!!! Po ja e marrim shembull qė e huqėn Ata (mos e bėn Zot), dhe nuk ndodhi kėto dy ditė, atėherė smbetet ditė tjetėr pos tė premtes. Pra, do tė vij ajo. E shumė-pritura, e shumė-ėndrruara, e shumė-kėnduara, e shumė-larta, e shumė-komentuara, e shumė shuma tė tjerė
Pavarsia!
Derisa gjithė natėn e kaluar kemi pirė e jemi dehur, dhe jemi stomak-turbullt, tė nesėrmen do tė pyetemi, me ndjenjėn e gėzimit dhe plotėsisė, me kumbimin e urimeve dhe zhurmėn e ahengut, gjithė surrate tė zhdaravitura, e qepalla tė molisura se:
- Vėrtetė ndodhi? Do ta pyesim njėri-tjetrin: Erdhi Ajo (pa ja pėrmendur emrin), apo ishte vetėm ėndėrr? Dhe pasi tė jemi bindur pėr tė satėn herė se realitetin po e prekim me duar, po e pėrjetojmė edhe njė moment tė Historisė, po e kapim edhe njė ēast tė rėndėsishėm nga ajo qė e pandehim Jetė, do tė rrotullojmė kokat e rėnduara, duke mos ditur tė qajmė apo tė qeshim, tė kėndojmė apo tė klithim, tė shajmė apo tė urojmė
Dikush do tė nxitoj andej-kėndej si i ēmendur pėr tė komentuar titujt e gazetave, njė tjetėr lajmet e fundit, e i treti do tė pėrfol shkrimet nga Interneti, gjithnjė duke glorifikuar fjalėt e mira (ngado qė kanė ardhur) dhe duke e heshtur ndonjė pėrshpėritje dashakeqėse, qė pėr atė apo pėr kėtė arsye, atje diku larg, nė Rusi, Kinė, Kubė etj. paskėsh kumbuar si "kolla e miut", gjė qė nuk e vlenė as tė zihet nė gojė!
Telefonatat dhe SMS porositė do ta pėrshkojnė botėn, tė shumta, tė dendura, tė ngjeshura saqė operatorėt do tė pėrballen mė shumė se me telashe, dhe sistemet e tyre teknologjike do tė gjenden buzė kolapsit total. Nga Amerika daja do tmė uroj duke u ngulfatur nga emocionet, me njė krenari transparente nė frymėn Dajo, Amerika bre
, xhaxhai nga Gjermania i dehur i bėrė pyskyl do ta recitoj Fan Nolin dhe vargjet e tij O flamur gjak, o flamur shkabė
, duke mos ia vėnė veshin cikėrrimės se tash Flamuri as nuk do ta ketė ngjyrėn e gjakut dhe as nuk do tė ketė shkabė, por njėkohėsisht duke konkluduar me zė tė lartė se; - Punėn mė tė madhe e bėri Gjermania - nga prapa(skena)via
Teta Xhevė do tė lajmėrohet nga Franca dhe me theksin gjysėm-gallapēe gjysėm-parisienēe do tė arrij tė thotė; - Uhrrime, uhrrime, e gėzoshi rrehpublikėn, e do tė zhgrehet nė vaj
pėr tė vazhduar pas pak me; - Nipashi i mohtrrės, mos hahrroni ta uhrroni edhe kėtė, Sahrrkozynė!!! Nga Zvicra kushėrinjtė me radhė do tė pėrmendin se Zvicra ishte e para qė ihaaaaaaaaaa, shumė para tė tjerave publikisht deklaroi se Kosova do duhej ta kishte kėtė qė e ka sot
por do tė vazhdojnė me atė se tash edhe mund kemi problem pak, ngase ka mundėsi qė kėta pa letra do ti paketoj dhe Via-Sllatina!!!
Do tė ketė telefonata e telefonata, derisa bateria tė mė bėj cėrrc.
