Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 06-07-08, 11:02   #1
Shpat
Prishtinas.
 
Anėtarėsuar: 27-05-08
Vendndodhja: Shteti mė i ri.
Postime: 573
Shpat e ka pezulluar reputacionin
Gabim Letėr E Hapur Zotri Hashim Thaēit

I nderuar zotri Hashim,

Jam njė qytetar i thjesht, i cili, pėrveē votės time dhe tė anėtarėve tė familjes sime, asgjė tjetėr mė shumė nuk mund tė bėj nė favorin tuaj dhe tė partisė qė ju momentalisht e udhėhiqni. Kėshtu kam vepruar nė tė gjitha zgjedhjet e gjertanishme, dhe, padyshim se, kėshtu mendoja tė veproja edhe nė tė ardhmen. Por, sikur, kohėn e fundit, disa veprime, tė them ashtu , tė pamatura qė i keni bėrė dhe qė vazhdoni t’i bėni, mua, dhe ndoshta edhe shumė votues dhe simpatizant tuaj tė tjerė, do tė na shtyjnė qė, do e mos, tė mendojmė seriozisht pėr rivlerėsimin e kėtij qėndrimi.
Befasia ime e parė ishte kur ju me tėrė pasion dhe kapacitetin politik u inkuadruat nė “Grupin e Unitetit”. Me kohė, ky dyshim, u zbut me arsyen se vėrtetė jeni njė politikan i urtė dhe se dini ēka bėni. Tė vendoset pėr tė ardhmen historike tė Kosovės, dhe nė tė, tė mos jetė njė lider si ju, vėrtetė nuk mbisundohej me asnjė arsye tjetėr tė ēfarėdo dyshimi eventual. Ne e dinim se kush ishin ata tė tjerė nė kėtė grup, tė ashtuquajtur uniteti, prandaj, prezenca e juaj aty, na ishte garancia, se vėrtetė asgjė nuk mund tė devijohet nga kėrkesat dhe synimet historike tė popullit tė Kosovės.
Por, sikur, me kohė, murrėn fillet e zhgėnjimit tonė. Kur disa tė rijnė. “axhami” manipulonin me do harta qė ju veē i kishit pranuar, ne as qė deshėm tė merrnim pjesė nė tubimet e tyre “paralajmėruese” pėr njė rrezik qė po na kanoset. Nuk deshėm, sepse e kishim aty Hashimin tė cilit, ashtu sikur na premtonte, thellėsisht i besonim se, “pavarėsia e Kosovės do tė jetė e panegociushme” , “asnjė milimetėr nuk do tė lėvizet nga ky parim”...etj.
Gjersa ju Hashim, na ftonit: “mė besoni...”, “ mė besoni...”, “mė besoni... “, kėta tė rinjtė “axhami” tė Vetėvendosjes, na mėsonin : “mos besoni!”, “mos besoni, por...binduni!”
Dhe...unė fillova tė mos besoj. Vėrejta se besimi ishte vetėm karakteristikė e mosdijes, ndėrsa mosbesimi i urtėsisė, apo kėrkimit vetjak tė sė vėrtetės Dhe pėr tu bindur fillova me tė madhe tė merrem me argumentet e kėtyre tė rinjve “axhami”, apo, thjeshtė, tė jem ai qė jem nė profesion, jurist. Sė pari fillova tė kėrkoj, mos vallė do ta gjej ndonjė shtet ekzistues nė botė sikur Kosova.
Nuk e gjeta askund, z. Hashim. Nuk e gjeta sepse nuk ka! Shtet me tri sovranitete nuk ka kurrkund. (sovraniteti i BE-sė , sovraniteti i Serbisė mbi komuna tė pastra etnike serbe dhe sovraniteti i kosovarėve) . Shpesh ju politikan, nė kėto raste, dini t’na thoni: “Po nė Evropėn e ardhshme tė bashkuar nuk do tė ketė shtete me sovranitet tė plotė?! Edhe kjo ėshtė e vėrtetė, ama, ato shtete si tėrėsisht sovrane, me vullnetin e plotė tė tyre tė lirė, e kanė shkrirė njė pjesė tė sovranitetit tė tyre nė kėtė bashkėsi. Me atė vullnet tė lirė, qė del pikėrisht nga vetė sovraniteti i plotė qė ata kanė si shtete vėrtetė tė pavarura.


__________________
Luftėn e fitova , fenė e ruajta.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Shpat : 06-07-08 nė 11:04
Shpat Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:45.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.