Allahu eshte i gjithdishem eshte i urte
Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit Falėnderimet dhe lavdėrimet qofshin vetėm pėr Allahun e Lartėsuar, i Cili ka krijuar qiejt dhe tokėn dhe ēfarė ka nė mes tyre. Vetėm Atij i pėrulemi dhe vetėm prej Tij kėrkojmė ndihmė e shpėtim. Paqja dhe shpėtimet qofshin mbi tė dėrguarin Muhamed dhe mbi familjen e tij tė pastėr, si dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit. Allahu i Lartėsuar thotė: Allahu ėshtė i Gjithėdijshėm, ėshtė i Urtė. Teube, 28.
Urtėsia ėshtė vėnie e gjėrave nė vendet e tyre dhe zbritja nė pozitat e tyre.
Ndaj i Urti ėshtė Ai qė ka dituri tė gjerė dhe njeh parimet e ēėshtjeve, fundin e tyre, ėshtė Ai qė i vė gjėrat nė vendet e tyre, kėshtu qė nuk i parashtrohet pyetja e as nuk kundėrshtohet nė urtėsinė e Tij, ndaj i urti ėshtė Ai qė ka urtėsi tė madhe nė krijim dhe urdhėr, kėshtu qė urtėsia ėshtė dy llojesh:
1. Urtėsia nė krijim. Ai ka krijuar krijesat me tė vėrtetėn dhe ato pėrmbajnė tė vėrtetėn, dhe synimi i Tij ka qenė i vėrtetė. Ka krijuar krijesat me njė rregull tė pėrkryer, ka bėrė renditjen e tyre dhe ēdo krijese i ka dhėnė formėn qė i takon, madje ēdo pjese tė krijesave dhe ēdo organi prej organeve tė kafshėve i ka dhėnė formėn qė u takon. Kėshtu qė askush nuk sheh nė krijimin e tij mangėsi, ndonjė tė metė, qė nėse tubohen tė gjithė, nga i pari deri te i fundit, qė tė propozojnė si krijimin e tė Gjithėmėshirshmit, apo tė pėrafėrt me tė, siē ka vėnė nė krijesat e Tij rregullin, pėrsosmėrinė, nuk do tė mundnin, e ku tė kenė mundėsi ata nė kėtė?!
2. Urtėsia nė ligjet dhe urdhrat e Tij. Allahu ka vėnė dispozita, ka zbritur librat, ka dėrguar profetė, me qėllim qė ta njohin Atė dhe adhurojnė, ndaj a ka ndonjė urtėsi mė tė madhe se kjo, bujari mė tė madhe se kjo? Njohja e Allahut tė Lartėsuar, tė adhuruarit e Tij, sinqeriteti i veprave pėr Tė, falėnderimi dhe lavdėrimi ndaj Tij, janė prej dhuratave mė tė mėdha ndaj robėrve tė Tij pėrgjithėsisht, ndėrkaq vlerat mė tė mėdha janė pėr ata qė Allahu i ka begatuar me to, e nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe njėri prej shkaqeve pėr arritjen e lumturisė dhe begatisė sė pėrhershme, ndaj po tė mos ekzistonte nė urdhrin dhe ligjet e Tij asgjė mė tepėr se kjo urtėsi e madhe, e cila ėshtė esencė e mirėsisė, kėnaqėsisė sė plotė, pėr tė janė krijuar krijesat, xheneti, xhehenemi do tė mjaftonte.
__________________
"O biri Ademit! Ti nuk je asgje tjeter vetem se nje grumbull ditesh.Me kalimin e nje dite,kalon edhe nje pjese e jotja"
|