Anės rrugėve muzikė, gjithandej
ska vetura sepse policia ka vendosur regjim tė rreptė dhe ka krijuar parajsė pėr kėmbėsorėt. Kuptohet, pėr veturat zyrtare (tė komunės, departamenteve ministrore, deputetve, e krijesave tė ngjashme regjimi nuk vlenė. Nėpėr sheshe grumbuj njerėzish me shishe nė duar, ndonjė orkestėr muzikore, qoftė profesioniste qoftė e grumbulluar Ad Hoc (nga virtuozėt e mahallės), kėndojnė e vallėzojnė duke mos u mėrzitur aspak se ėshtė Shota, Sirtaki apo Kazaēok, se nė fund tė fundit nuk ėshtė festival por Armagedon pėr armiqtė! DJ Tallavani do tė performoj muzikė patriotike, duke u nisur nga Gjergj Elez Alia e Mujė Bylykbashi e deri te kėta kreshnikėt e rinj nga Grupi i Unitetit. Bile, pėr atė ditė njė kuartet kėngėtarėsh (tė afirmuar nė diasporė) brenda natės ka bėrė Hitin e hiteve me titull: Grupi i Unitetit sjell pavarsinė, nga i cili po ju shkėpus dy rreshta...
Na prit Leskovc se tash po vimė,
Zgjohu Ulqin, gzohu Janinė
|
|
|
13-07-07, 19:18
|
#11
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Po armiqtė vazhdojnė tė gėnjejnė e gėnjejnė
duke thėnė se flamuri i Kosovės nuk do tė ketė shqiponjė! Po kjo nuk mund tė jetė e vėrtetė z. Komandant. Ju lutem mė thoni qė kjo ėshtė gėnjeshtėr!? Ju lutem! Kjo do tė ishte aq e paskurpullt z. komandant sikur tė ishte e vėrtetė. Shyqyr qė ėshtė vetėm gėnjeshtėr! Shpifėsit nga mediat nuk kėnaqen me kaq, por vazhdojnė tė pohojnė qė bashkė me flamurin do tė kemi edhe Identitet tė ri. Megjithėse kėtė nuk e kuptoj mjaft mirė, kam pėrshtypjen se kjo do tė thotė se nuk do tė jem shqiptar por kosovar, kinse tash paska ardhur koha qė edhe unė ta ndėrroj pėrkatėsinė time kombėtare!? Jo z. komandant kjo nuk ka asnjė kuptim, ju e dini mė mirė se unė, dhe nėse dikush provon vėrtetė ta bėj njė marrėzi tė tillė, ju do tė reagoni sigurisht, unė nuk dyshoj
Prej shqiptarit tė na bėjnė kosovar!? Nė rregull, unė e di jam edhe kosovar, por mbi tė gjitha jam shqiptar, sikur edhe ju z. komandant. Po sikur tė ishte e vėrtetė kjo (shyqyr qė nuk ėshtė), ēfarė do tė ishin shqiptarėt e Preshevės, Bujanocit
ata tė Maqedonisė!? Ēereku i shqiptarėve tė mėrguar nėpėr botė? A do tė ishin ata akoma shqiptarė apo kosovarė, apo ēka? Cili do tė jetė flamuri i tyre, stema, himni
?
E pse ranė kaq shumė dėshmorė z. komandant? Pse baballarėt, gjyshėrit, baballarėt e gjyshėrve tanė luftuan gjatė gjithė kohės kundėr Serbisė? Qė sot tė kemi njė flamur tjetėr, njė tjetėr emėr? Jo, jo z. komandant, ju e dini kėtė mė mirė se unė dhe sigurisht nuk do tė lejoni qė Ata tė cilėt po thonė se po bėjnė politikė (nė fakt janė duke e bėrė m..) tė na zhveshin nga gjėrat tona mė tė shenjta. Mė fal pėr kėtė shprehje z. komandant, por nuk gjeta njė fjalė tjetėr mė tė pėrshtatshme, sepse kjo fėlliqėsirė edhe nuk mund tė quhet ndryshe, apo jo? Ėshtė gjė e mirė qė komandantėt tanė nuk bėjnė politikė, kjo mė gėzon sidoqoftė
E mira mė e madhe ėshtė qė kėto tė gjitha, megjithatė janė vetėm trillime tė mediave!
