Sėmundjet/Infektimet seksuale...
Cilat janė kėto?
Kėto janė infeksione qė pėrhapen kryesisht me anė tė kontakteve seksuale dhe tė cilat mund t'i prekin organet gjenitale, por edhe organet e tjera tė trupit.
Nėse nuk shėrohen me kohė, kėto infeksione mund tė jenė mjaft tė rrezikshme pėr shėndetin nė pėrgjithėsi dhe pėr fertilitetin (aftėsinė pėr tė patur fėmijė) e personave tė infektuar. Ekzistojnė tretmane efikase pėr shumicėn e tyre.
Prezervativi femėror dhe mashkullor janė barrierė (pengesė) efikase kundėr infeksioneve qė barten me marrėdhėnie seksuale.
Si quhen kėto infeksione?
Triperi apo gonorea (urinė e nxehtė), verukat gjenitale (leze, lythi), infeksionet me klamidia, kėpurdha gjenitale apo kandidozė, virusi i sidės, sifilisi apo (luesi), hepatiti (verdhėza apo sarillėku), herpesi, trikomonasi, morrat e pubisit, zhuga
Disa nga to janė tė rrezikshme; disa nga to shėrohen lehtė.
Si tė evitohen (largohen)?
Nėse gjatė njė kontrolle mjeku u ka diagnostikuar njėrėn nga kėto infeksione, ju duhet ta njoftoni menjėherė partneren -in apo partnerėt/-et tuaja. Edhe nėse partneri apo partnerja juaj nuk i kanė simptomet e kėtyre sėmundjeve, ata duhet megjithatė tė kontrollohen te mjeku dhe tė marrin terapi nėse ėshtė e nevojshme.
Marrėdhėniet seksuale tė ndėrpriten gjatė tretmanit (trajtimit) dhe deri sa nuk arrihet shėrimi i plotė i infeksionit. Pėr ta parandaluar pėrhapjen e virusit tė sidės duhet aplikuar rregullen "SAFER SEX" qė do ta lexoni mė tutje.
Tė meshkujt dhe tė femrat simptomet mund tė jenė diskrete (tė pahetueshme) e ndonjėherė edhe mungojnė krejtėsisht. Si tė vėreni shenjat (simptomet) tė cilat do t'i pėrmendim mė poshtė, menjėherė duhet tė lajmėroheni te mjeku, nė klinikė, nė kėshillimoren pėr planifikim familijar apo nė kėshillimoren pėr virusin e sidės.
Simptomet tė femrat:
-Puērra, fshikėza, lythė tė cilėt formohen nė vulvė dhe nė buzėt e vaginės.
-Kruarje, skuqje, dhe djegėsim nė regjionin e organit gjenital.
-Kullimi jo i zakonshėm nga vagina apo me erė tė rėndė.
-Djegėsim gjatė urinimit.
-Gjakderdhje jo tė zakonshme, edhe nėse janė tė pakta, por qė nuk janė tė shkaktuara nga menstruacionet.
-Dhimbje nė fund tė barkut, jo tė shkaktuara nga menstruacionet.
Simptomet tė meshkujt:
-Puērra, vezikula, tė cilat vėrehen nė glans (kokė) tė organit mashkullor.
-Kruarje, djegėsim nė kokėn e penisit.
-Nga kanali uretral (urinor) kullon qelbi i trashė me ngjyrė tė bardhė nė tė verdhė.
-Djegėsim gjatė urinimit.
Gjithsesi duhet pėrdor PREZERVATIVIN:
-Nėse i ndėrroni shpesh partnerėt/et
-Nėse keni mė shumė se njė partner/e
Pa marr parasysh metodėn kontraceptive tė cilėn e pėrdorni.
__________________
Just happy...
|