Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 30-07-11, 03:09   #1
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Mendime nga Ramiz Bojaj...

Mendime nga Ramiz Bojaj

A ka qenė e gatshme policia e Kosovės ta ndalojė Tadiqin?


Do ta “arrestonim” nėse nuk do t’u bindej urdhrave tanė!


“Nė rast se Tadiq, do tė tentonte tė futej me eskortėn e vet tė armatosur, Policia e Kosovės do ta kryente punėn e vet” thotė pėr “Bota sot” drejtori i Policisė sė Kosovės Sheremet Ahmeti.

Ramiz Bojaj

Hyrja e Tadiqit nė Kosovė dhe transportimi i tij me helikopter nėn masa tė rrepta sigurie, dėshmon se liderėt e tillė jo vetėm qe janė tė padėshirueshėm nė vendin tonė, por i duhet njė ushtri e tėrė pėr t’i realizuar njė vizitė me konotacion privat dhe fetar. Pavarėsisht qėndrimeve kontroverse rreth “ardhjes” sė kėtij lideri nė Kosovė, autoritetet e larta tė sigurisė nė Kosovė, vlerėsojnė se policia ka qenė e pėrgatitur pėr ēfarėdo eventualiteti tė mundshėm qė do tė mund tė “sillte peshqesh” Tadiqi nė kufirin e shtetit tė Kosovės. Me kėtė rast drejtori gjeneral i PK-sė, gjeneral Sheremet Ahmeti, theksoi se Policia e Kosovės ėshtė gjithmonė e gatshme qė t’i pėrgjigjet detyrave tė saja nė pėrputhje me ligjet kushtetuese tė Republikės sė Kosovės. “Policia e Kosovė ka qenė e gatshme, por edhe e pėrgatitur pėr ēdo eventualitet tė mundshėm, lidhur vizitėn e djeshme tė Tadiqit nė Kosovė. Nė rast se presidenti Tadiq nuk do t’u bindje urdhrave tė Policisė sė Kosovės, policia do tė kishte vepruar. Gjithashtu nė rast se Tadiq, do tė tentonte tė futej me eskortėn e vet tė armatosur, pėrsėri Policia e Kosovės do ta kryente punėn e vet”, vlerėsoi Ahmeti, duke shtuar se nė rast tė mosbindjes edhe mund tė arrestohej edhe vet Tadiqi. Ai shtoi se Policia e Kosovės e kishte nė posedim edhe agjendėn e vizitės sė tij, nė kontekst tė tė cilit janė marrė masat pėrgatitore tė Policisė sė Kosovės pėr tė ruajtur sigurinė e vendit dhe tė qytetarėve.
Njė ditė para vizitės edhe ministri Zenun Pajaziti ka deklaruar se Policia e Kosovės nuk do tė lejojė tė hyjnė delegacionet zyrtare tė cilat nuk do tė marrin leje adekuate nga institucionet tona.


Kush e shoqėronte presidentin serb nė Kosovė?

Por ajo qė ėshtė mė shqetėsuesja dhe enigma e kėsaj vizite ėshtė nėse Boris Tadiq nė Kosovė ka qenė i shoqėruar nga truprojat e tij personale apo ai ėshtė shoqėruar nga pjesėtarė tė KFOR-it? Sipas Behar Selimit, ndihmės drejtor i policisė kufitare, Policia e Kosovės nuk ka pasur qasje, rreth sigurimit tė afėrt tė presidentit tė Serbisė, Boris Tadiq. Selimi thotė se ēėshtja e sigurimit tė vizitės sė presidentit serb, duke pėrfshirė kėtu edhe sigurimin e afėrt personal e ka bėrė KFOR-i. “Ushtarėt e KFOR-it siē dihet e kanė marrė presidentit serb nga Leposaviqi me helikopter, prandaj policia jonė nuk ka pasur qasje fizike me pa se mė kė ėshtė shoqėruar presidenti Tadiq” thotė Selimi. Por sipas Selimit “disa fytyra” qė janė parė nė mjetet e informimit, nė televizione jep tė kuptojmė se dy roje tė afėrta qė i kanė qėndruar presidentit serb kanė qenė serbė. Behar Selimi thotė, mund tė dyshohet se ata truproje tė afėrt kanė qenė tė armatosur por KFOR-i e kanė marrė pėrsipėr sigurinė e tij dhe sigurisht se u ka lejuar edhe hyrjen nė atė mėnyrė. Edhe zėdhėnėsi Arbėr Beka thotė se Policia e Kosovės nuk ka qenė pėrgjegjėse pėr ofrimin e sigurisė nė rastin e vizitės private tė presidentit Boris Tadiq nė Kosovė, pėrgjegjėsin pėr sigurimin e tij e ka pasur KFOR-i.


