Vrasja e nėnės, vajza: Pistoletėn e bleva
POGRADEC
Anila Angjo ėshtė marrė nė pyetje lidhur me ekzekutimin e sė ėmės, teksa ka dhėnė deklarata kontradiktore
29-vjeēarja ka pohuar se me tė ėmėn grindej herė pas here dhe nuk kishte marrėdhėnie tė mira, pasi ajo i kėrkonte llogari
POGRADEC - Ndėrsa dje Shpresa Angjo ėshtė pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit, vajza e saj e birėsuar ėshtė marrė nė pyetje nga oficerėt e policisė gjyqėsore. 29-vjeēarja ka rrėfyer lidhur me pistoletėn "Zastava" me tė cilėn qėlloi nė zemėr nėnėn e saj 66-vjeēare duke i shkaktuar vdekjen, teksa deklaratat lidhur me vrasjen kanė qenė kontradiktore nė vetvete.
"Pistoletėn e kam blerė pėr 200 000 lekė tė vjetra", mėsohet tė ketė deklaruar e reja, qė gjithsesi nuk ka pranuar qė tė japė hollėsira tė mėtejshme lidhur me personin qė i ka siguruar armėn e krimit dhe qė nuk dihet prej sa kohėsh e mbante nė shtėpi. Ndėrkohė, lidhur me vrasjen fillimisht ajo ka deklaruar se nuk ka dashur qė tė qėllonte kundėr sė ėmės dhe se vrasja ka qenė aksidentale.
Ajo ėshtė shprehur se me mamanė nuk kishte marrėdhėnie tė mira, pasi ajo i kėrkonte shpesh llogari. Kjo gjė bėntė qė ato tė kishin shpeshherė konflikte bashkė dhe qė 29-vjeēarja tė mos e pėlqente. Mė tej ajo ka deklaruar se gjithēka ka qenė njė veprim i pamenduar dhe se ka qenė pikėrisht zotėrimi i pistoletės ai qė e ka bėrė qė tė arrijė deri nė njė veprim tė tillė ekstrem sa tė qėllonte tė ėmėn nė zemėr.
Ndėrkohė, po punohet pėr tė zbardhur tė vėrtetėn e vrasjes sė ndodhur. I marrė nė pyetje, kryefamiljari, i vetmi person i pranishėm nė vendngjarje ka deklaruar se ka qenė njė grindje mes vajzės dhe sė ėmės, grindje qė kishte nisur rreth orės 03:30 tė mėngjesit tė sė martės dhe qė u pėrmbyll tre orė mė pas me vdekjen e 66-vjeēares Shpresa Angjo.
Ndėrkohė, burime tė policisė bėnė tė ditur se 29-vjeēarja njihet si kontigjent, si dhe si pėrdoruese e drogės dhe alkoolit. I njėjti pohim ėshtė bėrė edhe nga babai i vajzės. Ky i fundit ka rrėfyer se Anilėn e kishin birėsuar nė kohėn qė ajo ishte vetėm 6 vjeēe, pėr shkak se me bashkėshorten e tij nuk mund tė kishin fėmijė. Por me rritjen e saj kanė nisur dhe problemet, tė cilat duket se vajza nuk i kishte vetėm me familjen, por edhe me tė afėrmit dhe fqinjėt.
Dje nė orėn 12:00 u zhvillua edhe ceremonia mortore pėr 66-vjeēaren Shpresa Angjo. Ndėrkohė, sot pritet qė 29-vjeēarja tė paraqitet nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė ku do tė njihet me akuzėn, ndėrkohė qė do tė vendoset pėr tė edhe masa e sigurisė. Mėsohet se akuzat e ngritura ndaj saj janė "vrasje me dashje", si dhe "armėmbajtje pa leje".
***************************************
Vajza e adoptuar, plumb nė zemėr nėnės
POGRADEC/ Anila Angjo, 29 vjeēe, ka qėlluar me pistoletė nėnėn e saj 66-vjeēare, duke i shkaktuar vdekjen
Babai 70-vjeēar rrėfen se e bija ishte shumė problematike dhe se vrasjen e kishte kryer shumė gjakftohtėsisht
POGRADEC - Vret me njė plumb nė zemėr gruan qė e birėsoi nė moshėn gjashtė vjeē dhe qė e rriti e mė pas vetėdorėzohet. Ngjarja ka ndodhur fare pranė qendrės sė qytetit tek rruga "Rinia", tek njė pallat pesėkatėsh.
Rreth orės 3:30 tė mėngjesit, nė katin e katėrt, tek familja e Jovan Angjos janė dėgjuar zhurma dhe britma tė pazakonshme. Rreth orės 6:30 kryefamiljari 70-vjeēar, ish-ushtarak i lartė, ka hapur derėn e jashtme dhe u ka kėrkuar ndihmė fqinjėve, pasi vajza e tij, 29-vjeēarja Anila Angjo, i kishte vrarė bashkėshorten me pistoletė nė kuzhinėn e shtėpisė.
