Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Feja e Shqiptarit
Emri
Fjalėkalimi
Feja e Shqiptarit Besimi dhe njeriu! Fetė, librat e shenjtė, mėnyrat e besimit ....



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 11-01-08, 11:27   #1
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Mallkimi i tė pafeve !

Karen Armstrong (”The Guardian”).Njė shekull mė parė intelektualėt myslimanė e admironin perėndimin. Pėrse e humbėn


Para kryqėzatave evropianėt kishin shumė pak njohuri pėr myslimanėt. Por pas pushtimit tė Jerusalemit, dijetarėt nisėn tė kultivojnė njė portret shumė tė ndryshuar tė Islamit dhe kjo islamofobi e ndėrthurur me njė antisemitizėm kronik, do tė bėhej njė prej ideve tė pranuara tė Evropės. Tė krishterėt mund tė kenė qenė tė vetėdijshėm se kryqėzatat e tyre shkelnin mendimin e Ungjijve: Jezusi u kishte mėsuar pėrkrahėsve tė tij t’i donin armiqtė e tyre, jo t’i asgjėsonin ato. Kjo mund tė jetė arsyeja pėrse dijetarėt e krishterė e hodhėn shqetėsimin e tyre mbi ata njerėz tė cilėt i kishin dėmtuar.


Nė njė kohė kur tė krishterėt po zhvillonin luftėra tė shenjta mizore kundėr myslimanėve nė Lindjen e Mesme, Islami u bė i njohur nė Evropė si njė besim i dhunshėm dhe jo tolerant, si fe e shpatės. Nė njė kohė kur papėt po pėrpiqeshin t’ua impononin beqarinė priftėrinjve, tė cilėt nuk ishin tė gatshėm, biografitė e perėndimit pėr profetin Muhamed, tė shkruara nga priftėrinjtė dhe murgjit, e pėrshkruajnė atė me zili si njė pervers seksual dhe tė shthurur, i cili i nxiste myslimanėt t’i kėnaqnin instinktet e tyre mė tė ulėta.


Faktikisht, realiteti ishte shumė ndryshe. Pėr shembull Islami nuk ėshtė feja e dhunshme dhe jo tolerante e fantazisė perėndimore. Muhamedi u detyrua tė luftojė kundėr parisė sė qytetit tė Mekės, e cila ishte zotuar tė asgjėsonte komunitetin e ri mysliman, por Kurani, shkrimi i shenjtė i frymėzuar qė ai ua solli arabėve, e dėnon luftėn agresive dhe lejon vetėm luftėn pėr vetėmbrojtje. Pas pesė vitesh lufte, Muhamedi iu kthye metodave mė paqėsore dhe si pėrfundim pushtoi Mekėn me anė tė njė fushate tė zgjuar jo tė dhunshme. Pas vdekjes sė profetit, myslimanėt krijuan njė perandori tė madhe qė shtrihej nga Pirenejtė deri nė Himalaje, por kėto luftėra pushtimi ishin laike, atyre iu bė njė interpretim fetar vetėm pasi ndodhėn.


Nė perandorinė islame, hebrenjtė, tė krishterėt dhe zoroastrianėt kishin liri fetare. Kjo bėhej sipas mėsimeve tė Kuranit, qė ėshtė njė shkrim i shenjtė pluralist, pohues i traditave tė tjera. Zoti i urdhėron myslimanėt t’i respektojnė “njerėzit e librit” dhe u kujton se ata ndajnė tė njėjtin besim dhe kanė njė Zot. Muhamedi nuk kishte si qėllim krijimin e njė feje tė re; ai thjesht po u sillte arabėve fenė e vjetėr tė tė krishterėve dhe hebrenjve, tė cilėt kurrė mė parė nuk kishin pasur profet. Kurani vazhdimisht shpjegon se Muhamedi nuk ka ardhur pėr tė anuluar shpalljet e Ademit, Ibrahimit, Musait dhe Jezusit. Dijetarėt myslimanė kanė treguar se nėse Muhamedi do t\’i kishte njohur budistėt dhe hindutė, amerikanėt vendas apo australianėt vendas, Kurani do t\’i kishte pėrkrahur njerėzit e tyre tė menēur dhe shamanėt e tyre, sepse tė gjitha fetė e drejta vijnė nga Zoti.


