Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 22-10-09, 13:37   #1
bert
 
Avatari i bert
 
Anėtarėsuar: 31-05-09
Postime: 1,293
bert i vlerėsuar mirė
Gabim ambasadori grek presion dhe kerkon vjedhjen e trojeve shqiptare

Ambasadori grek, urdher Topallit: Miratoni kufijte
» Dėrguar mė: 22/10/2009 - 07:40

Lajme te ngjashme
Kufiri, ambasadori grek kokė mė kokė me Topallin
• Datė: Oct 22, 2009
Tedi Blushi

Ambasadori i Greqisė nė Tiranė, Nikolaos Pazios ka zhvilluar dje njė takim privat me kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli. Ambasadori grek ka hyrė nė orėn 12:00 nė ambientet e kryesisė sė Kuvendit, ku ka qėndruar pėr 40 minuta. Takimi ėshtė zhvilluar pa praninė e mediave dhe nė lidhje me tė nuk ka pasur asnjė deklaratė apo njoftim paraprak. Zyra e Shtypit pranė Kuvendit, e kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” konfirmoi zyrtarisht takimin Pazios-Topalli, por saktėsoi se “ai ka qenė tėrėsisht privat”, duke mos servirur kėsisoj detaje tė tjera. Por burime pranė Topallit saktėsuan pėr GSH se takimi ėshtė zhvilluar pas kėrkesės sė diplomatit grek. Jo zyrtarisht thuhet se thirrja e kėtij takimi urgjent nga ana e Pazios ka pasur pėr qėllim marrjen e njė informacioni zyrtar nga kryeparlamentarja Topalli, lidhur me “fatin” e marrėveshjes shqiptaro-greke pėr pėrcaktimin e kufirit detar mes dy shteteve, e depozituar pėr ratifikim nė Kuvendin e Shqipėrisė, por e shtyrė pėr njė afat tė pacaktuar. Pazios, nė emėr tė qeverisė sė Athinės mėsohet t’i ketė bėrė tė ditur Topallit nevojėn e ratifikimit tė shpejtė tė kėtij dokumenti. Presioni i palės greke lidhur me kėtė ēėshtje ėshtė bėrė pikėrisht njė ditė para se Konferenca e Kryetarėve tė grupeve parlamentare tė miratojė kalendarin trejavor tė punimeve. Ėshtė pranuar apo jo kėrkesa e ambasadorit Pazios nga kryeparlamentarja Topalli, kjo pritet tė saktėsohet nė seancėn e pasdites sė sotme kur Kuvendi do tė votojė kėtė kalendar.
Topalli-Berisha
Lėvizjet politike tė maxhorancės qė pasuan takimin Pazios-Topalli, kanė lėnė tė kuptohet qartėsisht se ratifikimi i kėsaj marrėveshjeje nga parlamenti shqiptar ka pėr tė qenė njė ēėshtje ditėsh. Ambasadori grek la godinėn e kryesisė sė Kuvendit nė orėn 12:40. Dhe vetėm 20 minuta mė pas, pra nė orėn 13:00, nė njė konferencė tė posaēme shtypi deputeti Osman Metalla deklaroi nė emėr tė Partisė Demokratike se marrėveshja shqiptaro-greke pėr pėrcaktimin e kufirit detar “zbaton nė mėnyrė rigoroze tė gjitha parashikimet e Konventės sė Kombeve tė Bashkuara. Nė kėto kushte, nė tė gjitha pretendimet e ngritura nė kėrkesėn qė Edvin Bllofi i ka drejtuar Gjykatės Kushtetuese nuk ka asnjė tė vėrtetė, por vetėm gėnjeshtra dhe abuzim me ndjenjat e shqiptarėve”, - deklaroi ai. Fill pas kėsaj konference kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nė orėn 13:45 niset drejt godinės sė Kėshillit tė Ministrave pėr tė zhvilluar njė takim privat kokė mė kokė me kryeministrin Sali Berisha. Burime jo zyrtare pranė kabinetit tė shefit tė qeverisė konfirmuan pėr “Gazeta Shqiptare” se takimi ėshtė kėrkuar nga Berisha, me qėllim pėr tė pasur njė informacion mė tė detajuar lidhur me diskutimet qė Topalli zhvilloi nė zyrėn e saj me ambasadorin grek, Nikolaos Pazios. Ndėrkohė nuk dihet se pėr ēfarė qėndrimi kanė rėnė dakord Topalli-Berisha lidhur me marrėveshjen shqiptaro-greke pėr pėrcaktimin e kufirit detar. Automjeti ‘Benz’ i kryeparlamentares, me targė TR 0015 Z, la godinėn e Kėshillit tė Ministrave nė orėn 14:55 dhe ky moment ėshtė fotografuar nga “Gazeta Shqiptare


__________________
love is beautiful and has no price
bert Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:44.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.