Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 27-04-11, 13:11   #1
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Pse gjermanėt po bėhen myslimanė?

Pse gjermanėt po bėhen myslimanė?

Nė Gjermani, qė nga vitet e 80-ta mbi 25 mijė njerėz janė konvertuar nė myslimanė. Familjet e tyre nuk reagojnė gjithmonė pozitivisht nė lidhje me kėto vendime tė tyre. Teologėt si motivin mė tė shpeshtė pėr ndėrrimin e fesė e pėrmendin bindjen. Detyrime nuk ka.
Nga Express mė 26 prill 2011 nė ora 07:52
Nikol ka qenė mbi 20 vjeē, kur ka vendosur tė bėhet myslimane. Kjo nėnė e dy fėmijėve thotė se ėshtė rritur pa religjion, por se nė moshėn 14 vjeēare kishte vendosur qė tė kryqohet, ngase kishte filluar tė interesohej pėr religjion.

Me kalimin e kohės, Nikol tani 28 vjeē, nuk ishte mė nė gjendje qė tė identifikohej me krishterimin.

“Pėrgjigjet e priftėrinjve nė tė gjitha dilemat ishin:’Ėshtė thjesht ashtu’. Pėr dallim, nė islam ėshtė e shpjeguar ēdo gjė. Njeriu ka pėr ēdo gjė njė pėrgjigje dhe kjo ėshtė rregullorja e vetme”, thotė ajo.

Prindėrit e respektojnė kėtė vendim tė saj. “Pėr aq kohė sa nuk janė tė detyruar tė mė shohin me shami, tė cilėn nuk e durojnė, vendimi im ėshtė nė rregull”, thotė Nikol.
Ajo e ndien vetėn mirė nė atė qė bėn, ngase “nėse njeriu e di se pse e bėn njė gjė, atėherė edhe mund t’i pėrmbahet rregullave”.

Edhe Tulia, 35 vjeēare, ka kaluar nė islam, edhe pse kėtė e ka bėrė pas disa viteve martesė me njė mysliman.

“Edukimi im nuk ka pasur kurrfarė pike tė puqjes me religjionin. Vetėm pasi qė u takova me bashkėshortin, i cili ėshtė me prejardhje nga Siria dhe i cili edhe vetė ngadalė filloi te interesohej pėr islamin dhe filloi ta praktikoi atė, fillova tė kuptoj se ēfarė do tė thotė islami”, rrėfen Tulia.

Shumė vlera, tė cilat i ligjėron islami, Tulia i njeh nga familja e saj:”Sinqeriteti, synimi qė te njeriu gjithmonė tė shihet e mira, kėto vlera m’i kanė mėsuar prindėrit qysh kur kam qenė e vogėl”.

Megjithatė, Tulia nė fillim ka pasur vėshtirėsi qė tė kuptojė religjionin e bashkėshortit tė saj. “Njė herė mė ka rrėfyer pėr mrekullitė shkencore tė islamit. U fascinova nė tėrėsi.
Nuk mund t’ia shpjegoja vetės, por nė atė moment vendosa tė bėhem myslimane”.

Tulia ishte e befasuar se si Kurani para 1400 viteve kishte shpjeguar nė mėnyrė precize zhvillimin e embrionit dhe atė pa pajisjet dhe njohuritė e sotme mjekėsore.

Monir Azaui nga Acheni gjatė dhjetė viteve tė fundit ka qenė dėshmitar i 300 rasteve tė ndryshimit tė fesė. Pėrvoja e tij dėshmon se njerėzit nė Gjermani kalojnė nė islam, para se gjithash pėr shkak tė bindjes sė tyre. Vendimtar janė kontaktet nė shkolla, nė punė apo nė rrethin personal. Aty krijohen kushtet, pėr tė njohur mė afėr me islamin, thotė Azaui.

Ka edhe tė tillė, tė cilėt pėr shkak tė dashurisė ndaj njė myslimani konvertohen, me qėllim qė tė pranohen nga familja e tyre e ardhme. Megjithatė, shumica e njerėzve konvertohen nė islam pėr shkak tė bindjes.

Nuk ka njohuri pėr numrin e saktė tė njerėzve nė Gjermani, tė cilėt janė konvertuar nė mysliman.

“Pėr t’u konvertuar nė islam, nuk keni nevojė tė regjistroheni askund”, thotė Azaui.
Eksperti pėr islam, Salim Abdulah, gjithashtu nuk ėshtė nė gjendje tė pėrmend njė numėr tė saktė.

Vlerėsohet se rreth 25 mijė njerėz nė Gjermani janė konvertuar nė myslimanė. Ai nuk mund tė konfirmojė supozimin se po konvertohen para se gjithash femrat, pėr tė qenė nė gjendje qė tė martohen me myslimanė.

“Nga pėrvoja mund tė them se femrat jetojnė 10 deri 15 vjet me meshkujt e besimit mysliman, e tek pastaj shkojnė nė xhami dhe dėshirojnė tė konvertohen. Kėtė nuk e bėjnė se janė tė detyruara, por nga bindja, ngase islami lejon qė myslimanėt tė martohen me jo-myslimane”, shpjegon Abdulah.

Megjithatė, ndodh qė familja e ndonjė personi tė konvertuar ndėrpret ēdo kontakt me tė.
“Kur dikush e ndėrron religjionin, shpesh ndodh qė tė jetė i vetmi nė familje dhe kėshtu lindin grindjet. Prandaj ka shumė njerėz, tė cilėt kur kalojnė nė islam, kėtė e mbajnė pėr vete dhe gradualisht e pėrgatisin familjen pėr tė vėrtetėn”, thotė Azaui. Klerikėt myslimanė mbėshtesin personat e konvertuar qė ata tė ruajnė kontaktet me familjet e tyre. Nė islam ėshtė me rėndėsi qė prindėrit tė respektohen dhe tė vlerėsohen.

Monir Azaui nuk e sheh konvertimin vetėm si njė kalim nė njė religjion tjetėr. Pikėrisht myslimanėt gjermanė kanė njė rol tė rėndėsishėm: “Tė konvertuarit mund tė jenė urė mes komunitetit mysliman dhe shoqėrisė. Ta flasin gjuhėn gjermane dhe njohin kulturėn gjermane”. (DW)


__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:40.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.