Studentja me shami lobon pėr njohjen e shtetit tė Kosovės
Intervistė me studenten e dalluar Nora Hysenaj
Intervistoi: Avni Xhemajli
Nuk ėshtė James Berisha i vetmi qė bėn pėrpjekje pėrtej mundėsive njerėzore pėr tė lobuar pėr njohjen e shtetit tė Kosovės nė vende qė ende nuk e kanė njohur atė. Pėrpjekje tė ngjashme, megjithėse ende studente, i gjejmė edhe tė Nora Hysenaj, njė vajzė me shami e cila i ndjek studimet e saj nė njė vend shumė larg Kosovės, nė vitin e katėrt tė fakultetit juridik nė Universitetin Ndėrkombėtar Islamik nė Malajzi. Dallimi mes James-it dhe Nores ėshtė se, James-i duke qenė se ėshtė pilot bėri dhe ėshtė i gatshėm tė bėjė lobim duke fluturuar mbi hapėsirat ajrore tė vendeve qė ende nuk e kanė njohur Kosovėn, me sloganin e shėnuar nė aeroplanin e tij: Please Recognize The Independence of Kosovo -Ju lutėm njiheni pavarėsinė e Kosovės; kurse Nora Hysenaj ndikimin e saj pėrpiqet ta ushtroj pėrmes pjesėmarrjes nė aktivitete tė garave tė ndryshme tė dijes, tė atyre nacionale brenda Malajzisė dhe tė atyre ndėrkombėtare, duke synuar nė kėtė mėnyrė ti sfidojė kundėrshtarėt e saj nė atė qė do tė mund tė quhej arenė e dijes. Por ajo qė James Berishėn dhe Nora Hysenajn prapė i bashkon, ėshtė se asnjėri prej tyre nuk kanė gėzuar kurrfarė mbėshtetje institucionale pėr punėn dhe aktivitetet e tyre qė po pėrpiqen ti bėjnė nė dobi tė shtetit tonė tė ri.
Ju lutėm, a mund tė prezantoheni shkurt?
Nora: Unė jam Nora Hysenaj me prejardhje nga Plava Mali i Zi. Shkollėn fillore e kam kryer nė Plavė, ndėrsa shkollimin e mesėm e kam pėrfunduar nė medresenė e mesme Alauddin nė Prishtinė. Tani jam studente e vitit tė katėrt, fakulteti juridik, Universiteti Ndėrkombėtar Islamik nė Malajzi.
Arsimimi i juaj i mesėm sikundėr e pėrmendet ėshtė medreseja Alauddin nė Prishtinė. Ēfarė domethėnė pėr ju mbulesa islame, respektivisht ēfarė paraqet ajo pėr njė vajzė apo njė grua myslimane dhe a do tė mund ta paramendoni jetėn tuaj pa mbulesė dhe nėse jo, pėrse?
Nora: Siē e dimė tė gjithė, mbulesa ėshtė njė obligim fetar tė cilin duhet ta zbatojnė tė gjitha femrat myslimane tė moshės madhore. Mbulesa islame ėshtė njė mburojė e intimitetit tė femrės nga syri i publikut. Ajo ėshtė shenjė e modestisė dhe mbrojtje e dinjitetit tė femrės. Me njė fjalė, mbulesa ėshtė pjesė e pandarė e identitetit tė femrės myslimane. Nė anėn tjetėr, njeriu qė zhvishet nga identiteti shumėshekullor i popullit tė tij, rrezikon tė asimilohet, ėshtė jo origjinal, nė njė mėnyrė i pavlerė dhe si i tillė pasues i verbėr i sė huajės. Ai qė me vet dėshirėn e tij zhvishet nga identiteti, ėshtė njeri qė nė fakt nuk e respekton dhe nuk e vlerėson veēantinė e asaj qė trashėgoi brez pas brezi. Njerėzit e tillė, i kėrcėnojnė vlerat autentike tė njė populli, madje edhe shuarjen e tij duke i pėrmbysur kėshtu vlerat qė ka dhe qė e dallojnė nė esencė nga popujt e tjerė. Prandaj, ai qė tėhuajsohet vdes, sepse njeriu i tillė do tė konsiderohet si njė personalitet i dobėt, bosh, i paqėndrueshėm qė lėkundet dhe pason erėn kah tė fryn! Pėr arsyet e pėrmendura mė lart, unė nuk do tė mund tė paramendoja jetėn time pa mbulesėn islame.
Qė 3 vite ju studioni fakultetin e drejtėsisė nė Malajzi. Sa e konsideroni tė drejtė Udhėzimin Administrativ Nr. 6/2010 qė ėshtė aprovuar mė dt.: 11.05.2010 nga MASHT-i pėr ndalimin e vijimit tė rregullt tė procesit mėsimor nė shkollat e mesme publike pėr vajzat qė bartin mbulesėn islame sikur qė e bartni edhe ju; dhe se a mendoni qė ky udhėzim administrativ duhet tė shfuqizohet dhe nėse po, pėrse?
