Diplomatėt e parė tė shtetit kosovar
U nominuan tė ngarkuarit me punė tė Kosovės
Qeveria e Kosovės ka miratuar sot listėn prej 10 emrash tė nominuar si tė ngarkuarit me punė nė ambasadat e para qė pritet t'i hapė sivjet Kosova.
Kėsaj liste, qė e paraqiti kryeministri Hashim Thaēi, i prinė Avni Spahiu, i ngarkuar me punė nė Uashington, qė do tė ketė njė staf prej katėr anėtarėsh, dy prej tė cilėve do tė mbulojnė pėrfaqėsimin diplomatik tė Kosovės nė Nju Jork, ku pritet tė transferohet Sylejman Gashi.
Pastaj, tė nominuar janė edhe Muhamedin Kullashi nė Paris, Ilir Dugolli nė Bruksel, Muhamet Hamiti nė Londėr, Vilson Mirėdita nė Berlin, Albert Prengaj nė Romė, Sabri Kiēmari nė Vjenė, Naim Malaj nė Bernė, Gazmend Pula nė Tiranė dhe Bekim Sejdiu nė Ankara.
Kjo listė, do t'i dorėzohet presidentit Fatmir Sejdiu, i cili pritet t'i dekretoj ata si tė ngarkuarit e parė me punė nė ambasadat e Kosovės.
Kryeministri Hashim Thaēi tha para kabinetit tė tij se pėrpilimi i listės ėshtė bėrė nė konsultim me presidentin dhe tė nominuarit janė kandidatė me bagazh patriotik dhe profesional dhe nuk janė tė emėruar nė baza politike.
28.08.2008 , Radion Evropa e lirė
|