Begjet Pacolli - politikani dhe biznesmeni qe mendon ndryshe....
Mėria ndaj Pacollit
Kujtojeni poteren qė u bė nė Prishtinė kur erdhėn pėr njė seminar kotnasikoti disa profesorė arabė. Seminari me profesorėt nuk solli asgjė. Behgjet Pacolli solli diēka prej Maldiveve. Pse gjithė ky inat me tė?
Nga Berat Buzhala mė 08.02.2009 nė ora 12:27
Fakti qė Behgjet Pacolli ka shumė lek, gati ta pamundėson ta shkruash ndonjė llaf tė mirė pėr tė. Nė kėtė vend mund tė shkruash mirė pėr ndonjė lėvizje tė Fatmir Sejdiut, Hashim Thaēit, Ramush Haradinajt e Nexhat Dacit, por jo edhe pėr Pacollin.
Nėse nuk e keni harruar kujtojeni sa kolegialisht ishte pritur prej politikanėve tė vendit vendimi i Kryetarit tė AKR-sė pėr tu bėrė pjesė e tyre. U quajt jo pro rus, por vet Kremlini. U tha se e ka ndėrmend ti dėrgojė bijtė dhe bijat nė stepat ruse. Thua se kėtu rinia po jetonte nėn hijen e palmave.
Por unė kėsaj here nuk e kam ndėrmend ta ndalė vetėn, edhe sikur tė mė quani mik personal tė Vladimir Zhirinovskit.
Ndoshta mora pak zemėr edhe pėr faktin se Pacolli arriti tė depėrtonte, si i vetmi politikan shqiptar, nė ceremoninė e betimit tė Barack Obamas. Por kjo pak mė vonė.
Fillimisht po ndalem pak nė Ishujt e bukura tė Maldiveve.
Ky shtet po i bėn pėrgatitjet e fundit ta njohė pavarėsinė e Kosovės, ndėrsa zyrtarė tė institucioneve tona po mobilizohen sa po munden qė ketė njohje ose ta parandalojnė, ose ta mohojnė kontributin e Pacollit. Assesi nuk dėshirojnė qė qoftė edhe njė pranim i pavarėsisė sė Kosovės tė kalojė nėpėr duart e shqiptarit mė tė pasur. Jo pse nuk kemi nevojė pėr njohje, por sepse i frikėsohen fushatės zgjedhore. I tremb rruga qė Pacolli ka zgjedhur tė bėjė edhe opozitėn edhe politikėn. Duan ta shohin Kryetarin e AKR-sė duke bėrtitur prej njė fshati nė njė tjetėr. Dėshirojnė tė jetė kėtu me ne. Tė kėrkojė zgjedhje, tė shajė, tė akuzojė dhe tė bėrtasė. I tmerron fakti qė Pacolli ka zgjedhur tė jetė shumė paqėsor me ta. Edhe mė shumė trishtohen qė ai me tė hollat e fituara prej kompanisė sė tij po lobon aq sa po mundet nė vende tė ndryshme tė planetit.
Zgjedhjet njė ditė do tė vijnė e letrat do tė ēelen. Askush prej udhėheqėsve tė forcave rivale politike nuk do ta dėshironte ditėn kur nė fushatėn e vėrtet zgjedhore, njė lider opozitar tė del para mediave dhe tė tregojė se pėr vendin e vet secili mund tė punojė edhe kur ndodhet nė opozitė. Qoftė duke e sjellė njė njohje tė njė shteti ishull. Pa sharė dhe pa bėrtitur dhe pa kėrkuar pare prej buxhetit.
Pėrndryshe, nėse keni mundur ta vėreni askush asnjė fjalė tė keqe nuk e thotė kur myftiu Naim Tėrnava lobon nė vendet islamike. Nuk hidhėrohen as kur flet Veton Surroi e Muhamet Mustafa. Pėrkundrazi inkurajohen ta vazhdojnė lobimin dhe marrin pjesė nė konferencat e tyre.
Kujtojeni poteren qė u bė nė Prishtinė kur pėr njė seminar erdhėn disa profesorė arabė. U bė nami, thoshin organizatorėt. Profesorėt e nderuar i sulmuan institucionet tona si fajtore pse nuk po na njohin vendet islamike dhe ikėn pa bisht pa krye.
E pse ky inat me Behgjet Pacollin, i cili nėse asgjė tjetėr njė copė ishull e ka bindur tė na njeh?
Sepse dėshirojnė tė parandalojnė momentet e sikletit tė tyre gjatė garės zgjedhore.