Heshtin pas deklaratės sė Tadiqit

Udhėheqėsit e lartė tė Kosovės ende nuk kanė dhėnė ndonjė vlerėsim se i ka shkelur ose jo Tadiqi, kriteret e marrėveshjes pėr faktin se ekzekutivi do tė analizojnė tėrė vizitėn dhe deklaratėn, nė kontekst tė tė cilit do tė merren edhe qėndrime tė cilat mund tė ndikojnė nė vizita qė mund tė bėhen nė tė ardhmen. Edhe nėnkryetari i partisė sė koalicionit qeverisės LDK, Eqrem Kryeziu thekson se Qeveria ėshtė treguar e drejtė dhe humane duke i lejuar njė vizitė tė karakterit privat dhe religjioz. “Nėse Tadiq ka shpėrdoruar marrėveshjen, kjo tė rregullohet me ndonjė notė, apo diēka tė ngjashme”, vlerėson Kryeziu duke shtuar se nė imazhin politik Kosova ka bėrė shumė mirė qe ka lejuar vizitėn e Tadiqit, pėr faktin se nė tė kundėrtėn do tė reagonin shtetet anti Kosovė dhe do ta quanin kėtė si persekutim tė fjalės sė lirė. Ndėrkaq, sa i pėrket ndėrhyrjes sė EULEX-it nė kėtė proces ėshtė vlerėsuar se BE-ja ėshtė ndihmėse e institucioneve vendore, por i pėrket vetėm institucioneve tė Kosovės qė tė vendosin ose jo tė japin leje pėr vizita tė tilla. EULEX-i nuk i lėshoi vizita Tadiqit, por Feith i ėshtė drejtuar Qeverisė sė Kosovės pėr njė gjė tė tillė, ēka edhe nė tė vėrtetė ka ndodhur. “Qeveria e Kosovės ka kompetenca tė plota pėr ta aprovuar ose jo kėrkesėn e Tadiqit”, citon Feith, duk dėshmuar se Kosova ka Zot shtėpie. Qeveria e Kosovės paraprakisht ka ndaluar disa herė zyrtarėt serbė qė tė hyjnė nė Kosovė, meqė ata kėrkonin leje nga UNMIK-u dhe jo nga autoritetet e Kosovės

Kosova dhe Haga


Drejtėsia e “gozhduar” nė GJND

Ramiz Bojaj


Republika e Kosovės mė shumė se njė vit qė nga shpallja e pavarėsisė sė saj, ka hyrė nė njė front tė ri me ish-okupatorin serb, tashmė nė “ringun” e diplomacisė ndėrkombėtare pėr drejtėsi. Dinakėria serbe e aplikuar nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, ka hyrė nė “fuqi” pikėrisht nė kohėn kur lidershipi politik i Kosovės kishte hartuar traktatin shumėfaqėsh tė fqinjėsisė sė mirė. Nė fakt nė vend se Kosova ta kishte paditur dhjetėra herė Serbinė(nė instanca ndėrkombėtare tė drejtėsisė) pėr krime, gjenocid, spastrim etnik dhe terror, kėtė e bėri Serbia duke e “gozhduar” edhe njėherė shtetin tonė nė GJND. Pra nė kėtė rast akuzon mėkatari, dhe pikėrisht nė ato verdikte tė cilat i kishte shkelė aq brutalisht; Ligjin e drejtėsisė ndėrkombėtare.