Rrėfimi
Nė katin e katėrt tė hyrjes anėsore me pamje nga bulevadi "Rinia" mėngjesin e djeshėm tė afėrmit vijonin tė pastronin njollat e gjakut tė 66-vjeēares Shpresa Angjo, e cila humbi jetėn pas njė goditjeje nė zemėr nga vajza e saj e adoptuar. 70-vjeēari Jovan Angjo dikur ushtarak i lartė, shef shtabi, qėndron nė kuzhinėn e shtėpisė i pėrlotur dhe tepėr i tronditur.
Ai ende nuk e beson atė qė ka ndodhur para pak orėsh, pikėrisht aty nė kuzhinė ku ai pret njerėz pėr ngushėllim. Pas njė pause, ai pranon tė tregojė pėr gazetėn tė vėrtetėn e kėsaj ngjarjeje makabre.
"Rreth orės 3:30 tė mėngjesit hyri nė dhomėn tonė tė gjumit Anila dhe mė kėrkoi tre cigare.
Pasi i piu ato tre cigare hyri pėrsėri dhe mė kėrkoi cigare tė tjera. I dhashė tė gjithė paketėn e cigareve, por ajo e rindezi cigaren dhe filloj qė ta shkundė mbi trupin e sė ėmės, Shpresės.
E pyeta se ē'po bėnte ashtu dhe i thashė tė largohej se nuk kishte lezet, pasi ishte vajzė e rritur, por ajo nuk lėvizi dhe vazhdoi ta hidhte hirin e cigares mbi jorgan, aty ku ndodhej ime shoqe. Mė pas i tha "Ēohu e mė sill njė tavėll duhani. Mjaft fjete! Mė shėrbe mua". Filloi ta provokonte gruan time me fjalė fyese e mė pas i tha me ironi se do tė tė vras.
Unė u ngrita, - thotė Jovani, - dhe shkova te telefoni qė tė njoftoja policinė, por ajo e kishte shkėputur telefonin. I kishte hequr fishėn dhe e kishte fshehur. Madje kishte marrė edhe ēelėsin e derės sė jashtme. Ndėrkohė u ngrit edhe gruaja, Shpresa, dhe u fut nė kuzhinė. Nė momentin qė ajo hyri nė kuzhinė, Anila iu lėshua me njė hekur pėr ta goditur.
Gruaja mbeti te kolltuku anėsor i kuzhinės pas goditjes, e tronditur qoftė nga gjesti por edhe nga dhimbja. Mė tej Anila doli nga kuzhina dhe u kthye me njė pistoletė "Zastava" nė dorė. Por para se tė futej nė kuzhinė ajo bėri njė shkrepje arme nė korridor dhe ne tė dy e humbėm mendjen, u mpimė dhe nuk ishim nė gjendje tė bėnim asgjė. Kur ajo u fut nė kuzhinė, iu afrua Shpresės dhe nga njė distancė e afėrme e qėlloi drejt e nė zemėr.
Mė pas, shumė e qetė mė tha ta merrja ta ēoja nė spital, si dhe tė lajmėroja policinė qė tė vinte tė merrte atė vetė. Ndezi njė cigare, qėndroi nė kuzhinė pranė kufomės sė tė ėmės. Vendosi dhe fishėn e telefonit dhe hapi derėn e jashtme me ēelėsin qė kishte nė xhep", rrėfen Jovani.
Mė tej, 70-vjeēari shprehet se vajzėn e kishin adoptuar kur ajo ishte 6 vjeē. "Zoti nuk na dha fėmijė dhe e deshėm edhe ne njė fėmijė, - thotė ai.
- E morėm nga shtėpia e fėmijės duke e adoptuar. Por duhet thėnė qė megjithė pėrkujdesjet Anila na e nxiu jetėn me prapėsi. Zihej shpesh dhe dhunonte tė ėmėn. Konsumonte shumė alkool, madje edhe mund tė drogohej dhe vinte nė shtėpi si e ēmendur.
Shumė herė kishte pėrfunduar nė polici pėr prapėsitė e saj tė shumta. Madje, - thotė ai, - para disa kohėsh i vjen dhe e takon mamaja e saj biologjike, njė grua nga Kukėsi, qė e kishte ēuar nė shtėpinė e fėmijės. Ishte problematike dhe pėr pallatin dhe fqinjėt..."
Policia
Grupi hetimor ka shkuar nė vendngjarje, ndėrsa nė morgun e qytetit ėshtė bėrė ekspertiza mjeko-ligjore. Mėsohet se viktima kishte vdekur nė vend pasi plumbi i pistoletės "Zastava", qė Anila e mbante pa lejė, e kishte qėlluar direkt nė zemėr. Policia shprehet se 29-vjeēarja ishte njė vajzė problematike.
Vetėm para pak muajsh ajo ka qenė duke drejtuar njė veturė dhe krejt e dehur ka qėlluar para Bashkisė disa vetura luksoze duke iu shkaktuar dėme tė shumta. Ishte e papunė.
Dilte nėpėr rrugėt e qytetit nė shėtitoren buzė liqenit pothuajse ēdo mbrėmje me njė qen race tė bardhė. Sipas bluve, nė momentin qė punonjėsit e policisė mbėrritėn nė banesė, ajo ishte krejt e qetė dhe nuk ishte e dehur.