Akr
Historiku i partisė
AKR-ja ėshtė certifikuar si Parti Politike mė datėn 03.05.2006 nė Regjistrin pėr Regjistrim dhe Veprimtari tė partive politike nė Kosovė, Nr. 154/0506.
Emėrtimi i partisė politike, Aleanca Kosova e Re, vjen nga organizata pėr lobim The Alliance for New Kosova qė u themelua dhe u organizua nga Behgjet Pacolli nė Uashington nė vitet 2004-2006, pėr tė lobuar pėr Pavarėsinė e Kosovės. Tė angazhuar nė kėtė lobim ishin edhe emra tė njohur, shkencėtar, politikanė, analistė dhe aktivistė ndėrkombėtarė si: Januz Bugajski, William Wolker e shumė tė tjerė.
AKR, si parti politike, ekziston, qė nga fillimi i vitit 2006, kur njė grup ideatorėsh me bindje liberal-demokrate nė krye me biznesmenin shqiptar mė tė suksesshėm nė botė, z. Behgjet Pacolli, tė shtyrė nga nevojat imediate e qytetarėve tė Kosovės tė cilėt po ballafaqoheshin me varfėri, papunėsi e nėpėrkėmbje, vendosėn tė formojnė kėtė parti politike dhe pėrmes saj tė sjellin ndėrrime nė filozofinė politike nė Kosovė, duke shfrytėzuar gjithė mekanizmat institucional dhe demokratik. E gjithė kjo ishte me qėllim qė qytetarit tė Kosovės ti kthehet dinjiteti. Ky dinjitet ishte cenuar nga politika e papėrgjegjshme e njė qeverisje qė nuk merr pėr bazė interesat e qytetarėve, por interesat afatshkurta tė klasės politike.
AKR beson se objektivat mund tė arrihen, fillimisht pėrmes zhvillimit ekonomik dhe rritjes sė shkallės sė institucionalizimit tė institucioneve shtetėrore.
AKR, formoj degėt e saja nė tėrė territorin e Kosovės dhe mbajti Kuvendin e Parė Zgjedhor me 26.11.2006, ku u zgjedhėn e u legjitimuan strukturat udhėheqėse tė saj.
Pas zgjedhjeve tė 17 nėntorit 2007, Aleanca Kosova e Re u rėndit ndėr tri partitė kryesore nė Kosovė. AKR, ėshtė tashmė, partia mė e madhe opozitare dhe pėrfaqėsohet me 13 deputet nė Parlamentin e Kosovės. AKR nė vazhdimėsi ka dėshmuar njė rol konstruktiv si opozitė.
Ajo ka arritur qė pėr afro njė vit, pas krijimit, tė shtrij strukturat e saj nė tėrė territorin e Kosovės.
|