Vėllazėrohen Peja, Kruja dhe Qyteti i Vjetėr i Sarajevės
Vėllazėrohen Peja, Kruja dhe Qyteti i Vjetėr i Sarajevės
Pejė, 8 dhjetor -
Kryetari i Komunės sė Pejės, Ali Berisha, sė bashku me kryetarin e Krujės, Lulzim Guni, dhe kryetarin e Komunės sė Qytetit tė Vjetėr tė Sarajevės, Ibrahim Haxhibajriq, kanė firmosur tė mėrkurėn pasdite nė Pejė, memorandumin pėr bashkėpunim ndėrmjet kėtyre tri komunave, me tė cilin shpresohet tė thyhet akulli politik i Bosnjė-Hercegovinės pėr njohjen e Kosovės dhe dokumenteve tė saj.
Dokumenti i nėnshkruar pėr binjakėzimin parasheh bashkėpunimin ndėrmjet tri komunave nė tė gjitha fushat e jetės, me theks tė veēantė nė fushėn e artizanateve, pasi tė tria njihen si qytete tė vjetra me traditė tė gjatė tė kėtij arti popullor.
Mirėpo, nė deklaratat e nėnshkruesve tė kėtij memorandumi vėrehej qartė edhe dėshira pėr thyerjen e qėndrimeve ekzistuese politike tė Bosnjė-Hercegovinės kundruall Kosovės.
Kjo marrėveshje e mundėson bashkėpunimin nė kulturė, ekonomi dhe fushat tjera tė jetės, por para sė gjithash mė kėtė po e bėjmė njė hap tė vogėl pėr njohjen e dyanshme dhe kėto dy komuna tė jenė iniciatorė pėr njohjen e shtetėsisė sė Kosovės nga Bosnjė-Hercegovina, tha kreu i Pejės Berisha.
Kryetari i Krujės Guni shpreson se vėllazėrimi i kėtyre tri komunave do ta lėvizė nga vendi Qeverinė e Bosnjės pėr ta njohur Republikėn e Kosovės.
Ndėrsa, Ibrahim Haxhibajriq e shpalosi nė publik njė fshehtėsi tė vogėl nga takimi ndėrmjet qeveritarėve tė Bosnjės dhe ambasadorit tė Shqipėrisė nė atė vend.
Besoj qė shumė shpejtė Bosnja do ti njohė dokumentet e Kosovės dhe pastaj qytetarėt e shtetit tė Kosovės mund tė qarkullojnė lirshėm edhe nė Bosnjė-Hercegovinė, tha ai.
Ideja pėr binjakėzimin e Pejės, Krujės dhe Stari Grad i Sarajevės ka lindur nė kokėn e ambasadorit tė Shqipėrisė nė Bosnjė-Hercegovinė, Flamur Gashi, i cili me rastin e nėnshkrimit tė memorandumit tha se duhet tė kujtohet e kaluara, si mėsim qė tė mos pėrsėriten ato gabime nė tė ardhmen.
Ky vėllazėrim tė jetė mesazhi mė i mirė pėr tė gjithė ne, qė tė bashkuar si vėllezėr, tė gjithė popujt e kėtij rajoni tė shikojnė drejt Evropės sė bashkuar, tha diplomati shqiptar me origjinė nga Peja, babai i tė cilit ka lindur nė Krujė, vet nė Pejė, kurse nė Sarajevė ushtron detyrėn e parė tė tij diplomatike jashtė kufijve shqiptarė.
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
|