A ekzistojnė kundėrthėnie nė Kur'an?
H. Ibrahimi
Rreth kundėrthėnieve tė vėrteta dhe atyre tė rreme
-
Sa engjėj po i flisnin Marisė: disa apo vetėm njė? (Kurani 3:42,45 pėrballė 19:17-21)
-
Kush ishte myslimani i parė: Muhamedi (39:12), Mojsiu (7:143), Jakobi apo Abrahami (2:132)
-
Nga ēka u krijua njeriu: nga uji (24:45), balta (15:26), dheu (3:59), gjaku i ngjizur (96:2) apo nga asgjėja (19:67)
-
A u mbyt faraoni gjatė fundosjes (10:90-92) apo jo (17:102-103)
5. Nėse Allahu ėshtė njė Zot i vetėm pėrse nė Kuran Zoti pėrdor pėr veti Ne (11:8, 11:15, 2:3 etj etj)
6. A i falė Allahu apo nuk i falė ata tė cilėt i luten perėndive tė rreme
7. A ėshtė konsumi i verės i mirė apo i keq
8.
9.
Rreth kundėrthėnieve tė vėrteta dhe atyre tė rreme
A nuk e pėrfillin ata (me vėmendje) Kur'anin? Sikur tė ishte prej dikujt tjetėr, pėrveē prej All-llahut, do tė gjenin nė tė shumė kundėrthėnie (Kurani 4:82)
Njė nga dėshmitė tė cilat i jep Kuranit vulė hyjnore ėshtė pohuar nga myslimanėt tė jetė mosekzistimi i kundėrthėnieve nė Kuran. Mirėpo tė prirė nga dėshira pėr tė mohuar origjinėn hyjnore tė Kuranit shumė njerėz kanė marrė pėrsipėr zbulimin e kontradiktave nė Kuran, tė shumtėn nėpėrmjet rasteve dhe manipulimeve qesharake. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve kjo ka ndodhur nga pjesėtarė me prapavijė kristiane ashtu qė tė neutralizohet nė njė farė mėnyre ekzistimi i kontradiktave nė Bibėl.
Ēka ėshtė njė kundėrthėnie? Kur nė dy raste flitet pėr tė njėjtėn ngjarje dhe kur ndonjė deklaratė nė cilindo rrėfim e pėrjashton ndodhinė nga rrėfimi tjetėr atėherė bėhet fjalė pėr njė kontradiktė tė qartė. Mirėpo kjo do tė ndodhė vetėm kur nuk ėshtė dhėnė asnjė alternativė tjetėr sqaruese pėr ndodhitė. Bie fjala njė rast i njė kontradikte tė qartė nga librat e shenjtė ėshtė rasti kur Bibla thotė se Jehoiakin ishte 18 vjeē kur filloi tė mbretėronte (2 Mbreterit 24:8) kundruall rastit tjetėr ku thuhet se Jehoiakini ishte 8 vjeē kur filloi te mbreteronte (2 Kronikave 36:9). Kėtu nuk ngelet asnjė alternativė. Jehoiakin ose ishte 8 vjeē ose ishte 18 vjeē kur filloi tė mbretėronte, dhe nuk mund tė ishin qė tė dyja bashkė. Ose njė shembull tjetėr edhe mė i qartė i kundėrthėnies ėshtė ky nė vazhdim nga Dhiata e Re. Mateu 1:17 thotė: "Kėshtu tė gjithė brezat nga Abrahami deri te Davidi bėhen katėrmbėdhjetė breza, nga Davidi deri te internimi nė Babiloni, katėrmbėdhjetė breza; dhe nga internimi nė Babiloni deri te Krishti, katėrmbėdhjetė breza" Kur i numėrojmė mirė brezat nė kėto tri periudha e shohim se nė periudhėn e fundit (nga internimi nė Babiloni deri te Krishti) janė vetėm 13 breza dhe jo 14 (Mateu 1:12-16). Kėtu nuk ka asnjė sqarim tjetėr. Kjo ėshtė njė kundėrthėnie e qartė sepse aty janė pėrmendur vetėm 13 breza dhe nuk mund tė thuhet se ekzistonte edhe njė por nuk ėshtė dhėnė kėtu sepse brezat janė pėrmendur nė stilin Jekonias i lindi Salatieli, Salatielit i lindi Zorobabeli......
Mirėpo kundėrthėnie nuk duhet kėrkuar medoemos nė ndonjė ajet apo fragment vetėm pse tė gjitha detajet nuk janė thėnė dhe nė shikim tė parė duket sikur ato dy gjėra nuk po pėrputhen. Pas analizimit logjik do tė shohim se diēka e tillė nuk ėshtė aspak kundėrthėnie dhe si e tillė ėshtė dukur vetėm pėr shkak tė qasjes naive dhe tė paarsyeshme ndaj atyre fragmenteve.