Do ta njohim Kosovėn, thotė shefi i diplomacisė malaziase postuar: 19.07.2008
MINISTRI I PUNĖVE TĖ JASHTME I MALIT TĖ ZI FLET PĖR KOSOVĖN NĖ INTEVISTĖ PĖR GAZETĖN

"Ne kemi komunikim edhe me Prishtinėn, edhe me Beogradin. Mirėpo, nuk kemi obligim tzi themi Beogradit se nuk do ta njohim Kosovėn, e nuk kemi obligim as tzi themi Kosovės se do ta njohim kėtu nuk bėhet fjalė pėr kurrfarė premtimi. Interes yni ėshtė tė kemi marrėdhėniet mė tė mira tė mundshme me tė gjithė nė rajon. Pra, edhe me Serbinė, edhe me Kosovėn, me tė cilat kufizohemi. I qėndrojmė besnikė politikės sė tillė, sepse edhe deri nė vendimin e Parlamentit tė Kosovės vazhdimisht kemi theksuar se ėshtė e natyrshme tė kemi marrėdhėniet mė tė mira edhe me Kosovėn, pa kurrfarė prejudikimi tė statusit tė saj. E gjithė kjo ėshtė me rėndėsi kapitale pėr Malin e Zi tė vogėl", ka thėnė kryediplomati malazias Milan Roqen.
Ministri malazias i Punėve tė Jashtme, Milan Roqen, i ka dhėnė njė intervistė tė pėrditshmes sė Podgoricės Vijesti, nė tė cilėn flet edhe pėr Kosovėn. Bile, gazeta "Vijesti" titull tė intervistės me Roqenin e ka "Do ta njohim Kosovėn". Pra, ai paralajmėron se Mali i Zi do ta njohė pavarėsinė e Kosovės, por nuk dėshiron tė zbulojė se kur do ta marrė njė vendim tė tillė Qeveria e Malit tė Zi.
Nė intervistė, Roqen ka theksuar se ēėshtja e Kosovės bart me vete edhe emocione tė caktuara, tė cilat, "nė politikė nuk janė gjithherė aleati mė i mirė".
"Nė kėtė rast sigurisht nuk janė
Cikli i Kosovės ka mbaruar; e kur e them kėtė mendoj nė atė lloj tė lajmit. Ky ėshtė shekulli XXI, ne mund tė mendojmė ēfarė tė duam, por ekziston diēka qė ėshtė fakt politik", thotė Roqen. "Nuk ka ndryshuar qėndrimi i Malit tė Zi se zgjidhjen pėr Kosovėn duhet kėrkuar me bisedime, me ndėrmjetėsim tė bashkėsisė ndėrkombėtare, por kanė ndryshuar rrethanat. Nė fund ndodhi ndryshimi qė ėshtė realitet politik". /kohapress/