Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 28-10-11, 18:14   #1
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Shkėmbim territoresh mes Serbisė dhe Kosovės

Shkėmbim territoresh mes Serbisė dhe Kosovės


28-10-2011 09:40 CET


Anėtari i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve Dana Rohrabacher thotė se shkėmbimi i territoreve mes Serbisė dhe Kosovės ėshtė zgjidhje e mirė, nga e cila tė dyja palėt do tė pėrfitonin.
Nė njė intervistė pėr shėrbimin serb tė “Zėrit tė Amerikės”, ligjvenėsi amerikan thotė se hapja e ēėshtjes sė kufijve nuk do tė ndikojė nė ēėshtjet e tjera nė rajon, sepse bėhet fjalė pėr shkėmbim territoresh mes dy vendeve sovrane.
Ligjvėnėsi republikan Rohrabacher thotė se nė dhjetė vitet e fundit Shtetet e Bashkuara janė pėrqendruar nė Afganistan dhe Irak, por se ende ka ēėshtje tė pazgjidhura nė Ballkan ku Shtetet e Bashkuara kanė pėrdorur forcėn nė vitet 1990 pėr tė parandaluar vrasjen masive tė popullit tė Kosovės nga diktatura serbe.
Ai thotė se duhet tė ketė njė plan tė ri, i cili do tė shmangte njė luftė tjetėr nė Ballkan.
Ligjvėnėsi Rohrabacher thotė se njė luftė tjetėr mes kėtyre dy vendeve do tė ishte e tmerrshme pėr popujt e rajonit dhe do tė krijonte paqėndrueshmėri nė mbarė botėn, veēanėrisht nė Evropė.
Ai thotė se pėr t’i dhėnė zgjidhje pėrfundimtare konflikteve tė vazhdueshme mes popullit tė Kosovės dhe fqinjit tė tyre serb duhet tė ndryshohen kufijtė aktualė qė janė vendosur nė vitet 1950 nga regjimi i Titos.
“Unė mendoj se pėr t’i dhėnė fund kėtij konflikti tė hidhur dhe urrejtjes mes popullit tė Kosovės dhe serbėve ne duhet tė pranojmė kufij realistė, nė vend qė tė imponojmė kufijtė e vjetėr, tė cilėt janė vendosur nga Tito”.
Rohrabacher thotė se nėse e Kosovės i njihet e drejta pėr vetėvendosje, edhe serbėve nė veri tė Kosovės duhet t’u njihet e drejta pėr vetėvendosje. Por ai thotė, se ekziston njė zgjidhje shumė e lehtė pėr kėtė, sepse nė Luginėn e Preshevės 90 pėrqind e popullsisė janė kosovarė, tė cilėt nuk duan tė jenė pjesė e Serbisė.
“Kėshtu qė njė shkėmbim territoresh, nė kėtė rast, nuk do tė rezultonte nė humbje tė madhe tė popullsisė ose territorit pėr kėto dy vende. Do tė ishte njė zgjidhje nga e cila tė dyja palėt do tė fitonin”.
Ligjvėnėsi Rohrabacher thotė se kjo zgjidhje do tė ulte tensionet dhe do tė rriste mundėsinė pėr bashkėpunim mes kėtyre popujve.
Lidhur me shqetėsimet se hapja e ēėshtjes sė kufijve mund tė ketė ndikim negativ nė rajon, Rohrabacher thotė se frika nga kjo zgjidhje nuk ėshtė e arsyeshme. Ai thotė se bėhet fjalė pėr shkėmbim reciprok tė territoreve dy vendeve sovrane.
“Pra, ne po flasim pėr njė pėrfitim reciprok tė shkėmbimit tė territoreve. Kjo nuk do tė shkaktojė hapje tė ēėshtjeve tjera. Kjo do tė krijojė mundėsi pėr fillimin e negociatave pėr shkėmbimin e dyanshėm tė territoreve, qė do ta pėrmirėsonte situatėn atje”.
Ligjvėnėsi Rohrabacher thotė se pėr shkak tė armiqėsive dhe situatės sė tensionuar ėshtė e vėshtirė qė njerėzit tė jenė tė arsyeshėm. Por, duhet tė binden kosovarėt dhe serbėt se kjo ėshtė zgjidhje e mirė pėr tė dyja palėt.
Kosovarėt nė veēanti mund tė pėrfitojnė nga kjo zgjidhje sepse 90 pėrqind e popullsisė nė veri tė lumit Ibėr ėshtė e pėrkatėsisė serbe. Dhe nėse situata vazhdon tė injorohet dhe nuk bėhet asgjė, ata do ta humbasin atė pjesė tė territorit.
Ai tha se trupat amerikane do tė largohen nga Kosova brenda disa vitesh pėr shkak tė problemeve financiare nė Amerikės. Pas largimit tė trupave amerikane nga Kosova, nėse problemin nė veri tė vendit nuk zgjidhjet, shton ai, kriza dhe konflikti mund tė shpėrthejė pėrsėri. /qik/
3


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:23.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.