Z. komandant unė besoj fuqishėm nė ju. Prandaj ju lutem qė tė gjeni pak kohė dhe tė mė pėrgjigjeni nė kėto pyetje sa pėr tė ma lehtėsuar pak shpirtin, dhe sa pėr tė ma hequr ēdo frikė, se njė mėngjes-Unė nuk do tė jem ky qė jam sot
Zoti komandant, unė dua tė mbetem ky qė jam, invalid, i varfėr, i harruar, i braktisur nga tė gjithė, por shqiptar
Pres pėrgjigjen tuaj tė sinqertė, z. komandant
|
|
|
13-07-07, 19:21
|
#12
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Realiteti fantastik Jun 29, '07 7:35 PM
for everyone
nga Albion Topia
Letėr komandantit!
I dashur zoti komandant, unė jam njė ushtar i juaji i dikurshėm, ushtar i thjeshtė. Mund tė mė keni mbajtur nė mend, mund tė mos mė keni mbajtur!?
Do tė kisha dėshirė tė ju kujtohesha, por edhe nėse nuk ju kujtohem z. komandant, sėshtė ēudi e madhe
Unė jam ai maturanti qė kishte braktisur shkollėn nė gjysmėvjetor dhe provimin e maturės e kishte kryer (thoshin me sukses tė shkėlqyeshėm), nė pikėn e vrojtimit, nė istikam. Nejse, ka pasur pėrplot tė tillė dhe nga ky detaj nuk do tju kujtohem, sigurisht!!! Mė quanin Bardh (pėr shkak tė flokėve) mirėpo nofka ime ishte Alban! E ku do ti mbanit nė mend ju tė gjitha nofkat? Jo, jo vėrtetė ishim shumė. Po pėrpiqem tė ju kujtohem, por si duket pa sukses, sepse edhe vetė po e ndjej se pas kaq kohėsh shumė gjėra edhe janė harruar
Unė jo, zoti komandant. Mbaj mend gjithēka. Gjithēka mė ėshtė e freskėt sikur tė kishte ndodhur dje. Akoma mė bėhet qė dėgjoj fishkėllimėn e snajperėve tė armikut, zhurmėn e llahtarshme tė granatave qė binin si kokrra breshėri. Akoma e mbaj mend natėn kur filluan sulmet e aleatėve tanė, zhurmėn e aeroplanėve tė
NATO-s
Mbaj mend njė copė buke me djath qė ma dha njė fshatar ditėn e 28 Nėntorit, derisa po bėja roje
O, kurrė nė jetėn time, as mė pėrpara e as mė vonė diēka mė tė shijshme nuk kam ngrėnė!!! E mbaj mend edhe fshatarin, e mbaj mend aq mirė saqė po ta takoja nė mesin e kushedi sa njerėzve do ta njihja, edhe sot, pas gati nėntė vitesh
Unė nuk i harroj njerėzit zoti komandant
po nuk harrohen dot ata tė cilėt nė ēastet kur jeta dhe vdekja rrinin aq pranė e pranė, ishin me mua, dhe unė isha me ta
Zoti komandant, tani ndoshta mund tju kujtohem; Jam unė ai ushtari qė sė bashku me shokun tim kishim rėnė nė fushė tė minuar, atė ditė kur po vėzhgonim tėrheqjen e trupave armike pėr nė Serbi. Ishim tė pakujdesshėm, u rrėmbyem nga ai ngazėllim i fitorės sonė tė madhe, dhe
ndodhi. Po nejse! Tani po them mė mirė qė unė e pata kėtė fat, sepse nė ato mina do tė mund tė binte dikush tjetėr, ndoshta dikush nga komandantėt dhe do tė ishtė dėm mė i madh!!! Qė atėherė mbeta invalid. Unė kalova mė lehtė, sepse shoku im nuk e pati fatin tė mbetej pa dy kėmbė, ai vdiq
pati shumė gjakderdhje e unė nuk arrita ta ndihmoja. Shpesh e shoh ėndėrr! Qartė, shumė qartė mė del para syve i gjithė ai tmerr, brofi nga shtrati tė ngritem por shkaku i kėmbėve
arrij vetėm trembshėm tėrrotullohem andej-kėndej, gjith ankth
Ndoshta nuk ju kujtohem, sepse ka shumė shokė qė patėn fatin e ngjashėm! E dikush duhej tė shkelte edhe nė ato mina tė mallkuara, sepse ishin aq shumė, gjithandej
kam frikė qė akoma ka. Po, po, sigurisht ka.