Serbia nė GJND, mbron Serbinė e madhe jo parimet e drejtėsisė

Beteja pėr mbrojtjen e drejtėsisė nė GJND,(e drejta ndėrkombėtare) sipas tė gjitha parametrave ėshtė nė anėn e Kosovės, e cila do tė triumfojė edhe nė kėtė betejė, por edhe e “drejta” e Serbisė ėshtė orientuar nė kėtė version, natyrisht hipotetik, tė kamufluar dhe tė pavėrtetė. Realisht, Serbia hyri nė lojėn e GJND-sė, jo pėr ta dėnuar bashkėsinė ndėrkombėtare, luftėn e NATO-s(tashmė kėto janė akte historike), apo ndaljen e pavarėsisė sė Kosovės (pavarėsia element i pakthyeshėm), por ka pėr qėllim tė prolongojė procesin e njohjeve pėr tė aplikuar njė ndarje tė mėvonshme tė Kosovės, pėr ti zhvatur hiq mė pak se 30 % tė territorit tė vendit tonė. Forcimi i strukturave paralele, delegimi i spiunėve nė kuadėr tė MUP-it(rebelimi i strukturave serbe), e mandej edhe invazioni ekonomik ilegal (krimi ekonomik nė veri), kanė pėr qėllim krijimin e njė realiteti tė pashmangshėm tė mos dėgjueshmėrisė ndaj institucioneve shtetėrore dhe legjitime tė Republikės sė Kosovės. Dhe me gjasė njė veprim i tillė do tė jetė i pranishėm pėr aq kohė sa do tė tolerohen sė vepruari strukturat ilegale nė veri tė Mitrovicės dhe enklava tjera serbe brenda shtetit tė Kosovės. GJND-ja nuk ėshtė i vetmi poligon ku Serbia me “miqtė” e vet tradicional (shumica shtete me probleme tė brendshme), vazhdojnė tė mbėshtesin pėr muri Kosovėn, duke e akuzuar nga format mė tė ndryshme. Kosova ende vuan plagėt e pėrgjakjes nga Serbia ish-okupatore, Kosova ende vuan nėn ethet e tė pagjeturve. Dhe nė fakt asnjė aktpadi e ngritur kundėr Serbisė nė autoritetet e drejtėsisė ndėrkombėtare, vėrtet ėshtė njė “plasje” nė diplomacinė e vendit tonė e cila ėshtė treguar tepėr e “butė”, kulminacioni i sė cilės ėshtė pėrmbyllur me “Traktatin e fqinjėsisė sė mirė”. Serbia dhjetė vjet mė parė u pėrzu nga Kosova pėr faktin se ishte fqinj i keq, prandaj raportet me ish-okupatorin duhet tė jenė gjithnjė tė matura dhe tė studiuara hollėsisht, veēanėrisht deri sa ky vend tė distancohet nga orekset millosheviqiane tė Serbisė sė madhe. Kjo tregon se Serbia nuk do tė ndalohet asnjėherė nė vazhdimin e “amanetit” tė ēubrilloviqėve, pavarėsisht betejave tė humbura me Kosovėn, por ajo do tė vazhdojė edhe pėr disa kohė me avazin e vjetėr.

Gėnjeshtra e fundit e Jeremiqit, pėr parimet e drejtėsisė nė Hagė, pikėrisht duke nėnvizuar definicionin hipotetik se “gjykata do tė vendosė duke u bazuar mbi ligjet ndėrkombėtare”, tregon se “ligji” ndėrkombėtar pėr Serbinė ėshtė aprovimi i politikės gjenocidale (etnocid) tė kriminelit Millosheviq, i cili la tė vrarė mė shumė se 350 mijė njerėz tė pafajshėm nė hapėsirėn ballkanike. Dhe nė fakt teoria e “millosheviqizmit” ende mbrohet nga lidershipi politik nė Serbi, (memorandumet Serbisė sė madhe) mbi bazat e tė cilės ėshtė ngrituar edhe aktpadia e fundit kundėr Kosovės nė GJND.


natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:29.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.