Bllacė: Nė autobusin e EULEX-it zbulohen cigare dhe alkool
Doganierėt e Maqedonisė nė vendkalimin kufitar Bllacė me Kosovėn kanė ndaluar kontrabandimin e njė sasie tė madhe tė cigareve dhe alkoolit, tė cilat ishin tė fshehura me njė autobusė qė shfrytėzohej nga misioni evropian EULEX nė Kosovė, raporton agjencia e lajmeve INA.
Drejtoria e Doganave ka zbuluar gjatė orėve tė mėngjesit tė sė martės se nė autobus dyshohej se kishte mallra ilegale. Pas urdhrit tė dhėnė pėr kontroll janė gjetur 341 kuti tė mėdha cigaresh tė llojeve tė ndryshme si dhe 133 litra pije tė ndryshme alkoolike. Autobusi ishte me tabela rumune, nė tė cilin gjendeshin 16 udhėtarė tė punėsuar nė misionin EULEX nė Kosovė.
Gjatė bisedės informative qė ka kryer policia kufitare dhe doganierėt me udhėtarėt ėshtė vėrtetuar dhe 178 bokset e cigareve ishin pronėsi e shoferit tė autobusit, ndėrsa pjesa tjetėr i takonte udhėtarėve.
Ndaj shoferit tė autobusit do tė ngritėt padi penale, ndėrsa kėsaj nuk do tė shpėtojnė edhe udhėtarėt shumica prej tyre pėrfaqėsues ndėrkombėtarė, tė punėsuar nė misionin EULEKS nė Kosovė. /INA/
_______________________________
http://www.telegrafi.com/?id=2&a=8252