Zoti komandant nuk desha tė ju prish rehatinė, sepse e di qė keni shumė punė, por halli mė shtyri ta shkruaj kėtė letėr. Unė, nuk po i kuptoj disa gjėra z. komandant! Krejt mė janė bėrė tė turbullta! Po nejse, se unė edhe nuk e njoh politikėn e madhe, dhe pėr shkak tė kushteve nuk pata mundėsi tė shkoja nė fakultet. Nuk kisha as para. Mandej isha kėshtu
E si tė shkoja nė karrocė!? Nė tė vėrtetė karrocėn ma sollėn pas tri vitesh, ishte njė shoqatė e huaja humanitare. E falėnderoj shumė. Tash e kam shumė bukur. Dal ēdo ditė, kur ėshtė moti i mirė, shėtis pak, shoh
nuk jam mė i mbyllur nė shtėpi, brenda. E kam tė qartė qė po ju lodhi duke u rrėfyer pėr veten time. Mė falni z. komandant!
Por desha tė ju pyes diēka sepse mė ėshtė bėrė pikė e zezė, mė ėshtė bėrė siē po i thoshin kompleks, dhe po mė rri vazhdimisht nė kokė. Mė fal, por unė juve ju kam besuar gjithmonė, prandaj po ju drejtohem. Zoti komandant, a ėshtė e vėrtetė ajo se nė mesin tonė ka pasur edhe tė tillė qė luftėn e paskan bėrė me hile? Tė tillė, qė po i quanin me njė emėr shumė tė shėmtuar- profiterė? Njerėz qė nga lufta-paslufta krijuan biznes. Tė tillė qė kanė fituar pasuri tė mėdha? Unė nuk mund ta besoj, megjithėse thash qė shumė gjėra i kam tė turbullta. Dikush po flet dhe po thotė; Shikoni shtėpitė e komandantėve, shikoni restaurantet dhe pompat e benzinės, bizneset
Mua mė vjen inat kur dėgjoj kėso shpifjesh. Po tė ishte ashtu, edhe ne luftėtarėt e thjeshtė do tė kishim pallate, patundshmėri, karroca me motor
apo jo? Por, nuk luftuam pėr tu pasuruar, luftuam pėr tu ēliruar, pėr tė jetuar tė lirė, dhe jo vetėm Ne qė kishim pushkėn nė dorė por tė gjithė, pa dallim. Unė nuk besoj nė kėtė, prandaj desha vetėm tė ju pyes edhe juve, tė ma shėndoshni zemrėn e tė thoni Jo. Kėto janė shpifje! Kėto gjithsesi janė shpifje z. komandant, unė e di kėtė, por ja qė kam nevojė ta pohoni edhe ju. Si njeri qė gjithnjė e keni folur tė vėrtetėn ēfarėdo qė ishte ajo, edhe kėsaj here nuk dyshoj qė do tė pėrgjigjeni drejtė, por thellė besoj qė pėrgjigja do tė jetė e shkurtėr; Tė gjitha janė gėnjeshtra. Vetėm kjo pėrgjigje do tė mė bėnte tė mos ndjej asnjė dhembje dhe mė lehtė tė pėrballoj vėshtėrsitė e Jetės sė mundimshe
Unė kurrė nuk mund ta besoj qė komandantėt lundrojnė nė luks, jo kurrsesi
se kanė vetura tė shtrenjta, pasuri tė patundshme, lokale, banesa
Kjo nuk ka mundėsi Ata kurrė nuk do ti linin ushtarėt e tyre pa karroca invalidėsh, pa proteza, pa ilaēe, tė jetonin nėpėr ahure e plevica tė shndėrruara nė objekte banimi, e vetė tė bėnin pikėn e qejfit, a ėshtė ashtu
