Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 10-05-10, 20:52   #1
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Ringjallen thirrjet pėr zgjedhje tė parakohshme





Prishtinė, 10 maj - Raportet e krijuara mes Qeverisė sė Kosovės dhe EULEX-it e ICO-sė, pas bastisjeve nė Ministrinė e Transportit, si dhe deklarata e zyrtarit tė LDK-sė, Isa Mustafa, qė i bėn thirrje partisė tė dalė nga koalicioni, kanė ngjallur reagime tek opozita.

Opozita dhe analistėt i shohin zgjedhjet e lira parlamentare si opsion mė tė mirė, krahasuar me vazhdimin e qeverisjes aktuale nė Kosovė.

Siē raporton sot Radio Evropa e Lirė, raportet e krijuara nė relacionet ndėrmjet Qeverisė nė njėrėn anė dhe EULEX-it e Zyrės Civile Ndėrkombėtare nė anėn tjetėr, pas bastisjeve tė bėra nė Ministrinė e Transportit, si dhe deklaratat e zyrtarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Isa Mustafa, qė tė rishqyrtohet koalicioni aktual PDK-LDK, opozita i sheh si reflektim tė njė ngėrēi politik, qė si zgjidhje mund t’i ketė vetėm zgjedhjet e parakohshme.

Sekretari i pėrgjithshėm i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Burim Ramadani, thotė se partitė mė tė mėdha mund t’i fillojnė qysh tash konsultimet, nė mėnyrė qė tė shkohet kah zgjedhjet e lira, tė cilat, sipas tij, do tė duhej mbajtur jo mė larg se pas gjashtė muajve.

“Rruga e vetme ėshtė caktimi i zgjedhjeve nacionale, nė mėnyrė qė tė kemi njė proces zgjedhor dhe njė qeveri tjetėr stabile, bashkėpunuese dhe pro-perėndimore. Gjatė kėsaj periudhe do tė duhej qė partitė politike tė krijojnė njė tavolinė tė pėrbashkėt, nė nivel liderėsh, pėr tė marrė pėrsipėr udhėheqjen ose ruajtjen e interesave nacionale tė Kosovės”, thekson Ramadani.

Ndėrkohė, nėnkryetari i Aleancės Kosova e Re, Ibrahim Makolli, thotė se raportet ndėrmjet Qeverisė dhe EULEX-it tashmė po reflektohen negativisht nė zhvillimin e vendit. Ai nuk e pėrjashton as mundėsinė e krijimit tė njė qeverie teknike deri nė zgjedhjet e ardhshme.

“Ka filluar edhe njė pėrplasje ndėrmjet Qeverisė dhe EULEX-it, e cila nė kėtė fazė nuk ėshtė edhe aq e theksuar, por, megjithatė, ka rreziqe qė kėto pėrplasje tė thellohen edhe mė tutje dhe tė kemi njė ngėrē nė zhvillimin e proceseve, e nė veēanti nė kohėn kur para vendit ka shumė sfida, si: mendimi i GjykatėNdėrkombėtare tė Drejtėsisė, pastaj kėrkesat pėr bisedimet e ashtuquajtura teknike me Serbinė, qė natyrisht do tė kėrkonin njė qeverisje me legjitimitet tė plotė”, thotė Makolli.

Dje, kryetari i Prishtinės, njėherėsh njėri nga zyrtarėt e LDK-sė, Isa Mustafa, i sugjeroi partisė sė tij qė ta rishqyrtojė pozicionin nė qeverinė aktuale, pas zhvillimeve tė fundit nė raport me EULEX-in, duke e cilėsuar atė si njė qeverisje jo tė mirė.

“Nuk shoh kurrfarė arsyeje qė LDK-ja edhe mė tutje tė jetė bashkėpjesėmarrėse nė njė qeverisje tė tillė. Mendoj se edhe me kėto ngjarje, kjo qeverisje tregoi se nuk ėshtė efektive, nuk ėshtė e drejtė, nuk ėshtė qeverisje e mirė, prandaj nuk kemi arsye tė jemi pjesė e njė qeverisjeje, e cila po tregohet se nuk ėshtė e mirė”, deklaroi Isa Mustafa.

Duke iu referuar deklaratės sė Mustafės, analisti Bardh Hamzaj thotė se kėso lloj deklaratash janė dėgjuar edhe nė tė kaluarėn, gjatė kohės sė fushatės elektorale.

Por, ai beson se njė deklaratė e tillė, megjithatė, duhet nėnkuptuar si serioze, pavarėsisht se nuk beson qė prapa saj mund tė jetė edhe njeriu numėr njė nė LDK, Fatmir Sejdiu, dhe disa zyrtarė tė tjerė me ndikim nė kėtė parti politike.

“Nuk mendoj se Isa Mustafa kėtė po e bėn vetėm pėr marketing dhe pėr ta mbajtur gjallė idenė e drejtimit tė kurrizit tė LDK-sė. Por, Isa Mustafa dhe njerėzit qė eventualisht e pėrkrahin atė, nėse munden, do tė korrigjojnė ēfarėdo qoftė nė raportet me PDK-nė deri te dalja nga kjo qeveri”.

“Pak jam skeptik nė kėtė aspekt, ngase njėri nga mbėshtetėsit e tij, Bujar Bukoshi, ndėrkohė ka pranuar ftesėn e Thaēit pėr tė qenė ministėr nė qeverinė e tij, qė nėnkupton se ai mė nuk ka kredibilitet tė vazhdojė politikėn qė e ka mbėshtetur Isa Mustafa gjatė fushatės”, thekson Hamzaj.

Analisti Bardh Hamzaj pret qė krerėt e Qeverisė dhe tė Kuvendit tė Kosovės t’i rishqyrtojnė pozicionet e tyre nė raport me EULEX-in dhe ICO-nė, duke kėrkuar qė marrėdhėniet me kėta mekanizma ndėrkombėtarė tė pėrmirėsohen, pasi qė, nė tė kundėrtėn, njė gjendje siē ėshtė sot, sipas tij, mund t’i kushtojė shumė Kosovės nė rrugėtimin e saj drejt BE-sė.

Kurse, ēdo vazhdim i hetimeve nga ana e EULEX-it nė cilėndo ministri qoftė, sipas Hamzajt, tregon qartė se zgjedhjet e lira mbeten opsioni i vetėm.


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.