Por idetė e vjetra mesjetare janė kaq tė konsoliduara, sa qė njerėzit e kanė tė vėshtirė ta besojnė kėtė. Ne vazhdojmė ta shohim Islamin pėrmes filtrit tė nevojave dhe ēoroditjes tonė. Ēėshtja e grave lidhet me ēėshtjen nė fjalė. Asnjė prej besimeve tė mėdha botėrore nuk ėshtė sjellė mirė me gratė, por ndryshe nga Krishterimi, Islami nisi me njė mesazh shumė pozitiv dhe mė vonė feja u ndryshua nga qėndrimet e vjetra patriarkale. Kurani u jep grave tė drejtėn ligjore tė trashėgimisė dhe divorcit, gjė tė cilėn gratė perėndimore nuk e kishin arritur deri nė shekullin e XIX. Kurani e lejon qė burri tė martohet me katėr gra, por kjo nuk kishte si qėllim kėnaqjen e epshit tė burrave, por ishte njė ēėshtje e mirėqenies sociale; ajo u dha mundėsinė vejushave dhe jetimėve tė gjejnė njė mbrojtės, pa tė cilin ata nuk do tė mund tė mbijetonin nė kushtet e vėshtira tė Arabisė sė shekullit tė VII.


Nė Kuran nuk ka asgjė pėr mbulimin e detyrueshėm tė tė gjitha grave, apo pėr izolimin e tyre neper hareme. Kjo hyri nė Islam vetėm tre breza pas vdekjes sė profetit, nėn ndikimin grekėve tė Bizantit tė krishterė, tė cilėt kishte kohė qė i kishin mbuluar dhe i kishin izoluar gratė nė kėtė mėnyrė. Mbulimi nuk ishte as njė praktikė qendrore, as universale, zakonisht vetėm gratė e shkallės sė lartė vinin perēe. Por kjo ndryshoi gjatė periudhės koloniale.


Kolonizuesit si Lord Cromer, konsulli i pėrgjithshėm i Egjiptit nga viti 1883 deri nė vitin 1907, ashtu si misionarėt e krishterė tė cilėt erdhėn pas tyre, treguan pėr tmerrin e perēes. Cromer argumentoi nė veprėn e tij monumentale “Modern Egypt”, se derisa myslimanėt tė hiqnin dorė nga kjo praktikė barbare, nuk do tė pėrparonin asnjėherė nė botėn moderne dhe kishin nevojė pėr mbikėqyrjen e perėndimit. Por Lord Cromer ishte njė anėtar dhe themelues i Lidhjes sė Burrave pėr Kundėrshtimin e tė Drejtės sė Votės sė Grave nė Londėr. Pėrsėri perėndimorėt po e shihnin Islamin pėrmes paragjykimeve tė tyre tė ngatėrruara, por ky cinizėm dėmtoi kauzėn e feminizmit nė botėn myslimane dhe i tha perēes njė rėndėsi tė re si njė simbol i integritetit islam dhe kulturor.


Ne nuk mund ta pėrballojmė mė kėtė pikėpamje tė ēekuilibruar pėr Islamin, qė ėshtė dėmtuese pėr ne dhe pėr myslimanėt. Ne duhet tė sjellim nė mendje se gjatė shekullit tė XII, dijetarėt dhe shkencėtarėt myslimanė tė Spanjės i kthyen perėndimit mėsimin klasik qė e kishte humbur gjatė Mesjetės. Ne duhet tė mbajmė mend gjithashtu se deri nė vitin 1492 hebrenjtė dhe tė krishterėt jetuan nė paqe dhe ishin produktivė nė Spanjėn myslimane, kjo ishte njė bashkėjetesė qė ishte e pamundur diku tjetėr nė Evropė.


Nė fillim tė shekullit tė XX, pothuajse tė gjithė intelektualėt myslimanė e donin perėndimin, e admironin shoqėrinė moderne dhe zhvilluan fushata pėr demokraci dhe qeveri kushtetuese nė vendet e tyre. Nė vend qė ta shohin perėndimin si armikun e tyre, ata e pranuan si tė pajtueshėm me traditat e tyre. Duhet tė pyesim veten, pėrse e kanė humbur dashamirėsinė e tyre?


Preshevar Nuk ėshtė nė linjė  
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:50.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.