? Jam i sigurtė qė ashtu ėshtė, jam shumė i sigurtė, megjithatė kam dėshirė (do tė kishte shumė rėndėsi pėr mua) qė edhe ju ta pohonit vetė se fjala ėshtė pėr njė gėnjeshtėr, pėr shumė gėnjeshtra e shpifje tė pista. E di qė armiqtė nuk flenė kurrė. Ata nė kėtė mėnyrė zhvillojnė luftė speciale, por e kanė kot, apo jo z. komandant!? E si do tė mund tė jetė e vėrtetė qė; Komandantėt tanė po bėkan pikėn e qejfit verė e dimėr nėpėr pushimoret e shtrenjta tė botės, ndėrsa ushtarėt e tyre tė mos mund tė shkonin as pėr njė javė nė ndonjė Banjė shėruese, pėr ti zbutur sadopak dhembjet e shpirtit dhe plagėt e luftės!? Kurrė nuk do ta bėnin kėtė, komandantėt tanė, kurrė
Nuk e besoj dhe askush nuk mund tė mė bind pėrveē juve, sepse vetėm nė Ju kam besim tė pakufishėm z. komandant.
Po ky nuk ėshtė halli im mė i madh. Tu them tė drejtėn ajo qė po e quanin kompleks, janė thashethemat qė po i dėgjoj nė radio e TV, qė po i lexoj nė shtyp
Gjithēka po thonė z. komandant. Janė vėrtetė tė pafytyrė.
Po thonė qė Kosovėn e kanė copėtuar dhe e kanė masakruar tė tėrėn! Tash, sėrish nė paqe. Me bekimin tonė!!! Kinse e kanė ndarė nė atė mėnyrė qė nė hartė tė duket si lėkura e leopardit
E si mund tė masakrohet Kosova z. Komandant? Ne ta masakronim!? E kush do tė ishim, atėherė!? Nuk mund tė jetė e vėrtetė kjo, jo kurrsesi. Si mundet qė pėrtej lumit Ibėr tė jetė Serbi? Nė katundet ku ka serb, tė jetė Serbi e atje ku nuk ka tė jetė Kosovė? Kjo nuk ka logjikė, apo jo z. komandant? Ne nuk kemi luftuar pėr Serbinė por kundėr saj, apo jo z. Komandant!? Jo, jo as kjo nuk besoj tė jetė e vėrtetė, sepse sė paku ju nuk do tė lejonit tė ndodh njė gjė kaq makabre!? Nuk ėshtė e mundur. Unė nuk u besoj gazetave, TV
ato gėnjenjė pėr hesapet e tyre, pėr tė pasur mė shumė lexues, shikues! Mė thoni qė ėshtė gėnjeshtėr z. komandant sepse kjo ka mė shumė rėndėsi se sa ato gėnjeshtrat pėr luftėn me hile (gjithsesi shpifjet)
(vazhim)
|
|
|
13-07-07, 19:22
|
#13
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Realiteti fantastikJul 1, '07 2:19 AM
for everyone
nga Albion Topia
Ah, historia
Nuk ėshtė thėnė kot se; Historia ėshtė pėrmbledhje biografishė tė njerėzve tė njohur (famshėm)! Prandaj edhe historia jonė sa po e shoh nuk ėshtė kurrfarė pėrjashtimi, pėrkundrazi
Ta them mė troē, kam pėrshtypjen se pikėrisht historia jonė (si njė tėrėsi) i vė pikė kėtij definicioni tėrėsisht ekzakt. Ja pse
