Berisha lobon pėr pavarėsinė e Kosovės, Meta pėr vizat

Nju-Jork, 24 shtator (MIA) - Lobingu pėr liberalizimin e vizave pėr Shqipėrine dhe njohja e pavarėsisė sė Kosovės nga vendet tė cilat akoma nuk e kanė ndėrmarrė njė hap tė tillė ishte qėllimi kryesor i delegacionit shqiptar gjatė vizitės nė SHBA.
Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha i cili po merr pjesė nė samitin vjetor tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, ka pasur takime zyrtare me krerė tė ndryshėm tė botės.
Shefi i diplomacisė shqiptare, Ilir Meta, ka marre garancinė nga homologėt e tij pėr liberalizimin e vizave pėr shqiptarėt.
Ministri i Jashtem belg, Yves Leterne, per sa i pėrket liberalizimit tė vizave, u shpreh se Shqipėria ka bėrė pėrparime tė dukshme nė plotėsimin e kushteve tė udhėrrėfyesit tė Komisionit Europian dhe shprehu besimin nė pėrmbushjen e shpejtė tė tyre nga pala shqiptare, ēka do tė sillte njė reagim pozitiv pėr kėtė qėllim.
Meta mori pjesė nė darkėn Trans-Atlantike e cila u shtrua nga Sekretarja e Shtetit tė SHBA Hillari Klinton.
Klintoni i konfirmoi Metės vullnetin e SHBA-sė pėr njė bashkepunim tė ngushtė mes dy vendeve nė tė gjitha nivelet dhe i theksoi atij besimin e plote tek roli tepėr konstruktiv dhe i rėndėsishėm qė Shqipėria ka luajtur dhe do luajė si njė partnere e afėrt e SHBA-sė pėr mbarėvajtjen e sigurisė, paqes dhe stabilitetit rajonal.