Pėr ta parandaluar ketė situatė, i ngarkuari me punė i Kosovės nė Ėashington, Avni Spahiu, i quan trillime deklaratat e Pacollit. Ai bile pėr njohjen potenciale tė Maldiveve disa dekorata ia var vetės nė kraharor. Edhe zėdhėnėsja e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme ia fut kacinė e fundit tė betonit kėsaj tė pavėrtete tė thėnė prej Spahiut. Mburret se ministria ku ajo punon ka marrė premtime prej Maldiveve pėr njohjen e pavarėsisė.
Gazeta Express, qė nė sajtin e saj e ka botuar e para njė deklarate pėr pėrgatitje pėr njohje prej Ishujve Maldive, e ka siguruar njė email qė ministri i jashtėm i kėtij shteti, tė premten ia ka nisur Kryetarit tė AKR-sė, z. Pacolli.
Dear Mr. Pacolli,
It was a pleasure to have met you in New York last month.
The briefings that I got from yourself in New York have been very helpful. The attached news item will appear on the official website of the Ministry of Foreign Affairs before the end of work on Friday, 6 February 2009. You may tell your Foreign Minister that the Maldives now recognises passports of Kosovo and that the matter of full diplomatic recognition can be expedited if he would write to me officially.
With best regards,
Ahmed Shaheed
Minister of Foreign Affairs,
Republic of Maldives
I dashur z. Pacolli,
Ishte kėnaqėsi tju takoja muajin e kaluar nė New York.
Raporti qė mora nga ju nė New York ishte shumė i nevojshėm. Nė sajtin zyrtar tė ministrisė sė Punėve tė Jashtme pėrpara fundit tė orarit tė punės tė ditės sė premte me 6 shkurt do tė botohet lajmi. Ju mund ti tregoni ministrit tuaj tė Punėve tė Jashtme se Maldivet tash i pranojnė pasaportat e Kosovės dhe se ēėshtja e njohjes sė plotė diplomatike mund tė pritet nėse ai mė shkruan mua zyrtarisht.
Urimet e mia mė tė mirat
Ahmed Shaheed
Ministėr i Punėve tė Jashtme
Republika e Maldiveve
Pasi e ka dėrguar ketė email tek z. Pacolli, njė lajm pėr pėrgatitjen nė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė botuar edhe nė sajtin zyrtar tė ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė kėtij shteti ekzotik.
Unė e kam pėrcjell dhe e kam dėgjuar konferencėn pėr shtyp dhe intervistat e ditėve tė fundit qė Pacolli i ka dhėnė nė Kosovė. Po tė mos ishte insistimi i gazetarėve pėr tė mėsuar se cilat shtete konkretisht Kryetari i AKR-sė i ka bindur tė na njohin, ketė shpalosje tė fakteve tė bėra prej tij do ta quaja jomodeste.
E pėrmenda nė fillim tė kėtij teksti, se inatet me Pacollin datojnė prej kohės kur ai u bė pjesė e politikės kosovare. Kur ai mbeti nė opozitė, disi ishte njė mendim i pėrgjithshėm se ndoshta Pacollit i iku dėshira e politikės dhe se tash gradualisht partia e tij do tė asgjėsohet. Madje njė deputet (Arsim Rexhepin) ia grabiti LDK-ja dhe njė tjetėr (Rita Hajzerajn) u munduan ta pėrvetėsojnė, por dėshtuan. Filluan tė dukeshin deputetėt e AKR-sė si plaēkė.
Por gjėrat u pėrmbysen ditėve tė fundit. Pacolli u kthye rrėmbyeshėm me intervista kėto ditė.
Mesazhi i tij ishte i qartė. Do tė mbetet nė politikė, por nuk dėshiron tė luaj nė terrene tė huaja. Erdhi me mesazhin se kryeqytet i tij nuk ėshtė Kremlini, por Washingtoni dhe tregoi se si kishte kaluar nė ceremoninė e betimit tė Presidentit Barack Obama. Tregoi se ka depėrtuar edhe nė State Department. Shpalosi ca foto tė tij tė njė darke me James Jones, Kėshilltar pėr Siguri Kombėtare i Presidentit Obama dhe dinjitarin e botės, Henry Kissinger.
Pėrveē fotove Pacolli kėto ditė e shpalosi edhe agjendėn e tij, qė ndoshta ka prishur projekte tė ndryshme. Mesazhi mė i dhimbshėm pėr kundėrshtarėt e tij politik, ishte se politika pėr tė nuk ėshtė luftė pėr jetė a vdekje
__________________
Bahet mire pas 50 viteve!!!!!!!!
|