Janė shkruar me qindra libra, studime, referate, ekspoze etj. pėr paraardhėsit tanė, Ilirėt. Janė mbajtur kongrese, seminare, tribuna, konferenca, debate shkencore nė tė cilat me ditė, me javė, me muaj ėshtė folur e thėnė gjithēka pėr mbretėr, mbretėresha, komandantė, ushtarakė tė lartė, prijės betejash, heronj
Natyrisht, ėshtė shkruar edhe pėr ata qė bėnė tradhėti, u shitėn, dolėn nė anėn e armikut pėr njė apo pėr mė shumė arsye. Derisa ėshtė e logjikshme qė mbretėrit, mbretėreshat, princėrit, tė ishin njėkohėsisht tė njohur (famshėm), dhe nė njėfarė mėnyre e kishin tė garantuar se nėse nuk shkojnė nė parajsė bile do tė hynė nė histori, kėta tė tjerėt mbetej tė kėnaqeshin me atė se nė histori do tė pėrmenden si masė anonime. Mirėpo, nė kėtė masė dėrmuese kishte njerėz ambicioz, tė cilėt duke e ditur qė njė ditė do tė vdesin (sikur edhe mbretėrit e princėrit, shyqyr) dhe se brezat qė do tė vijnė pas nuk do ti pėrmendin askund, vendosėn tė ndryshonin pozicionin e tyre social. Njė gjė dihej. Nė histori hynin tė njohurit. Shprehur me gjuhėn e sotme, ambiciozėt qė kishin kėtė synim duhej tė bėheshin tė popullarizuar-famshėm
E si mund tė arrihej kjo? Thjeshtė, duhej tė bėnin diēka tė pabėrė, diēka tė mirė qė mund tė kushtonte edhe me vdekje, pra heroizėm, apo diēka tė shėmtuar qė sjellte shpėrblime tokėsore dhe jetė tė gjatė!?
P.sh. Dhimitėr Fari nuk do tė mund ta pushtonte Romėn (qė do tė ishte heroizėm)! Nuk mund tė ulej nė fron sepse nuk ishte mbret! Pėr tiu shmangur rrezikut se do tė mund tė mbetej i papėrmendur nė histori, ai u desh tė tradhtoj. Sado e pakuptimtė tė na duket, ai nė tė vėrtetė bėri gjėnė e vetme qė kishte mundėsi (nė kėrkim tė famės pėr atė kohė). Ne sot mund ta shajmė e pėrbuzim, pėshtyjmė e pėrbaltim, fėmijėt tanė ti pagėzojmė me Ilir e Teuta pėr inat tė Dhimitrit, por ai skishte asnjė shteg tjetėr pėr tė hyrė nė histori. E si do tė mundej njė karakter i tillė ambicioz tė pėrballonte faktin qė 2500 vjet mė pas tė mos pėrmendej askund, derisa bashkėkohėsve tė tij do tu thureshin kėngė, oda e himne!? Ēfarė kishin ata mė shumė se ai? Pse do duhej tė ishin mė meritor!? Apo ndoshta vetėm se kishin fatin e rastėsishėm tė lindnin mbretėr!? Kur u gjet para kėsaj dileme, si njė Makiavelist i pėrbetuar qė ishte, vendosi tė tradhėtoj. Kur tradhėtoi u bė i famshėm! Po tė kishte media atėherė ndoshta do tė bėhej aktor, kėngėtar apo futbollist, dhe historia do tė ishte pak mė ndryshe
Vonė i shpikėn, dhe kjo po na kushton.
