Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 17-05-06, 00:21   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Berisha & Kryeziu ne SHBA

Nju-Jork, 16 maj - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Kolė Berisha, i cili, i shoqėruar nga bashkėpunėtorėt e tij mė tė afėrt: Ramė Manaj, But Dedaj e Behxhet Haliti, kėto ditė po qėndron pėr njė vizitė zyrtare nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, u takua mbrėmė, nė Nju-Jork, me komunitetin shqiptar tė Nju-Jorkut me rrethe. Tubimi, nė tė cilin morėn pjesė pjesėtarė tė komunitetit nga tė gjitha viset shqiptare, ndėr ta edhe pėrfaqėsues tė organizatave, tė partive politike e tė shoqatave tė tjera shqiptare e shqiptaro-amerikane, u organizua nga Dega e LDK-sė pėr Nju-Jork dhe nė kėtė tubim mori pjesė edhe Eqrem Kryeziu, nėnkryetar i parė i Lidhjes Demokratike tė Kosovės.

Agim Rexhaj, kryetar i Degės sė LDK-sė pėr Nju-Jork, pasi pėrshėndeti pjesėmarrėsit e tubimit, ndėr ta edhe ambasadorin e Shqipėrisė nė OKB, Ardian Neritani, ish-ambasadorin e Shqipėrisė nė SHBA, Lublin Dilja, kryetarin e Federatės Panshqiptare “Vatra”, Agim Karaxhozi, kryetarin e KSHA, Avni Mustafa, pėrfaqėsuesin e LQSHA, Hafiz Shala, biznesmenin e njohur Hajdar Bajraktari e shumė tė tjerė, falėnderoi SHBA-tė pėr kontributin qė kanė dhėnė dhe qė po japin edhe sot pėr Kosovėn dhe pėr zgjidhjen e drejtė tė statusit tė saj, falėnderoi edhe shqiptarėt e Amerikės qė ndihmuan e qė po ndihmojnė aq shumė pėr ēėshtjen e Kosovės dhe tha se meritat pėr gjithė atė pse Kosova sot ndodhet shumė afėr ditės kur do tė njihet ndėrkombėtarisht si shtet i pavarur i ka presidenti tashmė i ndjerė i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova.

Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Kolė Berisha, pasi i pėrshėndeti tė pranishmit nė emėr tė institucioneve tė Kosovės, tha se nuk ka ardhur nė Amerikė pėr fushatė elektorale, sepse fushata ende nuk ka filluar dhe ajo duhet tė mbahet nė Kosovė e jo nė Amerikė, por se me bashkėpunėtorėt e tij ka ardhur pėr tė bėrė takime zyrtare me personalitete tė larta amerikane nė Nju-Jork e nė Uashington, por edhe pėr t’u takuar me komunitetin shqiptar tė Amerikės dhe me kryesitė e degėve tė LDK-sė nė Nju-Jork e nė Detroit.

Berisha tha se ndjehet i mangėt qė nė kėtė vizitė nė Amerikė nuk solli me vete si dikur pėrshėndetjet dhe mesazhet e presidentit tashmė tė ndjerė dr. Ibrahim Rugova, por kohėn nė tė cilėn jetoi dhe punoi lideri historik dhe shpirtėror i shqiptarėve tė Kosovės e quajti Epoka e Rugovės. Kryetari i Kuvendit tė Kosovės pastaj tha se ndjehet shumė i lumtur sa herė vjen nė shtetin mė demokratik dhe mė tė fuqishėm tė botės, i cili nė fillim tė shekullit tė kaluar formoi njė shtet shqiptar dhe edhe tash, nė fillim tė kėtij shekulli, po formon edhe njė shtet tjetėr shqiptar – shtetin e Kosovės.

Berisha u tha tė pranishmėve nė tubim se gėzohet qė i sheh bashkė nė partinė mė tė mirė – nė partinė gjithėshqiptare, dhe me ideologjinė mė tė mirė – me ideologjinė gjithėkombėtare. “Po tė mos ishit ju, kėtu nė SHBA, dhe vėllezėrit tanė nė pjesė tė ndryshme tė Evropės, liria nė Kosovė do tė vinte shumė mė vonė dhe do tė kushtonte shumė mė shtrenjtė”, tha Kolė Berisha.


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:31.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.