Nora: Udhėzimi Administrativ Nr. 6/2010 i aprovuar nga MASHT-i, qė ndalon vijimin e rregullt tė procesit mėsimor tė shkollimit tė mesėm pėr vajzat me mbulesė, e shoh si tė pabazė dhe antikushtetues. Pasi kushtetuta ėshtė akti mė i lartė juridik i njė shteti, ēdo ligj apo dispozitė nėnligjore duhet tė jetė nė harmoni dhe pajtim mė tė. Nga kjo rrjedh se ēdo ligj apo akt nėnligjor qė ėshtė nė kundėrshtim me kushtetutėn, herėt ose vonė do tė ketė fatin dėshtues. Po ashtu, MASHT-i qė paraqiti dhe aprovoi kėtė udhėzim administrativ, ka bėrė njė akt nė tejkalim tė kompetencave (ultra vires) si dhe vet udhėzimi administrativ ėshtė njė dispozitė nėnligjore ultra vires nė kundėrshtim me kushtetutėn. Nė lidhje me kėtė, po qė se ndalemi vetėm tė neni 38, paragrafi 3 i Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, ku thotė: Askush nuk mund tė detyrohet ose tė ndalohet, nė kundėrshtim me ndėrgjegjen e vet, qė tė marrė pjesė nė praktikimin e fesė si dhe tė bėjė publike bindjet ose besimin e tij/saj. shihet qartė se udhėzimi administrativ nė fjalė bije direkt ndesh me kushtetutėn. Njėjtė bije ndesh edhe me tė gjitha konventat ndėrkombėtare tė cilat janė tė adaptuara nė nenin 22 tė Kushtetutės sė RKS, si p.sh. me Deklaratėn Universale pėr tė Drejtat e Njeriut dhe me Konventėn Evropiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive Themelore tė Njeriut dhe Protokollet e saj. Kėto argumente dhe fakte tė tjera si kėto me bazė tė plotfuqishme juridike, nuk i lejnė vend udhėzimit administrativ nė fjalė, dhe si i tillė, ėshtė mirė qė ai tė shfuqizohet sa mė parė nga vet autoritetet pėrgjegjėse, pėr tė mos e detyruar qė kjo lėndė tė shkojė, po e them pa nevojė, nė Gjykatėn Kushtetuese.
Nė lidhje me ēėshtjen e shamisė qė ėshtė bėrė sė fundi temė e nxehtė debati nė Kosovė, ju nė Prill 2010 nė bashkėpunim me rrjetin e gazetarisė hulumtuese BIRN, e keni bėrė njė raport nė lidhje me rastin e Arjeta Halimit e pėrjashtuar nga shkolla Kuvendi i Lezhės nė Viti, pėr shkak tė mbulesės; e cila, edhe pse Gjykata e Qarkut nė Gjilan pati marrė vendim pėr kthimin e saj nė procesin e rregullt mėsimor, nuk mundi tė kthehej nė shkollė, pasi u pengua nga Drejtori Komunal i Arsimit, Fehri Qerimi. A mund tė na tregoni shkurt se cilat ishin reagimet qoftė tė profesorėve, qoftė tė kolegėve tuaj nė Malajzi, kur dėgjuan se vendimi qė del prej njė gjykate shkelet dhe nuk pėrfillet nga ana e njė drejtori?
Nora: Ėshtė e vėrtetė se raporti i lartpėrmendur doli si rezultat i njė bashkėpunimi tė frytshėm me rrjetin e gazetarisė hulumtuese BIRN, i cili u publikua edhe nė ueb-faqen e BIRN-it. Ėshtė po ashtu e saktė, qė raportin tim e kam prezantuar nė universitet, ku u testua edhe pėr nivelin e tij akademik. Profesorėt dhe kolegėt e universitetit ishin sa tė befasuar po aq edhe tė shqetėsuar pėr gjendjen alarmuese tė shkeljes sė tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut nė Kosovė. Ata nuk mund tė perceptonin, si ėshtė e mundur, qė nė njė shtet demokratik dhe me popullsi shumicė myslimane prej 98%, tė adoptohet njė dispozitė e tillė nėnligjore diskriminuese, posaēėrisht kur e drejta pėr manifestimin e fesė lidhet drejtpėrdrejt me tė drejtėn pėr edukim. Shqetėsimi i tyre ishte edhe mė i thellė kur nga kėto masa diskriminuese preket gjinia femėrore, ajo qė ndėrton bazat e njė familjeje dhe shoqėrie tė shėndoshė. Mospėrfillja e vendimit tė gjykatės nga ana e njė drejtori, sipas tyre, ėshtė fyerje e trupit gjykues qė pėrbėn vepėr penale nė vete. Fakti qė gjyqi nuk ndėrmerr masa ndaj drejtorit i cili refuzon tė zbatojė vendimin nė fjalė, dėshmon pėr dobėsinė e sistemit tė drejtėsisė nė Kosovė dhe mungesėn e masave qė garantojnė zbatimin e ligjit.