Shembuj kėsisoj kemi edhe mė vonė nė historinė tonė. Unė po i pėrmend disa qė plotėsisht tė mbėshtes definicionin se: Historia ėshtė pėrmbledhje biografishė tė njerėzve tė famshėm. Krahas Skėnderbeut (qė megjithatė ishte nga familje feudalėsh) dhe si princ e kishte vizėn e sigurtė pėr tė hyrė nė librat qė do tė shkruheshin pastaj, ne e kemi edhe Ballabanin, Hamzain, Moisiun
Bile Gjergji (mund tė thotė dikush) nuk kishte nevojė tė bėnte aq shumė luftėra dhe ti ēonte nė varr gjithė ata sulltanė, pashallarė, vezirė pėr tė hyrė nė histori, sepse e kishte tė sigurtė kėtė
Mirėpo, shtrohet pyetja; Pse nė histori nuk hyri gjellėbėrsi i Skėnderbeut? Mjeku personal, bodyguardat, rrobaqepėsi, pastruesi i ēizmeve, mirėmbajtėsi i armėve, rrobalarėsja (skishte atėherė lavatriēe), mbathtari-farkėtar apo nallbani etj.? Secili prej tyre kishte rastin qė me emėr e mbiemėr tė hynte nė histori, nė mos me nga njė faqe me shkrim tė ngjeshur, atėherė bile me nga disa rreshta, patjetėr! Po tė kishte ambicje popullariteti mjeku personal i Gjergjit, kėtij tė fundit, nė njė moment tė pandehur tani, do tė mund tia pėrcaktonte njė diagnozė tė gabuar, si rrjedhojė e sė cilės do tė vinte edhe terapia gjithashtu e gabuar dhe
doktorit do ti hapeshin krah e krah dyert e historisė! Tė mos flasim pėr bodyguardėt, sepse jeta e kryetrimit varej ēdo ēast nga besnikėria e tyre, pikėrisht. Apo, mirėmbajtėsin e armėve. Merreni me mend, Gjergji niset ne luftė dhe nė vend tė shpatės sė mprehur, nga kėllėfi nxjerr njė shpatė tė topitur qė as kungullit nuk do tė mund tia bėnte vėrrc? Shyqyr qė as armėtari (sidomos), nuk kishte ambicje qė tė bėhej i famshėm!
Nėse shtegtojmė edhe pak nėpėr kohė, atėherė gjithandej do tė na shfaqen figura nga mė tė ndryshmet. Personalitete me emra e mbiemra, tė tė gjitha profileve si: priftėr, murgj, hoxhollarė, dervishė, ēobanė, bujq, varrėmihės, xhelatė etj. Secili nga ata kishte bėrė diē mė shumė se pėr ēka ishte i thirrur dhe mė askush nuk pėrmend pozitėn e dikurshme sociale tė tyre por kryesisht pėrqėndrohen nė bėmėn e mirė apo tė keqe qė i ka futur nė kategorinė e tė paharruarve.
Krahas Hasan Prishtinės pėrmendet edhe Isuf Reēi (atentatori). Krahas Luigj Gurakuqit, vrasėsi i tij Balto Stambolla!!?? Krahas Bajram Currit gjithnjė shkon edhe KadrI Mehmeti
Po, po!
Nejse tash, harrova tė pėrmend ēėshtjen mė tė ndėrlikuar tė gjithė kėtij meditimi jokonvencional.
Nė histori ka hyrė edhe Nasradini! E ky i ngrati nuk ishte as hero e as tradhėtar. Megjithatė, ishte i popullarizuar, apo jo? Kjo ėshtė e rėndėsishme, popullariteti, fama
Tani, unė mora shembuj bipolar dhe tėrė problemin e thjeshtėzova nė heroizėm e tradhėti, mirėpo sdo mend qė nė histori hyjnė edhe palaēot apo siē thotė njė fqi imi, ēerkuzat. Ka shumė tė tillė, nė tė gjitha historitė kombėtare, e pasiqė historia jonė nuk bėn kurrfarė pėrjashtimi kuptohet se tė tillė kishim edhe ne.
Siē po shihet nga kėta shembuj, derisa gjithēka ka evoluuar nė shkencat shoqėrore dhe natyrore, kushtet pėr tė hyrė nė histori kanė mbetur shumė rigjide, pėr tė mos thėnė janė po ato, qė ishin vendosur (ndoshta rastėsisht, por dyshoj) qysh nė kohėn e Ilirėve. Pėr tė hyrė nė histori duhet tė jesh o hero, o tradhtar, nė raste tė veēanta (kėtu kėrkohet talent i jashtėzakonshėm) mund tė hysh edhe si ēerkuz! Qė tė gjitha kėto kategori sdo mend qė vetvetiu nėnkuptojnė famėn, popullaritetin qė domosdoshmėrisht i pėrcjell
Prandaj, po deshe qė tė hysh nėpėr libra, bėj diēka! Nė tė kundėrtėn, tė gllabėroi anonimiteti
Po ēfarė do tė jetė historia e kohėve tė tanishme, mund tė pyes dikush? Tua them tė drejtėn, po pyetem edhe unė! Si do tė pėrshkruhen bėmat p.sh. tė politikanėve tanė, dhe nė ēkategori do tė vendoset secili prej tyre, veē e veē?
Do tė hynė si heronj apo si tradhtarė?
Mbetet tė shihet, megjithėse unė besoj fuqishėm se nuk do tė pėrmenden as si heronj e as si tradhtarė. Kėta aktualėt, sidomos kėta nga Grupi i Kundėr-anonimitetit nė histori do tė mund tė pėrmenden shkarazi, si ēerkuza!!! Vetėm le tė mos e bėjnė krejt pėrrallė se historia jonė ėshtė shumė e ngushtė (si popull i vogėl qė jemi) pėr tė pasur vend edhe pėr 5 Nastradina! Ua mbush mendjen o zot, se po vazhduan kėshtu, kapitulli i librit pėr kėtė periudhė
do tė jetė pjesa mė e lexuar e historisė sonė. Jo pėr tjetėr, por pėr faktografinė gazmore (humoristike) qė do ta pėrmbaj. Kėsisoj, do ta kemi njė periudhė historike me tė cilėn as nuk do tė mund tė krenohemi (pa heroizma), dhe as nuk do tė mund tė zemrohemi(pa tradhėti), por vetėm do tė qeshemi e qeshemi, e qeshemi, e prap tė qeshemi
qė do tė thotė humor e shkuar humorit, ēerkuz qė ia tejkalon atij tė Nastradinit.
Ska asgjė tė keqe qė historia jonė nė njė fragment tė saj tė jetė edhe gazmore. Pra, tė shquhet pėr elemente humori.
Veē kam frikė se kėtu ėshtė fjala pėr humor tė zi!
|
|
|
13-07-07, 19:26
|
#14
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Realiteti fantastikJul 9, '07 5:31 AM
for everyone
nga Albion Topia
Kujdes me Lirinė
Kujdes me mendimet tua, nga ato dalin pastaj Fjalėt.
Kujdes me Fjalėt, nga ato bėhen Veprat.
Kujdes me Veprat, prej tyre krijohen Shprehitė.
Kujdes me Shprehitė, ato pėrbėjnė Karakterin.
Kujdes me Karakterin, se ai mund tė jetė fatkeqėsia jonė!
Kujdes me fatkeqėsinė tonė, kur mbanė emrin Grup i Unitetit!
Kujdes me Grupin e Unitetit, me tė madhe po gėnjenė!
Kujdes me gėnjeshtarėt, sepse kush gėnjen edhe vjedh!
Kujdes me hajdutėt, kur shėtisin tė lirė!
Kujdes me atė liri qė u takon vetėm hajdutėve!
Ēdo ngjashmėri me lirinė tonė nuk ėshtė aspak e rastėsishme. Fatkeqėsisht!
|
|
|
13-07-07, 23:37
|
#15
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Kadareja i tha Qoses se je bo per Psikiatrine e Shtimjes, edhe ky zotnia qaty e paska vendin... Msyja Behgjet sa nuk osht bo vone...
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:47.
|
|